{"id":80205,"date":"2026-04-05T20:48:21","date_gmt":"2026-04-05T20:48:21","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/05\/intervista-e-plote-rrefimi-ekskluziv-i-rames-nga-besimet-fetare-te-dashuria-per-gjuhen-shqipe-jam-i-krishtere-por-shoh-fete-e-te-tjereve-dhe-kuptoj-qe-reflektohen-te-i-njejti-zot\/"},"modified":"2026-04-05T20:48:21","modified_gmt":"2026-04-05T20:48:21","slug":"intervista-e-plote-rrefimi-ekskluziv-i-rames-nga-besimet-fetare-te-dashuria-per-gjuhen-shqipe-jam-i-krishtere-por-shoh-fete-e-te-tjereve-dhe-kuptoj-qe-reflektohen-te-i-njejti-zot","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/05\/intervista-e-plote-rrefimi-ekskluziv-i-rames-nga-besimet-fetare-te-dashuria-per-gjuhen-shqipe-jam-i-krishtere-por-shoh-fete-e-te-tjereve-dhe-kuptoj-qe-reflektohen-te-i-njejti-zot\/","title":{"rendered":"Intervista e plot\u00eb\/ Rr\u00ebfimi ekskluziv i Ram\u00ebs, nga besimet fetare te dashuria p\u00ebr gjuh\u00ebn shqipe: Jam i krishter\u00eb, por shoh fet\u00eb e t\u00eb tjer\u00ebve dhe kuptoj q\u00eb reflektohen te i nj\u00ebjti Zot"},"content":{"rendered":"<p>Saga e refleksioneve vijon, \u201cN\u00eb Sofr\u00ebn e H\u00ebn\u00ebs\u201d \u00ebsht\u00eb libri m\u00eb i ri i kryeministrit Edi Rama, nj\u00eb lib\u00ebr me refleksionet e iftareve t\u00eb shtruar n\u00eb funksionin e kryeministrit.<\/p>\n<p>P\u00ebr Monika Staf\u00ebn n\u00eb \u201cExclusive\u201d n\u00eb Top Channel ai tregon se botimi i k\u00ebtij libri erdhi nd\u00ebr t\u00eb tjera edhe p\u00ebr shkak t\u00eb dashuris\u00eb q\u00eb ka ai p\u00ebr gjuh\u00ebn e bukur shqipe.<\/p>\n<p>Pak koh\u00eb m\u00eb par\u00eb Kryeministri Edi Rama iu prezantua publikut shqiptar me pasionin e tij t\u00eb kahersh\u00ebm, me botimin e nj\u00eb libri.<br \/>\n\u201cN\u00eb Sofr\u00ebn e H\u00ebn\u00ebs\u201d, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrmbledhje e reflektimeve t\u00eb tij gjat\u00eb mbr\u00ebmjeve tradicionale t\u00eb iftarit t\u00eb organizuara nd\u00ebr vite.<br \/>\nVepra sjell n\u00eb v\u00ebmendje dimensionin kulturor, social dhe shpirt\u00ebror ku n\u00eb qend\u00ebr \u00ebsht\u00eb raporti i Njeriut me Besimin.<\/p>\n<p>P\u00ebr librat, p\u00ebr dashurin\u00eb e t\u00eb padyt\u00eb p\u00ebr gjuh\u00ebn shqipe, p\u00ebr shqiptar\u00ebt e mir\u00eb si dhe p\u00ebr tradit\u00ebn e bashk\u00ebjetes\u00ebs fetare, jo vet\u00ebm si nj\u00eb doktrin\u00eb politike, Edi Rama rr\u00ebfen p\u00ebr Exclusive, mbi ato gjeste t\u00eb padukshme mir\u00ebsie q\u00eb lidhin mes tyre njeriun. Kreu i qeveris\u00eb flet gjithashtu p\u00ebr bashk\u00ebjetes\u00ebn fetare, Parkun e Besimit apo edhe koh\u00ebn q\u00eb kalon me librat.<\/p>\n<p>Intervista e plot\u00eb:<\/p>\n<p>Monika Stafa: Z. KM, doja t\u2019ju p\u00ebrg\u00ebzoja fillimisht p\u00ebr librin tuaj \u201cN\u00eb sofr\u00ebn e h\u00ebn\u00ebs\u201d, jo aq si autor t\u00eb disa fjalimeve q\u00eb keni mbajtur gjat\u00eb darkave t\u00eb Iftarit por ndoshta sepse m\u00eb p\u00eblqeu m\u00eb shum\u00eb arsyeja q\u00eb e keni botuar at\u00eb. E b\u00ebra, that\u00eb ju n\u00eb nj\u00eb podcast aty nga fundn\u00ebntori, p\u00ebr shkak t\u00eb shqipes. Asnj\u00eb autor nuk kam d\u00ebgjuar t\u00eb gjej\u00eb nj\u00eb arsye t\u00eb till\u00eb p\u00ebr t\u00eb shkruar, vec Ismail Kadares\u00eb\u2026<\/p>\n<p>Edi Rama: Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb e t\u00eb parit, por besoj se m\u00ebnyra se si e shikoj un\u00eb k\u00ebt\u00eb, \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb njeri q\u00eb \u00ebsht\u00eb dashuruar me gjuh\u00ebn dhe q\u00eb gjen tek gjuha amtare arsye p\u00ebr ta shkruar gjuh\u00ebn, gj\u00eb q\u00eb mua m\u00eb entuziazmon edhe kur b\u00ebj nj\u00eb mesazh t\u00eb thjesht\u00eb me dik\u00eb q\u00eb komunikoj apo edhe kur dikur shkruaja komente n\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb njer\u00ebzve n\u00eb Facebook. Pra, \u00ebsht\u00eb dashuri p\u00ebr gjuh\u00ebn shqipe. Nuk kam asnj\u00eb mund\u00ebsi q\u00eb t\u00eb krahasohem as me Ismail Kadaren as me dik\u00eb tjet\u00ebr, por thjesht dua gjuh\u00ebn shqipe, m\u00eb p\u00eblqen ta shkruaj dhe m\u00eb vjen shum\u00eb mir\u00eb kur ajo q\u00eb shkruaj mbetet e printuar, e shtypur n\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr.