{"id":79752,"date":"2026-04-03T08:48:27","date_gmt":"2026-04-03T08:48:27","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/03\/dossier-nuk-do-te-behej-kiameti-se-vritej-nje-sekretar-partie-debati-ne-parlament-per-ngjarjen-e-2-prillit-1991-fjalimi-i-agollit-dhe-deklarata-emocionale-e-xhel\/"},"modified":"2026-04-03T08:48:27","modified_gmt":"2026-04-03T08:48:27","slug":"dossier-nuk-do-te-behej-kiameti-se-vritej-nje-sekretar-partie-debati-ne-parlament-per-ngjarjen-e-2-prillit-1991-fjalimi-i-agollit-dhe-deklarata-emocionale-e-xhel","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/03\/dossier-nuk-do-te-behej-kiameti-se-vritej-nje-sekretar-partie-debati-ne-parlament-per-ngjarjen-e-2-prillit-1991-fjalimi-i-agollit-dhe-deklarata-emocionale-e-xhel\/","title":{"rendered":"Dossier\/ \u201cNuk do t\u00eb b\u00ebhej kiameti se vritej nj\u00eb sekretar partie\u201d. Debati n\u00eb parlament p\u00ebr ngjarjen e 2 prillit 1991, fjalimi i Agollit dhe deklarata \u201cemocionale\u201d e Xhelil Gjonit"},"content":{"rendered":"<p>Agolli: K\u00ebtu u vran\u00eb kat\u00ebr t\u00eb rinj dhe ne i v\u00ebshtrojm\u00eb ministrin e t\u00eb tjer\u00eb me sentimentaliz\u00ebm dhe s\u2019duam t\u2019i shkarkojm\u00eb, pasi ende punojm\u00eb me mendje t\u00eb vjet\u00ebr. Po sikur t\u00eb ishin vrar\u00eb kat\u00ebr veta t\u00eb Partis\u00eb s\u00eb Pun\u00ebs, a nuk do t\u00eb shkarkoheshin?<\/p>\n<p>M\u00eb 2 prill 1991, Shkodra u kthye n\u00eb simbol t\u00eb p\u00ebrplasjes s\u00eb fundit mes nj\u00eb regjimi q\u00eb po per\u00ebndonte dhe nj\u00eb shoq\u00ebrie q\u00eb k\u00ebrkonte liri. Vet\u00ebm pak dit\u00eb pas zgjedhjeve t\u00eb para pluraliste t\u00eb 31 marsit, Shkodra shp\u00ebrtheu n\u00eb protesta masive kund\u00ebr manipulimit t\u00eb vot\u00ebs dhe vazhdimit t\u00eb pushtetit komunist. Qindra qytetar\u00eb u mblodh\u00ebn p\u00ebrpara godin\u00ebs s\u00eb Komitetit t\u00eb Partis\u00eb s\u00eb Pun\u00ebs, n\u00eb nj\u00eb nga revoltat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb asaj kohe. Protesta u shoq\u00ebrua me p\u00ebrplasje t\u00eb protestuesve me policin\u00eb, q\u00eb m\u00eb pas solli edhe momentin fatal kur forcat e regjimit hap\u00ebn zjarr mbi turm\u00ebn, duke sh\u00ebnuar nj\u00eb nga ngjarjet m\u00eb tragjike t\u00eb tranzicionit shqiptar. Si pasoj\u00eb e t\u00eb sht\u00ebnave, mbet\u00ebn t\u00eb vrar\u00eb kat\u00ebr t\u00eb rinj: studenti i dhjetorit Arben Broci, bashk\u00eb me t\u00eb rinjt\u00eb Bujar Bishanaku, Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka, nd\u00ebrsa dhjet\u00ebra t\u00eb tjer\u00eb u plagos\u00ebn. Ngjarja solli tensione t\u00eb shtuara politike dhe p\u00ebrplasje t\u00eb ashpra mes PPSH-s\u00eb dhe opozit\u00ebs s\u00eb sapo themeluar. N\u00eb parlament pati mjaft debate mes deputet\u00ebve t\u00eb PD-s\u00eb dhe atyre t\u00eb