{"id":79923,"date":"2026-04-03T20:48:19","date_gmt":"2026-04-03T20:48:19","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/03\/avokati-i-veliajt-ndreca-ceshtja-e-emerimit-te-dados-lidhet-me-funksionimin-e-shtetit-te-se-drejtes-dhe-barazine-para-ligjit-do-i-shkojme-deri-ne-fund\/"},"modified":"2026-04-03T20:48:19","modified_gmt":"2026-04-03T20:48:19","slug":"avokati-i-veliajt-ndreca-ceshtja-e-emerimit-te-dados-lidhet-me-funksionimin-e-shtetit-te-se-drejtes-dhe-barazine-para-ligjit-do-i-shkojme-deri-ne-fund","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/03\/avokati-i-veliajt-ndreca-ceshtja-e-emerimit-te-dados-lidhet-me-funksionimin-e-shtetit-te-se-drejtes-dhe-barazine-para-ligjit-do-i-shkojme-deri-ne-fund\/","title":{"rendered":"Avokati i Veliajt, Ndreca: \u00c7\u00ebshtja e em\u00ebrimit t\u00eb Dados lidhet me funksionimin e shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs dhe barazin\u00eb para ligjit, do i shkojm\u00eb deri n\u00eb fund"},"content":{"rendered":"<p>Avokati i kryebashkiakut t\u00eb Tiran\u00ebs, Erion Veliaj, Plarent Ndreca shprehet se mbrojtja do t\u2019i shkoj\u00eb deri n\u00eb fund \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb em\u00ebrimit me dekret n\u00eb vitin 2008 t\u00eb Ols Dados si prokuror i Republik\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb p\u00ebr median, ai e ka cil\u00ebsuar em\u00ebrimin e Dados n\u00eb kund\u00ebrshtim t\u00eb plot\u00eb me ligjin, por ndjekja e k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtje nuk lidhet me emrin e nj\u00eb prokurori, \u201cpor me funksionimin e shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs, barazin\u00eb para ligjit dhe aft\u00ebsin\u00eb e sistemit p\u00ebr t\u00eb korrigjuar vetveten\u201d.<\/p>\n<p>Ndreca sqaron se reforma n\u00eb drejt\u00ebsi nuk mund t\u00eb jet\u00eb selektive, por ajo duhet t\u00eb garantoj\u00eb barazi para ligjit n\u00eb \u00e7do nivel, p\u00ebrfshir\u00eb edhe vet\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>DEKLARAT\u00cb P\u00cbR MEDIA<\/p>\n<p>Mbi zhvillimet gjyq\u00ebsore t\u00eb dat\u00ebs 03.04.2026<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb medias, dita e sotme p\u00ebrfshiu dy zhvillime t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet q\u00eb lidhen me z. Erion Veliaj.<\/p>\n<p>1. Procesi penal<br \/>\nN\u00eb seanc\u00ebn e or\u00ebs 09:00, mbrojtja paraqiti veprimet e kryera q\u00eb nga legjitimimi m\u00eb 24.03.2026, p\u00ebr njohjen me nj\u00eb dosje q\u00eb p\u00ebrmban mbi 60,000 faqe dhe mij\u00ebra prova. Gjat\u00eb seanc\u00ebs, p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb mbrojt\u00ebsit t\u00eb zgjedhur nga nj\u00eb prej t\u00eb pandehurve, gjykata caktoi nj\u00eb mbrojt\u00ebs kryesisht, i cili shprehu gatishm\u00ebrin\u00eb p\u00ebr t\u00eb vijuar menj\u00ebher\u00eb procesin, pavar\u00ebsisht munges\u00ebs s\u00eb njohjes me akuz\u00ebn dhe provat voluminoze. Kjo situat\u00eb u kund\u00ebrshtua nga mbrojtja si nj\u00eb form\u00eb mbrojtjeje jo efektive dhe formale, nd\u00ebrsa nga ana e organit t\u00eb akuz\u00ebs, n\u00eb vend t\u00eb mbrojtjes s\u00eb rregullshm\u00ebris\u00eb s\u00eb procesit, u nd\u00ebrmor nj\u00eb q\u00ebndrim sulmues ndaj avokat\u00ebve q\u00eb ngrit\u00ebn k\u00ebto shqet\u00ebsime.<br \/>\nN\u00eb k\u00ebto kushte, i k\u00ebrkuam gjykat\u00ebs nj\u00eb afat dy javor p\u00ebr analizimin profesional t\u00eb dosjes dhe p\u00ebrgatitjen e strategjis\u00eb s\u00eb mbrojtjes, pasi nj\u00eb mbrojtje efektive nuk mund t\u00eb realizohet n\u00eb nj\u00eb afat m\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr.<br \/>\nGjykata e pranoi k\u00ebrkes\u00ebn dhe na dha afatin e k\u00ebrkuar.