{"id":80189,"date":"2026-04-05T17:17:23","date_gmt":"2026-04-05T17:17:23","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/05\/detaje-te-reja-si-i-mashtroi-cia-iranianet-per-pilotin-amerikan-te-rrezuar\/"},"modified":"2026-04-05T17:17:23","modified_gmt":"2026-04-05T17:17:23","slug":"detaje-te-reja-si-i-mashtroi-cia-iranianet-per-pilotin-amerikan-te-rrezuar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/05\/detaje-te-reja-si-i-mashtroi-cia-iranianet-per-pilotin-amerikan-te-rrezuar\/","title":{"rendered":"Detaje t\u00eb reja\/ Si i mashtroi CIA iranian\u00ebt p\u00ebr pilotin amerikan t\u00eb rr\u00ebzuar"},"content":{"rendered":"<p><span>I fshehur vet\u00ebm n\u00eb nj\u00eb gryk\u00eb malore pas vij\u00ebs s\u00eb armikut, piloti amerikan i plagosur e dinte sakt\u00ebsisht se \u00e7far\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebnte: t\u00eb mbijetonte q\u00eb t\u00eb arratisej.<\/span><\/p>\n<p><span>P\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se 1 dit\u00eb, oficeri i sistemeve t\u00eb arm\u00ebve t\u00eb avionit \u201cF-15E Strike Eagle\u201d i cili u rr\u00ebzua brenda Iranit, i shp\u00ebtoi kapjes nga forcat iraniane q\u00eb po pushtonin territorin. N\u00eb nj\u00eb moment, ai u ngjit n\u00eb nj\u00eb terren t\u00eb thyer deri n\u00eb nj\u00eb kresht\u00eb 7,000 metra mbi nivelin e detit, i pajisur me pak m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb pistolet\u00eb, nj\u00eb pajisje komunikimi dhe nj\u00eb sinjalizues gjurmimi.<\/span><\/p>\n<p><span>Pik\u00ebrisht n\u00eb malet e larta, nj\u00eb ekip komandosh amerikan\u00eb, i shoq\u00ebruar nga avion\u00eb amerikan\u00eb q\u00eb hidhnin bomba p\u00ebr t\u00eb pastruar zon\u00ebn, u turr\u00ebn p\u00ebr t\u00eb gjetur oficerin, duke e shp\u00ebtuar at\u00eb dhe veten e tyre.<\/span><\/p>\n<p><span>Dy zyrtar\u00eb amerikan\u00eb i treguan CNN detaje t\u00eb operacionit t\u00eb rreziksh\u00ebm. Sipas tyre n\u00eb operacion u p\u00ebrfshin\u00eb qindra personel ushtarak dhe t\u00eb inteligjenc\u00ebs amerikane. N\u00eb operacion u b\u00ebn\u00eb pjes\u00eb Forcat e Operacioneve Speciale q\u00eb kryen misionin e suksessh\u00ebm t\u00eb shp\u00ebtimit dhe operativ\u00eb t\u00eb CIA-s q\u00eb organizuan paraprakisht nj\u00eb fushat\u00eb mashtrimi p\u00ebr t\u00eb ngat\u00ebrruar pengmarr\u00ebsit e mundsh\u00ebm iranian\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span>Operacioni pati disa momente t\u00eb v\u00ebshtira. Dy avion\u00eb shp\u00ebtimi u bllokuan n\u00eb tok\u00eb duke detyruar forcat speciale q\u00eb t\u2019i hidhnin ata n\u00eb er\u00eb q\u00eb t\u00eb mos binin n\u00eb duart e iranian\u00ebve. P\u00ebr t\u00eb t\u00ebrhequr komandot dhe pilotin u d\u00ebrguan avion\u00eb t\u00eb tjer\u00eb nd\u00ebrsa zona u bombardua r\u00ebnd\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndalur avancimin e iranian\u00ebve.<\/span><\/p>\n<p><span>\u201cE GJET\u00cbM!\u201d \u2013 shkroi Presidenti Donald Trump n\u00eb mediat sociale pasi e kaloi t\u00eb shtun\u00ebn duke monitoruar operacionin nga Sht\u00ebpia e Bardh\u00eb. \u201cGjat\u00eb disa or\u00ebve t\u00eb fundit, Ushtria e Shteteve t\u00eb Bashkuara kreu nj\u00eb nga Operacionet m\u00eb t\u00eb guximshme t\u00eb K\u00ebrkimit dhe Shp\u00ebtimit n\u00eb Historin\u00eb e SHBA-s\u00eb.