{"id":79936,"date":"2026-04-04T06:22:55","date_gmt":"2026-04-04T06:22:55","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/04\/a-ia-vlen-te-rivihet-ne-pune-armo\/"},"modified":"2026-04-04T06:22:55","modified_gmt":"2026-04-04T06:22:55","slug":"a-ia-vlen-te-rivihet-ne-pune-armo","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/04\/a-ia-vlen-te-rivihet-ne-pune-armo\/","title":{"rendered":"A ia vlen t\u00eb rivihet n\u00eb pun\u00eb ARMO?"},"content":{"rendered":"<p>Shtrenjtimi i \u00e7mimit t\u00eb naft\u00ebs n\u00eb tregun e pakic\u00eb, e ndikuar nga ndryshimet e shitjes s\u00eb produktit n\u00eb bursa, rikthen debatin n\u00ebse duhet t\u00eb rind\u00ebrtohet dhe t\u00eb vihet n\u00eb pun\u00eb rafineria e shkat\u00ebrruar e naft\u00ebs n\u00eb Ballsh.<\/p>\n<p>Ish-drejtuesi i rafineris\u00eb ARMO p\u00ebr vitet 2003-2005, P\u00ebrparim Hajnaj, thekson se nd\u00ebrtimi i nj\u00eb rafinerie moderne n\u00eb Ballsh ose pran\u00eb bregdetit \u00ebsht\u00eb i mundsh\u00ebm dhe i domosdosh\u00ebm p\u00ebr ekonomin\u00eb shqiptare. Sipas tij, nafta bruto q\u00eb prodhohet n\u00eb vend mund t\u00eb p\u00ebrpunohet p\u00ebr prodhimin e bitumit, vajgurit p\u00ebr avion\u00eb dhe karburanteve p\u00ebr tregun vendas, duke ulur var\u00ebsin\u00eb nga importet dhe duke krijuar nj\u00eb rezerv\u00eb strategjike t\u00eb kontrolluar.<\/p>\n<p>\u201cRafineria e p\u00ebrpunimit t\u00eb naft\u00ebs n\u00eb Ballsh \u00ebsht\u00eb e shkat\u00ebrruar. Pas vitit 2005, qeveria duhej t\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb nj\u00eb planifikim p\u00ebr nd\u00ebrtimin ose modernizimin e nj\u00eb rafinerie n\u00eb Ballsh, me q\u00ebllim p\u00ebrpunimin e naft\u00ebs p\u00ebr konsum n\u00eb tregun vendas. Ky do t\u00eb ishte i vetmi shp\u00ebtim p\u00ebr raste krizash p\u00ebr industrin\u00eb dhe konsumator\u00ebt vendas.<\/p>\n<p>Ne prodhonim naft\u00eb t\u00eb cil\u00ebsis\u00eb D2 dhe jo D1, pasi p\u00ebrdorej teknologji e vjet\u00ebr kineze. Sot nuk kemi asnj\u00eb lit\u00ebr p\u00ebrpunim n\u00eb vend, gj\u00eb q\u00eb e b\u00ebn \u00e7\u00ebshtje e rind\u00ebrtimit t\u00eb nj\u00eb rafinerie shum\u00eb t\u00eb domosdoshme.<\/p>\n<p>Shteti mund t\u00eb mos e realizoj\u00eb vet\u00eb, por rafineria mund t\u00eb nd\u00ebrtohet me koncesion.<\/p>\n<p>Nafta jon\u00eb \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00eb dhe e trash\u00eb, pasi p\u00ebrmban t\u00eb gjith\u00eb elementet e nj\u00eb hidrokarburi n\u00ebntok\u00ebsor. N\u00ebse ka rafineri p\u00ebr p\u00ebrpunim, mund t\u00eb prodhohen: bitum p\u00ebr rrug\u00eb; vajguri p\u00ebr avion\u00eb; karburante p\u00ebr tregun vendas.<\/p>\n<p>Rafineria mund t\u00eb nd\u00ebrtohet n\u00eb Ballsh ose pran\u00eb bregdetit, p\u00ebr t\u00eb leht\u00ebsuar transportin. Nafta bruto shitet nga t\u00eb gjith\u00eb dhe mund t\u00eb sillet p\u00ebr p\u00ebrpunim n\u00eb vend. Kjo \u00ebsht\u00eb domosdoshm\u00ebri. N\u00ebse nuk realizohet n\u00eb bashk\u00ebpunim me privatin, projekti mund t\u00eb realizohet edhe nga vet\u00eb shteti dhe kostoja \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrballueshme\u201d.