<\/p>\n<p>Stafa: Shkova nj\u00eb dit\u00eb n\u00eb librarin\u00eb Babel, tek rafti ku e kishte vendosur Arlinda librin tuaj. Aty ishin dy zot\u00ebrinj, nj\u00ebri m\u2019u afrua dhe m\u00eb tha ky autori q\u00eb ka shkruar k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr.. e kam pasur bashk\u00ebstudent n\u00eb arte. Ishte i vetmi q\u00eb merrte libra fshehurazi i fuste n\u00eb xhaket\u00eb dhe na i lexonte ne dhe i diskutonte. Punonte n\u00eb nj\u00eb studio skulptori sot\u2026 Kaq shum\u00eb i keni dashur librat sa i merrnit fshehurazi dhe i diskutonit me miqte?<\/p>\n<p>Edi Rama: K\u00ebtu \u00ebsht\u00eb fjala p\u00ebr koh\u00ebn kur kishte shum\u00eb libra t\u00eb ndaluar, nuk \u00ebsht\u00eb fjala p\u00ebr libra q\u00eb ishin n\u00eb dispozicion t\u00eb t\u00eb gjith\u00ebve. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb kishte shum\u00eb libra t\u00eb ndaluar. \u2026Dhe gjenim gjith\u00ebfar\u00eb lloj m\u00ebnyrash p\u00ebr t\u00eb patur akses tek librat e ndaluar, historira nga m\u00eb t\u00eb pabesueshmet sot. P\u00ebrshembull m\u00eb kujtohet se si kemi par\u00eb nj\u00ebher\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr t\u00eb Sezanit, Sezani \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga ata pararend\u00ebsit e transformimit epokal n\u00eb piktur\u00eb, q\u00eb hapi praktikisht rrug\u00ebn p\u00ebr ata q\u00eb erdh\u00ebn dhe u quajt\u00ebn kubist\u00ebt. Dhe libri na ra n\u00eb dor\u00eb pasi paraprakisht mor\u00ebm nj\u00eb informacion q\u00eb gjendej n\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi, n\u00eb at\u00eb sht\u00ebpin\u00eb ishte nj\u00eb vajz\u00eb e cila kishte lidhje me nj\u00eb djal\u00eb dhe djali ishte shoku i nj\u00eb shoku dhe n\u00ebp\u00ebrmjet djalit, arrit\u00ebm t\u00eb kemi akses tek vajza, e cila e hoqi librin nga biblioteka e t\u00eb atit, por vuri kushtin q\u00eb libri duhej t\u00eb kthehej para or\u00ebs 3. Sepse i ati kthehej n\u00eb sht\u00ebpi dhe n\u00ebse e vinte re munges\u00ebn e k\u00ebtij libri q\u00eb duke qene nj\u00eb lib\u00ebr i ndaluar ishte n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb m\u00ebnyre nj\u00eb lloj bombe, at\u00ebher\u00eb do t\u00eb shqet\u00ebsohej. Ne ishim n\u00eb shkoll\u00eb, e kishim larg sht\u00ebpin\u00eb, nuk mund t\u00eb iknim nga shkolla p\u00ebr t\u00eb par\u00eb librin. Dhe libri u vu n\u00eb banjo, n\u00eb at\u00eb pjes\u00ebn sip\u00ebr t\u00eb banjos, nuk e di si quhet n\u00eb shqip ku mblidhet uji. Dhe ishte fiks si ajo revolja e Al Pacinos n\u00eb restorant tek \u201cGodfather\u201d, ku fton at\u00eb shefin e policis\u00eb t\u00eb takohen p\u00ebr dark\u00eb q\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje dhe pastaj shkon n\u00eb banj\u00eb, merr revolen dhe e vret. Dhe ne dilnim nga klasa nj\u00ebri pas tjetrit, shikonim librin dhe ktheheshim n\u00eb klas\u00eb. Jan\u00eb gj\u00ebra t\u00eb pabesueshme sot, por n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ishin arsyeja pse ne p\u00ebrpiqeshim vazhdimisht dhe ishin dhe motivi q\u00eb na frym\u00ebzonte p\u00ebr t\u2019u marr\u00eb me piktur\u00eb, p\u00ebr t\u2019u marr\u00eb me art dhe p\u00ebr t\u00eb ushqyer \u00ebndrr\u00ebn q\u00eb do b\u00ebnim namin.<\/p>\n<p>Stafa: Sot a keni koh\u00eb t\u00eb lexoni dhe \u00e7far\u00eb lexoni?<\/p>\n<p>Edi Rama: P\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs sot ka ndryshuar \u00e7do gj\u00eb dhe nuk \u00ebsht\u00eb ve\u00e7 p\u00ebr mua por p\u00ebr shumic\u00ebn d\u00ebrrmuese t\u00eb njer\u00ebzve. Ata q\u00eb kan\u00eb akoma aft\u00ebsin\u00eb dhe fuqin\u00eb q\u00eb t\u00eb izolohen p\u00ebr t\u00eb vazhduar t\u00eb lexojn\u00eb libra rregullisht jan\u00eb me shum\u00eb fat. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb un\u00eb lexoj, por jo n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb sistematike m\u00eb. Dhe prej koh\u00ebsh tanim\u00eb jam i fokusuar vet\u00ebm n\u00eb disa drejtime q\u00eb lidhen me at\u00eb q\u00eb b\u00ebj, sepse m\u00eb duhet t\u00eb lexoj m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb detyr\u00ebs se sa p\u00ebr d\u00ebshir\u00eb apo kuriozitet. Dhe patjet\u00ebr q\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb e lexoj n\u00eb libra, nd\u00ebrsa nj\u00eb pjes\u00eb jo t\u00eb vog\u00ebl e lexoj p\u00ebrmes telefonit.<\/p>\n<p>Stafa: A takoni shkrimtar\u00eb shqiptar\u00eb, miq, dhe k\u00eb?<br \/>\nEdi Rama: Kam takuar hera her\u00ebs Ismail Kadaren\u00eb, deri sa u nda nga jeta, por p\u00ebrndryshe jo.<\/p>\n<p>Stafa: \u2026Un\u00eb e kam ndjekur pasionin q\u00eb keni p\u00ebr artin e p\u00ebr dijen sidomos. Ve\u00e7 njohjes q\u00eb merrni nga dija, \u00e7far\u00eb raporti tjet\u00ebr ke me dijen, p\u00ebrve\u00e7 njohurive?