\u201d<\/span><\/p>\n<p><span>Videoja dhe imazhet e publikuara nga media shtet\u00ebrore iraniane dhe t\u00eb gjeo-lokuara nga CNN tregojn\u00eb rr\u00ebnojat e djegura t\u00eb disa avion\u00ebve n\u00eb provinc\u00ebn jugore t\u00eb Esfahan n\u00eb Iran. N\u00eb pamjet filmike, duket nj\u00eb fush\u00eb e madhe me mbeturina avion\u00ebsh ende duke nxjerr\u00eb tym. Pjes\u00eb t\u00eb shkat\u00ebrruara t\u00eb avion\u00ebve, p\u00ebrfshir\u00eb ato q\u00eb duket se jan\u00eb motor\u00eb turbohelik\u00eb, jan\u00eb gjithashtu t\u00eb dukshme. Nuk \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb se \u00e7far\u00eb lloj avioni jan\u00eb ose kujt i p\u00ebrkasin.<\/span><\/p>\n<p><span>Media shtet\u00ebrore pretendoi se ishin forcat iraniane q\u00eb q\u00eblluan avionin e par\u00eb n\u00eb imazhe. N\u00eb nj\u00eb postim n\u00eb Truth Social, Presidenti Trump nuk p\u00ebrmendi humbjet e avion\u00ebve, por tha se asnj\u00eb an\u00ebtar i sh\u00ebrbimit amerikan nuk u plagos ose u vra n\u00eb operacion. CNN i \u00ebsht\u00eb drejtuar p\u00ebr nj\u00eb koment ushtris\u00eb amerikane.<\/span><\/p>\n<p><span>Ushtria e Iranit tha se forcat amerikane p\u00ebrdor\u00ebn nj\u00eb pist\u00eb uljeje t\u00eb braktisur p\u00ebr t\u00eb kryer operacionin. Nj\u00eb analiz\u00eb e imazheve satelitore nga CNN konfirmoi pranin\u00eb e nj\u00eb piste t\u00eb vog\u00ebl uljeje rreth zon\u00ebs ku u mor\u00ebn imazhet. Imazhet p\u00ebrkojn\u00eb rreth 50 kilometra nga qyteti iranian i Esfahanit. CNN arriti t\u00eb gjeolokonte videon dhe imazhet duke p\u00ebrputhur vargmalin pas rr\u00ebnojave me imazhet satelitore.<\/span><\/p>\n<p><span>Gara p\u00ebr t\u00eb gjetur dhe rikuperuar oficerin u b\u00eb nj\u00eb p\u00ebrpjekje gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse p\u00ebr administrat\u00ebn amerikane pasi u rr\u00ebzua avioni luftarak. Piloti i aeroplanit u gjet shpejt, por Sht\u00ebpia e Bardh\u00eb dhe Pentagoni refuzuan t\u00eb konfirmonin shp\u00ebtimin pasi nj\u00eb mision i dyt\u00eb, m\u00eb i zgjatur p\u00ebr t\u00eb gjetur shokun e tij t\u00eb ekuipazhit ishte duke u zhvilluar.<\/span><\/p>\n<p><span>T\u00eb dy ishin hedhur nga aeroplani kur u godit\u00ebn, por vendndodhja e oficerit t\u00eb sistemeve t\u00eb arm\u00ebve nuk dihej. Pasi p\u00ebsoi l\u00ebndime gjat\u00eb hedhjes, ai u fsheh n\u00eb gryk\u00eb mali p\u00ebr t\u00eb shmangur zbulimin nga iranian\u00ebt, udh\u00ebheq\u00ebsit e t\u00eb cilit kishin v\u00ebn\u00eb nj\u00eb shp\u00ebrblim p\u00ebr kapjen e tij.<\/span><\/p>\n<p><span>Komunikimi i tij m\u00eb forcat amerikane ishte sporadik, pasi p\u00ebrpiqej t\u00eb shmangte zbulimin nga forcat iraniane. N\u00eb Uashington, Trump e kaloi t\u00eb premten n\u00eb Krahun Per\u00ebndimor, duke l\u00ebvizur midis Zyr\u00ebs Ovale dhe dhom\u00ebs s\u00eb ngr\u00ebnies ngjitur p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb p\u00ebrdit\u00ebsime mbi misionin p\u00ebr t\u00eb gjetur oficerin. Rr\u00ebzimi i F-15E, s\u00eb bashku me aft\u00ebsin\u00eb e Iranit p\u00ebr t\u00eb goditur nj\u00eb aeroplan tjet\u00ebr \u2013 nj\u00eb A-10 Warthog \u2013 dhe nj\u00eb helikopter amerikan q\u00eb ndihmonte n\u00eb misionin e k\u00ebrkim-shp\u00ebtimit, duket se minon pretendimet e administrat\u00ebs s\u00eb tij p\u00ebr dominim ajror mbi Iranin.