{"id":79724,"date":"2026-04-03T06:48:15","date_gmt":"2026-04-03T06:48:15","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/03\/drejtesia-e-re-duhet-te-shpetohet-nga-te-qenit-nen-shantazh\/"},"modified":"2026-04-03T06:48:15","modified_gmt":"2026-04-03T06:48:15","slug":"drejtesia-e-re-duhet-te-shpetohet-nga-te-qenit-nen-shantazh","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/03\/drejtesia-e-re-duhet-te-shpetohet-nga-te-qenit-nen-shantazh\/","title":{"rendered":"Drejt\u00ebsia e re duhet t\u00eb shp\u00ebtohet nga t\u00eb qenit n\u00ebn shantazh"},"content":{"rendered":"<p><em><strong>Nga Mero Baze\/\u00a0<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Ndaj prokurorit Olsi Dado ka nisur nj\u00eb proces gjyq\u00ebsor n\u00eb gjykat\u00ebn civile t\u00eb Tiran\u00ebs p\u00ebr t\u00eb verifikuar procedur\u00ebn e zgjedhjes s\u00eb tij si prokuror, e cila ka plot boshll\u00ebqe dhe kap\u00ebrcime p\u00ebr shkak t\u00eb nd\u00ebrhyrjes politike dhe lidhjeve miq\u00ebsore n\u00eb sistem q\u00eb ka mundur t\u00eb ket\u00eb.<\/p>\n<p>Konkretisht gjykat\u00ebs i \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar t\u00eb shprehet mbi ligjshm\u00ebrin\u00eb e em\u00ebrimit t\u00eb tij bazuar n\u00eb kriteret e posa\u00e7me q\u00eb duhet t\u00eb plot\u00ebsoj\u00eb nj\u00eb prokuror, apo ato t\u00eb p\u00ebrgjithshme. Dado nuk \u00ebsht\u00eb magjistrat, por nj\u00eb student juridiku i r\u00ebndomt\u00eb, i rekrutuar n\u00eb sistem fal\u00eb lidhjeve personale me politik\u00ebn dhe ish-kreun e Prokuroris\u00eb.<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb se kam ndonj\u00eb besim tek gjykata civile p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, edhe pse faktet jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb qarta.<\/p>\n<p>E keqja e Olsi Dados nuk \u00ebsht\u00eb thjesht se \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar prokuror n\u00eb shkelje t\u00eb ligjit. Mund t\u00eb ishte em\u00ebruar edhe n\u00eb rregull, dhe p\u00ebrs\u00ebri nuk do ishte prokurori q\u00eb duhet t\u00eb kemi n\u00eb SPAK. Problemi q\u00eb ka em\u00ebrimi i tij \u00ebsht\u00eb se dikujt n\u00eb SPAK i \u00ebsht\u00eb dashur nj\u00eb prokuror \u201cpa letra n\u00eb rregull\u201d, p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb i rekrutuar i tyre dhe jo i em\u00ebruar i tyre. Shantazhin q\u00eb p\u00ebrjeton nga rekrutimi i tij ai e p\u00ebrcjell si shantazh ndaj gjith\u00eb mjedisit ku punon, ndaj t\u00eb akuzuarve, ndaj t\u00eb dyshuarve, ndaj t\u00eb hetuarve, ndaj gjykat\u00ebsve, ndaj OPGJ dhe ndaj kujtdo tjet\u00ebr. \u00cbsht\u00eb thjesht nj\u00eb person q\u00eb nuk ka shkuar t\u00eb b\u00ebj\u00eb aty prokurorin, por t\u00eb rekrutuarin e prokuroris\u00eb.