<\/p>\n<p>Edi Rama: \u00cbsht\u00eb p\u00ebr mua kuriozitet, nuk \u00ebsht\u00eb pasion akademik, nuk \u00ebsht\u00eb vullnet p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar, por \u00ebsht\u00eb kuriozitet dhe sigurisht b\u00ebhet pastaj vullnet p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar p\u00ebrs\u00ebri kur duhet t\u00eb m\u00ebsoj p\u00ebr shkak t\u00eb detyr\u00ebs q\u00eb kam, duhet t\u00eb lexoj dhe t\u00eb kuptoj gj\u00ebra q\u00eb jan\u00eb pjes\u00eb e formimit tim t\u00eb kahersh\u00ebm. Nuk ka asgj\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebto, thjesht jam shum\u00eb i dashuruar me gjuh\u00ebn shqipe, m\u00eb p\u00eblqen jasht\u00ebzakonisht shum\u00eb shqipja, \u00ebsht\u00eb e mahnitshme. Dhe ndiej shum\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi kur m\u00eb jepet mund\u00ebsia t\u00eb loz me fjal\u00ebt e gjuh\u00ebs shqipe. Dhe pastaj pjes\u00ebn tjet\u00ebr q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me librin, e kam p\u00ebrgjith\u00ebsisht kuriozitet, leximin m\u00eb sakt\u00eb. Se tani libri n\u00eb kuptimin klasik \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00ebra pjes\u00eb e leximit, pjesa tjet\u00ebr si\u00e7 t\u00eb thas\u00eb \u00ebsht\u00eb digjitale, ose p\u00ebr arsye t\u00eb pun\u00ebs.<\/p>\n<p>Stafa: N\u00eb nj\u00eb nga ligj\u00ebrimet tuaja keni th\u00ebn\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb rruga drejt shpirt\u00ebrores.<\/p>\n<p>Edi Rama: Aty p\u00ebrgjith\u00ebsisht jam fokusuar tek librat e shenjt\u00eb dhe p\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs edhe k\u00ebrkimi i fjal\u00ebve n\u00eb Kuran ka qen\u00eb kurioziteti p\u00ebr t\u00eb kuptuar pak m\u00eb mir\u00eb islamin dhe p\u00ebr t\u00eb verifikuar me syt\u00eb e mi dhe mendjen time gj\u00ebra q\u00eb u b\u00ebn\u00eb shqet\u00ebsuese n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb ndaj islamit. Dhe islami \u00ebsht\u00eb absolutisht i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb librat e shenjt\u00eb Bibl\u00ebn, e kam pasur n\u00eb dor\u00eb dhe e kam lexuar shum\u00eb koh\u00eb m\u00eb par\u00eb, n\u00eb koh\u00ebn e librave t\u00eb ndaluar. Por Kuranin jo. Me Kuranin jam takuar shum\u00eb m\u00eb von\u00eb, shum\u00eb m\u00eb von\u00eb dhe mbasi u b\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr i lejuar.<\/p>\n<p>Stafa: N\u00eb fjalimet tuaja vler\u00ebsoni shum\u00eb shqiptar\u00ebt, aq sa shpesh her\u00eb mendon se e teproni, duke kritikuar edhe k\u00ebt\u00eb klubin evropian q\u00eb nuk na sheh aq t\u00eb dashur, aq si partner\u00eb konsolidues e integrues shkruani ju. V\u00ebrtet besoni q\u00eb shqiptar\u00ebt jan\u00eb aq t\u00eb vlefsh\u00ebm dhe aq cil\u00ebsor\u00eb sa meritojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb partner\u00eb konsolidues brenda k\u00ebsaj familjeje t\u00eb madhe sic \u00ebsht\u00eb Evropa? Nga ju vjen ky besim?<\/p>\n<p>Edi Rama: Nuk e di ekzakt\u00ebsisht se a i vler\u00ebsoj shum\u00eb shqiptar\u00ebt n\u00eb kuptimin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm, sepse un\u00eb nuk besoj tek vler\u00ebsimet e p\u00ebrgjithshme t\u00eb popujve, t\u00eb kombeve. Them se \u00e7do komb ka forcat veta t\u00eb drit\u00ebs dhe forcat e veta t\u00eb err\u00ebsir\u00ebs. \u00c7do komb ka njer\u00ebzit e vet t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm, ka njer\u00ebz t\u00eb zakonsh\u00ebm q\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi jan\u00eb njer\u00ebz shum\u00eb t\u00eb ngjash\u00ebm n\u00eb qenien e tyre pavar\u00ebsisht ngjyr\u00ebs s\u00eb l\u00ebkur\u00ebs, pavar\u00ebsisht gjuh\u00ebs, pavar\u00ebsisht gjeografis\u00eb. Por n\u00eb ndonj\u00eb aspekt mendoj q\u00eb ne kemi arsye p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb krenar\u00eb p\u00ebr paraardh\u00ebsit tan\u00eb. Dhe nj\u00eb nga k\u00ebto aspekte \u00ebsht\u00eb m\u00ebnyra se si paraardh\u00ebsit tan\u00eb kan\u00eb arritur t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb dhe t\u00eb mbijetojn\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb jan\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuar dhe jo nj\u00eb her\u00eb nga shp\u00ebrb\u00ebrja, nga tretja, nga asimilimi. Nj\u00eb tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb m\u00ebnyra se si paraardh\u00ebsit tan\u00eb mbrojtjen e hebrenjve e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore..kjo \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka unike. Dhe ajo q\u00eb e b\u00ebn unike \u00ebsht\u00eb fakti q\u00eb \u00ebsht\u00eb e krahasueshme, pra e b\u00ebn\u00eb shqiptar\u00ebt por nuk e b\u00ebn\u00eb shum\u00eb popuj dhe kombe t\u00eb tjera. Por dhe pastaj m\u00ebnyra se si njer\u00ebz, shqiptar\u00eb t\u00eb caktuar n\u00eb histori, ia kan\u00eb dal\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb gj\u00ebra q\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb q\u00eb i kan\u00eb b\u00ebr\u00eb jan\u00eb dukur totalisht t\u00eb pamundura. Pra, un\u00eb nuk besoj dhe shpresoj q\u00eb t\u00eb mos e idealizoj popullin ton\u00eb, sepse kjo nuk ndihmon. Por nga ana tjet\u00ebr i jam mir\u00ebnjoh\u00ebs fatit q\u00eb jam shqiptar dhe nuk jam di\u00e7ka tjet\u00ebr. Dhe n\u00ebse do zgjidhja, prap\u00eb do zgjidhja t\u00eb isha shqiptar.<\/p>\n<p>Stafa: Pjes\u00ebn e bashk\u00ebjetes\u00ebs fetare e p\u00ebrmend vazhdimisht, jo vet\u00ebm si propagand\u00eb, por dhe si vler\u00eb t\u00eb shtuar ton\u00ebn, si thesar kulturor. Kur e flisni n\u00eb aren\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare, ju shohin me skepticiz\u00ebm a me dyshim?<\/p>\n<p>Edi Rama: Un\u00eb e p\u00ebrmend dhe mbase duhet ta p\u00ebrmend edhe m\u00eb shum\u00eb, sepse un\u00eb e konsideroj nj\u00ebkoh\u00ebsisht nj\u00eb sistem shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm sigurie p\u00ebr paqen, p\u00ebr vazhdim\u00ebsin\u00eb e patrazuar t\u00eb popullit ton\u00eb, sepse jan\u00eb t\u00eb panum\u00ebrta rastet kur larmia fetare e nj\u00eb bashk\u00ebsie ka krijuar plag\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonshme, ka sjell\u00eb vdekje, ka sjell\u00eb shkat\u00ebrrim, ka sjell\u00eb trazira t\u00eb pash\u00ebrueshme. Dhe \u00ebsht\u00eb si di\u00e7ka e jasht\u00ebzakonshme q\u00eb kur e ke nuk e vler\u00ebson. Ka shum\u00eb gj\u00ebra t\u00eb jasht\u00ebzakonshme q\u00eb ne i kemi dhe nuk i vler\u00ebsojm\u00eb. Njeriu nuk \u00ebsht\u00eb i prirur t\u2019i vler\u00ebsoj\u00eb ato q\u00eb ka. Ne nuk jemi t\u00eb prirur as ta imagjinojm\u00eb se mund t\u00eb zgjohesh n\u00eb m\u00ebngjes dhe mund t\u00eb mos shoh\u00ebsh m\u00eb, dhe e marrim t\u00eb mir\u00ebqen\u00eb q\u00eb patjet\u00ebr kur zgjohesh n\u00eb m\u00ebngjes mund t\u00eb shoh\u00ebsh drit\u00ebn. Por sa njer\u00ebz ka q\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb par\u00eb nj\u00ebher\u00eb drit\u00ebn do ishin n\u00eb gjendje q\u00eb t\u00eb jepnin jet\u00ebn, sepse jan\u00eb t\u00eb verb\u00ebr. Ne nuk e vler\u00ebsojm\u00eb kur zgjohemi, q\u00eb kemi p\u00ebrpara dit\u00ebn, q\u00eb n\u00eb thjesht\u00ebsin\u00eb e vet, apo me gj\u00ebrat q\u00eb ka q\u00eb ne na duken t\u00eb zakonshme, q\u00eb kemi familjen, q\u00eb kemi sht\u00ebpin\u00eb, q\u00eb kemi miqt\u00eb, q\u00eb mund t\u00eb ulemi n\u00eb nj\u00eb tryez\u00eb q\u00eb mund t\u00eb ushqehemi dhe t\u00eb flasim p\u00ebr di\u00e7ka, q\u00eb sa njer\u00ebz do ishin ata q\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr k\u00ebt\u00eb dit\u00eb do jepin gjith\u00eb jet\u00ebn? Sa t\u00eb duash. Pra, nga m\u00eb t\u00eb thjeshtat deri tek ato q\u00eb jan\u00eb m\u00eb t\u00eb nd\u00ebrlikuara, kur i kemi nuk i vler\u00ebsojm\u00eb. Por nuk duhet asnj\u00ebher\u00eb ta harrojm\u00eb dhe un\u00eb asnj\u00ebher\u00eb nuk e harroj, se \u00e7far\u00eb ferri do ishte Shqip\u00ebria sikur kjo vllaz\u00ebri, apo kjo harmoni fetare si\u00e7 e quajti Papa Fran\u00e7esku kur erdhi k\u00ebtu, t\u00eb shp\u00ebrb\u00ebhej dhe n\u00eb vend t\u00eb saj t\u00eb ishte mosdakord\u00ebsia, konflikti, lufta, do ishte nj\u00eb llahtar. Nd\u00ebrsa t\u00eb huajt, besoj q\u00eb tani e kan\u00eb perceptuar dhe e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb veten nj\u00eb pamje p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb af\u00ebr realitetit, se sa pamja q\u00eb kishin deri jo shum\u00eb vite m\u00eb par\u00eb, kur na respektonin formalisht, kur as na besonin dhe as na vler\u00ebsonin. Dhe nd\u00ebrkoh\u00eb p\u00ebrs\u00ebri kan\u00eb nevoj\u00eb t\u00eb d\u00ebgjojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr vllaz\u00ebrin\u00eb, p\u00ebr harmonin\u00eb fetare, p\u00ebr \u00e7far\u00eb kemi b\u00ebr\u00eb ne p\u00ebr hebrenjt\u00eb, p\u00ebr sa shum\u00eb jemi ne t\u00eb p\u00ebrkushtuar ndaj per\u00ebndimit, p\u00ebr sa shum\u00eb kemi hequr ne si komb dhe si vend nga e kaluara, nga diktatura, p\u00ebr se si e kemi m\u00ebsuar gjith\u00e7ka n\u00eb ekstrem p\u00ebr shkak t\u00eb faktit q\u00eb ishim n\u00eb an\u00ebn e gabuar t\u00eb historis\u00eb, kur u izoluam dhe u rreshtuam me diktator\u00ebt, me gjakatar\u00ebt e bot\u00ebs. Jan\u00eb gj\u00ebra q\u00eb duhet t\u2019i ndihmojm\u00eb q\u00eb t\u2019i shohin dhe t\u2019i dijn\u00eb p\u00ebr ne.