<\/span><\/p>\n<p><span>Trump nuk luajti golf t\u00eb shtun\u00ebn, duke q\u00ebndruar n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb pasi ishte n\u00eb zhvillim operacioni p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb Iran p\u00ebr t\u00eb gjetur pilotin e rr\u00ebzuar. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb q\u00eb planifikuesit ushtarak\u00eb po nxitonin t\u00eb hartonin pjes\u00ebt e operacionit, nj\u00eb p\u00ebrpjekje paralele ishte duke u zhvilluar nga CIA. Operativ\u00ebt e inteligjenc\u00ebs amerikane punuan p\u00ebr t\u00eb qarkulluar informacion brenda Iranit se t\u00eb dy an\u00ebtar\u00ebt e ekuipazhit ishin gjetur, duke k\u00ebrkuar t\u00eb ngat\u00ebrronin an\u00ebtar\u00ebt e Korpusit t\u00eb Gard\u00ebs Revolucionare Islamike, t\u00eb cil\u00ebt po k\u00ebrkonin urgjentisht oficerin e rr\u00ebzuar.<\/span><\/p>\n<p><span>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Izraeli shtyu disa sulme t\u00eb planifikuara n\u00eb Iran p\u00ebr t\u00eb mos nd\u00ebrhyr\u00eb n\u00eb p\u00ebrpjekjet e k\u00ebrkim-shp\u00ebtimit, tha nj\u00eb zyrtar izraelit p\u00ebr CNN, dhe ofroi mb\u00ebshtetje t\u00eb inteligjenc\u00ebs, sipas dy burimeve izraelite. Ishte CIA ajo q\u00eb n\u00eb fund identifikoi vendndodhjen e sakt\u00eb t\u00eb oficerit dhe ndau informacionin me ushtrin\u00eb. \u201cKy luft\u00ebtar i guximsh\u00ebm ishte pas vijave t\u00eb armikut n\u00eb malet e pabes\u00eb t\u00eb Iranit, duke u ndjekur nga armiqt\u00eb tan\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt po afroheshin gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb me or\u00eb, por nuk ishte kurr\u00eb v\u00ebrtet vet\u00ebm\u201d, \u2013 shkroi Trump. <strong>\u00a9P\u00ebrgatiti LAPSI.al<\/strong><\/span><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/04\/05\/detaje-te-reja-si-i-mashtroi-cia-iranianet-per-pilotin-amerikan-te-rrezuar\/\">Detaje t\u00eb reja\/ Si i mashtroi CIA iranian\u00ebt p\u00ebr pilotin amerikan t\u00eb rr\u00ebzuar<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>I fshehur vet\u00ebm n\u00eb nj\u00eb gryk\u00eb malore pas vij\u00ebs s\u00eb armikut, piloti amerikan i plagosur e dinte sakt\u00ebsisht se \u00e7far\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebnte: t\u00eb mbijetonte q\u00eb t\u00eb arratisej. P\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se 1 dit\u00eb, oficeri i sistemeve t\u00eb arm\u00ebve t\u00eb avionit \u201cF-15E Strike Eagle\u201d i cili u rr\u00ebzua brenda Iranit, i shp\u00ebtoi kapjes nga forcat [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-80189","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/80189","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=80189"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/80189\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=80189"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=80189"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=80189"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}