PPSH-s\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb debat spikat nj\u00eb fjalim i Drit\u00ebro Agollit, i cili b\u00ebn thirrje p\u00ebr drejt\u00ebsi p\u00ebr kat\u00ebr viktimat e Shkodr\u00ebs. Gjithashtu edhe nj\u00eb fjalim i Xhelil Gjonit, n\u00eb at\u00eb koh\u00eb deputet i PPSH-s\u00eb, i cili kritikon ashp\u00ebr q\u00ebndrimin e zyrtar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb komunist\u00eb n\u00eb Shkod\u00ebr.<br \/>\nTema sjell fjalimin e Agollit dhe reagimin e Xhelil Gjonit n\u00eb seanc\u00ebn parlamentare t\u00eb 3 majit 1991, n\u00eb debatin p\u00ebr ngjarjen e 2 prillit t\u00eb atij viti.<\/p>\n<p>Seanc\u00eb parlamentare, 03.05.1991<\/p>\n<p>Drit\u00ebro Agolli \u2013 T\u00eb nderuar deputet\u00eb,<\/p>\n<p>Ngritja p\u00ebr diskutim e problemit t\u00eb ngjarjeve t\u00eb Shkodr\u00ebs ishte m\u00ebse e domosdoshme, ve\u00e7an\u00ebrisht komisioni i posa\u00e7\u00ebm parlamentar. Kjo do t\u00eb thot\u00eb se Kuvendi Popullor nuk mund t\u00eb rrij\u00eb indiferent ndaj ngjarjeve q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me jet\u00ebn e njer\u00ebzve, me gjakun, q\u00eb k\u00ebrkon respekt dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb madhe qytetare. Prandaj v\u00ebshtrimi i ngjarjeve tragjike t\u00eb Shkodr\u00ebs n\u00eb Kuvendin Popullor, me k\u00ebmb\u00ebnguljen e disa deputet\u00ebve dhe me p\u00ebrkrahjen e t\u00eb gjith\u00ebve, ishte nj\u00eb gjest fisnik dhe nj\u00eb tregues i rritjes s\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb qytetare t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb popullit.<\/p>\n<p>Kuvendi Popullor, me shqyrtimin e k\u00ebsaj ngjarjeje, jep paralajm\u00ebrimin e rrept\u00eb se askujt nuk i lejohet t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb arbitrare dhe \u00e7\u2019njer\u00ebzore dhun\u00ebn e arm\u00ebs dhe t\u00eb p\u00ebrgjak\u00eb f\u00ebmij\u00ebt e popullit, djemt\u00eb dhe vajzat e vendit t\u00eb vet.<\/p>\n<p>N\u00eb procesin e gjat\u00eb dhe t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb demokratik, ku t\u00eb lodhsh\u00ebm e ku ngaz\u00ebllyes, ku t\u00eb g\u00ebzuar e ku tragjik, kan\u00eb humbur jet\u00ebn ose jan\u00eb l\u00ebnduar njer\u00ebz, qytetar\u00eb, demonstrues, kufitar\u00eb, simpatizant\u00eb t\u00eb nj\u00ebr\u00ebs ose tjetr\u00ebs partie. Nj\u00eb njeri \u00ebsht\u00eb vrar\u00eb k\u00ebtu, nj\u00eb atje, nj\u00eb n\u00eb nj\u00eb manifestim, nj\u00eb n\u00eb nj\u00eb grumbullim turme. P\u00ebr k\u00ebto jet\u00eb t\u00eb humbura ka pasur pak shqet\u00ebsim qytetar, pak ose aspak p\u00ebrgjigje nuk \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb. Pluhuri i harres\u00ebs i ka mbuluar, nd\u00ebrsa t\u00eb af\u00ebrmit dhe shok\u00ebt e viktimave p\u00ebrher\u00eb nuk i ka l\u00ebn\u00eb t\u00eb qet\u00eb d\u00ebshp\u00ebrimi.