{"id":80366,"date":"2026-04-06T17:49:21","date_gmt":"2026-04-06T17:49:21","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/06\/cektesia-e-padurueshme-me-te-cilen-trajtohen-protestat-e-studenteve-shqiptare-ne-shkup\/"},"modified":"2026-04-06T17:49:21","modified_gmt":"2026-04-06T17:49:21","slug":"cektesia-e-padurueshme-me-te-cilen-trajtohen-protestat-e-studenteve-shqiptare-ne-shkup","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/06\/cektesia-e-padurueshme-me-te-cilen-trajtohen-protestat-e-studenteve-shqiptare-ne-shkup\/","title":{"rendered":"Cekt\u00ebsia e padurueshme me t\u00eb cil\u00ebn trajtohen protestat e student\u00ebve shqiptar\u00eb n\u00eb Shkup"},"content":{"rendered":"<p>Nga Mero Baze<\/p>\n<p>Protesta e student\u00ebve shqiptar\u00eb n\u00eb Shkup, reflekton tensionin etnik q\u00eb po krijohet n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut nga qeveria e re nacionaliste maqedonase, dhe nj\u00eb garnitur\u00eb false shqiptar\u00ebsh n\u00eb pushtet. Ky konflikt I cili n\u00eb dukje ka nisur nga nj\u00eb procedur\u00eb administrative mes Inspektoratit t\u00eb Gjuh\u00ebs dhe Ministrit t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb do t\u00eb v\u00ebr\u00eb n\u00eb prov\u00eb aft\u00ebsin\u00eb e qeveris\u00eb n\u00eb pushtet p\u00ebr t\u2019i dominuar shqiptar\u00ebt duke ua mohuar k\u00ebt\u00eb t\u00eb drejt\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb shumic\u00ebs politike q\u00eb ka, ose do t\u00eb v\u00ebr\u00eb n\u00eb prov\u00eb funksionalitetin e mekanizmave t\u00eb barazis\u00eb gjuh\u00ebsore n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut.<\/p>\n<p>Student\u00ebt shqiptar\u00eb n\u00eb Shkup kan\u00eb nisur nj\u00eb val\u00eb t\u00eb gjer\u00eb protestash ndaj p\u00ebrpjekjes s\u00eb qeveris\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndaluar dh\u00ebnien e provimit profesional n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe n\u00eb fush\u00ebn e drejt\u00ebsis\u00eb. \u00cbsht\u00eb fjala p\u00ebr provimin profesional, ose at\u00eb q\u00eb quhet provim shtet\u00ebror, i barazvlefsh\u00ebm me licencimin e nj\u00eb profesioni.<\/p>\n<p>Problemi lindi kur Ministri i Drejt\u00ebsis\u00eb, Igor Fillkov, kund\u00ebrshtoi v\u00ebrejtjen e Inspektoratit p\u00ebr P\u00ebrdorimin e Gjuh\u00ebve, i cili ka l\u00ebshuar nj\u00eb \u201cv\u00ebrejtje\u201d zyrtare ndaj Ministris\u00eb s\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, ku thekson se \u00ebsht\u00eb konstatuar moszbatim i Ligjit p\u00ebr Gjuh\u00ebt dhe institucioni p\u00ebrgjegj\u00ebs duhet t\u00eb korrigjoj\u00eb menj\u00ebher\u00eb praktik\u00ebn.<\/p>\n<p>Mosdh\u00ebnia e provimit profesional n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe, n\u00eb universitetet ku ka student\u00eb shqiptar\u00eb, cenon nj\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb garantuar nga Kushtetuta dhe i vendos student\u00ebt shqiptar\u00eb n\u00eb disavantazh me t\u00eb tjer\u00ebt n\u00eb nj\u00eb provim ky\u00e7 p\u00ebr karrier\u00ebn e tyre, pasi cenon aft\u00ebsin\u00eb e tyre p\u00ebr t\u2019u shprehur n\u00eb nj\u00eb gjuh\u00eb q\u00eb nuk e njohin mir\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut, p\u00ebrdorimi i gjuh\u00ebs shqipe \u00ebsht\u00eb i garantuar nga Ligji p\u00ebr Gjuh\u00ebt, pasi shqiptar\u00ebt kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb p\u00ebrdorimi zyrtar t\u00eb gjuh\u00ebs n\u00eb administrat\u00eb dhe procedura shtet\u00ebrore, p\u00ebrfshir\u00eb testime profesionale. E kan\u00eb fituar k\u00ebt\u00eb nga Marr\u00ebveshja e Ohrit pas kryengritjes s\u00eb armatosur m\u00eb 2001.<\/p>\n<p>Reagimet e sotme politike n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut nga shqiptar\u00ebt q\u00eb jan\u00eb n\u00eb pushtet dhe ata q\u00eb jan\u00eb n\u00eb opozit\u00eb, duket qart\u00eb q\u00eb pasqyrojn\u00eb panikun e shqiptar\u00ebve n\u00eb pushtet se mos kjo \u00e7\u00ebshtje i d\u00ebmton ata si bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb.<br \/>\nThuajse t\u00eb gjith\u00eb zyrtar\u00ebt shqiptar\u00eb n\u00eb pushtet, p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr k\u00ebt\u00eb krim, shprehin \u201csolidaritet me student\u00ebt\u201d dhe thon\u00eb q\u00eb kjo gj\u00eb do t\u00eb realizohet p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut.<br \/>\nNuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb.<\/p>\n<p>E drejta p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb provimin ka qen\u00eb pjes\u00eb e Marr\u00ebveshjes s\u00eb Ohrit dhe \u00ebsht\u00eb aplikuar aty ku student\u00ebt shqiptar\u00eb kan\u00eb k\u00ebrkuar. E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se asnj\u00ebher\u00eb nuk ka pasur nj\u00eb akt administrativ kund\u00ebrshtues ndaj k\u00ebsaj, si\u00e7 ka b\u00ebr\u00eb ministri aktual i Drejt\u00ebsis\u00eb me k\u00ebta shqiptar\u00eb n\u00eb qeveri.<\/p>\n<p>Reagimet e tjera nga Shqip\u00ebria dhe Kosova pastaj do t\u00eb ishte m\u00eb mir\u00eb t\u00eb mungonin. Vjosa Osmani, presidente e Kosov\u00ebs, ka reaguar duke k\u00ebrkuar t\u2019u plot\u00ebsohet k\u00ebrkesa student\u00ebve, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb faktori kryesor p\u00ebr dob\u00ebsimin e faktorit shqiptar n\u00eb Maqedoni ka qen\u00eb aleanca e pushtetit Kurti-Osmani p\u00ebr t\u00eb p\u00ebr\u00e7ar\u00eb faktorin shqiptar n\u00eb Maqedoni dhe p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfunduar n\u00eb k\u00ebt\u00eb gjendje.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria mund t\u00eb mjaftohej edhe me reagimin teknik t\u00eb Ministrit Hoxha, p\u00ebr t\u00eb na kursyer deklaratat patetike t\u00eb deputet\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb, nj\u00ebra prej t\u00eb cilave ngulte k\u00ebmb\u00eb q\u00eb kur shkruhej shqipja t\u00eb tjer\u00ebt nuk kishin alfabet. N\u00eb fakt, mjerisht shqipja \u00ebsht\u00eb gjuha m\u00eb e vjet\u00ebr e Ballkanit, por alfabetin e ka m\u00eb t\u00eb ri se t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt.<\/p>\n<p>Prandaj \u00ebsht\u00eb mir\u00eb q\u00eb kur reagohet ndaj nj\u00eb problemi t\u00eb ndjesh\u00ebm, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb ky rast n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut, t\u00eb reagohet politikisht, pasi detaje t\u00eb tilla reflektojn\u00eb mbivendosjen e problemeve politike mbi problemet etnike n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut dhe kthehen n\u00eb ushqim p\u00ebr politika t\u00eb vjetra q\u00eb kan\u00eb rrezikuar ekzistenc\u00ebn e Maqedonis\u00eb.<\/p>\n<p>E ardhmja e Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut e ka zanafill\u00ebn tek Marr\u00ebveshja e Ohrit, e cila  ka krijuar nj\u00eb garanci q\u00eb problemet n\u00eb at\u00eb vend t\u00eb mos zgjidhen gjithnj\u00eb me luft\u00eb. N\u00ebse nacionalist\u00ebt e rinj maqedonas me bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e tyre shqiptar\u00eb po testojn\u00eb n\u00ebse mund t\u2019i n\u00ebnshtrojn\u00eb shqiptar\u00ebt duke injoruar Marr\u00ebveshjen e Ohrit, pa luft\u00eb, at\u00ebher\u00eb jemi n\u00eb nj\u00eb moment t\u00eb ri t\u00eb p\u00ebrballjes mes shqiptar\u00ebve dhe maqedonasve n\u00eb em\u00ebr t\u00eb pushtetit t\u00eb ri. Nuk dihet kush e fiton k\u00ebt\u00eb luft\u00eb, por e sigurt \u00ebsht\u00eb q\u00eb Maqedonia e Veriut humbet. Problemi \u00ebsht\u00eb se nacionalist\u00ebt maqedonas i ka trim\u00ebruar pafuqia e shqiptareve dhe ata q\u00eb i defaktorizuan shqiptaret.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Mero Baze Protesta e student\u00ebve shqiptar\u00eb n\u00eb Shkup, reflekton tensionin etnik q\u00eb po krijohet n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut nga qeveria e re nacionaliste maqedonase, dhe nj\u00eb garnitur\u00eb false shqiptar\u00ebsh n\u00eb pushtet. Ky konflikt I cili n\u00eb dukje ka nisur nga nj\u00eb procedur\u00eb administrative mes Inspektoratit t\u00eb Gjuh\u00ebs dhe Ministrit t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb do t\u00eb v\u00ebr\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-80366","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/80366","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=80366"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/80366\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=80366"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=80366"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=80366"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}