{"id":80033,"date":"2026-04-04T14:48:17","date_gmt":"2026-04-04T14:48:17","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/04\/momenti-cop-land-i-kuvendit-kur-politika-trembet-nga-helmi-qe-prodhon\/"},"modified":"2026-04-04T14:48:17","modified_gmt":"2026-04-04T14:48:17","slug":"momenti-cop-land-i-kuvendit-kur-politika-trembet-nga-helmi-qe-prodhon","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/04\/momenti-cop-land-i-kuvendit-kur-politika-trembet-nga-helmi-qe-prodhon\/","title":{"rendered":"Momenti \u201cCop Land\u201d i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi q\u00eb prodhon"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb vitin 1997 regjisori amerikan James Mangold solli p\u00ebr publikun ndoshta nj\u00eb nga filmat m\u00eb t\u00eb n\u00ebnvler\u00ebsuar t\u00eb t\u00eb gjitha koh\u00ebrave: \u201cCop Land\u201d, n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb t\u00eb cilit ngrihet pyetja se n\u00eb \u00e7far\u00eb pike dikush q\u00eb e njeh qelbjen, jeton brenda saj dhe p\u00ebrfiton prej saj, vendos m\u00eb n\u00eb fund t\u00eb marr\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb q\u00eb i takon si shkaktar i saj? Ngjarjet n\u00eb film zhvillohen n\u00eb nj\u00eb qytez\u00eb t\u00eb New Jersey-t, ku polic\u00ebt e korruptuar t\u00eb New York-ut kan\u00eb nd\u00ebrtuar, me para t\u00eb pista, lagjen e tyre private: nj\u00eb vend t\u00eb qet\u00eb e t\u00eb past\u00ebr ku mund t\u00eb rrisin f\u00ebmij\u00ebt larg krimit q\u00eb, me lejen e tyre, ka pushtuar an\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb ur\u00ebs q\u00eb ndan dy bot\u00ebt.<\/p>\n<p>M\u00eb erdhi n\u00eb mend ky film \u2013 q\u00eb p\u00ebrndryshe s\u2019ka pse i z\u00eb vend n\u00eb kujtes\u00eb njeriut sepse nuk shquhet p\u00ebr ndonj\u00eb arritje kinematografike \u2013 teksa ndiqja seanc\u00ebn plenare t\u00eb k\u00ebsaj jave q\u00eb lam\u00eb pas. Mes tensionit dhe p\u00ebrplasjeve fizike, seanca prodhoi edhe nj\u00eb moment t\u00eb rrall\u00eb p\u00ebr nga sinqeriteti. E kam fjal\u00ebn p\u00ebr p\u00ebrplasjen verbale mes deputetes demokrate Albana Vokshi dhe asaj socialiste, Bora Muzhaqi.<\/p>\n<p>E gjith\u00eb sekuenca e ngjarjes rrodhi shum\u00eb shpejt, me Vokshin q\u00eb ofendoi pa mikrofon deputeten socialiste, nd\u00ebrsa kjo e fundit iu p\u00ebrgjigj duke e pyetur se si do t\u00eb ndihej n\u00ebse dikush do t\u2019i thoshte t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb vajz\u00ebs s\u00eb saj? Kaq mjaftoi q\u00eb teatri i zakonsh\u00ebm i jet\u00ebs parlamentare t\u00eb prodhonte, si rrall\u00eb her\u00eb, nj\u00eb reagim spontan dhe pa skenar, ku deputetja demokrate shp\u00ebrtheu nd\u00ebr t\u00eb tjera me fjal\u00ebt: \u201cF\u00ebmij\u00ebt e mi, k\u00ebtu n\u00eb k\u00ebt\u00eb grup t\u00eb qelbur, mos i p\u00ebrmend!\u201d Me duar p\u00ebrfshiu t\u00eb gjith\u00eb sall\u00ebn e parlamentit, si mazhoranc\u00ebn, ashtu edhe krahun e saj.<\/p>\n<p>Ishte momenti Cop Land i asaj seance plenare, kur pik\u00ebrisht dikush q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb prej koh\u00ebsh paqe me qelbin, p\u00ebrballet papritur me iden\u00eb se ai mund t\u00eb prek\u00eb edhe gj\u00ebra q\u00eb i ka t\u00eb shenjta. N\u00eb film polic\u00ebt e korruptuar e kan\u00eb nd\u00ebrtuar periferin\u00eb e tyre private q\u00eb f\u00ebmij\u00ebt e tyre t\u00eb jetojn\u00eb sa m\u00eb larg pun\u00ebs s\u00eb prind\u00ebrve. Shp\u00ebrthimi i deputetes demokrate tregoi t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb: se ekziston nj\u00eb ndarje, e ngritur dhe e kultivuar me kujdes prej koh\u00ebsh, mes bot\u00ebs s\u00eb profesionit, ku deputet\u00ebt tan\u00eb banojn\u00eb si politikan\u00eb, dhe asaj q\u00eb e konsiderojn\u00eb si t\u00eb denj\u00eb p\u00ebr njer\u00ebzit q\u00eb do m\u00eb t\u00eb shtrenjt\u00eb. Jan\u00eb dy bot\u00eb q\u00eb nuk e pranojn\u00eb dot nj\u00ebra-tjetr\u00ebn.