{"id":79979,"date":"2026-04-04T10:48:12","date_gmt":"2026-04-04T10:48:12","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/04\/9-vende-kane-bllokuar-miratimin-e-raportit-ibar-negociatat-me-be-ne-vendnumero\/"},"modified":"2026-04-04T10:48:12","modified_gmt":"2026-04-04T10:48:12","slug":"9-vende-kane-bllokuar-miratimin-e-raportit-ibar-negociatat-me-be-ne-vendnumero","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/04\/9-vende-kane-bllokuar-miratimin-e-raportit-ibar-negociatat-me-be-ne-vendnumero\/","title":{"rendered":"9 vende kan\u00eb bllokuar miratimin e raportit IBAR, negociatat me BE n\u00eb vendnum\u00ebro \u2013"},"content":{"rendered":"<div>\n<p>Kreu i Partis\u00eb Demokratike, Sali Berisha, rrezon dklaratat e Rames se Integrimi nuk eshte bllokuar.<\/p>\n<p>\u201cMor\u00ebm edhe nj\u00eb lajm t\u00eb hidhur, q\u00eb e fshehur qeveria.<br \/>K\u00ebt\u00eb dit\u00eb n\u00eb Bruksel, n\u00eb debatin q\u00eb do zhvillohej p\u00ebr IBAR-in me Shqip\u00ebrin\u00eb, nuk ishin m\u00eb tre apo kat\u00ebr vende q\u00eb kund\u00ebrshtonin miratimin e vler\u00ebsimit t\u00eb standardeve dhe shtetit ligjor n\u00eb Shqip\u00ebri, por ato u b\u00ebn\u00eb 9 vende q\u00eb e kund\u00ebrshtuan me shum\u00eb argumente dhe shum\u00eb \u00e7\u00ebshtje votimin e k\u00ebtij raporti.<br \/>Edi Rama dhe propaganda e tij e fshehu k\u00ebtu, p\u00ebrkundrazi nxjerr z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit e tij t\u00eb mashtrojn\u00eb shqiptar\u00ebt.<br \/>Por un\u00eb p\u00ebrs\u00ebri u them se pa votimin unanim t\u00eb k\u00ebtij raporti, Shqip\u00ebria nuk mbyll asnj\u00eb kapitull, \u00e7ka do t\u00eb thot\u00eb procesi i integrimit p\u00ebr momentin \u00ebsht\u00eb vendnum\u00ebro.<br \/>Por u garantoj se n\u00ebse vazhdohet ky q\u00ebndrim, kjo mbrojtje e Lubi Ballukut, n\u00eb rast se vazhdohet ky q\u00ebndrim ndaj dosjes s\u00eb AKSHI-t, ku Linda e v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb ajo e Surrelit, kurse Mirlinda \u00ebsht\u00eb prestanome e saj, Shqip\u00ebria jo vet\u00ebm q\u00eb do t\u00eb rrij\u00eb n\u00eb vendnum\u00ebro, por do t\u00eb kthehet mbrapa me nd\u00ebshkime t\u00eb r\u00ebnda.<br \/>Kjo \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta.<br \/>Edhe ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb motiv shum\u00eb i fort\u00eb p\u00ebr shqiptar\u00ebt q\u00eb t\u00eb mbrojn\u00eb projektin e tyre, projektin e jet\u00ebs s\u00eb tyre, projektin e integrimit t\u00eb vendit n\u00eb BE\u201d, deklaron Sali Berisha.<\/p>\n<p>\u201cKam dijeni p\u00ebr k\u00ebt\u00eb sepse me dat\u00ebn 1 prill, kur pritej t\u00eb diskutohej p\u00ebr raportin e vler\u00ebsimit t\u00eb standardeve t\u00eb shtetit ligjor n\u00eb Shqip\u00ebri dhe luft\u00ebs kund\u00ebr korrupsionit, numri i vendeve q\u00eb u shpreh kund\u00ebr votimit t\u00eb tij, i mbidyfishua, nga 4 u b\u00ebn\u00eb 9. Dhe ne ju kishim paralajm\u00ebruar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb.<br \/>Nuk mund t\u00eb kap\u00ebrdihet, ju garantoj se her\u00ebn tjet\u00ebr do t\u00eb jen\u00eb 13. Pse do t\u00eb jen\u00eb 13? Sapo t\u00eb marrin vesh t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn Balluku. E v\u00ebrteta e dosjes Balluku dhe AKSHI, jan\u00eb b\u00ebr\u00eb dokumente t\u00eb pakund\u00ebrshtueshme t\u00eb korrupsionit n\u00eb Shqip\u00ebri dhe t\u00eb bllokimit t\u00eb luft\u00ebs ndaj korrupsionit nga Edi Rama.<br \/>Por probleme t\u00eb tjera t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebrve\u00e7 k\u00ebtyre jan\u00eb t\u00eb panum\u00ebrta dhe ajo q\u00eb po ndodh, po t\u00eb m\u00eb pyesni mua, nj\u00eblloj si\u00e7 hapet pika e vajit, po kthjellohen, po p\u00ebrhapen dhe opinionet e sakta p\u00ebr qeverin\u00eb e Tiran\u00ebs.