{"id":80283,"date":"2026-04-06T10:32:56","date_gmt":"2026-04-06T10:32:56","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/06\/perballe-shtrenjtimit-te-naftes-a-jane-makinat-elektrike-opsion-per-qytetaret\/"},"modified":"2026-04-06T10:32:56","modified_gmt":"2026-04-06T10:32:56","slug":"perballe-shtrenjtimit-te-naftes-a-jane-makinat-elektrike-opsion-per-qytetaret","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/06\/perballe-shtrenjtimit-te-naftes-a-jane-makinat-elektrike-opsion-per-qytetaret\/","title":{"rendered":"P\u00ebrball\u00eb shtrenjtimit t\u00eb naft\u00ebs, a jan\u00eb makinat elektrike opsion p\u00ebr qytetar\u00ebt?"},"content":{"rendered":"<p>S\u00eb fundi, \u00e7mimet e naft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb kan\u00eb sh\u00ebnuar rritje t\u00eb vazhdueshme, duke arritur deri n\u00eb rreth 1.8 euro p\u00ebr lit\u00ebr. Me nj\u00eb konsum mesatar prej rreth 6 deri n\u00eb 7 litra p\u00ebr 100 kilometra, nj\u00eb vetur\u00eb me naft\u00eb mund t\u00eb shpenzoj\u00eb rreth 10 deri n\u00eb 12 euro karburante p\u00ebr ta kaluar k\u00ebt\u00eb distanc\u00eb.<\/p>\n<p>Por, a mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb vetur\u00eb elektrike zgjidhja p\u00ebr qytetar\u00ebt e shqet\u00ebsuar nga rritja e \u00e7mimeve t\u00eb karburanteve? P\u00ebrgjigjja \u00ebsht\u00eb e thjesht\u00eb p\u00ebr Fidan Hallaqin, pronar i kompanive E-Charge dhe E-Taxi, dhe Zeqir Smajlin, pronar i kompanis\u00eb DGI Kosova.<\/p>\n<p>\u201cSot mund t\u2019ua rekomandojm\u00eb qytetar\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb t\u00eb blejn\u00eb vetur\u00eb elektrike, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00ebse jetojn\u00eb ose punojn\u00eb n\u00eb qytetet kryesore dhe kan\u00eb qasje n\u00eb mbushje t\u00eb rregullt\u201d, thot\u00eb Hallaqi p\u00ebr REL-in.<\/p>\n<p>\u201cInfrastruktura aktuale nuk \u00ebsht\u00eb perfekte, por \u00ebsht\u00eb e mjaftueshme p\u00ebr p\u00ebrdorim praktik t\u00eb p\u00ebrditsh\u00ebm\u201d, shton ai.<\/p>\n<p>E, si ndikon rritja e \u00e7mimit t\u00eb energjis\u00eb elektrike n\u00eb vitet e fundit n\u00eb Kosov\u00eb? Smajli shpjegon se kostoja e p\u00ebrdorimit t\u00eb veturave elektrike mbetet duksh\u00ebm m\u00eb e ul\u00ebt sesa ajo e derivateve.<\/p>\n<p>Veturat elektrike konsumojn\u00eb mesatarisht 15 deri n\u00eb 20 kWh p\u00ebr 100 kilometra. Kjo p\u00ebrkthehet n\u00eb kosto duksh\u00ebm m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt: m\u00eb pak se 1 euro p\u00ebr 100 kilometra n\u00ebse mbushja b\u00ebhet n\u00eb sht\u00ebpi gjat\u00eb tarif\u00ebs s\u00eb ul\u00ebt, ose deri n\u00eb 3 apo 4 euro n\u00eb pika publike.<\/p>\n<p>E-Taxi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kompani e taksive q\u00eb operon vet\u00ebm me vetura elektrike, nd\u00ebrsa E-Charge \u00ebsht\u00eb rrjeti i par\u00eb publik i mbushjes p\u00ebr vetura elektrike n\u00eb Kosov\u00eb. Kurse, kompania e Smajlit, q\u00eb ka dy vjet q\u00eb funksionon n\u00eb treg, b\u00ebn importimin e k\u00ebtyre veturave n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Smajli thot\u00eb se, n\u00eb Kosov\u00eb, interesimi p\u00ebr vetura elektrike \u00ebsht\u00eb rritur gradualisht, fillimisht nga bizneset me shpenzime t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr karburante, e m\u00eb pas edhe nga qytetar\u00ebt.