<\/p>\n<p>Tani, Albana Vokshi nuk \u00ebsht\u00eb ekzast\u00ebsisht nj\u00eb figur\u00eb q\u00eb t\u00eb ngjall empati. Prej vitesh ajo jep kontributin e saj n\u00eb regjistrin e ofendimeve dhe vulgaritetit q\u00eb sot duket se i ngjall neveri, duke qen\u00eb po aq e ashp\u00ebr dhe banale sa koleg\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb saj n\u00eb parlament nga t\u00eb dy krah\u00ebt. Ndaj nuk ka shum\u00eb kuptim q\u00eb reagimi i saj t\u00eb lexohet si ndonj\u00eb lloj zgjimi moral. P\u00ebrkundrazi, kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb thjesht me panikun moral t\u00eb nj\u00eb njeriu q\u00eb ka pranuar se parlamenti duhet t\u00eb jet\u00eb aq i zhurmsh\u00ebm dhe banal sa \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb tani \u2013 se tek e fundit kjo \u00ebsht\u00eb detyra e asaj salle \u2013 por q\u00eb kjo nuk duhet kurrsesi t\u00eb prek\u00eb gj\u00ebrat q\u00eb ajo personalisht i vler\u00ebson. \u00cbsht\u00eb logjika e trafikantit t\u00eb lagjes, q\u00eb fatkeq\u00ebsisht duket se ka kapluar shumic\u00ebn e deputet\u00ebve tan\u00eb, sipas s\u00eb cil\u00ebs nuk ka asgj\u00eb t\u00eb keqe t\u00eb helmosh lagjen me mallin q\u00eb shet, sa koh\u00eb ai qarkullon mes t\u00eb tjer\u00ebve. P\u00ebr deputet\u00ebt tan\u00eb, agresiviteti, vulgariteti dhe degradimi i gjuh\u00ebs e i sall\u00ebs s\u00eb Kuvendit \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb normale e pun\u00ebs. Por, sapo kuptohet se helmi mund t\u00eb kap\u00ebrcej\u00eb pragun e sht\u00ebpis\u00eb dhe t\u00eb arrij\u00eb familjet e tyre, pushtohen nga paniku. Befas, ka kufij dhe vija q\u00eb nuk duhen kaluar.<\/p>\n<p>Por nuk mund t\u00eb kontribuosh p\u00ebr vite t\u00eb t\u00ebra n\u00eb kalbjen edhe m\u00eb tep\u00ebr t\u00eb nj\u00eb grupi t\u00eb qelbur dhe t\u00eb k\u00ebrkosh pastaj q\u00eb familja jote t\u00eb mbetet jasht\u00eb saj. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb e drejt\u00eb e natyrshme e asnj\u00eb politikane. Nuk \u00ebsht\u00eb as nj\u00eb pozicion koherent. \u00cbsht\u00eb thjesht refleksi i dikujt q\u00eb ngat\u00ebrron njer\u00ebzit t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebrfaq\u00ebson (popullin) me ata q\u00eb i p\u00ebr\u00e7mon (deputet\u00ebt) dhe q\u00eb p\u00ebr nj\u00eb \u00e7ast, harron se vet\u00eb nuk q\u00ebndron mbi at\u00eb \u201cgrup t\u00eb qelbur,\u201d por brenda tij.<\/p>\n<p>N\u00eb film, sherifi rolin e t\u00eb cilit e luan Sylvester Stallone vendos t\u00eb veproj\u00eb n\u00eb fund. Edhe pse i vonuar dhe me nj\u00eb kosto personale tep\u00ebr t\u00eb lart\u00eb, ai b\u00ebn at\u00eb q\u00eb duhej ta kishte b\u00ebr\u00eb koh\u00eb m\u00eb par\u00eb, duke arritur nj\u00ebfar\u00eb shpagimi t\u00eb r\u00ebnd\u00eb. Por politika shqiptare, nga ana tjet\u00ebr, duket se e ka t\u00eb pamundur t\u00eb ofroj\u00eb nj\u00eb hark t\u00eb ngjash\u00ebm. Asaj i mungon akti i tret\u00eb, ku njer\u00ebzit q\u00eb e nd\u00ebrtuan \u201cgrupin e qelbur\u201d vendosin se ai duhet zhb\u00ebr\u00eb. N\u00eb vend t\u00eb tij kemi k\u00ebto rr\u00ebshqitjet e her\u00eb pas hershme, ku p\u00ebrfaq\u00ebsuesit tan\u00eb n\u00eb parlament na tregojn\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pavullnetshme, se e kan\u00eb ditur gjithmon\u00eb m\u00eb s\u00eb mir\u00eb se \u00e7far\u00eb kan\u00eb nd\u00ebrtuar.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb vitin 1997 regjisori amerikan James Mangold solli p\u00ebr publikun ndoshta nj\u00eb nga filmat m\u00eb t\u00eb n\u00ebnvler\u00ebsuar t\u00eb t\u00eb gjitha koh\u00ebrave: \u201cCop Land\u201d, n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb t\u00eb cilit ngrihet pyetja se n\u00eb \u00e7far\u00eb pike dikush q\u00eb e njeh qelbjen, jeton brenda saj dhe p\u00ebrfiton prej saj, vendos m\u00eb n\u00eb fund t\u00eb marr\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb q\u00eb i [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-80033","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/80033","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=80033"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/80033\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=80033"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=80033"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=80033"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}