<br \/>\nN\u00eb Shqip\u00ebri, gjat\u00eb procesit t\u00eb demokratizimit, nuk jan\u00eb b\u00ebr\u00eb vrasje masive n\u00eb turma si n\u00eb Kin\u00eb apo n\u00eb Rumani. Nuk kan\u00eb ndodhur sepse edhe kemi qen\u00eb t\u00eb arsyesh\u00ebm, edhe pse jemi nj\u00eb popull i vog\u00ebl, me lidhje t\u00eb ngushta shpirt\u00ebrore, farefisi, miq\u00ebsie dhe shoq\u00ebrie; nuk kan\u00eb ndodhur sepse edhe opinioni bot\u00ebror do t\u00eb na d\u00ebnonte r\u00ebnd\u00eb, nuk kan\u00eb ndodhur edhe p\u00ebr gjykimin e matur dhe tolerant t\u00eb Ramiz Alis\u00eb.<\/p>\n<p>Por vrasje t\u00eb ve\u00e7uara, tek-tuk, nj\u00ebsh e \u00e7ift, nuk kan\u00eb ndodhur pak. Vrasje t\u00eb k\u00ebsaj natyre jan\u00eb t\u00eb liga dhe tinzare, finoke dhe t\u00eb ul\u00ebta, pasi fshehin djall\u00ebzi, mbulohen me mjegull para opinionit komb\u00ebtar e nd\u00ebrkomb\u00ebtar dhe vras\u00ebsi apo shkaktari, urdh\u00ebruesi i hapjes s\u00eb zjarrit apo ngritjes s\u00eb dor\u00ebs humb gjurm\u00ebt leht\u00eb dhe forcat e drejt\u00ebsis\u00eb bien n\u00eb qet\u00ebsi. Kur ndodhin k\u00ebto vrasje tek-tuk, e \u00e7ift e \u00e7ift n\u00eb manifestime, grupime apo turma, t\u00eb duket sikur dikush urdh\u00ebron fshehurazi, me q\u00ebllime t\u00eb caktuara dhe prapamendime. Dhe kulmin kjo m\u00ebnyr\u00eb e arriti me ngjarjet e Shkodr\u00ebs, m\u00eb 2 prill t\u00eb k\u00ebtij viti, ku nuk u vran\u00eb nj\u00eb apo dy, por kat\u00ebr veta. Me k\u00ebt\u00eb vrasje u ngrit n\u00eb k\u00ebmb\u00eb nj\u00eb opinion i t\u00ebr\u00eb komb\u00ebtar, foli edhe shtypi bot\u00ebror dhe \u00e7\u00ebshtja u shpua deri k\u00ebtu, n\u00eb forumin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb Republik\u00ebs, n\u00eb Kuvendin Popullor, duke paralajm\u00ebruar: asnj\u00eb pik\u00eb gjaku t\u00eb mos derdhet n\u00eb koh\u00ebn e demokracis\u00eb dhe t\u00eb qytet\u00ebrimit, p\u00ebrndryshe turp\u00ebrojm\u00eb veten dhe vendin.<br \/>\nDeklaratat zyrtare t\u00eb g\u00ebnjesht\u00ebrta i rrit\u00ebn akoma dyshimet ndaj fajtor\u00ebve dhe e shtuan mjegull\u00ebn drejt s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs. Neve na vjen, me t\u00eb drejt\u00eb, keq q\u00eb, sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb Komisionit t\u00eb posa\u00e7\u00ebm parlamentar, hetimet nuk kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrfundime t\u00eb qarta. Me sa duket, k\u00ebto lloj vrasjesh hetuesia dhe organet e drejt\u00ebsis\u00eb i kan\u00eb n\u00ebnvleft\u00ebsuar prej koh\u00ebsh, i kan\u00eb quajtur si gj\u00ebra pa r\u00ebnd\u00ebsi, t\u00eb nisur nga nj\u00eb psikologji e d\u00ebmshme, nga psikologjia e kund\u00ebrshtarit, e armikut politik: \u201cs\u2019ka gj\u00eb, nj\u00eb opozitar u vra\u201d. Kjo psikologji nuk t\u00eb lejon t\u00eb hetosh e t\u00eb zbulosh n\u00ebse me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb kjo ekziston. Nuk duhet t\u00eb nisemi nga mendimi dhe tendenca politike se p\u00ebr \u00e7do skandal, q\u00eb b\u00ebjn\u00eb turmat, \u00ebsht\u00eb faji i nj\u00eb partie apo i nj\u00eb tjetre, i Partis\u00eb Demokratike apo i Partis\u00eb s\u00eb Pun\u00ebs ose qoft\u00eb edhe i t\u00eb tjerave. Po n\u00eb Itali q\u00eb refugjat\u00ebt shqiptar\u00eb e dogj\u00ebn vet\u00eb kampin ku strehoheshin, mos vall\u00eb Partia Demokratike i ka nxitur q\u00eb ta djegin? Po t\u00eb gjykosh n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, hetimet i b\u00ebn t\u00eb ftohta e pa pasion, i b\u00ebn si n\u00ebpun\u00ebs indiferent.<\/p>\n<p>Ka ardhur koha q\u00eb partit\u00eb politike t\u00eb luftojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr vendosjen e qet\u00ebsis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, p\u00ebrndryshe anarkia dhe pasiguria do t\u00eb b\u00ebhet rrezik i vet\u00eb partive, do t\u00eb humb\u00eb jo vet\u00ebm autoritetin e tyre, por edhe do t\u00eb kthehet n\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb, pasi anarkia duket si besnike, por n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb busht\u00ebr e keqe dhe e pabes\u00eb.<\/p>\n<p>Ne kemi hyr\u00eb n\u00eb epok\u00ebn e nj\u00eb parlamenti t\u00eb ri pluralist, si rrjedhim i procesit t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb demokratik p\u00ebrparimtar. Si\u00e7 thash\u00eb, derisa t\u00eb vinim n\u00eb k\u00ebt\u00eb epok\u00eb, kemi l\u00ebn\u00eb pas viktima dhe t\u00eb r\u00ebn\u00eb nga t\u00eb gjitha korentet, partit\u00eb dhe organizatat. Ka pasur t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb kan\u00eb gjetur fatkeq\u00ebsin\u00eb n\u00eb tok\u00eb dhe t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb det, t\u00eb mbytur duke ikur nga vendi yn\u00eb. Gjaku i tyre meriton nderim dhe dhimbje njer\u00ebzore. P\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebta t\u00eb r\u00ebn\u00eb, q\u00eb jan\u00eb f\u00ebmij\u00ebt tan\u00eb, duke arritur kulmin me kat\u00ebr djemt\u00eb e Shkodr\u00ebs, Kuvendi yn\u00eb duhej t\u00eb kishte mbajtur nj\u00eb minut\u00eb heshtje. Me k\u00ebt\u00eb ne do t\u00eb respektonim popullin q\u00eb na ka zgjedhur dhe do t\u00eb respektoheshim nga populli m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p>Gjaku i t\u00eb r\u00ebn\u00ebve nuk njeh nomenklatur\u00eb. S\u2019ka k\u00ebtu t\u00eb mendojm\u00eb se p\u00ebr \u00e7\u2019rang njer\u00ebzish do t\u00eb mbajm\u00eb nj\u00eb minut\u00eb heshtje. Heshtje do t\u00eb mbajm\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb r\u00ebn\u00ebt dhe viktimat n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb t\u00eb fitores s\u00eb demokracis\u00eb, si\u00e7 mbajm\u00eb p\u00ebr viktimat e nj\u00eb t\u00ebrmeti. Ky q\u00eb kaluam dhe po kalojm\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb t\u00ebrmet shoq\u00ebror i ngadalt\u00eb, i zgjatur, jo i p\u00ebrnj\u00ebhersh\u00ebm. Prandaj viktimat e tij k\u00ebrkojn\u00eb respekt edhe n\u00eb zbulimin e shkaktar\u00ebve, edhe n\u00eb nderin q\u00eb ne duhet t\u2019u b\u00ebjm\u00eb.