{"id":80186,"date":"2026-04-05T17:48:29","date_gmt":"2026-04-05T17:48:29","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/05\/korrigjimi-i-deshtuar-i-nje-politike-te-deshtuar-subvencionesh-per-fshatin\/"},"modified":"2026-04-05T17:48:29","modified_gmt":"2026-04-05T17:48:29","slug":"korrigjimi-i-deshtuar-i-nje-politike-te-deshtuar-subvencionesh-per-fshatin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/05\/korrigjimi-i-deshtuar-i-nje-politike-te-deshtuar-subvencionesh-per-fshatin\/","title":{"rendered":"Korrigjimi i d\u00ebshtuar i nj\u00eb politike t\u00eb d\u00ebshtuar subvencionesh p\u00ebr fshatin"},"content":{"rendered":"<p><em><strong>Nga Mero Baze<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Qeveria ka b\u00ebr\u00eb disa ndryshime n\u00eb dukje favorizuese p\u00ebr kompensimin e fermer\u00ebve q\u00eb merren me blegtori duke ulur dyshemen\u00eb e numrit t\u00eb krer\u00ebve p\u00ebr kompensim. K\u00ebshtu tani mund t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb kompensim nga shteti nj\u00eb fermer q\u00eb mban 5 lop\u00eb, dhe nj\u00eb fermer q\u00eb mban minimalisht 50 dhi ose dhen.<\/p>\n<p>Natyrisht q\u00eb \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka m\u00eb pozitive se ajo q\u00eb ka qen\u00eb dyfish m\u00eb e keqe se kjo, por p\u00ebrs\u00ebri mbetem i paqart\u00eb p\u00ebrse qeveria shqiptare e shikon fermerin n\u00eb fshat si nj\u00eb qenie q\u00eb duhet t\u00eb plot\u00ebsoj\u00eb nj\u00eb algorit\u00ebm t\u00eb caktuar q\u00eb t\u00eb kompensohet dhe nuk e merr t\u00eb mir\u00ebqen\u00eb si dikush q\u00eb jeton n\u00eb fshat dhe duhet kompensuar.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcaktuar nj\u00eb politik\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebse p\u00ebr fshatin duhet par\u00eb fillimisht se cili \u00ebsht\u00eb problemi m\u00eb i madh q\u00eb kemi sot me fshatin. Qeveria me sa kuptohet nga skemat q\u00eb aplikon e konsideron fshatin t\u00eb populluar dhe drejt zhvillimit dhe v\u00eb tavane dhe dysheme p\u00ebr t\u00eb kompensuar ata q\u00eb b\u00ebjn\u00eb biznes me qum\u00ebshtin dhe mishin.<\/p>\n<p>Ata padiskutim q\u00eb duhen kompensuar dhe mb\u00ebshtetur, por problemi q\u00eb kemi me fshatin \u00ebsht\u00eb se ai po shkon drejt zbrazjes s\u00eb plot\u00eb. Ata q\u00eb kan\u00eb ngelur n\u00eb fshat n\u00eb shumic\u00eb nuk kan\u00eb m\u00eb fuqi dhe as mund\u00ebsi t\u00eb b\u00ebjn\u00eb m\u00eb tufa t\u00eb m\u00ebdha me bag\u00ebti p\u00ebrve\u00e7 atyre q\u00eb b\u00ebjn\u00eb biznes.Me vazhdimin e k\u00ebsaj skeme, ai q\u00eb merr subvencione ka shanse t\u2019i shtoj\u00eb bag\u00ebtit\u00eb kurse shumica q\u00eb nuk merr t\u2019i heq\u00eb fare.<\/p>\n<p>Si mund t\u2019ia shpjegosh nj\u00eb fshatari q\u00eb dikush q\u00eb ka 5 lop\u00eb do marr\u00eb 600 euro n\u00eb vit, kurse dikush q\u00eb ka 4 lop\u00eb nuk do marr\u00eb asgj\u00eb. K\u00ebshtu ai q\u00eb ka 5 lop\u00eb do b\u00ebj\u00eb 7 lop\u00eb dhe ky q\u00eb ka 4 lop\u00eb do ket\u00eb 3 vitin tjet\u00ebr. Kjo nuk b\u00ebn asgj\u00eb ve\u00e7se polarizon biznesin nga mbijetesa n\u00eb fshat dhe vazhdon d\u00ebshp\u00ebrimisht t\u00eb largoj\u00eb nga fshati edhe ata q\u00eb duan t\u00eb jetojn\u00eb me kat\u00ebr lop\u00eb apo 49 kok\u00eb dele fjala vjen. T\u00eb tjer\u00ebt m\u00eb posht\u00eb po e po.<\/p>\n<p>Pra targeti i k\u00ebsaj skeme kompensimi n\u00eb fshat \u00ebsht\u00eb p\u00ebr ata q\u00eb duan t\u00eb b\u00ebjn\u00eb biznes n\u00eb fshat. Kjo \u00ebsht\u00eb gj\u00eb shum\u00eb e mir\u00eb n\u00ebse dikush do t\u00eb shkoj\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb biznes n\u00eb fshat dhe p\u00ebr ata duhet t\u00eb ket\u00eb paketa speciale favorizuese, por po flasim q\u00eb kjo skem\u00eb subvencioni godet ata q\u00eb duan t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb fshat. Dhe ata jan\u00eb sot problemi i ekzistenc\u00ebs s\u00eb fshatit shqiptar.