{"id":80146,"date":"2026-04-05T12:48:25","date_gmt":"2026-04-05T12:48:25","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/05\/pengimi-i-gjuhes-shqipe-mohon-te-drejtat-natyrore-te-shqiptareve-unioni-i-gazetareve-te-maqedonise-se-veriut-studentet-kane-te-drejte-ti-japin-provimet-ne-gjuhen-amtare-nuk-eshte\/"},"modified":"2026-04-05T12:48:25","modified_gmt":"2026-04-05T12:48:25","slug":"pengimi-i-gjuhes-shqipe-mohon-te-drejtat-natyrore-te-shqiptareve-unioni-i-gazetareve-te-maqedonise-se-veriut-studentet-kane-te-drejte-ti-japin-provimet-ne-gjuhen-amtare-nuk-eshte","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/05\/pengimi-i-gjuhes-shqipe-mohon-te-drejtat-natyrore-te-shqiptareve-unioni-i-gazetareve-te-maqedonise-se-veriut-studentet-kane-te-drejte-ti-japin-provimet-ne-gjuhen-amtare-nuk-eshte\/","title":{"rendered":"\u201cPengimi i gjuh\u00ebs shqipe mohon t\u00eb drejtat natyrore t\u00eb shqiptar\u00ebve\u201d, Unioni i Gazetar\u00ebve t\u00eb Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut: Student\u00ebt kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb ti japin provimet n\u00eb gjuh\u00ebn amtare, nuk \u00ebsht\u00eb luks"},"content":{"rendered":"<p>P\u00ebrdorimi i gjuh\u00ebs shqipe n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut po p\u00ebrballet me disa debate t\u00eb vazhdueshme, situat\u00eb q\u00eb ka ngritur shqet\u00ebsimin e Unionit t\u00eb Gazetar\u00ebve shqiptar\u00eb dhe ish-udh\u00ebheq\u00ebsi i L\u00ebvizjes Studentore t\u00eb viteve t\u00eb 90-ta n\u00eb Kosov\u00eb dhe profesori universitar, Bujar Dugolli.<\/p>\n<p>Dugolli ka deklaruar se pengimi i gjuh\u00ebs shqipe mohon t\u00eb drejtat natyrore t\u00eb shqiptar\u00ebve si komb shtetformues.<\/p>\n<p>\u201cStudent\u00ebt shqiptar\u00eb ???????? n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb japin provimet n\u00eb gjuh\u00ebn e tyre amtare.<\/p>\n<p>Debati aktual mbi provimet e jurisprudenc\u00ebs tregon qart\u00eb nj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb: shqiptar\u00ebt n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut nuk jan\u00eb pakic\u00eb, por komb shtetformues. \u00c7do penges\u00eb p\u00ebr t\u2019i lejuar ata t\u00eb studiojn\u00eb dhe t\u00eb testohen n\u00eb gjuh\u00ebn amtare \u00ebsht\u00eb mohim i t\u00eb drejtave natyrore dhe komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Ky debat shfaq edhe nj\u00eb her\u00eb se nacional-shovinizmi i udh\u00ebheqjes shtet\u00ebrore maqedonase, fatkeq\u00ebsisht, \u00ebsht\u00eb i gjall\u00eb dhe po p\u00ebrpiqet t\u00eb krijoj\u00eb madje edhe konflikte, gj\u00eb q\u00eb nuk duhet lejuar.<\/p>\n<p>Gjuha shqipe duhet t\u00eb jet\u00eb gjuh\u00eb zyrtare n\u00eb nivel shteti, krahas asaj maqedonase. N\u00ebse n\u00eb Kosov\u00eb kemi lejuar k\u00ebt\u00eb p\u00ebr vet\u00ebm 3% t\u00eb pakic\u00ebs serbe, pse n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut nuk funonon kjo, kur gati gjysma e popullsis\u00eb dhe territorit jan\u00eb shqiptar\u00eb autokton\u00eb?<\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut, si ata n\u00eb pushtet ashtu edhe ata n\u00eb opozit\u00eb, duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb bashkuar p\u00ebr t\u00eb drejtat e barabarta n\u00eb nivel vendi. Ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb arritur deri tani nuk \u00ebsht\u00eb e mjaftueshme, dhe k\u00ebt\u00eb duhet ta kuptojn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe Shqip\u00ebria dhe Kosova duhet t\u00eb ndihmojn\u00eb, t\u00eb ngren\u00eb z\u00ebrin dhe t\u00eb reagojn\u00eb kund\u00ebr qasjes diskriminuese dhe t\u00eb padrejt\u00eb ndaj shqiptar\u00ebve n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut.<\/p>\n<p>Nj\u00eb shtet an\u00ebtar i NATO-s dhe q\u00eb pretendon t\u00eb jet\u00eb an\u00ebtar i BE-s\u00eb nuk mund t\u00eb jet\u00eb diskriminues. Barazia gjuh\u00ebsore dhe arsimore nuk \u00ebsht\u00eb luks, \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb, dhe vet\u00ebm kur kjo arrihet, Maqedonia e Veriut do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb t\u00eb ardhme t\u00eb sigurt dhe t\u00eb begat\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt\u201d, thuhet n\u00eb reagimin e plot\u00eb t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr edhe Unioni i Gazetar\u00ebve Shqiptar\u00eb ka reaguar rreth k\u00ebsaj situate, duke e konsideruar situat\u00ebn t\u00eb papranueshme.<\/p>\n<p>\u201cUnioni i Gazetar\u00ebve Shqiptar\u00eb reagon me shqet\u00ebsim ndaj situat\u00ebs s\u00eb krijuar n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut, p\u00ebr shkak t\u00eb mosrespektimit t\u00eb ligjit p\u00ebr p\u00ebrdorimin e gjuh\u00ebs shqipe.