{"id":80068,"date":"2026-04-04T17:48:47","date_gmt":"2026-04-04T17:48:47","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/04\/ali-ahmeti-dhe-vlen-dy-emra-te-nje-deshtimi\/"},"modified":"2026-04-04T17:48:47","modified_gmt":"2026-04-04T17:48:47","slug":"ali-ahmeti-dhe-vlen-dy-emra-te-nje-deshtimi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/04\/ali-ahmeti-dhe-vlen-dy-emra-te-nje-deshtimi\/","title":{"rendered":"Ali Ahmeti dhe VLEN, dy emra t\u00eb nj\u00eb d\u00ebshtimi"},"content":{"rendered":"<p>Nj\u00ebri e shiti barazin\u00eb si arritje, tjetri e dor\u00ebzoi si realitet, dhe shqiptar\u00ebt mbet\u00ebn pa z\u00eb n\u00eb shtet<\/p>\n<p>Nga Baton Haxhiu<\/p>\n<p>Ali Ahmeti e mbylli ciklin e tij politik duke e kthyer p\u00ebrfaq\u00ebsimin n\u00eb iluzion. VLEN po e varros at\u00eb q\u00eb kishte mbetur, pa koncept, pa drejtim dhe pa p\u00ebrgjegj\u00ebsi. Vitet e fundit nga Ali Ahmeti te VLEN, p\u00ebrfaq\u00ebsimi shqiptar nuk u transformua, u zhduk. Nj\u00ebri nd\u00ebrtoi narrativ\u00ebn e rreme t\u00eb barazis\u00eb, Vlen e zbraz \u00e7do p\u00ebrmbajtje t\u00eb saj. Dhe sot, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb pas dekadash, shqiptar\u00ebt nuk jan\u00eb m\u00eb faktor n\u00eb shtet, por d\u00ebshmi e nj\u00eb d\u00ebshtimi politik q\u00eb ka emra dhe mbiemra.<br \/>\nDeklarata e fundit e Ali Ahmetit p\u00ebr gjuh\u00ebn shqipe nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb q\u00ebndrim politik i momentit. \u00cbsht\u00eb d\u00ebshmi e nj\u00eb r\u00ebnieje t\u00eb gjat\u00eb t\u00eb nj\u00eb koncepti q\u00eb dikur quhej p\u00ebrfaq\u00ebsim politik shqiptar. Kur nj\u00eb lider q\u00eb p\u00ebr vite me radh\u00eb ka nd\u00ebrtuar legjitimitetin mbi arritjet e gjuh\u00ebs dhe barazis\u00eb, sot del dhe thot\u00eb se gjuha shqipe nuk duhet t\u00eb jet\u00eb arsye p\u00ebr destabilizim t\u00eb shtetit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndet student\u00ebt q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb pik\u00ebrisht at\u00eb q\u00eb ai pretendonte se e kishte arritur, at\u00ebher\u00eb kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb kontradikt\u00eb q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb rast\u00ebsi, por kriz\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo tregon di\u00e7ka shum\u00eb m\u00eb t\u00eb thell\u00eb. \u00c7do e drejt\u00eb q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e ngulitur n\u00eb Kushtetut\u00eb dhe n\u00eb ligj, por \u00ebsht\u00eb produkt i nj\u00eb marr\u00ebveshjeje politike t\u00eb p\u00ebrkohshme, \u00ebsht\u00eb e destinuar t\u00eb zhb\u00ebhet. Dhe pik\u00ebrisht kjo ka ndodhur me gjuh\u00ebn shqipe. Ajo \u00ebsht\u00eb trajtuar si kompromis politik, jo si e drejt\u00eb shtetformuese. Sot, kur institucionet maqedonase fillojn\u00eb ta relativizojn\u00eb p\u00ebrdorimin e saj, kur k\u00ebrkesa p\u00ebr barazi paraqitet si rrezik p\u00ebr stabilitetin, b\u00ebhet e qart\u00eb se ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar pa themel juridik t\u00eb fort\u00eb, po rr\u00ebnohet pa rezistenc\u00eb politike.<\/p>\n<p>Por problemi nuk q\u00ebndron vet\u00ebm te gjuha. Problemi \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb i madh. P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb q\u00eb nga viti 1991, shqiptar\u00ebt n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut nuk jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar politikisht n\u00eb qeveri. Edhe n\u00eb periudh\u00ebn kur nacionalizmi maqedonas ishte n\u00eb kulm dhe shteti sapo formohej, Partia e Prosperitetit kishte m\u00eb shum\u00eb pesh\u00eb politike sesa ajo q\u00eb sot paraqitet si p\u00ebrfaq\u00ebsim shqiptar.<\/p>\n<p>VLEN nuk \u00ebsht\u00eb produkt politik. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb konstrukcion i p\u00ebrkohsh\u00ebm individ\u00ebsh shqiptar\u00eb brenda nj\u00eb qeverie maqedonase. Ata nuk kan\u00eb mandat p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar shqiptar\u00ebt, nuk kan\u00eb platform\u00eb t\u00eb qart\u00eb politike dhe nuk kan\u00eb as fuqin\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndikuar n\u00eb vendimmarrje. Ata jan\u00eb pjes\u00eb e qeveris\u00eb, por nuk jan\u00eb pushtet. Jan\u00eb t\u00eb pranish\u00ebm, por nuk p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo krijon nj\u00eb realitet t\u00eb ri dhe t\u00eb rreziksh\u00ebm. Shqiptar\u00ebt nuk jan\u00eb m\u00eb faktor politik, por element i toleruar n\u00eb struktur\u00ebn e shtetit. Dhe kjo ndodh n\u00eb nj\u00eb moment kur VMRO dhe institucionet maqedonase po e g\u00ebrryejn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vazhdueshme iden\u00eb e nj\u00eb shteti multietnik. Nuk ka m\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr balanc\u00eb. Ka nj\u00eb rikthim t\u00eb qart\u00eb te logjika e shtetit etnik, ku t\u00eb drejtat e t\u00eb tjer\u00ebve trajtohen si l\u00ebshime dhe jo si detyrime kushtetuese.