<\/p>\n<p>Shum\u00eb vende evropiane p\u00ebrfshir\u00eb fqinj\u00ebn ton\u00eb jugore Greqin\u00eb, kan\u00eb politika stimulimi financiar p\u00ebr jetes\u00ebn n\u00eb fshat, p\u00ebr kthimin e pensionist\u00ebve aty apo stimuj t\u00eb tjer\u00eb material\u00eb. Kurse kjo skema jon\u00eb e subvencioneve p\u00ebrve\u00e7se \u00ebsht\u00eb modeste dhe pa ndikimin n\u00eb vendimmarrjen e nj\u00eb fshatari q\u00eb t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb n\u00eb fshat p\u00ebr shkak t\u00eb saj, \u00ebsht\u00eb dhe diskriminuese p\u00ebr ata q\u00eb duan t\u00eb mbijetojn\u00eb n\u00eb fshat.<\/p>\n<p>Duke vendosur kusht\u00ebzime, dysheme, tavane num\u00ebr krer\u00ebsh etj, skemat subvencionuese b\u00ebhen skema konkuruese dhe jo detyruese p\u00ebr fshatar\u00ebt. Kjo pastaj i zhyt subvencionuesit n\u00eb skema korrupsioni si\u00e7 ka qen\u00eb AZHBR dhe vazhdon t\u00eb jet\u00eb skema e ofruar nga Ministria e Bujq\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Kur them skem\u00eb detyruese dhe jo konkurruese kam parasysh q\u00eb t\u00eb jet\u00eb e shkruar n\u00eb ligj q\u00eb k\u00ebtij fshatari i takojn\u00eb 120 euro p\u00ebr lop\u00eb, 100 euro p\u00ebr dele, sa ta caktojn\u00eb dhe kjo t\u00eb jet\u00eb detyruese, jo n\u00eb dor\u00eb t\u00eb dikujt tjet\u00ebr. Vet\u00ebm n\u00eb dor\u00eb t\u00eb ligjit. Ai t\u00eb d\u00ebshmon q\u00eb i ka delet, ai t\u00eb d\u00ebshmon q\u00eb e dor\u00ebzon qum\u00ebshtin n\u00eb nj\u00eb baxho me NIPT dhe qeveria duhet ta kompensoj\u00eb.<\/p>\n<p>Vendet fqinje Kosova dhe Maqedonia kan\u00eb kriter kompensimi sasin\u00eb e lek\u00ebve q\u00eb i duhet fshatarit p\u00ebr nj\u00eb krer\u00eb p\u00ebr ta ushqyer, pra baz\u00ebn ushqimore, \u00e7ka \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb e lart\u00eb se ne. Ne nuk \u00ebsht\u00eb se jemi m\u00eb t\u00eb varf\u00ebr se ata.<\/p>\n<p>Qeveria jon\u00eb n\u00eb fund t\u00eb vitit s\u2019di \u00e7\u2019t\u00eb b\u00ebj\u00eb rregullisht 1 miliard euro nga frika e SPAK q\u00eb nuk b\u00ebn dot prokurime dhe paguan detyrime borxhesh q\u00eb presin dhe q\u00eb nuk ndihmojn\u00eb ekonomin\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb kushtet kur Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb lider rajonal p\u00ebr turizmin dhe duhet t\u00eb kishte bujq\u00ebsin\u00eb sektorin m\u00eb t\u00eb zhvilluar q\u00eb ta kthente efektin e turizmit n\u00eb nj\u00eb efekt financiar t\u00eb fort\u00eb p\u00ebr ekonomin\u00eb komb\u00ebtare, tani po e kthen turizmin n\u00eb shtojc\u00eb t\u00eb ekonomis\u00eb s\u00eb vendeve fqinje, pasi ato jan\u00eb tani funrizuesit tan\u00eb me produkte ushqimore per turizmin ton\u00eb. Nga turizmi shqiptar fiton tani m\u00eb shum\u00eb Greqia, Maqedonia e Kosova se sa ne, pasi turizmi detyrohet t\u00eb furnizohet nga vendet fqinje me produkte blegtorale si qum\u00ebsht dhe mish, p\u00ebr t\u00eb mos th\u00ebn\u00eb edhe zarzavate n\u00eb disa pjes\u00eb t\u00eb caktuara t\u00eb sezonit.<\/p>\n<p>Mos prisni q\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00eb them t\u00eb ket\u00eb protesta nga fshatar\u00ebt. Ata nuk protestojn\u00eb m\u00eb. Ata vet\u00ebm shesin edhe lop\u00ebn e fundit q\u00eb kan\u00eb e ikin ose n\u00eb qytet ose n\u00eb emigracion. \u00cbsht\u00eb mir\u00eb t\u00eb mos eksportojm\u00eb fshatar\u00eb dhe t\u00eb importojm\u00eb qum\u00ebsht e mish, por t\u00eb b\u00ebjm\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Mero Baze Qeveria ka b\u00ebr\u00eb disa ndryshime n\u00eb dukje favorizuese p\u00ebr kompensimin e fermer\u00ebve q\u00eb merren me blegtori duke ulur dyshemen\u00eb e numrit t\u00eb krer\u00ebve p\u00ebr kompensim. K\u00ebshtu tani mund t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb kompensim nga shteti nj\u00eb fermer q\u00eb mban 5 lop\u00eb, dhe nj\u00eb fermer q\u00eb mban minimalisht 50 dhi ose dhen. Natyrisht q\u00eb \u00ebsht\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-80186","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/80186","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=80186"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/80186\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=80186"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=80186"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=80186"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}