{"id":80200,"date":"2026-04-05T19:48:24","date_gmt":"2026-04-05T19:48:24","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/05\/kemi-arsye-te-jemi-krenare-per-paraardhesit-tane-i-rezistuan-shperberjes-rama-me-te-huajt-jemi-me-te-mire-se-me-njeri-tjetrin\/"},"modified":"2026-04-05T19:48:24","modified_gmt":"2026-04-05T19:48:24","slug":"kemi-arsye-te-jemi-krenare-per-paraardhesit-tane-i-rezistuan-shperberjes-rama-me-te-huajt-jemi-me-te-mire-se-me-njeri-tjetrin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/05\/kemi-arsye-te-jemi-krenare-per-paraardhesit-tane-i-rezistuan-shperberjes-rama-me-te-huajt-jemi-me-te-mire-se-me-njeri-tjetrin\/","title":{"rendered":"\u201cKemi arsye t\u00eb jemi krenar\u00eb p\u00ebr paraardh\u00ebsit tan\u00eb, i rezistuan shp\u00ebrb\u00ebrjes\u201d, Rama: Me t\u00eb huajt jemi m\u00eb t\u00eb mir\u00eb se me nj\u00ebri-tjetrin"},"content":{"rendered":"<p>I pyetur n\u00ebse shqiptar\u00ebt jan\u00eb aq t\u00eb vlefsh\u00ebm dhe aq cil\u00ebsor\u00eb sa t\u00eb meritojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb partner\u00eb t\u00eb konsoliduar brenda familjes europiane, Edi Rama thot\u00eb se \u00e7do komb ka forcat e veta t\u00eb drit\u00ebs dhe ato t\u00eb err\u00ebsir\u00ebs.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb sipas tij, ka nj\u00eb arsye p\u00ebrse shqiptar\u00ebt duhet t\u00eb jen\u00eb krenar\u00eb p\u00ebr paraardh\u00ebsit e tyre: \u201cm\u00ebnyra se si kan\u00eb arritur t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb dhe t\u00eb mbijetojn\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb jan\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuar dhe jo nj\u00eb her\u00eb nga shp\u00ebrb\u00ebrja, nga tretja, nga asimilimi\u201d, shprehet Rama n\u00eb Exclusive n\u00eb Top Channel p\u00ebr Monika Staf\u00ebn.<\/p>\n<p>Pjes\u00eb nga intervista<\/p>\n<p>Stafa: N\u00eb fjalimet tuaja vler\u00ebsoni shum\u00eb shqiptar\u00ebt, aq sa shpesh her\u00eb mendon se e teproni, duke kritikuar edhe k\u00ebt\u00eb klubin evropian q\u00eb nuk na sheh aq t\u00eb dashur, aq si partner\u00eb konsolidues e integrues shkruani ju. V\u00ebrtet besoni q\u00eb shqiptar\u00ebt jan\u00eb aq t\u00eb vlefsh\u00ebm dhe aq cil\u00ebsor\u00eb sa meritojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb partner\u00eb konsolidues brenda k\u00ebsaj familjeje t\u00eb madhe sic \u00ebsht\u00eb Evropa? Nga ju vjen ky besim?<\/p>\n<p>Edi Rama: Nuk e di ekzakt\u00ebsisht se a i vler\u00ebsoj shum\u00eb shqiptar\u00ebt n\u00eb kuptimin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm, sepse un\u00eb nuk besoj tek vler\u00ebsimet e p\u00ebrgjithshme t\u00eb popujve, t\u00eb kombeve. Them se \u00e7do komb ka forcat veta t\u00eb drit\u00ebs dhe forcat e veta t\u00eb err\u00ebsir\u00ebs. \u00c7do komb ka njer\u00ebzit e vet t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm, ka njer\u00ebz t\u00eb zakonsh\u00ebm q\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi jan\u00eb njer\u00ebz shum\u00eb t\u00eb ngjash\u00ebm n\u00eb qenien e tyre pavar\u00ebsisht ngjyr\u00ebs s\u00eb l\u00ebkur\u00ebs, pavar\u00ebsisht gjuh\u00ebs, pavar\u00ebsisht gjeografis\u00eb. Por n\u00eb ndonj\u00eb aspekt mendoj q\u00eb ne kemi arsye p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb krenar\u00eb p\u00ebr paraardh\u00ebsit tan\u00eb. Dhe nj\u00eb nga k\u00ebto aspekte \u00ebsht\u00eb m\u00ebnyra se si paraardh\u00ebsit tan\u00eb kan\u00eb arritur t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb dhe t\u00eb mbijetojn\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb jan\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuar dhe jo nj\u00eb her\u00eb nga shp\u00ebrb\u00ebrja, nga tretja, nga asimilimi. Nj\u00eb tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb m\u00ebnyra se si paraardh\u00ebsit tan\u00eb mbrojtjen e hebrenjve e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore..kjo \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka unike. Dhe ajo q\u00eb e b\u00ebn unike \u00ebsht\u00eb fakti q\u00eb \u00ebsht\u00eb e krahasueshme, pra e b\u00ebn\u00eb shqiptar\u00ebt por nuk e b\u00ebn\u00eb shum\u00eb popuj dhe kombe t\u00eb tjera. Por dhe pastaj m\u00ebnyra se si njer\u00ebz, shqiptar\u00eb t\u00eb caktuar n\u00eb histori, ia kan\u00eb dal\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb gj\u00ebra q\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb q\u00eb i kan\u00eb b\u00ebr\u00eb jan\u00eb dukur totalisht t\u00eb pamundura. Pra, un\u00eb nuk besoj dhe shpresoj q\u00eb t\u00eb mos e idealizoj popullin ton\u00eb, sepse kjo nuk ndihmon. Por nga ana tjet\u00ebr i jam mir\u00ebnjoh\u00ebs fatit q\u00eb jam shqiptar dhe nuk jam di\u00e7ka tjet\u00ebr. Dhe n\u00ebse do zgjidhja, prap\u00eb do zgjidhja t\u00eb isha shqiptar.<\/p>\n<p>Stafa: Pjes\u00ebn e bashk\u00ebjetes\u00ebs fetare e p\u00ebrmend vazhdimisht, jo vet\u00ebm si propagand\u00eb, por dhe si vler\u00eb t\u00eb shtuar ton\u00ebn, si thesar kulturor. Kur e flisni n\u00eb aren\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare, ju shohin me skepticiz\u00ebm a me dyshim?<\/p>\n<p>Edi Rama: Un\u00eb e p\u00ebrmend dhe mbase duhet ta p\u00ebrmend edhe m\u00eb shum\u00eb, sepse un\u00eb e konsideroj nj\u00ebkoh\u00ebsisht nj\u00eb sistem shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm sigurie p\u00ebr paqen, p\u00ebr vazhdim\u00ebsin\u00eb e patrazuar t\u00eb popullit ton\u00eb, sepse jan\u00eb t\u00eb panum\u00ebrta rastet kur larmia fetare e nj\u00eb bashk\u00ebsie ka krijuar plag\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonshme, ka sjell\u00eb vdekje, ka sjell\u00eb shkat\u00ebrrim, ka sjell\u00eb trazira t\u00eb pash\u00ebrueshme. Dhe \u00ebsht\u00eb si di\u00e7ka e jasht\u00ebzakonshme q\u00eb kur e ke nuk e vler\u00ebson. Ka shum\u00eb gj\u00ebra t\u00eb jasht\u00ebzakonshme q\u00eb ne i kemi dhe nuk i vler\u00ebsojm\u00eb. Njeriu nuk \u00ebsht\u00eb i prirur t\u2019i vler\u00ebsoj\u00eb ato q\u00eb ka. Ne nuk jemi t\u00eb prirur as ta imagjinojm\u00eb se mund t\u00eb zgjohesh n\u00eb m\u00ebngjes dhe mund t\u00eb mos shoh\u00ebsh m\u00eb, dhe e marrim t\u00eb mir\u00ebqen\u00eb q\u00eb patjet\u00ebr kur zgjohesh n\u00eb m\u00ebngjes mund t\u00eb shoh\u00ebsh drit\u00ebn. Por sa njer\u00ebz ka q\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb par\u00eb nj\u00ebher\u00eb drit\u00ebn do ishin n\u00eb gjendje q\u00eb t\u00eb jepnin jet\u00ebn, sepse jan\u00eb t\u00eb verb\u00ebr. Ne nuk e vler\u00ebsojm\u00eb kur zgjohemi, q\u00eb kemi p\u00ebrpara dit\u00ebn, q\u00eb n\u00eb thjesht\u00ebsin\u00eb e vet, apo me gj\u00ebrat q\u00eb ka q\u00eb ne na duken t\u00eb zakonshme, q\u00eb kemi familjen, q\u00eb kemi sht\u00ebpin\u00eb, q\u00eb kemi miqt\u00eb, q\u00eb mund t\u00eb ulemi n\u00eb nj\u00eb tryez\u00eb q\u00eb mund t\u00eb ushqehemi dhe t\u00eb flasim p\u00ebr di\u00e7ka, q\u00eb sa njer\u00ebz do ishin ata q\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr k\u00ebt\u00eb dit\u00eb do jepin gjith\u00eb jet\u00ebn? Sa t\u00eb duash. Pra, nga m\u00eb t\u00eb thjeshtat deri tek ato q\u00eb jan\u00eb m\u00eb t\u00eb nd\u00ebrlikuara, kur i kemi nuk i vler\u00ebsojm\u00eb. Por nuk duhet asnj\u00ebher\u00eb ta harrojm\u00eb dhe un\u00eb asnj\u00ebher\u00eb nuk e harroj, se \u00e7far\u00eb ferri do ishte Shqip\u00ebria sikur kjo vllaz\u00ebri, apo kjo harmoni fetare si\u00e7 e quajti Papa Fran\u00e7esku kur erdhi k\u00ebtu, t\u00eb shp\u00ebrb\u00ebhej dhe n\u00eb vend t\u00eb