<\/p>\n<p>Por Pano Soko, ekspert p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet e ekonomis\u00eb dhe hidrokarbureve, thot\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn. Sipas tij, rikthimi i rafineris\u00eb \u00ebsht\u00eb i pamundur p\u00ebr shkak t\u00eb kostos s\u00eb lart\u00eb, q\u00eb llogaritet mbi 130 milion\u00eb USD dhe i paleverdish\u00ebm n\u00eb kushtet e zhvillimit afatgjat\u00eb t\u00eb sektorit, rritjes s\u00eb p\u00ebrdorimit t\u00eb makinave elektrike, burimeve t\u00eb rinovueshme etj.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 forcimit t\u00eb prodhimit vendas, P\u00ebrparim Hajnaj n\u00ebnvizon t\u00eb domosdoshme n\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb, edhe r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e krijimit t\u00eb rezervave strategjike.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb rast lufte apo emergjencash civile, t\u00eb gjitha shtetet n\u00eb Europ\u00eb, pa p\u00ebrjashtim, p\u00ebrfshir\u00eb edhe Shqip\u00ebrin\u00eb, grosist\u00ebt jan\u00eb t\u00eb detyruara q\u00eb t\u00eb mbajn\u00eb fizikisht 35\u201340% t\u00eb karburanteve n\u00eb rezerv\u00eb, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb mos ket\u00eb mungesa n\u00eb treg. Kjo sasi duhet t\u00eb jet\u00eb rezerv\u00eb strategjike p\u00ebr mbijetes\u00eb dhe nuk duhet t\u00eb preket, pra q\u00eb p\u00ebrdoret nga forcat ushtarake, ambulancat, spitalet etj.\u201d<\/p>\n<p>Sa e zgjidh \u00e7\u00ebshtjen e \u00e7mimeve ngritja e nj\u00eb kompanie shtet\u00ebrore p\u00ebr tregtin\u00eb me shumic\u00eb t\u00eb naft\u00ebs<\/p>\n<p>Por a ka n\u00eb plan qeveria t\u00eb rind\u00ebrtoj\u00eb rafinerin\u00eb e p\u00ebrpunimit t\u00eb naft\u00ebs vendase? Kryeministri Edi Rama, i pyetur nga gazetar\u00ebt n\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb p\u00ebr shtyp, tha se kjo \u00e7\u00ebshtje \u00ebsht\u00eb e pamundur t\u00eb realizohet p\u00ebr shkak t\u00eb kostove t\u00eb larta.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 krijimit t\u00eb Bordit t\u00eb Transparenc\u00ebs s\u00eb Hidrokarbureve gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb situat\u00ebs s\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, K\u00ebshilli i Ministrave njoftoi se shum\u00eb shpejt do t\u00eb prezantohet legjislacioni p\u00ebr krijimin e nj\u00eb operatori shtet\u00ebror q\u00eb do t\u00eb tregtoj\u00eb naft\u00eb me shumic\u00eb p\u00ebr tregtar\u00ebt vendas. Q\u00ebllimi kryesor i k\u00ebtij operatori \u00ebsht\u00eb mbajtja n\u00ebn kontroll e \u00e7mimeve, t\u00eb cilat mund t\u00eb ndryshojn\u00eb ndjesh\u00ebm gjat\u00eb luft\u00ebrave apo krizave nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Por ngritja e nj\u00eb operatori shtet\u00ebror p\u00ebr tregtimin me shumic\u00eb t\u00eb naft\u00ebs shihet me skepticiz\u00ebm nga aktor\u00ebt e tregut. Sipas kryetarit t\u00eb Shoqat\u00ebs s\u00eb Hidrokarbureve, Luigj Aliaj, mbajtja e nj\u00eb \u00e7mimi m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt nga shteti do t\u00eb ishte e v\u00ebshtir\u00eb, p\u00ebr shkak se nafta tregtohet n\u00eb bursat nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe \u00e7mimi i saj p\u00ebrcaktohet nga faktor\u00eb global\u00eb.<\/p>\n<p>Eksperti i ekonomis\u00eb, Pano Soko, shpjegon se p\u00ebrfshirja e sektorit shtet\u00ebror mund t\u00eb ndikoj\u00eb n\u00eb kontrollin e \u00e7mimeve duke garantuar respektimin e parimeve t\u00eb tregut t\u00eb lir\u00eb. Sipas tij, nj\u00eb operator shtet\u00ebror do t\u00eb zgjidh\u00eb nj\u00eb s\u00ebr\u00eb abuzimesh.