{"id":80233,"date":"2026-04-06T07:49:58","date_gmt":"2026-04-06T07:49:58","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/06\/nuk-kam-takuar-tjeter-shkrimtar-vec-kadarese-rrefimi-i-rames-per-librin-ne-sofren-e-henes-jam-i-dashuruar-me-gjuhen-shqipe\/"},"modified":"2026-04-06T07:49:58","modified_gmt":"2026-04-06T07:49:58","slug":"nuk-kam-takuar-tjeter-shkrimtar-vec-kadarese-rrefimi-i-rames-per-librin-ne-sofren-e-henes-jam-i-dashuruar-me-gjuhen-shqipe","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/06\/nuk-kam-takuar-tjeter-shkrimtar-vec-kadarese-rrefimi-i-rames-per-librin-ne-sofren-e-henes-jam-i-dashuruar-me-gjuhen-shqipe\/","title":{"rendered":"\u201cNuk kam takuar tjet\u00ebr shkrimtar ve\u00e7 Kadares\u00eb\u201d, rr\u00ebfimi i Ram\u00ebs p\u00ebr librin \u201cN\u00eb Sofr\u00ebn e H\u00ebn\u00ebs\u201d: Jam i dashuruar me gjuh\u00ebn shqipe"},"content":{"rendered":"<p>Kryeministri Edi Rama i \u00ebsht\u00eb ofruar publikut s\u00ebrish me nj\u00eb lib\u00ebr. K\u00ebt\u00eb her\u00eb ai ka shkruar \u201cN\u00eb Sofr\u00ebn e H\u00ebn\u00ebs, nj\u00eb p\u00ebrmbledhje e fjalimeve q\u00eb ka mbajtur gjat\u00eb darkave t\u00eb Iftarit.Gjat\u00eb nj\u00eb interviste me Monika Staf\u00ebn n\u00eb \u201cExclusive\u201d n\u00eb Top Channel, ai thot\u00eb se librin e ka shkruar edhe p\u00ebr shkak t\u00eb dashuris\u00eb q\u00eb ka ai p\u00ebr gjuh\u00ebn e bukur shqipe.<\/p>\n<p>Rama flet gjithashtu p\u00ebr librat q\u00eb lexon, shkrimtarin e vet\u00ebm me t\u00eb cilin \u00ebsht\u00eb takuar, por edhe episode nga koh\u00ebt e komunizmit, kur detyroheshin t\u00eb lexonin fshehurazi librat e ndaluar.<\/p>\n<p>Stafa: Zoti Kryeminist\u00ebr, doja t\u2019ju p\u00ebrg\u00ebzoja fillimisht p\u00ebr librin tuaj \u201cN\u00eb sofr\u00ebn e h\u00ebn\u00ebs\u201d, jo aq si autor t\u00eb disa fjalimeve q\u00eb keni mbajtur gjat\u00eb darkave t\u00eb Iftarit por ndoshta sepse m\u00eb p\u00eblqeu m\u00eb shum\u00eb arsyeja q\u00eb e keni botuar at\u00eb. E b\u00ebra, that\u00eb ju n\u00eb nj\u00eb podcast aty nga fundn\u00ebntori, p\u00ebr shkak t\u00eb shqipes. Asnj\u00eb autor nuk kam d\u00ebgjuar t\u00eb gjej\u00eb nj\u00eb arsye t\u00eb till\u00eb p\u00ebr t\u00eb shkruar, vec Ismail Kadares\u00eb\u2026<\/p>\n<p>Edi Rama: Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb e t\u00eb parit, por besoj se m\u00ebnyra se si e shikoj un\u00eb k\u00ebt\u00eb, \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb njeri q\u00eb \u00ebsht\u00eb dashuruar me gjuh\u00ebn dhe q\u00eb gjen tek gjuha amtare arsye p\u00ebr ta shkruar gjuh\u00ebn, gj\u00eb q\u00eb mua m\u00eb entuziazmon edhe kur b\u00ebj nj\u00eb mesazh t\u00eb thjesht\u00eb me dik\u00eb q\u00eb komunikoj apo edhe kur dikur shkruaja komente n\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb njer\u00ebzve n\u00eb Facebook. Pra, \u00ebsht\u00eb dashuri p\u00ebr gjuh\u00ebn shqipe. Nuk kam asnj\u00eb mund\u00ebsi q\u00eb t\u00eb krahasohem as me Ismail Kadaren as me dik\u00eb tjet\u00ebr, por thjesht dua gjuh\u00ebn shqipe, m\u00eb p\u00eblqen ta shkruaj dhe m\u00eb vjen shum\u00eb mir\u00eb kur ajo q\u00eb shkruaj mbetet e printuar, e shtypur n\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr.