{"id":79770,"date":"2026-04-03T09:48:33","date_gmt":"2026-04-03T09:48:33","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/03\/rritja-e-cmimit-te-karburanteve-qeveria-e-kosoves-miraton-projektligjin-per-cmimet-tavan\/"},"modified":"2026-04-03T09:48:33","modified_gmt":"2026-04-03T09:48:33","slug":"rritja-e-cmimit-te-karburanteve-qeveria-e-kosoves-miraton-projektligjin-per-cmimet-tavan","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/03\/rritja-e-cmimit-te-karburanteve-qeveria-e-kosoves-miraton-projektligjin-per-cmimet-tavan\/","title":{"rendered":"Rritja e \u00e7mimit t\u00eb karburanteve, qeveria e Kosov\u00ebs miraton projektligjin p\u00ebr \u00e7mimet tavan"},"content":{"rendered":"<p>Kabineti i kryeministrit Albin Kurti i ka kaluar t\u00eb premten projektligjet p\u00ebr \u00e7mimet tavan dhe p\u00ebr sigurimet e detyrueshme sh\u00ebndet\u00ebsore, t\u00eb cilat duhet t\u00eb d\u00ebrgohen n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs p\u00ebr miratim para se t\u00eb b\u00ebhen ligje.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrpjekje e re e Kurtit p\u00ebr t\u2019i fuqizuar k\u00ebto dy ligje, pasi Gjykata Kushtetuese ia kishte rr\u00ebzuar q\u00eb t\u00eb dyja gjat\u00eb mandatit t\u00eb kaluar kat\u00ebrvje\u00e7ar.<\/p>\n<p>Projektligji p\u00ebr \u00e7mimet tavan, i njohur si projektligji p\u00ebr masat e p\u00ebrkohshme t\u00eb produkteve themelore n\u00eb raste t\u00eb ve\u00e7anta t\u00eb destabilizimit t\u00eb tregut, vjen po ashtu n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur rritja e madhe e \u00e7mimit t\u00eb karburanteve n\u00eb vend ka nxitur frik\u00ebn p\u00ebr rritje zinxhir t\u00eb \u00e7mimeve, sidomos atyre bazike.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm brenda pak jav\u00ebsh, \u00e7mimi i nj\u00eb litri naft\u00eb n\u00eb pikat e karburanteve n\u00eb Kosov\u00eb ka arritur deri n\u00eb 1.79 euro, krahasuar me 1.33 euro sa ishte m\u00eb 3 mars, tri dit\u00eb pas nisjes s\u00eb sulmeve nga SHBA-ja dhe Izraeli kund\u00ebr Iranit.<\/p>\n<p>Duke folur n\u00eb mbledhjen e kabinetit t\u00eb tij p\u00ebr k\u00ebt\u00eb projektligj, Kurti tha: \u201cPo e sjellim p\u00ebr miratim k\u00ebt\u00eb projektligj, i cili vjen si p\u00ebrgjigje e domosdoshme ndaj nj\u00eb realiteti e p\u00ebrvoje q\u00eb qytetar\u00ebt tan\u00eb e kan\u00eb p\u00ebrjetuar: rritje t\u00eb papritura t\u00eb \u00e7mimeve, paqart\u00ebsi n\u00eb treg dhe munges\u00eb e mekanizmave p\u00ebr mbrojtje\u201d.<\/p>\n<p>Projektligji vendos nj\u00eb baraspesh\u00eb t\u00eb domosdoshme nd\u00ebrmjet funksionimit t\u00eb lir\u00eb t\u00eb tregut dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb s\u00eb shtetit p\u00ebr ta mbrojtur interesin publik n\u00eb situata t\u00eb jasht\u00ebzakonshme, sipas Kurtit.<\/p>\n<p>Ligji p\u00ebr \u00e7mimet tavan ishte shpallur i pavlefsh\u00ebm nga Gjykata Kushtetuese n\u00eb vitin 2023, kur gjykata kishte theksuar se ai nuk ishte n\u00eb p\u00ebrputhje me Kushtetut\u00ebn e vendit.<\/p>\n<p>Ministrja e Industris\u00eb, Nd\u00ebrmarr\u00ebsis\u00eb, Tregtis\u00eb dhe Inovacionit, Mimoza Kusari \u2013 Lila, tha gjat\u00eb paraqitjes s\u00eb projektligjit tha se n\u00eb hartimin e tij e ka marr\u00eb parasysh rekomandimet e Kushtetueses.<\/p>\n<p>Ajo tha se projektligji i ri p\u00ebrcakton dy lloje t\u00eb masave t\u00eb p\u00ebrkohshme: caktimin e marzh\u00ebs tregtare p\u00ebr shitje me shumic\u00eb dhe pakic\u00eb, si dhe caktimin e \u00e7mimit maksimal t\u00eb lejuar p\u00ebr produktet baz\u00eb.<\/p>\n<p>Ligji i kaluar, tashm\u00eb i shpallur i pavlefsh\u00ebm, i cil\u00ebsonte produkte themelore: drith\u00ebrat, buk\u00ebn, miellin, orizin, pastat, vajin ushqimor t\u00eb lulediellit, qum\u00ebshtin, krip\u00ebn e kuzhin\u00ebs, vez\u00ebt e pul\u00ebs, mishin e pul\u00ebs, sheqerin kristalor, produktet e higjien\u00ebs personale dhe l\u00ebnd\u00ebt e drurit p\u00ebr djegie.<\/p>\n<p>Ligji p\u00ebr sigurimet sh\u00ebndet\u00ebsore<br \/>\nLigji p\u00ebr Sigurimin e Detyruesh\u00ebm t\u00eb Kujdesit Sh\u00ebndet\u00ebsor u rr\u00ebzua nga Gjykata Kushtetuese n\u00eb janar, pasi ajo gjeti se ky ligj ishte miratuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb jokushtetuese.