<\/p>\n<p>Stafa: Sa t\u00eb mir\u00eb jan\u00eb shqiptar\u00ebt me t\u00eb huajt dhe me nj\u00ebri-tjetrin?<\/p>\n<p>Edi Rama: Me t\u00eb huajt jan\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb se me nj\u00ebri-tjetrin. Kjo nuk diskutohet. Por jo me t\u00eb huajt thjesht me ata q\u00eb flasin gjuh\u00eb tjet\u00ebr, por dhe me t\u00eb huajt q\u00eb trokasin n\u00eb der\u00eb, pra dhe me t\u00eb panjohurit q\u00eb flasin shqip e jan\u00eb shqiptar\u00eb, jan\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb.<br \/>\nM. Stafa: Nga vjen kjo?<\/p>\n<p>Edi Rama: Nuk \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka q\u00eb \u00ebsht\u00eb tipike shqiptare, e kan\u00eb shum\u00eb popuj besoj dhe nuk \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka q\u00eb\u2026 Ajo q\u00eb na b\u00ebn ne pak m\u00eb t\u00ebrheq\u00ebs n\u00eb kuptimin negativ n\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt, \u00ebsht\u00eb se e kemi m\u00eb t\u00eb bujshme, e kemi m\u00eb t\u00eb zhurmshme, e kemi m\u00eb brutale m\u00ebnyr\u00ebn se si sillemi me nj\u00ebri-tjetrin nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt mund t\u00eb ushqejn\u00eb po at\u00eb ndjenj\u00eb pak\u00ebnaq\u00ebsie p\u00ebr tjetrin, por nuk e shprehin kaq brutalisht. Un\u00eb besoj q\u00eb kjo \u00ebsht\u00eb agravuar sidomos nga izolimi dhe pastaj edhe nga posht\u00ebrimi. Por nuk \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka tipike shqiptare besoj.<\/p>\n<p>Stafa: N\u00eb nj\u00eb nga fjalimet tuaja tek libri lexova q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb hap\u00ebsir\u00eb fetare ka vend dhe ai q\u00eb nuk beson. Ju a besoni Z. Kryeminist\u00ebr?<\/p>\n<p>Edi Rama : Un\u00eb asnj\u00ebher\u00eb nuk e kam ndier\u00eb veten rehat p\u00ebr t\u00eb folur p\u00ebr di\u00e7ka kaq personale sa \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb besimi n\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt. Nuk jam me siguri nj\u00eb njeri q\u00eb frekuentoj tempuj, natyrisht i shoh me shum\u00eb respekt, me shum\u00eb kuriozitet, por nuk \u00ebsht\u00eb se i frekuentoj. Por kur vjen puna tek vet\u00eb besimi, nuk ndihem rehat t\u00eb flas sepse \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t\u2019u treguar sepse \u00ebsht\u00eb shum\u00eb personale. Njer\u00ebzit e shohin dhe e kuptojn\u00eb ekzistenc\u00ebn e di\u00e7kaje q\u00eb thuhet n\u00eb emra t\u00eb ndrysh\u00ebm, por n\u00eb t\u00eb gjitha rastet ka nj\u00eb em\u00ebrues t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt besimin tek nj\u00eb fuqi, tek nj\u00eb energji, tek nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb jasht\u00eb vetes. K\u00ebshtu q\u00eb e kam t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb shum\u00eb t\u00eb flas p\u00ebr t\u00eb.<\/p>\n<p>Stafa: Ne sot jetojm\u00eb n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb tjet\u00ebr para pandemis\u00eb, jemi plot dhe ankth dhe t\u00eb pasigurt p\u00ebr shkak t\u00eb zhvillimit teknologjik q\u00eb na ka b\u00ebr\u00eb mir\u00eb por ka dhe an\u00ebn e keqe q\u00eb ka shum\u00eb lajme t\u00eb pap\u00ebrshtatshme, lajme t\u00eb rreme duke sjell\u00eb nj\u00eb kriz\u00eb t\u00eb shtuar tek bot\u00ebkuptimi. ..a kam t\u00eb drejt\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb konstatim? Si \u00ebsht\u00eb sot raporti i besimit t\u00eb njeriut me ku duhet t\u00eb besoj\u00eb? Ky njeriu i ri teknologjik?<\/p>\n<p>Edi Rama: Un\u00eb nuk besoj q\u00eb njer\u00ebzit sot besojn\u00eb m\u00eb pak se sa p\u00ebrpara daljes s\u00eb internetit, madje madje ka studime q\u00eb thon\u00eb se rritja e fuqive t\u00eb shkenc\u00ebs p\u00ebr t\u00eb shpjeguar fenomene, nuk e ka ulur besimin e njer\u00ebzve n\u00eb Zot. P\u00ebrkundrazi, ka sot m\u00eb shum\u00eb njer\u00ebz q\u00eb besojn\u00eb n\u00eb Zot se sa kishte p\u00ebrpara se sa t\u00eb ndodhte ky shp\u00ebrthim. Por nuk besojn\u00eb m\u00eb ndoshta nj\u00eb pjes\u00eb tek rruga e Kish\u00ebs, e Xhamis\u00eb, e Sinagog\u00ebs, pra tek tempujt, tek institucionet. Gj\u00eb q\u00eb lidhet edhe me nj\u00eb kriz\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjithshme t\u00eb intitucioneve n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, t\u00eb shtetit n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, sidomos n\u00eb vendet ku ka liri, ka demokraci. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ka shum\u00eb njer\u00ebz q\u00eb besojn\u00eb tek besimi n\u00eb kuptimin q\u00eb besojn\u00eb se t\u00eb besosh nuk \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka e gabuar.<\/p>\n<p>Stafa: Pse njeriu e ka t\u00eb nevojshme k\u00ebt\u00eb?<\/p>\n<p>Edi Rama: Njeriu shpeshher\u00eb nuk arrin dot t\u2019i shpjegoj\u00eb gj\u00ebrat q\u00eb do. Madje edhe shkenca vet\u00eb nuk arrin dot t\u2019i shpjegj\u00eb deri n\u00eb fund disa gj\u00ebra. Dhe un\u00eb nuk shoh asgj\u00eb t\u00eb keqe q\u00eb njer\u00ebzit t\u00eb besojn\u00eb e njeriu t\u00eb besoj\u00eb. P\u00ebrkundrazi. Madje madje n\u00eb nj\u00eb far\u00eb kuptimi edhe ekzistenca e komuniteteve t\u00eb mbledhura rreth nj\u00eb besimi p\u00ebrtej faktit n\u00ebse n\u00eb at\u00eb komunitet ti arrin ta prek\u00ebsh apo mbetesh n\u00eb k\u00ebrkimin e paverifikuar t\u00eb Zotit, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb ndar\u00eb mes nj\u00eb grupi shoq\u00ebror, nj\u00eb komuniteti shoq\u00ebror, vlera t\u00eb cilat e ndihmojn\u00eb njeriun n\u00eb jet\u00ebn e p\u00ebrditshme, pavar\u00ebsisht se sa ai e prek apo nuk e sheh Zotin.<\/p>\n<p>Stafa: Ne jemi m\u00ebsuar me konfliktet fetare prej vitesh, me ndasi fetare. Por tani duket sikur po ndihet nj\u00eb ndasi tjet\u00ebr n\u00eb bot\u00eb, ajo mes t\u00eb pasurve dhe t\u00eb varf\u00ebrve. Dhe midis tyre po shfaqet nj\u00eb mur i lart\u00eb, fort i lart\u00eb\u2026<\/p>\n<p>Edi Rama: Patjet\u00ebr q\u00eb polarizimi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb problem gjithnj\u00eb e m\u00eb i mpreht\u00eb i shoq\u00ebrive kapitaliste, i demokracive, i vendeve ku liria e konkurrenc\u00ebs dhe tregu i lir\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebtu dhe globalizmin me efektet e veta, ka sjell\u00eb q\u00eb pasuria t\u00eb p\u00ebrq\u00ebndrohet n\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb pak njer\u00ebz, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb distanca thellohet. Por nga ana tjet\u00ebr, ka shum\u00eb t\u00eb dh\u00ebna q\u00eb tregojn\u00eb n\u00eb shum\u00eb drejtime se bota nuk ka qen\u00eb kurr\u00eb m\u00eb mir\u00eb se sot, nga pik\u00ebpamja faktuale, pra nga pik\u00ebpamja e uris\u00eb, nga pik\u00ebpamja e aksesit n\u00eb uj\u00eb, nga pik\u00ebpamja e aksesit n\u00eb sh\u00ebrbime, nga pik\u00ebpamja e aksesit n\u00eb arsim, sh\u00ebndet\u00ebsi e k\u00ebshtu me radh\u00eb. Mir\u00ebpo ajo q\u00eb e b\u00ebn polarizimin sot shum\u00eb m\u00eb t\u00eb eg\u00ebr, \u00ebsht\u00eb dhe af\u00ebrsia shum\u00eb m\u00eb e madhe q\u00eb ka krijuar bota e informacionit, q\u00eb ka krijuar platformat sociale, ku kamja dhe konsumizmi kan\u00eb marr\u00eb nj\u00eb pozicion thuajse monopol n\u00eb gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7far\u00eb shihet dhe konsumohet n\u00eb kuptimin e njer\u00ebzve t\u00eb pasur, njer\u00ebzve t\u00eb kamur, njer\u00ebzve t\u00eb veshur, njer\u00ebzve t\u00eb pajisur me sht\u00ebpia, me makina, me avion\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb pjesa tjet\u00ebr e shikon shum\u00eb qart\u00eb hendekun e madh q\u00eb e ndan me k\u00ebt\u00eb elit\u00eb, dhe kjo e rrit shum\u00eb ndjesin\u00eb e konfliktit.<\/p>\n<p>Stafa: N\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr, sa thirrje p\u00ebr dashurin\u00eb njer\u00ebzore ka n\u00eb k\u00ebto fjalime, sa pesh\u00eb kan\u00eb brenda t\u00eb v\u00ebrtetat q\u00eb thuhen aty?<\/p>\n<p>Edi Rama: Kur un\u00eb vendosa q\u00eb t\u00eb b\u00ebj ftes\u00ebn e par\u00eb p\u00ebr nj\u00eb iftar k\u00ebtu n\u00eb Kryeministri, me th\u00ebn\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn, e b\u00ebra si nj\u00eb hap drejt nj\u00eb komuniteti q\u00eb p\u00ebr arsye t\u00eb ndryshme \u00ebsht\u00eb ndjer\u00eb jo rrall\u00eb i paragjykuar si pasoj\u00eb e paragjykimeve ndaj islamit. Mos t\u00eb harrojm\u00eb n\u00eb Europ\u00eb dhe n\u00eb per\u00ebndim jan\u00eb thelluar shum\u00eb sidomos pas atentantit ndaj Kullave Binjake dhe gjith\u00eb stereotipeve q\u00eb e lidh\u00ebn islamin me terrorin dhe islamizmin dhe fen\u00eb myslimane, mysliman\u00ebt, me inkopaktibilitet organik me per\u00ebndimin. Dhe p\u00ebrtej k\u00ebsaj, nuk \u00ebsht\u00eb se kisha ndonj\u00eb reflektim t\u00eb