{"id":79601,"date":"2026-04-02T12:48:43","date_gmt":"2026-04-02T12:48:43","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/02\/balla-sulmon-pd-per-deshmoret-dhe-kerkon-debatin-per-integrimin-ne-be\/"},"modified":"2026-04-02T12:48:43","modified_gmt":"2026-04-02T12:48:43","slug":"balla-sulmon-pd-per-deshmoret-dhe-kerkon-debatin-per-integrimin-ne-be","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/02\/balla-sulmon-pd-per-deshmoret-dhe-kerkon-debatin-per-integrimin-ne-be\/","title":{"rendered":"Balla sulmon PD p\u00ebr d\u00ebshmor\u00ebt dhe k\u00ebrkon debatin p\u00ebr integrimin n\u00eb BE"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari i Grupit Parlamentar t\u00eb Partis\u00eb Socialiste, Taulant Balla akuzoi opozit\u00ebn p\u00ebr munges\u00eb respekti ndaj d\u00ebshmor\u00ebve t\u00eb 2 Prillit 1991 dhe k\u00ebrkoi 1 minut\u00eb heshtje.<\/p>\n<p>\u201cKeqardhja m\u00eb e madhe vjen nga grupi parlamentar i Partis\u00eb Demokratike q\u00eb b\u00ebn zhurm\u00eb kur k\u00ebrkohet 1 minut\u00eb heshtje n\u00eb p\u00ebrkujtim t\u00eb d\u00ebshmor\u00ebve t\u00eb demokracis\u00eb\u201d, u shpreh Balla.<\/p>\n<p>P\u00ebrtej debatit politik, ai u ndal edhe te procesi i integrimit europian, duke theksuar se Shqip\u00ebria ndodhet n\u00eb nj\u00eb faz\u00eb t\u00eb pakthyeshme drejt an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb Bashkimin Europian. Sipas Ball\u00ebs, vendi ka b\u00ebr\u00eb progres t\u00eb ndjesh\u00ebm, duke p\u00ebrmbushur dhjet\u00ebra k\u00ebrkesa n\u00eb kapitujt themelor\u00eb dhe duke avancuar n\u00eb procesin e IBAR-it.<br \/>\nAi ftoi opozit\u00ebn p\u00ebr debat mbi integrimin dhe reform\u00ebn zgjedhore, duke theksuar se objektivi \u00ebsht\u00eb garantimi i standardeve europiane p\u00ebr zgjedhjet vendore t\u00eb vitit 2027 dhe ato parlamentare t\u00eb 2029-\u00ebs.<br \/>\nBalla n\u00ebnvizoi se zgjerimi i Bashkimit Europian \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb prioritet strategjik p\u00ebr shkak t\u00eb zhvillimeve gjeopolitike, nd\u00ebrsa Shqip\u00ebria, sipas tij, \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr vendet me progresin m\u00eb t\u00eb duksh\u00ebm n\u00eb rajon.<\/p>\n<p>Fjala e plot\u00eb<br \/>\nZonja e zot\u00ebrinj deputet\u00eb, sot \u00ebsht\u00eb 2 prill 2026, 35 vite m\u00eb par\u00eb 4 d\u00ebshmor\u00eb demokracis\u00eb, Arben Broci, Bujar Bishanaku, Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka\u2026 t\u00eb lutem pak respekt p\u00ebr 4 d\u00ebshmor\u00ebt e demokracis\u00eb s\u00eb 2 prillit, ti ndoshta nuk e di, sepse nuk t\u00eb lidh asgj\u00eb me Partin\u00eb Demokratike, dhe si\u00e7 e thon\u00eb shum\u00eb koleg\u00eb t\u00eb Partis\u00eb Demokratike, je problemi brenda Partis\u00eb Demokratike\u2026n\u00eb em\u00ebr t\u00eb grupit parlamentar t\u00eb Partis\u00eb Socialiste, sot n\u00eb 2 prill do ishte n\u00eb nderin e Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb t\u00eb merrnim edhe 1 minut\u00eb heshtje n\u00eb p\u00ebrkujtim t\u00eb 4 d\u00ebshmor\u00ebve t\u00eb demokracis\u00eb, n\u00eb vler\u00ebsimin q\u00eb u takon n\u00eb k\u00ebt\u00eb 35-vjetor. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb p\u00ebrkujtojm\u00eb me dhimbje d\u00ebshmor\u00ebt e 2 prillit, keqardhja m\u00eb e madhe vjen nga grupi parlamentar i Partis\u00eb Demokratike q\u00eb b\u00ebn zhurm\u00eb kur k\u00ebrkohet 1 minut\u00eb heshtje n\u00eb p\u00ebrkujtim t\u00eb d\u00ebshmor\u00ebve t\u00eb demokracis\u00eb. Megjithat\u00eb, kjo \u00ebsht\u00eb degradimi m\u00eb kuptimplot\u00eb i asaj q\u00eb nuk ka mbetur m\u00eb nga Partia Demokratike as dinjiteti minimal p\u00ebr t\u00eb respektuar p\u00ebr ata q\u00eb kan\u00eb nj\u00eb kontribut q\u00eb me jet\u00ebn e tyre na treguan se si duhet t\u00eb sillemi. Dhe n\u00eb p\u00ebrkujtim t\u00eb 35-vjetorit t\u00eb 2 prillit\u2026 zoti kryetar \u00ebsht\u00eb nj\u00eb zhurmues i cili prish solemnitetin e k\u00ebtij momenti t\u00eb Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb\u2026 m\u00eb duhet t\u00eb hedh pak syt\u00eb edhe nga 31 marsi i vitit 1991, si zgjedhjet e para pluraliste. Sot pas 35 vitesh \u00ebsht\u00eb n\u00eb detyr\u00ebn e Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb q\u00eb pas 35 vitesh nga zgjedhjet pluraliste ne t\u00eb mendojm\u00eb se si duhet t\u00eb adresojm\u00eb zgjedhjet n\u00eb Shqip\u00ebri, se si duhet t\u00eb p\u00ebrmbyllim domosdoshm\u00ebrisht \u00e7do reform\u00eb zgjedhore n\u00eb Shqip\u00ebri, dhe se si duhet t\u00eb garantojm\u00eb q\u00eb Shqip\u00ebria jon\u00eb n\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt n\u00eb 2027-\u00ebn t\u00eb zhvilloj\u00eb zgjedhje vendore me standardet m\u00eb t\u00eb mira, ku t\u00eb kemi adresuar plot\u00ebsisht t\u00eb gjitha rekomandimet q\u00eb vijn\u00eb nga OSBE ODHIR-i, dhe si n\u00eb 2029-\u00ebn ne t\u00eb jemi gatsh\u00ebm p\u00ebr zgjedhjet parlamentare, e pse jo, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb me zgjedhjet parlamentare t\u00eb kemi k\u00ebtu n\u00eb Shqip\u00ebri dhe zgjedhjet e para p\u00ebr Parlamentin Europian. Nuk ka asnj\u00eb dyshim se Shqip\u00ebria jon\u00eb sot \u00ebsht\u00eb n\u00eb nj\u00eb faz\u00eb intensive p\u00ebrfundimtare t\u00eb p\u00ebrafrimit ton\u00eb me Bashkimin Europian. Nj\u00eblloj si\u00e7 e donte Arben Broci, Bujar Bishanaku, Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka, Shqip\u00ebrin\u00eb si gjith\u00eb Europa. K\u00ebta 4 d\u00ebshmor\u00eb t\u00eb demokracis\u00eb son\u00eb sot flasin dhe na kujtojn\u00eb se si duhet t\u00eb sillemi ne. Se si duhet t\u00eb sillemi p\u00ebrkundrejt k\u00ebtij momenti historik. Mua m\u00eb vjen mir\u00eb q\u00eb pas nj\u00eb fushate zgjedhore t\u00eb 11 majit 2025, ku ju krahu i djatht\u00eb i k\u00ebsaj salle nuk e kishit Europ\u00ebn n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb diskursit tuaj politik, q\u00eb na akuzonit ne se po g\u00ebnjejm\u00eb se gjat\u00eb k\u00ebtij mandati historik t\u00eb kat\u00ebrt ne do t\u00eb p\u00ebrmbyllim marr\u00ebveshjen ton\u00eb t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit, sot vini dhe k\u00ebrkoni nj\u00eb debat p\u00ebr integrimin. Jeni t\u00eb mir\u00ebpritur. Kur t\u00eb doni si ta doni ta b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb debat p\u00ebr integrimin. Nj\u00eb debat p\u00ebr t\u00eb par\u00eb ku ishim, ku jemi, dhe ku do t\u00eb shkojm\u00eb deri n\u00eb realizimin e vizionit ton\u00eb Shqip\u00ebria 2030 an\u00ebtare e Bashkimit Europian. N\u00eb vitin 2013, kur Edi Rama dhe Partia Socialiste mor\u00ebn besimin e qytetar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb qeverisur vendin, Shqip\u00ebria jon\u00eb nuk ishte as vend kandidat. Kishte aplikuar diku mes fushat\u00ebs zgjedhore