<\/p>\n<p>Stafa: Shkova nj\u00eb dit\u00eb n\u00eb librarin\u00eb Babel, tek rafti ku e kishte vendosur Arlinda librin tuaj. Aty ishin dy zot\u00ebrinj, nj\u00ebri m\u2019u afrua dhe m\u00eb tha ky autori q\u00eb ka shkruar k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr.. e kam pasur bashk\u00ebstudent n\u00eb arte. Ishte i vetmi q\u00eb merrte libra fshehurazi i fuste n\u00eb xhaket\u00eb dhe na i lexonte ne dhe i diskutonte. Punonte n\u00eb nj\u00eb studio skulptori sot\u2026 Kaq shum\u00eb i keni dashur librat sa i merrnit fshehurazi dhe i diskutonit me miqte?<\/p>\n<p>Edi Rama: K\u00ebtu \u00ebsht\u00eb fjala p\u00ebr koh\u00ebn kur kishte shum\u00eb libra t\u00eb ndaluar, nuk \u00ebsht\u00eb fjala p\u00ebr libra q\u00eb ishin n\u00eb dispozicion t\u00eb t\u00eb gjith\u00ebve. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb kishte shum\u00eb libra t\u00eb ndaluar. \u2026Dhe gjenim gjith\u00ebfar\u00eb lloj m\u00ebnyrash p\u00ebr t\u00eb patur akses tek librat e ndaluar, historira nga m\u00eb t\u00eb pabesueshmet sot. P\u00ebrshembull m\u00eb kujtohet se si kemi par\u00eb nj\u00ebher\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr t\u00eb Sezanit, Sezani \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga ata pararend\u00ebsit e transformimit epokal n\u00eb piktur\u00eb, q\u00eb hapi praktikisht rrug\u00ebn p\u00ebr ata q\u00eb erdh\u00ebn dhe u quajt\u00ebn kubist\u00ebt. Dhe libri na ra n\u00eb dor\u00eb pasi paraprakisht mor\u00ebm nj\u00eb informacion q\u00eb gjendej n\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi, n\u00eb at\u00eb sht\u00ebpin\u00eb ishte nj\u00eb vajz\u00eb e cila kishte lidhje me nj\u00eb djal\u00eb dhe djali ishte shoku i nj\u00eb shoku dhe n\u00ebp\u00ebrmjet djalit, arrit\u00ebm t\u00eb kemi akses tek vajza, e cila e hoqi librin nga biblioteka e t\u00eb atit, por vuri kushtin q\u00eb libri duhej t\u00eb kthehej para or\u00ebs 3. Sepse i ati kthehej n\u00eb sht\u00ebpi dhe n\u00ebse e vinte re munges\u00ebn e k\u00ebtij libri q\u00eb duke qene nj\u00eb lib\u00ebr i ndaluar ishte n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb m\u00ebnyre nj\u00eb lloj bombe, at\u00ebher\u00eb do t\u00eb shqet\u00ebsohej. Ne ishim n\u00eb shkoll\u00eb, e kishim larg sht\u00ebpin\u00eb, nuk mund t\u00eb iknim nga shkolla p\u00ebr t\u00eb par\u00eb librin. Dhe libri u vu n\u00eb banjo, n\u00eb at\u00eb pjes\u00ebn sip\u00ebr t\u00eb banjos, nuk e di si quhet n\u00eb shqip ku mblidhet uji. Dhe ishte fiks si ajo revolja e Al Pacinos n\u00eb restorant tek \u201cGodfather\u201d, ku fton at\u00eb shefin e policis\u00eb t\u00eb takohen p\u00ebr dark\u00eb q\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje dhe pastaj shkon n\u00eb banj\u00eb, merr revolen dhe e vret. Dhe ne dilnim nga klasa nj\u00ebri pas tjetrit, shikonim librin dhe ktheheshim n\u00eb klas\u00eb. Jan\u00eb gj\u00ebra t\u00eb pabesueshme sot, por n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ishin arsyeja pse ne p\u00ebrpiqeshim vazhdimisht dhe ishin dhe motivi q\u00eb na frym\u00ebzonte p\u00ebr t\u2019u marr\u00eb me piktur\u00eb, p\u00ebr t\u2019u marr\u00eb me art dhe p\u00ebr t\u00eb ushqyer \u00ebndrr\u00ebn q\u00eb do b\u00ebnim namin.<\/p>\n<p>Stafa: Sot a keni koh\u00eb t\u00eb lexoni dhe \u00e7far\u00eb lexoni?<\/p>\n<p>Edi Rama: P\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs sot ka ndryshuar \u00e7do gj\u00eb dhe nuk \u00ebsht\u00eb ve\u00e7 p\u00ebr mua por p\u00ebr shumic\u00ebn d\u00ebrrmuese t\u00eb njer\u00ebzve. Ata q\u00eb kan\u00eb akoma aft\u00ebsin\u00eb dhe fuqin\u00eb q\u00eb t\u00eb izolohen p\u00ebr t\u00eb vazhduar t\u00eb lexojn\u00eb libra rregullisht jan\u00eb me shum\u00eb fat. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb un\u00eb lexoj, por jo n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb sistematike m\u00eb. Dhe prej koh\u00ebsh tanim\u00eb jam i fokusuar vet\u00ebm n\u00eb disa drejtime q\u00eb lidhen me at\u00eb q\u00eb b\u00ebj, sepse m\u00eb duhet t\u00eb lexoj m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb detyr\u00ebs se sa p\u00ebr d\u00ebshir\u00eb apo kuriozitet. Dhe patjet\u00ebr q\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb e lexoj n\u00eb libra, nd\u00ebrsa nj\u00eb pjes\u00eb jo t\u00eb vog\u00ebl e lexoj p\u00ebrmes telefonit.<\/p>\n<p>Stafa: A takoni shkrimtar\u00eb shqiptar\u00eb, miq, dhe k\u00eb?<\/p>\n<p>Edi Rama: Kam takuar hera her\u00ebs Ismail Kadaren\u00eb, deri sa u nda nga jeta, por p\u00ebrndryshe jo.<\/p>\n<p>Stafa: \u2026Un\u00eb e kam ndjekur pasionin q\u00eb keni p\u00ebr artin e p\u00ebr dijen sidomos. Ve\u00e7 njohjes q\u00eb merrni nga dija, \u00e7far\u00eb raporti tjet\u00ebr ke me dijen, p\u00ebrve\u00e7 njohurive?<\/p>\n<p>Edi Rama: \u00cbsht\u00eb p\u00ebr mua kuriozitet, nuk \u00ebsht\u00eb pasion akademik, nuk \u00ebsht\u00eb vullnet p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar, por \u00ebsht\u00eb kuriozitet dhe sigurisht b\u00ebhet pastaj vullnet p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar p\u00ebrs\u00ebri kur duhet t\u00eb m\u00ebsoj p\u00ebr shkak t\u00eb detyr\u00ebs q\u00eb kam, duhet t\u00eb lexoj dhe t\u00eb kuptoj gj\u00ebra q\u00eb jan\u00eb pjes\u00eb e formimit tim t\u00eb kahersh\u00ebm. Nuk ka asgj\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebto, thjesht jam shum\u00eb i dashuruar me gjuh\u00ebn shqipe, m\u00eb p\u00eblqen jasht\u00ebzakonisht shum\u00eb shqipja, \u00ebsht\u00eb e mahnitshme. Dhe ndiej shum\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi kur m\u00eb jepet mund\u00ebsia t\u00eb loz me fjal\u00ebt e gjuh\u00ebs shqipe. Dhe pastaj pjes\u00ebn tjet\u00ebr q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me librin, e kam p\u00ebrgjith\u00ebsisht kuriozitet, leximin m\u00eb sakt\u00eb. Se tani libri n\u00eb kuptimin klasik \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00ebra pjes\u00eb e leximit, pjesa tjet\u00ebr si\u00e7 t\u00eb thas\u00eb \u00ebsht\u00eb digjitale, ose p\u00ebr arsye t\u00eb pun\u00ebs.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryeministri Edi Rama i \u00ebsht\u00eb ofruar publikut s\u00ebrish me nj\u00eb lib\u00ebr. K\u00ebt\u00eb her\u00eb ai ka shkruar \u201cN\u00eb Sofr\u00ebn e H\u00ebn\u00ebs, nj\u00eb p\u00ebrmbledhje e fjalimeve q\u00eb ka mbajtur gjat\u00eb darkave t\u00eb Iftarit.Gjat\u00eb nj\u00eb interviste me Monika Staf\u00ebn n\u00eb \u201cExclusive\u201d n\u00eb Top Channel, ai thot\u00eb se librin e ka shkruar edhe p\u00ebr shkak t\u00eb dashuris\u00eb q\u00eb ka [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-80233","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/80233","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=80233"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/80233\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=80233"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=80233"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=80233"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}