<\/p>\n<p>Reagimi yn\u00eb vjen pas nj\u00eb vargu denoncimesh n\u00eb spektrin multimediatik t\u00eb vendit fqinj, pas shum\u00eb denoncimeve publike nga organizata dhe rrjete t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile si dhe personalitete t\u00eb ndryshme nga shoq\u00ebria multietnike e k\u00ebtij vendi.<\/p>\n<p>UGSH e konsideron k\u00ebt\u00eb sjellje dhe praktik\u00eb t\u00eb moszbatimit t\u00eb ligjit p\u00ebr gjuh\u00ebn shqipe si akt godit\u00ebs ndaj t\u00eb drejtave themelore dhe sidomos parimeve t\u00eb shtetit t\u00eb t\u00eb drejtave dhe kushtetut\u00ebs s\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Republika e Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut si vend kandidat p\u00ebr an\u00ebtar n\u00eb BE, nuk ka se si t\u00eb pranoj\u00eb q\u00eb n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri me bashk\u00ebjetes\u00eb etnike e drejta themelore p\u00ebr p\u00ebrdorimin e gjuh\u00ebs \u00ebsht\u00eb kriter kryesor. Ky kriter garantohet nga Kushtetuta dhe \u00ebsht\u00eb bazik p\u00ebr ekzistenc\u00ebn e vet\u00eb republik\u00ebs dhe mbar\u00ebsis\u00eb s\u00eb saj.<\/p>\n<p>Praktikat dhe sjelljet e deritanishme t\u00eb v\u00ebrejtura n\u00eb jet\u00ebn publike, n\u00eb procese administrative dhe sidomos n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet dhe komunikimet politike mes dy etnive, nga autoritete dhe p\u00ebrfaq\u00ebsues politik\u00eb maqedonas, jan\u00eb reminishenca t\u00eb s\u00eb shkuar\u00ebs dhe d\u00ebshmi e nd\u00ebrgjegjeve t\u00eb molepsura nacionaliste.<\/p>\n<p>UGSH u drejtohet mediave dhe koleg\u00ebve maqedonas n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut, t\u00eb b\u00ebhen solidar\u00eb dhe mb\u00ebshtet\u00ebs t\u00eb k\u00ebtij kriteri bazik t\u00eb mish\u00ebruar n\u00eb Kushtetut\u00ebn e vendit, n\u00eb p\u00ebrkrahje dhe respektim t\u00eb gjuh\u00ebs s\u00eb shenjt\u00eb shqipe. K\u00ebrkojm\u00eb nga k\u00ebta koleg\u00eb dhe mediat profesioniste n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend, t\u00eb denoncojn\u00eb dhe raportojn\u00eb me objektivitet rastet e p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb lart\u00eb institucional\u00eb shtet\u00ebror\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb edhe an\u00ebtar\u00eb t\u00eb kabinetit qeveris\u00ebs, q\u00eb e drejta ligjore e p\u00ebrdorimit t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe n\u00eb k\u00ebt\u00eb republik\u00eb t\u00eb mos c\u00ebnohet n\u00eb asnj\u00eb rast dhe prej askujt.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr UGSH mb\u00ebshtet apelet dhe thirrjet p\u00ebr reagime t\u00eb fuqishme publike nga qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb dhe ata maqedonas p\u00ebr k\u00ebt\u00eb t\u00eb drejt\u00eb ligjore dhe ekzistenciale n\u00eb republik\u00ebn fqinje.<\/p>\n<p>Ne shprehim solidaritetin dhe mb\u00ebshtetjen ton\u00eb ndaj protest\u00ebs s\u00eb paralajm\u00ebruar t\u00eb student\u00ebve. Ju b\u00ebjm\u00eb thirrje an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb organizat\u00ebs son\u00eb t\u00eb b\u00ebhen pjes\u00eb e k\u00ebsaj proteste p\u00ebr ta pasqyruar dhe raportuar at\u00eb n\u00eb nj\u00eb spekt\u00ebr sa m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb mediash komb\u00ebtare dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>UGSH p\u00ebrkrah Unionin e Student\u00ebve Shqiptar\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb reagim dhe protest\u00eb t\u00eb paralajm\u00ebruar sikund\u00ebr, k\u00ebrkojm\u00eb nga institucionet e larta t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e tyre n\u00eb organizmat nd\u00ebrkomb\u00ebtare, t\u00eb ngren\u00eb z\u00ebrin fuqish\u00ebm, duke k\u00ebrkuar edhe hetimet e rasteve nga k\u00ebto organizma, p\u00ebr garantimin dhe zbatimin e t\u00eb drejt\u00ebs themelore p\u00ebr gjuh\u00ebn amtare t\u00eb shqiptar\u00ebve, n\u00eb vendin fqinj\u201d, thuhet n\u00eb reagimin e tyre.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebrdorimi i gjuh\u00ebs shqipe n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut po p\u00ebrballet me disa debate t\u00eb vazhdueshme, situat\u00eb q\u00eb ka ngritur shqet\u00ebsimin e Unionit t\u00eb Gazetar\u00ebve shqiptar\u00eb dhe ish-udh\u00ebheq\u00ebsi i L\u00ebvizjes Studentore t\u00eb viteve t\u00eb 90-ta n\u00eb Kosov\u00eb dhe profesori universitar, Bujar Dugolli. Dugolli ka deklaruar se pengimi i gjuh\u00ebs shqipe mohon t\u00eb drejtat natyrore t\u00eb shqiptar\u00ebve [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-80146","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/80146","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=80146"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/80146\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=80146"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=80146"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=80146"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}