<\/p>\n<p>Pasojat jan\u00eb t\u00eb dukshme. Shqiptar\u00ebt sot kan\u00eb m\u00eb pak fuqi politike, m\u00eb pak ndikim ekonomik dhe m\u00eb pak siguri institucionale sesa n\u00eb \u00e7do periudh\u00eb tjet\u00ebr n\u00eb shtetet n\u00eb Ballkan. N\u00eb nj\u00eb rajon ku edhe vendet me probleme t\u00eb thella kan\u00eb b\u00ebr\u00eb hapa p\u00ebrpara n\u00eb p\u00ebrfshirjen e grupeve etnike, shqiptar\u00ebt n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut po kthehen pas. Dhe kjo nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm \u00e7\u00ebshtje e nj\u00eb qeverie. \u00cbsht\u00eb rezultat i nj\u00eb zbraz\u00ebtie t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsimit politik shqiptar.<\/p>\n<p>Kur politika shqiptare reduktohet n\u00eb deklarata kontradiktore dhe n\u00eb prani formale n\u00eb institucione, at\u00ebher\u00eb humbet edhe kuptimi i p\u00ebrfaq\u00ebsimit. Dhe kur p\u00ebrfaq\u00ebsimi humbet, t\u00eb drejtat fillojn\u00eb t\u00eb zbehen.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb pika m\u00eb e ul\u00ebt e shqiptar\u00ebve n\u00eb k\u00ebt\u00eb shtet, sepse u mungojn\u00eb ligjet, por u mungon fuqia p\u00ebr t\u2019i krijuar dhe mbrojtur ato. Dhe pa k\u00ebt\u00eb fuqi, \u00e7do e drejt\u00eb mbetet vet\u00ebm nj\u00eb kujtim politik.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb k\u00ebsaj r\u00ebnieje nuk ka m\u00eb vend p\u00ebr iluzione. Ali Ahmeti e mbyll ciklin e tij politik me nj\u00eb manipulim t\u00eb madh. Ai nd\u00ebrtoi nj\u00eb narrativ\u00eb se t\u00eb drejtat jan\u00eb fituar dhe jan\u00eb t\u00eb garantuara, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb realitet ato mbet\u00ebn t\u00eb varura nga pazaret politike dhe jo t\u00eb mbrojtura nga shteti. Sot, kur vet\u00eb ai relativizon \u00e7\u00ebshtjen e gjuh\u00ebs dhe e kthen n\u00eb \u00e7\u00ebshtje stabiliteti, ai n\u00eb fakt pranon d\u00ebshtimin e modelit q\u00eb nd\u00ebrtoi.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, VLEN nuk \u00ebsht\u00eb as alternativ\u00eb dhe as korrigjim i k\u00ebtij modeli. VLEN ka sh\u00ebrbyer si instrument p\u00ebr ta \u00e7uar k\u00ebt\u00eb r\u00ebnie deri n\u00eb fund. Pa koncept politik, pa identitet t\u00eb qart\u00eb dhe pa p\u00ebrgjegj\u00ebsi ndaj p\u00ebrfaq\u00ebsimit shqiptar, ai \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb nj\u00eb platform\u00eb individ\u00ebsh q\u00eb nuk p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb interesin shqiptar, por shpesh her\u00eb nj\u00eb p\u00ebrzierje t\u00eb paqart\u00eb t\u00eb ndikimeve ideologjike, ku elementi i islamit politik hyn si z\u00ebvend\u00ebsim i munges\u00ebs s\u00eb vizionit. Flamuri komb\u00ebtar p\u00ebrdoret si mbules\u00eb, jo si bindje.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb tragjedia e sotme politike e shqiptar\u00ebve n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut. Nj\u00ebra pal\u00eb manipuloi duke premtuar siguri q\u00eb nuk e institucionalizoi kurr\u00eb. Tjetra erdhi duke premtuar ndryshim dhe p\u00ebrfundoi duke e zbrazur edhe at\u00eb pak p\u00ebrfaq\u00ebsim q\u00eb kishte mbetur.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00ebri e shiti barazin\u00eb si arritje, tjetri e dor\u00ebzoi si realitet, dhe shqiptar\u00ebt mbet\u00ebn pa z\u00eb n\u00eb shtet Nga Baton Haxhiu Ali Ahmeti e mbylli ciklin e tij politik duke e kthyer p\u00ebrfaq\u00ebsimin n\u00eb iluzion. VLEN po e varros at\u00eb q\u00eb kishte mbetur, pa koncept, pa drejtim dhe pa p\u00ebrgjegj\u00ebsi. Vitet e fundit nga Ali [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-80068","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/80068","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=80068"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/80068\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=80068"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=80068"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=80068"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}