<\/p>\n<p>Problemi \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i gjer\u00eb dhe ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me p\u00ebrdorimin nga SPAK n\u00eb sistemin e ri t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb si shantazhues t\u00eb gjith\u00eb sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Ndaj mos prisni gj\u00eb nga gjykata p\u00ebr t\u00eb. N\u00ebn k\u00ebt\u00eb pushtet frike dhe shantazhi q\u00eb i kemi v\u00ebn\u00eb me ligj gjykat\u00ebsit n\u00ebn SPAK, pa llogaritur dhe profilin p\u00ebrndjek\u00ebs t\u00eb disa prokuror\u00ebve t\u00eb SPAK, i kemi b\u00ebr\u00eb gj\u00ebm\u00ebn drejt\u00ebsis\u00eb. Mos prisni q\u00eb Olsi Dado t\u00eb shkarkohet nga KLP. Ata q\u00eb e kan\u00eb em\u00ebruar e kan\u00eb ditur \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb dhe \u00e7far\u00eb rregullash ka shkelur procedura.<\/p>\n<p>Mos prisni q\u00eb ILD t\u00eb marr\u00eb masa ndaj dikujt, pasi vet\u00eb kryetari i ILD-s\u00eb e ka firmosur praktik\u00ebn e paligjshme t\u00eb em\u00ebrimit t\u00eb tij kur ka qen\u00eb k\u00ebshilltar presidenti, ndoshta jo n\u00ebn shantazh, por n\u00eb konformiz\u00ebm me ata q\u00eb ia kan\u00eb ofruar.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, m\u00eb vler\u00eb ka debati p\u00ebrse i \u00ebsht\u00eb dashur SPAK-ut t\u00eb rekrutoj\u00eb dik\u00eb q\u00eb nuk plot\u00ebson standardet e nj\u00eb prokurori. Kjo \u00ebsht\u00eb m\u00eb par\u00ebsore dhe shum\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00eb se dosja e pun\u00ebs s\u00eb Olsi Dados.<\/p>\n<p>SPAK ka nd\u00ebrtuar pun\u00ebn e tij bazuar mbi shantazhe. Ka disa dosje t\u00eb sekretuara t\u00eb SPAK, q\u00eb jan\u00eb shpallur sekret hetimor vet\u00ebm pse implikojn\u00eb prokuror\u00eb t\u00eb SPAK apo gjyqtar\u00eb t\u00eb GJKKO-s\u00eb n\u00eb vepra penale si ryshfete, shoq\u00ebrim me persona t\u00eb inkriminuar, marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb pap\u00ebrshtatshme me ta, etj.<\/p>\n<p>Tani dakord q\u00eb k\u00ebto i mbajm\u00eb larg syve t\u00eb publikut \u201cp\u00ebr sekret hetimor\u201d, dhe t\u2019i lexoj\u00eb vet\u00ebm Berisha para SPAK, por \u00e7far\u00eb nd\u00ebrgjegje prokurori mund t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb prokuror i SPAK kur e di q\u00eb n\u00eb sirtar\u00eb ka dosje p\u00ebr koleg\u00eb t\u00eb tij q\u00eb duhet t\u00eb jen\u00eb n\u00eb bank\u00ebn e t\u00eb akuzuarve dhe marrin e gjykojn\u00eb \u00e7\u00ebshtje p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt. Ato nj\u00eb dit\u00eb do t\u00eb b\u00ebhen publike dhe nuk di \u00e7far\u00eb i mbetet nga reputacioni i pompuar i SPAK atyre q\u00eb i kan\u00eb p\u00ebrdorur ata n\u00ebn shantazh.<\/p>\n<p>Ka gjyqtar\u00eb q\u00eb shfaqen n\u00eb dosje t\u00eb reja t\u00eb SPAK t\u00eb cilat p\u00ebrdoren pastaj p\u00ebr seanca masash sigurie q\u00eb p\u00ebrfundojn\u00eb p\u00ebr 10 minuta dhe ku gjyqtarja \u00ebsht\u00eb gati edhe t\u00eb rrah\u00eb t\u00eb pandehurin pse nuk rri urt\u00eb n\u00eb sall\u00eb. Kemi shantazhe mbi an\u00ebtar\u00eb t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese q\u00eb \u00ebsht\u00eb akt kriminal. Kemi nd\u00ebrhyrje t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb t\u00eb prokurorit t\u00eb SPAK mbi \u00e7\u00ebshtje q\u00eb jan\u00eb n\u00eb gjykim dhe q\u00eb mund t\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb si precedent p\u00ebr t\u2019i rr\u00ebzuar atyre shum\u00eb \u00e7\u00ebshtje nga procedurat e parregullta t\u00eb administrimit t\u00eb provave. Dhe aty p\u00ebrdoret shantazh. Po p\u00ebrndiqet deri n\u00eb ekstrem Elton Qyno si gazetar vet\u00ebm se kund\u00ebrshtoi SPAK-un n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese dhe fitoi \u00e7\u00ebshtjen e sekuestrimit t\u00eb pajisjeve telefonike dhe pajisjeve t\u00eb pun\u00ebs si gazetar. Tani rrezikon t\u00eb dal\u00eb i lidhur dhe me kartelet n\u00eb Ekuador.