thell\u00eb q\u00eb m\u00eb erdhi hap pas hapi dhe m\u00eb erdhi vit pas viti duke arritur n\u00eb pik\u00ebn q\u00eb t\u00eb kem jo padurim, por q\u00eb ta pres me shum\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi at\u00eb dark\u00ebn e iftarit. Dhe ka di\u00e7ka shum\u00eb t\u00eb bukur ai ritual dhe un\u00eb e kuptoj shum\u00eb mir\u00eb tani at\u00eb pjes\u00ebn strikt, edukative q\u00eb ka Ramazani p\u00ebr ata q\u00eb e ndjekin dhe pjes\u00ebn thell\u00ebsisht t\u00eb sh\u00ebndetshme q\u00eb ka praktika e Ramazanit, q\u00eb \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtet\u00eb shum\u00eb impresionuese p\u00ebr efektet q\u00eb ka n\u00eb aspektin fizik tek njeriu, n\u00eb aspektin sh\u00ebndet\u00ebsor te njeriut dhe n\u00eb aspektin mendor te njeriu. Dhe sigurisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, pastaj edhe kapaciteti i njeriut p\u00ebr t\u00eb prodhuar energji pozitive ndaj tjetrit, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb i madh se n\u00eb dit\u00eb t\u00eb zakonshme, ashtu sikund\u00ebr energjit\u00eb negative vetvetiu bien n\u00eb raport me dit\u00ebt e zakonshme.<\/p>\n<p>Stafa: Po p\u00ebr ata q\u00eb mendojn\u00eb se besimet jan\u00eb shpikur, \u00e7far\u00eb mendon?<\/p>\n<p>Edi Rama: Un\u00eb mendoj q\u00eb edhe sikur Zoti t\u00eb mos ekzistonte, njeriu ka b\u00ebr\u00eb shum\u00eb mir\u00eb q\u00eb e ka shpikur. M\u00eb mir\u00eb me Zot, se sa pa Zot.<\/p>\n<p>Stafa: Ju jeni i krishter\u00eb dhe jetoni \u00e7do dit\u00eb me mendimin se besimet pasqyrohen tek nj\u00ebri-tjetri. Si keni arritur n\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrfundim?<\/p>\n<p>Edi Rama: Shiko un\u00eb jam pag\u00ebzuar katolik nga gjyshja ime katolike dhe ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fakt. Jam i krishter\u00eb nga famija dhe ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fakt. Por un\u00eb nuk jam n\u00eb rreshtin e t\u00eb krishter\u00ebve q\u00eb z\u00ebn\u00eb radh\u00ebn p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb der\u00ebn e Kish\u00ebs dhe i n\u00ebnshtrohen ritualeve t\u00eb tyre, sepse nuk e kam k\u00ebshtu t\u00eb konceptuar marr\u00ebdh\u00ebnien me fen\u00eb. K\u00ebshtu q\u00eb kjo m\u00eb ndihmon q\u00eb t\u00eb shoh pa asnj\u00eb rezerv\u00eb edhe fet\u00eb e t\u00eb tjer\u00ebve dhe t\u00eb kuptoj tek fet\u00eb e t\u00eb tjer\u00ebve faktikisht reflektohet i nj\u00ebjti Zot. Dhe n\u00eb fund t\u00eb dit\u00ebs librat e shenjt\u00eb duken t\u00eb shkruar nga i nj\u00ebjti autor, q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dhe i vet\u00ebm. N\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim kam krijuar edhe iden\u00eb p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar Parkun e Besimit dhe p\u00ebr t\u00eb krijuar at\u00eb hap\u00ebsir\u00eb ku nuk ka Kisha, nuk ka Xhamia, nuk ka Sinagoga dhe tempuj t\u00eb tjer\u00eb, por ku p\u00ebrmes luleve, p\u00ebrmes pem\u00ebve, p\u00ebrmes frutave, p\u00ebrmes tregimeve t\u00eb librave t\u00eb ndrysh\u00ebm t\u00eb shenjt\u00eb, ti njihesh n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb tjet\u00ebr me fet\u00eb e ndryshme dhe nd\u00ebrkoh\u00eb tavan ke qiellin q\u00eb i bashkon t\u00eb gjith\u00eb dhe jo tavanin e Kish\u00ebs apo Xhamis\u00eb.<\/p>\n<p>Stafa: N\u00eb fjalimet tuaja ju predikoni shpesh ndjekjen e s\u00eb mir\u00ebs dhe t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs. N\u00eb rolin e Kryeministrit, sa gjithmon\u00eb \u00ebsht\u00eb i arritsh\u00ebm ky q\u00ebllim?<\/p>\n<p>Edi Rama: N\u00eb rolin e Kryeministrit \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb e arritshme q\u00eb ti t\u00eb mos zgjedh\u00ebsh t\u00eb keqen apo t\u00eb padrejt\u00ebn me q\u00ebllim. \u00cbsht\u00eb gjithmon\u00eb e arritshme. Ama nuk t\u00eb detyron t\u00eb jesh q\u00ebllimisht i keq apo q\u00ebllimisht i padrejt\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb mund t\u00eb ndodh\u00eb dhe i ndodh\u00eb t\u00eb gjith\u00ebve q\u00eb ti n\u00eb mir\u00ebbesim merr nj\u00eb vendim q\u00eb mund t\u00eb mos jet\u00eb i duhuri dhe mund t\u00eb mos sjell\u00eb t\u00eb mira dhe mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00eb d\u00ebm. Por ama n\u00eb mir\u00ebbesim.