{"id":80050,"date":"2026-04-04T15:48:34","date_gmt":"2026-04-04T15:48:34","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/04\/rama-bonusi-per-pensionistet-do-dyfishohet-vitin-e-ardhshem-5-fish-ne-2030-n\/"},"modified":"2026-04-04T15:48:34","modified_gmt":"2026-04-04T15:48:34","slug":"rama-bonusi-per-pensionistet-do-dyfishohet-vitin-e-ardhshem-5-fish-ne-2030-n","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/04\/rama-bonusi-per-pensionistet-do-dyfishohet-vitin-e-ardhshem-5-fish-ne-2030-n\/","title":{"rendered":"Rama: Bonusi p\u00ebr pensionist\u00ebt do dyfishohet vitin e ardhsh\u00ebm, 5-fish n\u00eb 2030-n"},"content":{"rendered":"<p>Kryeministri Edi Rama, nj\u00ebher\u00ebsh kryetar i Partis\u00eb Socialiste, zhvilloi sot nj\u00eb takim n\u00eb asamblen\u00eb e PS-s\u00eb n\u00eb nj\u00ebsin\u00eb 12, Dajt, Sh\u00ebngjergj, Zall-Bastar, Petrel\u00eb, Baldushk n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij, Rama tha se qeveria ka rritur pagat n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb sistematike dhe ka nisur t\u00eb zbatoj\u00eb pages\u00ebn p\u00ebr vjet\u00ebrsin\u00eb n\u00eb pun\u00eb p\u00ebr disa kategori punonj\u00ebsish.<\/p>\n<p>\u201cTani, un\u00eb e di q\u00eb sado t\u00eb rritet ekonomia, nuk \u00ebsht\u00eb asnj\u00ebher\u00eb mjaft dhe njer\u00ebzit gjithmon\u00eb synojn\u00eb p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb, por ama fakti \u00ebsht\u00eb q\u00eb pagat i kemi rritur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb sistematike dhe tani kemi filluar t\u00eb paguajm\u00eb edhe vjet\u00ebrsin\u00eb n\u00eb pun\u00eb. Pra, sot q\u00eb flasim, m\u00ebsuesit paguhen p\u00ebr vjet\u00ebrsi n\u00eb pun\u00eb, mjek\u00ebt dhe infermier\u00ebt paguhen p\u00ebr vjet\u00ebrsi n\u00eb pun\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 pag\u00ebs s\u00eb rritur, ushtarak\u00ebt paguhen p\u00ebr vjet\u00ebrsi n\u00eb pun\u00eb, punonj\u00ebsit e policis\u00eb po ashtu\u201d, tha Rama.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket pensioneve, kryeministri theksoi se do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb rritje t\u00eb vazhdueshme, pasi tani jan\u00eb krijuar edhe mund\u00ebsit\u00eb ekonomike p\u00ebr rritjen e pensioneve.<\/p>\n<p>\u201cNuk ka pasur gj\u00eb m\u00eb normale q\u00eb kur ne kemi marr\u00eb detyr\u00ebn sesa k\u00ebrkesa e pensionist\u00ebve q\u00eb: \u201core, shikoni, na e rrisni pensionin, se nuk ecet vet\u00ebm me indeksimin\u201d. Na rrisni pensionin, kjo \u00ebsht\u00eb gj\u00ebja m\u00eb normale, por nuk ishte mund\u00ebsia. Nuk kishte mund\u00ebsi. Ajo ishte ekonomia q\u00eb kishim trash\u00ebguar dhe duhet t\u00eb krijonim nj\u00ebher\u00eb mund\u00ebsin\u00eb. Ama, ia dol\u00ebm edhe k\u00ebsaj dhe filloi rritja n\u00eb janar me at\u00eb bonusin e p\u00ebrmuajsh\u00ebm ekstra, q\u00eb n\u00eb janarin e vitit t\u00eb ardhsh\u00ebm do t\u00eb jet\u00eb dyfishi; n\u00eb janarin e 2028-s do t\u00eb jet\u00eb trefishi; n\u00eb janarin e 2029-s do t\u00eb jet\u00eb kat\u00ebrfishi dhe n\u00eb janarin 2030 do t\u00eb jet\u00eb pes\u00ebfishi\u201d, tha Rama.<\/p>\n<p>Rama e lidhi rritjen e pagave dhe pensioneve me zhvillimin ekonomik t\u00eb vendit, duke theksuar shtimin e t\u00eb ardhurave n\u00eb buxhet dhe rritjen e investimeve t\u00eb huaja. Sipas tij, investimet e huaja jan\u00eb rritur nga 300-400 milion\u00eb euro n\u00eb vit n\u00eb mbi 1.5 miliard\u00eb euro aktualisht.<\/p>\n<p>\u201cPra, kjo vjen sepse u rrit\u00ebn mund\u00ebsit\u00eb dhe mund\u00ebsit\u00eb u rrit\u00ebn sepse u rrit ekonomia. Rritja e mund\u00ebsive vjen si rezultat i rritjes s\u00eb aktivitetit ekonomik, por vjen edhe si rezultat i rritjes s\u00eb t\u00eb ardhurave p\u00ebr buxhetin e shtetit; po vjen si rezultat edhe i rritjes s\u00eb investimeve t\u00eb huaja. Ne e kemi filluar k\u00ebt\u00eb pun\u00eb me 300\u2013400 milion\u00eb euro n\u00eb vit investime t\u00eb huaja. Sot q\u00eb flasim jemi mbi 1.5 miliard\u00eb\u201d, tha Rama.<\/p>\n<p>Gjithashtu, ai vuri n\u00eb dukje rritjen e ndjeshme t\u00eb turizmit.<\/p>\n<p>\u201cVjen edhe si rezultat i rritjes s\u00eb turizmit, q\u00eb e kemi filluar me 2 milion\u00eb e ca turist\u00eb, ku p\u00ebr turist\u00eb na num\u00ebroheshin edhe mua me Kujtimin kur dilnim jasht\u00eb shtetit. Ne nuk num\u00ebrojm\u00eb pasaportat shqiptare q\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. Ne num\u00ebrojm\u00eb vet\u00ebm pasaportat e huaja dhe vjet kemi num\u00ebruar 12 milion\u00eb\u201d, tha Rama.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryeministri Edi Rama, nj\u00ebher\u00ebsh kryetar i Partis\u00eb Socialiste, zhvilloi sot nj\u00eb takim n\u00eb asamblen\u00eb e PS-s\u00eb n\u00eb nj\u00ebsin\u00eb 12, Dajt, Sh\u00ebngjergj, Zall-Bastar, Petrel\u00eb, Baldushk n\u00eb Tiran\u00eb. Gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij, Rama tha se qeveria ka rritur pagat n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb sistematike dhe ka nisur t\u00eb zbatoj\u00eb pages\u00ebn p\u00ebr vjet\u00ebrsin\u00eb n\u00eb pun\u00eb p\u00ebr disa kategori punonj\u00ebsish. \u201cTani, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-80050","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/80050","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=80050"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/80050\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=80050"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=80050"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=80050"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}