<\/p>\n<p>\u201cSidomos n\u00eb k\u00ebto periudha t\u00eb shtrenjtimit t\u00eb derivateve \u00ebsht\u00eb rritur edhe m\u00eb shum\u00eb interesimi dhe shitja\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>Shumica e veturave elektrike q\u00eb jan\u00eb importuar n\u00eb vitet e fundit n\u00eb Kosov\u00eb, jan\u00eb t\u00eb reja.<\/p>\n<p>Kjo p\u00ebr shkak se, ndryshe nga veturat e reja, ato t\u00eb p\u00ebrdorura ngarkohen me akciz\u00eb shtes\u00eb n\u00eb baz\u00eb t\u00eb vjet\u00ebrsis\u00eb \u2013 \u00e7ka rrit \u00e7mimin p\u00ebrfundimtar dhe i b\u00ebn m\u00eb pak t\u00ebrheq\u00ebse p\u00ebr importuesit.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, sipas Smajlit, edhe \u00e7mimi i blerjes s\u00eb veturave t\u00eb reja mbetet penges\u00eb. N\u00ebse n\u00eb Kosov\u00eb, nj\u00eb vetur\u00eb elektrike mund t\u00eb kushtoj\u00eb rreth 24 deri n\u00eb 25 mij\u00eb euro, n\u00eb disa vende t\u00eb tjera t\u00eb Evrop\u00ebs, si Shqip\u00ebria, e nj\u00ebjta mund t\u00eb blihet p\u00ebr 19 deri n\u00eb 20 mij\u00eb euro, thot\u00eb ai, p\u00ebr shkak t\u00eb leht\u00ebsirave fiskale.<\/p>\n<p>\u201cDogana dhe TVSH-ja te ne arrijn\u00eb diku rreth 28 p\u00ebr qind\u2026 dhe qytetar\u00ebt detyrohen t\u2019i paguajn\u00eb ato\u201d, thot\u00eb Smajli.<\/p>\n<p>Edhe pse n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn \u00ebsht\u00eb diskutuar p\u00ebr heqjen e taks\u00ebs s\u00eb regjistrimit p\u00ebr veturat elektrike, aktualisht nuk ka leht\u00ebsira konkrete as p\u00ebr import, as p\u00ebr regjistrim. K\u00ebt\u00eb e konfirmon p\u00ebr REL-in pronari i nj\u00eb kompanie q\u00eb merret me regjistrimin e veturave.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, pyetjet drejtuar Ministris\u00eb s\u00eb Mjedisit dhe Planifikimit Hap\u00ebsinor lidhur me strategjin\u00eb, subvencionet dhe planet p\u00ebr zhvillimin e infrastruktur\u00ebs p\u00ebr veturat elektrike, kan\u00eb mbetur pa p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p>Shum\u00eb vende t\u00eb tjera po stimulojn\u00eb qytetar\u00ebt drejt veturave elektrike p\u00ebr shkak t\u00eb lidhjes edhe me p\u00ebrfitimet mjedisore. Veturat elektrike nuk prodhojn\u00eb emetime direkte gjat\u00eb p\u00ebrdorimit, \u00e7ka mund t\u00eb kontribuoj\u00eb n\u00eb uljen e ndotjes s\u00eb ajrit, q\u00eb n\u00eb disa qytete t\u00eb Kosov\u00ebs tejkalon kufijt\u00eb e lejuar, sidomos gjat\u00eb dimrit.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, n\u00eb Kosov\u00eb, ku prodhimi i energjis\u00eb mb\u00ebshtetet kryesisht n\u00eb qymyr, efekti i veturave elektrike n\u00eb reduktimin e ndotjes mbetet i kufizuar.<\/p>\n<p>T\u00eb dy bashk\u00ebbiseduesit, Hallaqi dhe Smajli, p\u00ebrmendin munges\u00ebn e mb\u00ebshtetjes institucionale si nj\u00eb nd\u00ebr problemet kryesore.<\/p>\n<p>Hallaqi thot\u00eb se politikat aktuale nuk jan\u00eb n\u00eb favor t\u00eb veturave elektrike.