<\/p>\n<p>Stafa: Diku tjet\u00ebr n\u00eb nj\u00eb pasazh shkruani: \u201cNuk ka luftra mes feve, por ka luftra mes injorant\u00ebve\u201d. Ne jetojm\u00eb n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb t\u00eb mbushur me konflikte, secila nga k\u00ebto luftra ka nj\u00eb baz\u00eb fetare. Megjithat\u00eb ju thoni t\u00eb marr\u00eb nga Dostojevski, q\u00eb \u201cK\u00ebt\u00eb bot\u00eb do ta shp\u00ebtoj\u00eb e bukura\u201d. Cila \u00ebsht\u00eb kjo e bukur zoti Kryeminist\u00ebr?<\/p>\n<p>Edi Rama: Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb besim, por nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb formul\u00eb shp\u00ebtimi. Por \u00ebsht\u00eb nj\u00eb besim sepse poezit\u00eb, pikturat, librat, k\u00ebshillimet e shkenc\u00ebs, nuk e kan\u00eb penguar njeriun q\u00eb t\u00eb vras\u00eb njeriun dhe nuk kan\u00eb ndaluar ndonj\u00eb luft\u00eb. Por nd\u00ebrkoh\u00eb rruga e njeriut \u00ebsht\u00eb rruga e p\u00ebrpjekjes p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrsosur dhe rruga p\u00ebr t\u00eb l\u00ebn\u00eb gjurm\u00eb, dhe k\u00ebtu tek p\u00ebrsosja dhe l\u00ebnia e gjurm\u00ebs ngat\u00ebrrohen pastaj nganj\u00ebher\u00eb dhe p\u00ebr fat t\u00eb keq shpesh her\u00eb edhe q\u00ebllimet dhe vlerat e gjurm\u00ebve q\u00eb l\u00eb. Sepse edhe nj\u00eb q\u00eb vendos t\u00eb b\u00ebhet kamikaz, e shikon si rrug\u00eb p\u00ebrsosje dhe si m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb l\u00ebn\u00eb nj\u00eb gjurm\u00eb t\u00eb thell\u00eb n\u00eb historin\u00eb e popullit t\u00eb vet. K\u00ebshtu q\u00eb n\u00eb fund fare jeta \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje zgjedhje, sepse n\u00ebse Zoti ekziston dhe na ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb gjith\u00ebve njer\u00ebz, na ka l\u00ebn\u00eb po ashtu dhe lirin\u00eb t\u00eb zgjedhim. Dhe nuk na e ka zgjidhur me magji, me dekret nga lart asnj\u00eb dilem\u00eb. Dilemat jan\u00eb tonat dhe ne duhet t\u00eb b\u00ebjm\u00eb zgjedhjet tona, pastaj n\u00eb fund vjen gjykimi q\u00eb secili\u2026<br \/>\nM. Stafa: E beson gjykimin q\u00eb vjen n\u00eb fund?<\/p>\n<p>Edi Rama: Un\u00eb e besoj gjykimin q\u00eb vjen n\u00eb fund, por varet nga kush. Un\u00eb nuk hyj q\u00eb t\u00eb shpjegoj apo t\u2019i shpjegoj vetes se cila \u00ebsht\u00eb shkalla m\u00eb e lart\u00eb e gjykimit, por besoj q\u00eb gjykimi i atyre q\u00eb t\u00eb kan\u00eb njohur, gjykimi i atyre q\u00eb t\u00eb kan\u00eb besuar, gjykimi i atyre q\u00eb nuk t\u00eb njoh\u00ebn por q\u00eb kan\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb shikojn\u00eb gjurm\u00ebt q\u00eb ke l\u00ebn\u00eb, jan\u00eb t\u00eb gjitha t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme. Im at\u00eb, ndjes\u00eb past\u00eb, thoshte: \u201cN\u00eb fund t\u00eb dit\u00ebs asgj\u00eb nuk ka vler\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 se kujtimit t\u00eb mir\u00eb.\u201d Dhe kjo b\u00ebn shum\u00eb sens.<\/p>\n<p>Stafa: Dhe n\u00eb fund kur do sh\u00ebtisim n\u00eb Parkun e Besimit?<\/p>\n<p>Edi Rama: \u00cbsht\u00eb nj\u00eb kompleks nd\u00ebrtimi i Parkut t\u00eb Besimit dhe Parku i Besimit do t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb vite p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb ai q\u00eb duhet, sepse do t\u00eb duhet t\u00eb rriten krijesat\u2026 por shpresoj shum\u00eb q\u00eb mos t\u00eb humbasim shum\u00eb koh\u00eb p\u00ebr ta filluar, pastaj do t\u00eb na duhen disa vite p\u00ebr ta par\u00eb. ..Por ti je e re, k\u00ebshtu q\u00eb do kesh mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebtitur n\u00eb Parkun e Besimit.<\/p>\n<p>Stafa: Kur vjen libri tjet\u00ebr?<\/p>\n<p>Edi Rama: Nuk e kam nj\u00eb plan, por do vij\u00eb vet\u00eb.\/TopChannel <\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Saga e refleksioneve vijon, \u201cN\u00eb Sofr\u00ebn e H\u00ebn\u00ebs\u201d \u00ebsht\u00eb libri m\u00eb i ri i kryeministrit Edi Rama, nj\u00eb lib\u00ebr me refleksionet e iftareve t\u00eb shtruar n\u00eb funksionin e kryeministrit. P\u00ebr Monika Staf\u00ebn n\u00eb \u201cExclusive\u201d n\u00eb Top Channel ai tregon se botimi i k\u00ebtij libri erdhi nd\u00ebr t\u00eb tjera edhe p\u00ebr shkak t\u00eb dashuris\u00eb q\u00eb ka [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-80205","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/80205","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=80205"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/80205\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=80205"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=80205"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=80205"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}