<\/p>\n<p>Qeveria e ardhshme t\u00eb angazhohet m\u00eb seriozisht dhe m\u00eb me vet\u00ebdije p\u00ebr Shkodr\u00ebn dhe p\u00ebr t\u00eb gjitha problemet e saj. Gjendja e Shkodr\u00ebs mund t\u00eb qet\u00ebsohet po t\u00eb shpejtohen hetimet dhe t\u00eb jepen p\u00ebrfundime t\u00eb v\u00ebrteta, pa marr\u00eb parasysh asnj\u00eb lloj autoriteti q\u00eb do t\u00eb jet\u00eb fajtor.<\/p>\n<p>Lidhur me masat q\u00eb u propozuan k\u00ebtu, ato jan\u00eb me vend dhe i shoh shum\u00eb t\u00eb arsyeshme. Ne nuk jemi m\u00ebsuar me shkarkime ministrash dhe personalitetesh pas ngjarjeve tragjike. Para pak koh\u00ebsh u shkarkua Ministri i Brendsh\u00ebm i Kores\u00eb s\u00eb Jugut pasi vdiq nj\u00eb student i rrahur nga policia. K\u00ebtu u vran\u00eb kat\u00ebr t\u00eb rinj dhe ne i v\u00ebshtrojm\u00eb ministrin e t\u00eb tjer\u00eb me sentimentaliz\u00ebm dhe s\u2019duam t\u2019i shkarkojm\u00eb, pasi ende punojm\u00eb me mendje t\u00eb vjet\u00ebr. Po sikur t\u00eb ishin vrar\u00eb kat\u00ebr veta t\u00eb Partis\u00eb s\u00eb Pun\u00ebs, a nuk do t\u00eb shkarkoheshin? \u00cbsht\u00eb ky sentimentaliz\u00ebm q\u00eb ngadal\u00ebson edhe hetimet\u2026.<\/p>\n<p>Xhelil Gjoni \u2013 T\u00eb nderuar deputet\u00eb,<\/p>\n<p>Preokupacioni kryesor sot \u00ebsht\u00eb qet\u00ebsia e rendit. Aktualisht njeriu yn\u00eb \u00ebsht\u00eb i tronditur, pa qet\u00ebsi, madje do t\u00eb thosha dhe i pasigurt. N\u00ebse kemi patur pasuri, qet\u00ebsia ka qen\u00eb pasuria m\u00eb e madhe q\u00eb kemi pasur gjer tani. K\u00ebt\u00eb, duket, po e humbasim dhe po na ik\u00ebn nga duart p\u00ebr fajin ton\u00eb. Pse them k\u00ebshtu, shok\u00eb deputet\u00eb? Shkaqet, m\u00eb duket mua, jan\u00eb t\u00eb ndryshme. Un\u00eb, pa iu shmangur disa konkluzioneve t\u00eb dy informacioneve q\u00eb na u dhan\u00eb nga komisioni parlamentar, ashtu dhe nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb diskutant\u00ebve k\u00ebtu, ethet partiake, elektorale, por dhe t\u00eb pam\u00ebsuar me pluripartizmin, m\u00eb duket mua kan\u00eb t\u00eb veten.<\/p>\n<p>Un\u00eb, si an\u00ebtar i Partis\u00eb s\u00eb Pun\u00ebs, nuk ua fal sekretar\u00ebve t\u00eb partis\u00eb t\u00eb rrethit t\u00eb Shkodr\u00ebs mosdaljen n\u00eb turm\u00eb, edhe sikur t\u00eb vriteshin. S\u2019\u00ebsht\u00eb humane t\u00eb fshihesh vet\u00eb, kur digjet pazari. E aq m\u00eb tep\u00ebr, si\u00e7 na thon\u00eb k\u00ebtu shok\u00ebt, atje kan\u00eb qen\u00eb f\u00ebmij\u00ebt e tyre, n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb, nx\u00ebn\u00ebs