t\u00eb 2009-\u00ebs p\u00ebr statusin e vendit kandidat, i cili u p\u00ebrzje me arom\u00ebn e keqe t\u00eb nj\u00eb privatizimi t\u00eb turpsh\u00ebm t\u00eb nj\u00eb kompanie t\u00eb energjis\u00eb elektrike, tek nj\u00eb kompani \u00e7eke e cila kishte presidenc\u00ebn e atij viti, dhe nd\u00ebrkoh\u00eb dy vende t\u00eb tjera: Serbia dhe Mali i Zi\u2026 Mali i Zi p\u00ebrpara Serbia mbrapa, jo vet\u00ebm q\u00eb ishin statusin vend kandidat, por kishin hapur dhe negociatat ne s\u2019ishim akoma n\u00eb 2013-\u00ebn, nj\u00eb vend kandidat. Dhe nga ai moment e deri m\u00eb sot, Shqip\u00ebria i ka hapur t\u00eb gjith\u00eb kapitujt si Shqip\u00ebria e sot \u00ebsht\u00eb vendi i par\u00eb q\u00eb kalon nga mekanizmi i ri q\u00eb \u00ebsht\u00eb procesi i IBAR-it, i cili \u00ebsht\u00eb metodologjia e re e zgjerimit p\u00ebr ata q\u00eb din\u00eb ta kuptojn\u00eb k\u00ebt\u00eb proces. Dhe ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb provim dhe i IBAR si proces \u00ebsht\u00eb nj\u00eb provim p\u00ebr faz\u00ebn e mbylljes s\u00eb kapitujve dhe nj\u00eb mekaniz\u00ebm i ri q\u00eb garanton cil\u00ebsin\u00eb dhe q\u00ebndrueshm\u00ebrin\u00eb e reformave. Procesi i an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb Bashkimin Europian \u00ebsht\u00eb nj\u00eb proces i cili bazohet mbi merit\u00ebn. Dhe \u00ebsht\u00eb fakt q\u00eb brenda vet\u00ebm nj\u00eb viti t\u00eb vet\u00ebm Shqip\u00ebria jon\u00eb e p\u00ebrbashk\u00ebt as e majta as e djathta, as e socialist\u00ebve as e demokrat\u00ebve, por e gjith\u00eb shqiptar\u00ebve ka p\u00ebrmbushur dhe adresuar 92 hendeqe t\u00eb identifikuara, vet\u00ebm n\u00eb kapitujt 23-24 t\u00eb grupkapitullit themeloreve. Dhe kjo p\u00ebrfshin pa asnj\u00eb dyshim reform\u00ebn n\u00eb drejt\u00ebsi, administrat\u00ebn publike q\u00eb hej zot na ruaj se si e gjet\u00ebm administrat\u00ebn n\u00eb koh\u00ebn tuaj, dhe shtetin e s\u00eb drejt\u00ebs ku jan\u00eb pastaj edhe gjith\u00eb pjesa e t\u00eb drejtave themelore. Zonja dhe zot\u00ebrinj deputet\u00eb, pavar\u00ebsisht klithmave, pavar\u00ebsisht balt\u00ebs, sot jemi n\u00eb nj\u00eb faz\u00eb t\u00eb pakthyeshme t\u00eb procesit. Nj\u00eb proces q\u00eb e kemi nisur ne, do ta mbyllim ne. Me Edi Ram\u00ebn, kryeminist\u00ebr, dhe Partin\u00eb Socialiste nj\u00eb shumic\u00eb qeveris\u00ebse edhe pas 2029-\u00ebs. Dritaret reale t\u00eb mund\u00ebsis\u00eb son\u00eb p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim jan\u00eb sot m\u00eb t\u00eb hapura se kurr\u00eb. Konteksti gjeopolitik e ka b\u00ebr\u00eb sot zgjerimin nj\u00eb prioritet strategjik t\u00eb Bashkimit Europian, sikurse e ri-theksoi, presidentja e Komisionit, Ursula von der Leyen, apo presidenti i K\u00ebshillit n\u00eb komunikimin e fundit para Parlamentit Europian. Vendet q\u00eb tregojn\u00eb progres real dhe k\u00ebtu Shqip\u00ebria lart\u00ebsohet si vendi q\u00eb ka progresin m\u00eb duksh\u00ebm, dhe kjo konfirmohet edhe nga raporti i fundit, qoft\u00eb ai i progresit i depozituar n\u00eb fund t\u00eb vitit t\u00eb kaluar, por qoft\u00eb edhe raporti i fundit mbi IBAR-in, i depozituar nga Komisioni Europian tek K\u00ebshilli ku p\u00ebrfaq\u00ebsohen vendet an\u00ebtare. I kemi d\u00ebgjuar edhe me k\u00ebrsh\u00ebri se si u orvat\u00ebt p\u00ebr t\u00eb festuar se gj\u00ebja nuk do t\u00eb mbahet konferenca, se IBAR nuk do