<\/p>\n<p>Gjykata tha n\u00eb vendimin e janarit se Kuvendi e miratoi at\u00eb m\u00eb 5 dhjetor 2024 duke b\u00ebr\u00eb shkeljeve procedurale gjat\u00eb procesit ligjb\u00ebr\u00ebs.<\/p>\n<p>Duke e paraqitur projektligjin e ri t\u00eb premten, ministri i Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, Arben Vitia, tha se kjo \u00ebsht\u00eb \u201cnj\u00eb nga nismat m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr t\u00eb ardhmen e sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb n\u00eb vendin ton\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Ai tha se p\u00ebrmes k\u00ebtij ligji do t\u00eb themelohet nj\u00eb fond i sigurimit t\u00eb detyruesh\u00ebm sh\u00ebndet\u00ebsor i Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Projektligji p\u00ebrfshin t\u00eb gjith\u00eb popullat\u00ebn e vendit, synon ofrimin e qasjes universale n\u00eb sh\u00ebrbime themelore sh\u00ebndet\u00ebsore, si dhe rritjen e cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb sh\u00ebrbimeve, theksoi ai.<\/p>\n<p>Ai parasheh edhe rregullimin e kontributeve p\u00ebr sigurimin sh\u00ebndet\u00ebsor si burim i financimit t\u00eb kujdesit sh\u00ebndet\u00ebsor, i cili do t\u00eb jet\u00eb shtes\u00eb mbi financimin e tanish\u00ebm nga buxheti i shtetit.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrpjekje 10-vje\u00e7are p\u00ebr sjelljen e sigurimit t\u00eb detyruesh\u00ebm sh\u00ebndet\u00ebsor n\u00eb vend.<\/p>\n<p>Mungesa e sigurimit t\u00eb detyruesh\u00ebm sh\u00ebndet\u00ebsor besohet se i ka d\u00ebmtuar t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs, sidomos shtresat e varfra t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb dhe grupet e cenueshme, si pensionist\u00ebt dhe rastet sociale.<\/p>\n<p>Sh\u00ebrbimet n\u00eb institucionet publike sh\u00ebndet\u00ebsore n\u00eb Kosov\u00eb ofrohen pa pages\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr kategori t\u00eb caktuara, si f\u00ebmij\u00ebt, pensionist\u00ebt apo rastet sociale, nd\u00ebrsa p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt vlen bashk\u00ebpagesa p\u00ebr kujdes sh\u00ebndet\u00ebsor.<\/p>\n<p>Shuma e saj varion \u2013 nga 1 deri n\u00eb qindra euro \u2013 var\u00ebsisht nga sh\u00ebrbimi q\u00eb merr pacienti.<\/p>\n<p>P\u00ebr ato trajtime q\u00eb nuk realizohen n\u00eb institucionet publike, p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e mbulimit t\u00eb kostove e ka Fondi i Sigurimeve Sh\u00ebndet\u00ebsore, i cili menaxhohet nga Ministria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb. Por procedurat burokratike, derisa pacient\u00ebt t\u2019i marrin mjetet e nevojshme, zgjasin me jav\u00eb t\u00eb t\u00ebra, e nganj\u00ebher\u00eb edhe muaj.<\/p>\n<p>Prandaj, shum\u00eb qytetar\u00eb detyrohen t\u2019i p\u00ebrballojn\u00eb vet\u00eb shpenzimet \u2013 qoft\u00eb n\u00eb spitale private, qoft\u00eb jasht\u00eb shtetit.<\/p>\n<p>Sigurime sh\u00ebndet\u00ebsore kan\u00eb vet\u00ebm ata q\u00eb i marrin nga kompanit\u00eb private.\/REL<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kabineti i kryeministrit Albin Kurti i ka kaluar t\u00eb premten projektligjet p\u00ebr \u00e7mimet tavan dhe p\u00ebr sigurimet e detyrueshme sh\u00ebndet\u00ebsore, t\u00eb cilat duhet t\u00eb d\u00ebrgohen n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs p\u00ebr miratim para se t\u00eb b\u00ebhen ligje. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrpjekje e re e Kurtit p\u00ebr t\u2019i fuqizuar k\u00ebto dy ligje, pasi Gjykata Kushtetuese ia kishte [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-79770","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79770","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=79770"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79770\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=79770"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=79770"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=79770"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}