saj t\u00eb ishte mosdakord\u00ebsia, konflikti, lufta, do ishte nj\u00eb llahtar. Nd\u00ebrsa t\u00eb huajt, besoj q\u00eb tani e kan\u00eb perceptuar dhe e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb veten nj\u00eb pamje p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb af\u00ebr realitetit, se sa pamja q\u00eb kishin deri jo shum\u00eb vite m\u00eb par\u00eb, kur na respektonin formalisht, kur as na besonin dhe as na vler\u00ebsonin. Dhe nd\u00ebrkoh\u00eb p\u00ebrs\u00ebri kan\u00eb nevoj\u00eb t\u00eb d\u00ebgjojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr vllaz\u00ebrin\u00eb, p\u00ebr harmonin\u00eb fetare, p\u00ebr \u00e7far\u00eb kemi b\u00ebr\u00eb ne p\u00ebr hebrenjt\u00eb, p\u00ebr sa shum\u00eb jemi ne t\u00eb p\u00ebrkushtuar ndaj per\u00ebndimit, p\u00ebr sa shum\u00eb kemi hequr ne si komb dhe si vend nga e kaluara, nga diktatura, p\u00ebr se si e kemi m\u00ebsuar gjith\u00e7ka n\u00eb ekstrem p\u00ebr shkak t\u00eb faktit q\u00eb ishim n\u00eb an\u00ebn e gabuar t\u00eb historis\u00eb, kur u izoluam dhe u rreshtuam me diktator\u00ebt, me gjakatar\u00ebt e bot\u00ebs. Jan\u00eb gj\u00ebra q\u00eb duhet t\u2019i ndihmojm\u00eb q\u00eb t\u2019i shohin dhe t\u2019i dijn\u00eb p\u00ebr ne.<\/p>\n<p>Stafa: Sa t\u00eb mir\u00eb jan\u00eb shqiptar\u00ebt me t\u00eb huajt dhe me nj\u00ebri-tjetrin?<\/p>\n<p>Edi Rama: Me t\u00eb huajt jan\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb se me nj\u00ebri-tjetrin. Kjo nuk diskutohet. Por jo me t\u00eb huajt thjesht me ata q\u00eb flasin gjuh\u00eb tjet\u00ebr, por dhe me t\u00eb huajt q\u00eb trokasin n\u00eb der\u00eb, pra dhe me t\u00eb panjohurit q\u00eb flasin shqip e jan\u00eb shqiptar\u00eb, jan\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p>Stafa: Nga vjen kjo?<\/p>\n<p>Edi Rama: Nuk \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka q\u00eb \u00ebsht\u00eb tipike shqiptare, e kan\u00eb shum\u00eb popuj besoj dhe nuk \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka q\u00eb\u2026 Ajo q\u00eb na b\u00ebn ne pak m\u00eb t\u00ebrheq\u00ebs n\u00eb kuptimin negativ n\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt, \u00ebsht\u00eb se e kemi m\u00eb t\u00eb bujshme, e kemi m\u00eb t\u00eb zhurmshme, e kemi m\u00eb brutale m\u00ebnyr\u00ebn se si sillemi me nj\u00ebri-tjetrin nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt mund t\u00eb ushqejn\u00eb po at\u00eb ndjenj\u00eb pak\u00ebnaq\u00ebsie p\u00ebr tjetrin, por nuk e shprehin kaq brutalisht. Un\u00eb besoj q\u00eb kjo \u00ebsht\u00eb agravuar sidomos nga izolimi dhe pastaj edhe nga posht\u00ebrimi. Por nuk \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka tipike shqiptare besoj.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>I pyetur n\u00ebse shqiptar\u00ebt jan\u00eb aq t\u00eb vlefsh\u00ebm dhe aq cil\u00ebsor\u00eb sa t\u00eb meritojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb partner\u00eb t\u00eb konsoliduar brenda familjes europiane, Edi Rama thot\u00eb se \u00e7do komb ka forcat e veta t\u00eb drit\u00ebs dhe ato t\u00eb err\u00ebsir\u00ebs. Megjithat\u00eb sipas tij, ka nj\u00eb arsye p\u00ebrse shqiptar\u00ebt duhet t\u00eb jen\u00eb krenar\u00eb p\u00ebr paraardh\u00ebsit e tyre: \u201cm\u00ebnyra [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-80200","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/80200","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=80200"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/80200\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=80200"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=80200"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=80200"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}