<\/p>\n<p>\u201cTranzicioni drejt elektromobilitetit k\u00ebrkon qasje afatgjat\u00eb, stabilitet rregullator dhe koordinim t\u00eb fort\u00eb nd\u00ebrmjet sektorit publik dhe privat. Pa k\u00ebt\u00eb, zhvillimi do t\u00eb ndodh\u00eb, por me rit\u00ebm m\u00eb t\u00eb ngadalt\u00eb se potenciali real i tregut\u201d, thot\u00eb Hallaqi.<\/p>\n<p>Ai e p\u00ebrmend Shqip\u00ebrin\u00eb si rr\u00ebfim suksesi sa u p\u00ebrket politikave favorizuese ndaj veturave elektrike, p\u00ebrdorimi i t\u00eb cilave ka tejkaluar mesataren e BE-s\u00eb.<\/p>\n<p>E pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb, thot\u00eb ai, Kosova ka pasur ngecje.<\/p>\n<p>Ai shpjegon se veturat me motor me djegie t\u00eb brendshme nga Bashkimi Evropian mund t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb leht\u00ebsira n\u00eb import n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Marr\u00ebveshjes s\u00eb Stabilizim-Asociimit, e cila parasheh heqje graduale t\u00eb tarifave doganore p\u00ebr produktet me origjin\u00eb nga BE-ja.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, veturat elektrike shpesh nuk i g\u00ebzojn\u00eb k\u00ebto leht\u00ebsira p\u00ebr shkak t\u00eb rregullave t\u00eb origjin\u00ebs, pasi komponent\u00ebt e tyre prodhohen jasht\u00eb BE-s\u00eb, duke i b\u00ebr\u00eb ato subjekt t\u00eb tarif\u00ebs doganore prej rreth 10 p\u00ebr qind.<\/p>\n<p>N\u00eb disa raste, edhe p\u00ebr veturat hibride aplikohen norma m\u00eb t\u00eb favorshme t\u00eb akciz\u00ebs si mas\u00eb p\u00ebr mbrojtjen e mjedisit, nd\u00ebrsa veturat plot\u00ebsisht elektrike nuk trajtohen n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn m\u00ebnyr\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb legjislacionit aktual p\u00ebr akciz\u00ebn.<\/p>\n<p>Smajli thot\u00eb se kjo lidhet me faktin se korniza ligjore dhe udh\u00ebzimet administrative p\u00ebrkat\u00ebse jan\u00eb hartuar para se veturat elektrike t\u00eb ishin t\u00eb pranishme n\u00eb tregun vendor, duke l\u00ebn\u00eb boshll\u00ebqe n\u00eb trajtimin e tyre.<\/p>\n<p>Strategjia e Energjis\u00eb 2022-2031 parasheh q\u00eb numri i veturave elektrike n\u00eb Kosov\u00eb t\u00eb arrij\u00eb n\u00eb rreth 15 mij\u00eb deri n\u00eb vitin 2031.<\/p>\n<p>Por, edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb skenar, ato do t\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb flot\u00ebs s\u00eb p\u00ebrgjithshme t\u00eb automjeteve prej mbi 400 mij\u00eb veturash q\u00eb qarkullonin n\u00eb vend deri n\u00eb vitin 2024.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr shqet\u00ebsim i konsumator\u00ebve p\u00ebr p\u00ebrdorim praktik t\u00eb veturave elektrike mbetet i lidhur ngusht\u00eb me infrastruktur\u00ebn.<\/p>\n<p>Hallaqi thot\u00eb se, n\u00eb Kosov\u00eb, edhe zhvillimi i k\u00ebtij sektori po ec\u00ebn m\u00eb ngadal\u00eb krahasuar me vendet e rajonit. Ai tregon se ende ka zona ku mungon qasja n\u00eb pika t\u00eb mbushjes, sidomos jasht\u00eb qendrave urbane dhe n\u00eb disa korridore rrugore.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, sipas tij, rreziku p\u00ebr t\u00eb mbetur pa bateri \u00ebsht\u00eb i ul\u00ebt.