shkollash, t\u00eb vegj\u00ebl, qofshin edhe t\u00eb rritur etj. Nuk do t\u00eb b\u00ebhej qameti se do t\u00eb vritej nj\u00eb sekretar partie. K\u00ebtu shoh at\u00eb shk\u00ebputje t\u00eb Komitetit t\u00eb Partis\u00eb dhe ky besoj e ka analizuar vet\u00eb gjendjen, duke shkarkuar t\u00ebr\u00eb struktur\u00ebn dhe duke ngritur nj\u00eb komitet organizator me shokun Shaqir Vukaj n\u00eb krye, shoh at\u00eb  shk\u00ebputje flagrante t\u00eb k\u00ebtij komiteti me njer\u00ebzit. Deri dje, pardje, komiteti i partis\u00eb ka pasur organizat\u00ebn e partis\u00eb n\u00eb shkoll\u00ebn e mesme \u201cJordan Misja\u2019\u201d. Ku jan\u00eb k\u00ebta komunist\u00eb? Si nuk dol\u00ebn k\u00ebta n\u00eb ball\u00eb t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve dhe t\u2019u b\u00ebnin thirrje sekretar\u00ebve t\u00eb partis\u00eb t\u00eb dilnin para turm\u00ebs e t\u00eb mos rrinin brenda, futur skutave! K\u00ebsaj i thon\u00eb t\u00eb ruash l\u00ebkur\u00ebn e t\u00eb mos mendosh p\u00ebr popullin.<\/p>\n<p>T\u00eb m\u00eb falin shok\u00ebt, ndoshta edhe un\u00eb jam i emocionuar, k\u00ebt\u00eb ethe partiake e shoh q\u00eb  \u00ebsht\u00eb hapur edhe n\u00eb popull posht\u00eb. T\u00eb them t\u00eb drejt\u00ebn, k\u00ebto dit\u00eb kisha nj\u00eb g\u00ebzim, vajta n\u00eb nj\u00eb dasm\u00eb n\u00eb fshat. Gjysma e fshatit s\u2019erdhi, megjith\u00ebse n\u00eb raste t\u00eb tjera ishin nj\u00ebsh. Dukej sikur qe futur nj\u00eb grindje, m\u00ebri te njer\u00ebzit. Un\u00eb kujtoj q\u00eb  k\u00ebtu partit\u00eb duhet t\u00eb mbledhin mendjen, t\u2019i propagandojn\u00eb pik\u00ebpamjet e tyre, por jo t\u00eb fusin ndasit\u00eb n\u00eb  njer\u00ebzit p\u00ebr t\u00eb keq.<\/p>\n<p>Un\u00eb shoh n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje edhe inkopetencat e organeve kompetente. S\u2019dua t\u00eb b\u00ebj llafologji k\u00ebtu. K\u00ebto organe, m\u00eb duket mua, akoma e shohin veten e tyre si dikur, kur hetuesia duhej t\u2019i sh\u00ebrbente Ministris\u00eb s\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme, apo prokuroria t\u00eb mb\u00ebshteste nj\u00ebr\u00ebn ose tjetr\u00ebn dhe nuk jan\u00eb t\u00eb shk\u00ebputura ta shohin veten n\u00eb oponenc\u00eb me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn p\u00ebr t\u00eb shkuar drejt s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs. Nj\u00eb nga arsyet thelb\u00ebsore e shoh k\u00ebt\u00eb. Dhe shoh edhe inkopetent\u00eb. Ne sot nuk kemi asgj\u00eb t\u00eb sakt\u00eb ligj\u00ebrisht. <\/p>\n<p>Me pyetjet, me mundin, me lodhjen q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb komisioni parlamentar, shok\u00ebt jan\u00eb p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrg\u00ebzuar. K\u00ebtu mund t\u00eb kishte dhe p\u00ebrjashtime, mund t\u00eb kishte shok\u00eb edhe m\u00eb t\u00eb