<\/p>\n<p>\u201cE para, duke mos abuzuar. I paudh\u00ebhequr nga nevoja p\u00ebr maksimizim fitimi, nj\u00eb operator shtet\u00ebror nuk do t\u00eb ket\u00eb nevoj\u00eb t\u00eb mashtroj\u00eb me kostot dhe marzhet e nd\u00ebrhyrjes n\u00eb \u00e7mim.<\/p>\n<p>E dyta, duke respektuar parimin e elasticitetit t\u00eb \u00e7mimeve q\u00eb ndjekin trajektoren e kostove, pra kur kostot ulen, \u00e7mimi ulet dhe anasjelltas.<\/p>\n<p>E treta, duke mos abuzuar me cil\u00ebsin\u00eb e naft\u00ebs dhe me sasit\u00eb e furnizuara n\u00eb pomp\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb mos abuzoj\u00eb me kostot dhe marzhet e nd\u00ebrhyrjes n\u00eb \u00e7mim, pasi nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr maksimizim fitimi. T\u00eb respektoj\u00eb parimin e elasticitetit t\u00eb \u00e7mimeve, duke i lidhur ato me koston reale. T\u00eb siguroj\u00eb cil\u00ebsi t\u00eb standardizuar t\u00eb naft\u00ebs dhe sasit\u00eb e furnizuara\u201d.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebrfitim i prezantimit t\u00eb operatorit shtet\u00ebror \u00ebsht\u00eb reflektimi i uljeve t\u00eb taksave n\u00eb \u00e7mim. Sipas z. Soko, aktualisht, disa kompani private shpesh nuk e transferojn\u00eb uljen e taksave te konsumatori p\u00ebr t\u00eb maksimizuar fitimin, por me nj\u00eb aktor shtet\u00ebror n\u00eb treg, qeveria garanton q\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn nj\u00eb operator do t\u00eb respektoj\u00eb k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb aktor\u00ebt e tjer\u00eb privat\u00eb do t\u00eb ndjekin shembullin ose do t\u00eb dalin nga tregu.<\/p>\n<p>Ai thekson se nd\u00ebrhyrja \u00ebsht\u00eb e jasht\u00ebzakonshme, por e domosdoshme p\u00ebr tregun e naft\u00ebs, i cili nuk arriti t\u00eb vet\u00ebrregullohej si sektori i mallrave ushqimore. \u201cPrezantimi i operatorit shtet\u00ebror \u00ebsht\u00eb par\u00eb si nj\u00eb hap i par\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr t\u00eb futur tregun e naft\u00ebs n\u00eb parimet e konkurrenc\u00ebs s\u00eb lir\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb garantuar stabilitetin ekonomik\u201d, \u2013 vler\u00ebsoi ai.\/Monitor.al<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/04\/04\/a-ia-vlen-te-rivihet-ne-pune-armo\/\">A ia vlen t\u00eb rivihet n\u00eb pun\u00eb ARMO?<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shtrenjtimi i \u00e7mimit t\u00eb naft\u00ebs n\u00eb tregun e pakic\u00eb, e ndikuar nga ndryshimet e shitjes s\u00eb produktit n\u00eb bursa, rikthen debatin n\u00ebse duhet t\u00eb rind\u00ebrtohet dhe t\u00eb vihet n\u00eb pun\u00eb rafineria e shkat\u00ebrruar e naft\u00ebs n\u00eb Ballsh. Ish-drejtuesi i rafineris\u00eb ARMO p\u00ebr vitet 2003-2005, P\u00ebrparim Hajnaj, thekson se nd\u00ebrtimi i nj\u00eb rafinerie moderne n\u00eb Ballsh [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-79936","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79936","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=79936"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79936\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=79936"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=79936"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=79936"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}