<\/p>\n<p>2. Procesi administrativ<br \/>\nN\u00eb vijim, u zhvillua seanca e par\u00eb n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen p\u00ebr konstatimin e pavlefshm\u00ebris\u00eb absolute t\u00eb em\u00ebrimit t\u00eb z. Olsi Dado si prokuror i Republik\u00ebs. Mbrojtja argumentoi legjitimin aktiv t\u00eb padit\u00ebsit dhe theksoi se pavlefshm\u00ebria absolute nuk lidhet me afate, nuk kufizohet nga juridiksioni dhe konsiderohet si nj\u00eb akt q\u00eb nuk ka ekzistuar kurr\u00eb. Nj\u00ebkoh\u00ebsisht, u evidentuan pasojat e r\u00ebnda t\u00eb k\u00ebtij akti, si n\u00eb plan individual p\u00ebr padit\u00ebsin, ashtu edhe n\u00eb plan institucional p\u00ebr Bashkin\u00eb Tiran\u00eb, e cila, si pasoj\u00eb e mas\u00ebs s\u00eb sigurimit t\u00eb k\u00ebrkuar nga i padituri, \u00ebsht\u00eb privuar nga drejtimi i kryetarit t\u00eb zgjedhur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb demokratike.<\/p>\n<p>3. Elementet e konstatuara<br \/>\nGjat\u00eb seanc\u00ebs u evidentuan, n\u00eb form\u00ebn e pohimeve gjyq\u00ebsore, k\u00ebto elemente: mungesa e dokumentacionit n\u00eb Presidenc\u00eb p\u00ebr procesin e p\u00ebrzgjedhjes s\u00eb z. Dado; pranimi nga p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e Presidenc\u00ebs se, n\u00ebse kjo procedur\u00eb do t\u00eb zhvillohej sot, nuk do t\u00eb konfirmohej i nj\u00ebjti em\u00ebrim dhe p\u00ebrfshirja e z. Artur Metani n\u00eb dy role q\u00eb ngre \u00e7\u00ebshtje serioze t\u00eb konfliktit t\u00eb interesit. N\u00eb p\u00ebrfundim, gjykata ngarkoi pal\u00ebn padit\u00ebse me detyr\u00ebn p\u00ebr t\u00eb thirrur K\u00ebshilli i Lart\u00eb i Prokuroris\u00eb n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e pal\u00ebs s\u00eb paditur, brenda nj\u00eb afati 20-ditor.<\/p>\n<p>Q\u00ebndrimi i mbrojtjes<br \/>\nNe jemi t\u00eb vendosur ta \u00e7ojm\u00eb k\u00ebt\u00eb proces deri n\u00eb fund. Kjo \u00e7\u00ebshtje nuk lidhet vet\u00ebm me emrin e nj\u00eb prokurori, por me funksionimin e shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs, barazin\u00eb para ligjit dhe aft\u00ebsin\u00eb e sistemit p\u00ebr t\u00eb korrigjuar vetveten. Reforma n\u00eb drejt\u00ebsi nuk mund t\u00eb jet\u00eb selektive; ajo duhet t\u00eb garantoj\u00eb barazi para ligjit n\u00eb \u00e7do nivel, p\u00ebrfshir\u00eb edhe vet\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb.<br \/>\nPasojat e k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje nuk jan\u00eb vet\u00ebm individuale ndaj Erion Veliajt, por prekin nj\u00eb qytet t\u00eb t\u00ebr\u00eb, i cili po p\u00ebrballet me nd\u00ebrprerjen e ushtrimit t\u00eb detyr\u00ebs s\u00eb nj\u00eb kryetari bashkie t\u00eb zgjedhur tre her\u00eb nga qytetar\u00ebt, si pasoj\u00eb e veprimeve t\u00eb nj\u00eb individi q\u00eb ushtron n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligjshme funksionin e prokurorit t\u00eb Republik\u00ebs.<\/p>\n<p>Mbrojt\u00ebsi i z. Erion Veliaj<br \/>\nAv. Plarent Ndreca<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Avokati i kryebashkiakut t\u00eb Tiran\u00ebs, Erion Veliaj, Plarent Ndreca shprehet se mbrojtja do t\u2019i shkoj\u00eb deri n\u00eb fund \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb em\u00ebrimit me dekret n\u00eb vitin 2008 t\u00eb Ols Dados si prokuror i Republik\u00ebs. N\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb p\u00ebr median, ai e ka cil\u00ebsuar em\u00ebrimin e Dados n\u00eb kund\u00ebrshtim t\u00eb plot\u00eb me ligjin, por ndjekja e k\u00ebsaj [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-79923","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79923","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=79923"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79923\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=79923"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=79923"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=79923"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}