zot\u00eb. Un\u00eb kujtoj se kan\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb pun\u00eb jo thjesht voluminoze,  pa i spostuar organet e hetimit, sepse do t\u00eb b\u00ebnin nj\u00eb gabim t\u00eb dyfisht\u00eb apo t\u00eb kund\u00ebrt, por duke i v\u00ebn\u00eb k\u00ebto n\u00eb l\u00ebvizje. Nga kjo pik\u00ebpamje, duke mos patur gj\u00eb  t\u00eb sakt\u00eb, n\u00eb k\u00ebto kushte un\u00eb e kam t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb jap gjykim. Prandaj mendoj se hetimi duhet t\u00eb vazhdoj\u00eb intensivisht, p\u00ebr dy arsye: edhe p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb e v\u00ebrteta, edhe p\u00ebr t\u2019u prer\u00eb nj\u00eb her\u00eb e mir\u00eb rrug\u00ebn, duart, krah\u00ebt, kok\u00ebn, kujtdo qoft\u00eb q\u00eb v\u00eb dor\u00eb mbi gjakun e popullit. Jam me at\u00eb frym\u00eb t\u00eb diskutimit t\u00eb Drit\u00ebroit k\u00ebtu.<\/p>\n<p>Kat\u00ebr t\u00eb rinjt\u00eb e vrar\u00eb u shpall\u00ebn m\u00eb pas \u201cD\u00ebshmor\u00eb t\u00eb Demokracis\u00eb\u201d, duke u kthyer n\u00eb simbol t\u00eb sakrific\u00ebs p\u00ebr liri dhe ndryshim. Por p\u00ebrtej k\u00ebtij vler\u00ebsimi, ngjarja e 2 prillit mbetet nj\u00eb plag\u00eb e hapur n\u00eb kujtes\u00ebn kolektive dhe nj\u00eb prov\u00eb e fort\u00eb p\u00ebr drejt\u00ebsin\u00eb shqiptare.<br \/>\nE konsideruar gjer\u00ebsisht si \u201cmasakra e fundit e komunizmit\u201d n\u00eb Shqip\u00ebri, ajo d\u00ebshmoi se nj\u00eb regjim n\u00eb r\u00ebnie mund t\u00eb mbetet i rreziksh\u00ebm deri n\u00eb momentet e fundit. Sot, m\u00eb shum\u00eb se tre dekada m\u00eb pas, 2 prilli nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb dat\u00eb p\u00ebrkujtimore, por edhe nj\u00eb kujtes\u00eb se pa drejt\u00ebsi t\u00eb plot\u00eb, historia rrezikon t\u00eb mbetet e pap\u00ebrfunduar.<\/p>\n<p>*Fotot e realizuara nga Angjelin Nenshati<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Agolli: K\u00ebtu u vran\u00eb kat\u00ebr t\u00eb rinj dhe ne i v\u00ebshtrojm\u00eb ministrin e t\u00eb tjer\u00eb me sentimentaliz\u00ebm dhe s\u2019duam t\u2019i shkarkojm\u00eb, pasi ende punojm\u00eb me mendje t\u00eb vjet\u00ebr. Po sikur t\u00eb ishin vrar\u00eb kat\u00ebr veta t\u00eb Partis\u00eb s\u00eb Pun\u00ebs, a nuk do t\u00eb shkarkoheshin? M\u00eb 2 prill 1991, Shkodra u kthye n\u00eb simbol t\u00eb p\u00ebrplasjes [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-79752","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79752","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=79752"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79752\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=79752"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=79752"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=79752"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}