<br \/>Edi Rama k\u00ebto dit\u00eb, duke mashtruar shqiptar\u00ebt dhe duke mos u treguar t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, thot\u00eb n\u00ebp\u00ebr takimet me socialist\u00ebt se jan\u00eb ata t\u00eb paudh\u00ebt q\u00eb po p\u00ebrpiqen t\u00eb pengojn\u00eb k\u00ebt\u00eb proces.<br \/>Edhe nj\u00ebher\u00eb dua t\u00eb them para shqiptar\u00ebve: q\u00ebndrimi yn\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb transparent, ne jemi p\u00ebr procesin e integrimit, por deklarojm\u00eb se Shqip\u00ebria nuk plot\u00ebson absolutisht asnj\u00eb kriter p\u00ebrve\u00e7 kriterit gjeostrategjik.<br \/>Si\u00e7 e shihni ju, koha po v\u00ebrteton k\u00ebt\u00eb q\u00eb kemi th\u00ebn\u00eb. Ne e kemi th\u00ebn\u00eb k\u00ebt\u00eb me koh\u00eb, ne kemi paraqitur para komunitetit nd\u00ebrkomb\u00ebtar dokumente dhe fakte t\u00eb pakund\u00ebrshtueshme se, Shqip\u00ebria nuk plot\u00ebson asnj\u00eb kriter. Ato jan\u00eb t\u00eb sanksionuara n\u00eb 7 rezoluta nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb partive t\u00eb qendr\u00ebs s\u00eb djatht\u00eb dhe t\u00eb djathta.<br \/>Tani k\u00ebto po realizohen t\u00eb gjitha nj\u00eb e nga nj\u00eb. Me Edi Ram\u00ebn ju siguroj, si\u00e7 e tha dhe vet\u00eb Komisioni Europian, integrimi nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje lider. Pra me Edi Ram\u00ebn integrim nuk ka.<br \/>Edi Rama \u00ebsht\u00eb nj\u00eb armik i eg\u00ebr i integrimit dhe mbrojt\u00ebs i interesit t\u00eb tij. Ne mbrojm\u00eb interesat e shqiptar\u00ebve duke denoncuar korrupsionin e Edi Ram\u00ebs, korrupsionin e familjar\u00ebve, mbrojtjen q\u00eb ai i b\u00ebn korrupsionit dhe bllokimit e sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb dhe shtetit ligjor\u201d, tha Berisha.<\/p>\n<p><em>Ne do k\u00ebrkojm\u00eb komisione hetimore, dhe nj\u00eb komision t\u00eb till\u00eb p\u00ebr AKSHI-n ne e kemi dor\u00ebzuar, sigurisht q\u00eb do dor\u00ebzojm\u00eb edhe p\u00ebr kadastr\u00ebn dhe p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb problematikat e m\u00ebdha. Por e v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb, si\u00e7 e dini ju, q\u00eb ky si\u00e7 p\u00ebrdori 83 mandatet si thika krimi p\u00ebr t\u00eb bllokuar shtetin ligjor, i p\u00ebrdor ata p\u00ebr t\u00eb bllokuar komisionet hetimore. Ndaj p\u00ebr ju, p\u00ebr mbar\u00eb qytetar\u00ebt, rruga e vetme mbetet revolta e fuqishme, kryengritja paq\u00ebsore e mbar\u00eb shqiptar\u00ebve,\u2019<\/em> deklaroi Berisha.<\/p>\n<p><strong>gijotina.com\/<\/strong><\/p>\n<p><!-- CONTENT END 2 --><\/p>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kreu i Partis\u00eb Demokratike, Sali Berisha, rrezon dklaratat e Rames se Integrimi nuk eshte bllokuar. \u201cMor\u00ebm edhe nj\u00eb lajm t\u00eb hidhur, q\u00eb e fshehur qeveria.K\u00ebt\u00eb dit\u00eb n\u00eb Bruksel, n\u00eb debatin q\u00eb do zhvillohej p\u00ebr IBAR-in me Shqip\u00ebrin\u00eb, nuk ishin m\u00eb tre apo kat\u00ebr vende q\u00eb kund\u00ebrshtonin miratimin e vler\u00ebsimit t\u00eb standardeve dhe shtetit ligjor n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-79979","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79979","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=79979"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79979\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=79979"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=79979"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=79979"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}