<\/p>\n<p>Dhe merre me mend se \u00e7far\u00eb mund t\u2019i b\u00ebj\u00eb KLP-s\u00eb apo KLGJ-s\u00eb nj\u00eb prokuror i SPAK, ku shumica e an\u00ebtar\u00ebve jan\u00eb trumcak\u00eb t\u00eb ardhur nga rruga dhe duan t\u00eb b\u00ebjn\u00eb ndonj\u00eb lek me at\u00eb pun\u00eb. Mos prisni as t\u2019u kund\u00ebrshtojn\u00eb preferencat, as t\u2019u v\u00ebn\u00eb fre. Ky \u00ebsht\u00eb fenomeni m\u00eb negativ q\u00eb ka prodhuar drejt\u00ebsia e re, v\u00ebnia e sistemit n\u00ebn shantazhin e prokuroris\u00eb speciale. Dhe k\u00ebtu \u00ebsht\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm edhe vullneti personal i prokuror\u00ebve t\u00eb SPAK.<\/p>\n<p>Problemi \u00ebsht\u00eb q\u00eb dikush duhet t\u00eb ndal\u00eb shantazhin si mekaniz\u00ebm n\u00eb sistemin e ri t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb. Nuk \u00ebsht\u00eb puna se si \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar Olsi Dado, por m\u00ebnyra se si \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar mund t\u00eb trajtohet si kapje e tij nga sistemi dhe p\u00ebrdorimi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb mekaniz\u00ebm shantazhi.<\/p>\n<p>Por d\u00ebmi \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb i gjer\u00eb dhe p\u00ebrtej emrave t\u00eb p\u00ebrve\u00e7\u00ebm. D\u00ebmi \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb qysh kurse t\u00eb gjith\u00eb me reform\u00ebn n\u00eb drejt\u00ebsi identifikojn\u00eb SPAK-un dhe jo gjykatat. P\u00ebr ato t\u00eb gjith\u00eb bien dakord tani q\u00eb jan\u00eb ushtare t\u00eb tij. K\u00ebshtu ka qen\u00eb n\u00eb komuniz\u00ebm. Me ndryshimin q\u00eb ata s\u00eb paku ishin prokuror\u00eb e gjyqtar\u00eb q\u00eb v\u00ebrtet b\u00ebnin \u00e7far\u00eb thoshte Aranit \u00c7ela, por nuk merrnin lek\u00eb.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Mero Baze\/\u00a0 Ndaj prokurorit Olsi Dado ka nisur nj\u00eb proces gjyq\u00ebsor n\u00eb gjykat\u00ebn civile t\u00eb Tiran\u00ebs p\u00ebr t\u00eb verifikuar procedur\u00ebn e zgjedhjes s\u00eb tij si prokuror, e cila ka plot boshll\u00ebqe dhe kap\u00ebrcime p\u00ebr shkak t\u00eb nd\u00ebrhyrjes politike dhe lidhjeve miq\u00ebsore n\u00eb sistem q\u00eb ka mundur t\u00eb ket\u00eb. Konkretisht gjykat\u00ebs i \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-79724","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79724","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=79724"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79724\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=79724"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=79724"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=79724"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}