<\/p>\n<p>\u201cMe disiplin\u00eb operative dhe planifikim t\u00eb duhur, rreziku q\u00eb nj\u00eb vetur\u00eb t\u00eb mbetet pa energji gjat\u00eb pun\u00ebs \u00ebsht\u00eb minimal\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>Kompania e tij operon 32 pika t\u00eb mbushjes n\u00eb rajonin e Prishtin\u00ebs, n\u00eb aksin Prishtin\u00eb-Tiran\u00eb dhe n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>\u201cQasja jon\u00eb ka qen\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb nj\u00eb rrjet praktik dhe t\u00eb p\u00ebrdorsh\u00ebm p\u00ebr p\u00ebrdoruesit e p\u00ebrditsh\u00ebm, duke siguruar q\u00eb mbushja t\u00eb jet\u00eb e disponueshme aty ku ka k\u00ebrkes\u00eb reale\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, Smajli thekson se autonomia e veturave elektrike \u2013 pra distanca q\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrshkojn\u00eb pa pasur nevoj\u00eb p\u00ebr rimbushje \u2013 \u00ebsht\u00eb e mjaftueshme p\u00ebr distancat n\u00eb Kosov\u00eb dhe se infrastruktura nuk duhet t\u00eb jet\u00eb penges\u00eb p\u00ebr qytetar\u00ebt.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr qytetar\u00ebt e thjesht\u00eb, [vetura elektrike] \u00ebsht\u00eb zgjedhje jasht\u00ebzakonisht e mir\u00eb, sepse ka autonomi t\u00eb mjaftueshme. Minimumi \u00ebsht\u00eb rreth 400 km autonomi. N\u00ebse i llogarisim qytetet e Kosov\u00ebs, qyteti m\u00eb i larg\u00ebt prej Prishtin\u00ebs \u00ebsht\u00eb rreth 100 kilometra\u201d, thot\u00eb Smajli p\u00ebr REL-in. Ngjash\u00ebm vler\u00ebson edhe Hallaqi.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb terma praktik\u00eb, vendimi p\u00ebr t\u00eb kaluar n\u00eb vetur\u00eb elektrike sot \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb \u00e7\u00ebshtje zgjedhjeje dhe planifikimi, sesa kufizim teknik\u201d, p\u00ebrfundon ai.\/REL<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/04\/06\/perballe-shtrenjtimit-te-naftes-a-jane-makinat-elektrike-opsion-per-qytetaret\/\">P\u00ebrball\u00eb shtrenjtimit t\u00eb naft\u00ebs, a jan\u00eb makinat elektrike opsion p\u00ebr qytetar\u00ebt?<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>S\u00eb fundi, \u00e7mimet e naft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb kan\u00eb sh\u00ebnuar rritje t\u00eb vazhdueshme, duke arritur deri n\u00eb rreth 1.8 euro p\u00ebr lit\u00ebr. Me nj\u00eb konsum mesatar prej rreth 6 deri n\u00eb 7 litra p\u00ebr 100 kilometra, nj\u00eb vetur\u00eb me naft\u00eb mund t\u00eb shpenzoj\u00eb rreth 10 deri n\u00eb 12 euro karburante p\u00ebr ta kaluar k\u00ebt\u00eb distanc\u00eb. Por, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-80283","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/80283","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=80283"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/80283\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=80283"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=80283"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=80283"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}