t\u00eb prezantohet, se vendet an\u00ebtare kan\u00eb disa meraqe. Sigurisht q\u00eb vendet an\u00ebtare gjithmon\u00eb kan\u00eb pasur meraqe, kush ka th\u00ebn\u00eb q\u00eb vendet an\u00ebtare s\u2019kan\u00eb pasur meraqe. Ne kemi kaluar n\u00eb faza ku kishte dhe vende an\u00ebtare q\u00eb meraqe s\u2019kishin, por meraqe nxirrnin. P\u00ebr arsye t\u00eb natyr\u00ebs politike. Kush mendon q\u00eb t\u00eb 27 vendet an\u00ebtare jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb g\u00ebzuara q\u00eb Shqip\u00ebria po b\u00ebn k\u00ebt\u00eb progres, ndoshta e ka gabim.<br \/>\nPor e v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb q\u00eb Shqip\u00ebria flet me fakte, dhe i vetmi institucion i mandatuar nga vendet an\u00ebtare p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb proces vler\u00ebsimi \u00ebsht\u00eb Komisioni Europian. Un\u00eb i besoj raporteve t\u00eb Komisionit Europian. E fundit, zoti kryetar, se kisha shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, por ndoshta do ta rimarr fjal\u00ebn. Sa i p\u00ebrket atyre \u00e7\u00ebshtjeve q\u00eb u than\u00eb k\u00ebtu p\u00ebr, \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb e kemi b\u00ebr\u00eb nj\u00eb diskutim t\u00eb till\u00eb, nuk kemi l\u00ebn\u00eb nj\u00eb dat\u00eb, kishim th\u00ebn\u00eb do ta b\u00ebjm\u00eb n\u00eb 2 shkurt po n\u00eb 2 shkurt as nj\u00eb pjes\u00eb e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Konferenc\u00ebs s\u00eb Kryetar\u00ebve nuk ishin sepse ishin n\u00eb nj\u00eb vizit\u00eb n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, e kemi shkelur afatin. Ta p\u00ebrfundoj fjal\u00ebn. E kemi shkelur afatin, pa dyshim, por jemi n\u00eb koh\u00ebn e duhur p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb nj\u00eb debat si\u00e7 kemi dakord\u00ebsuar dhe i kam komunikuar edhe ministres p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebnie me parlamentin n\u00eb respekt t\u00eb nenit 103, fraksion 1 t\u00eb rregullores dhe t\u00eb neneve 18-20 t\u00eb ligjit p\u00ebr rolin e Kuvendit n\u00eb procesin e an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb Bashkimin Europian, raporti duhet t\u00eb jet\u00eb sa m\u00eb shpejt i disponuesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb debat n\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb ecim p\u00ebrpara. Faleminderit.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i Grupit Parlamentar t\u00eb Partis\u00eb Socialiste, Taulant Balla akuzoi opozit\u00ebn p\u00ebr munges\u00eb respekti ndaj d\u00ebshmor\u00ebve t\u00eb 2 Prillit 1991 dhe k\u00ebrkoi 1 minut\u00eb heshtje. \u201cKeqardhja m\u00eb e madhe vjen nga grupi parlamentar i Partis\u00eb Demokratike q\u00eb b\u00ebn zhurm\u00eb kur k\u00ebrkohet 1 minut\u00eb heshtje n\u00eb p\u00ebrkujtim t\u00eb d\u00ebshmor\u00ebve t\u00eb demokracis\u00eb\u201d, u shpreh Balla. P\u00ebrtej debatit [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-79601","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79601","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=79601"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79601\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=79601"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=79601"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=79601"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}