{"id":79531,"date":"2026-04-02T07:48:59","date_gmt":"2026-04-02T07:48:59","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/02\/a-eshte-ngadalesuar-procesi-yne-ne-be-studentja-pyet-ramen-pergjigjet-kryeministri\/"},"modified":"2026-04-02T07:48:59","modified_gmt":"2026-04-02T07:48:59","slug":"a-eshte-ngadalesuar-procesi-yne-ne-be-studentja-pyet-ramen-pergjigjet-kryeministri","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/02\/a-eshte-ngadalesuar-procesi-yne-ne-be-studentja-pyet-ramen-pergjigjet-kryeministri\/","title":{"rendered":"\u201cA \u00ebsht\u00eb ngadal\u00ebsuar procesi yn\u00eb n\u00eb BE?\u201d, studentja pyet Ram\u00ebn! P\u00ebrgjigjet Kryeministri"},"content":{"rendered":"<p>Kryeministri Edi Rama n\u00eb nj\u00eb takim k\u00ebt\u00eb t\u00eb enjte me student\u00ebt mbi integrimin n\u00eb BE \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur p\u00ebrball\u00eb pyetjes s\u00eb nj\u00eb studenteje e cila ka th\u00ebn\u00eb \u201cn\u00ebse \u00ebsht\u00eb ngadal\u00ebsuar procesi i BE-s\u00eb\u201d. P\u00ebrpara Kryeministrit ka folur Ministri i Jasht\u00ebm Ferit Hoxha, i cili ka th\u00ebn\u00eb se nuk \u00ebsht\u00eb ngadal\u00ebsuar procesi dhe po vijon shum\u00eb mir\u00eb sipas tij.<\/p>\n<p>\u201cZakonisht, tango b\u00ebhet me 2. Kjo tangoja jon\u00eb k\u00ebrkon 3. Ne jemi ne q\u00eb t\u00eb b\u00ebjm\u00eb detyrat e sht\u00ebpis\u00eb, t\u00eb jemi t\u00eb besuesh\u00ebm dhe i dyti \u00ebsht\u00eb Komisioni Europian. Me ata punojm\u00eb nga m\u00ebngjesi deri n\u00eb dark\u00eb. \u00cbsht\u00eb Komisioni i cili \u00ebsht\u00eb i mandatuar nga 27 vendet an\u00ebtare q\u00eb t\u00eb bindet q\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb avokatin ton\u00eb te vendet an\u00ebtare. Shqip\u00ebria duhet t\u00eb bind\u00eb vendet an\u00ebtare q\u00eb marrim p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb vepruar. Absolutisht asnj\u00eb gj\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb ngadal\u00ebsuar. Jemi n\u00eb ritmin q\u00eb kemi p\u00ebrcaktuar bashkarisht me Komisionin Europian. \u00cbsht\u00eb avokati m\u00eb i mir\u00eb q\u00eb kemi pasur. Jemi n\u00eb momentin kur duhet t\u00eb japim provimin m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb historin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb\u201d, tha Hoxha.<\/p>\n<p>M\u00eb tej ka marr\u00eb fjal\u00ebn edhe Kryeministri Rama, i cili ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb shembull lidhur me fenomenin e procesit t\u00eb ngadal\u00ebsimit t\u00eb integrimit n\u00eb BE.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb besoj se ka krijuar k\u00ebt\u00eb perceptim nga pasqyrat mediatike t\u00eb cilat p\u00ebr fat t\u00eb keq p\u00ebrgjith\u00ebsisht jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb dyshimta n\u00eb ato q\u00eb thon\u00eb dhe shkruajn\u00eb dhe flasin, sepse \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb kaq e shpejt bota dhe \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb kaq ritmike koha e informacionit dhe frenetike p\u00ebrpjekja e t\u00eb gjith\u00ebve p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb v\u00ebmendje saq\u00eb nuk ka m\u00eb as koh\u00eb as interes p\u00ebr t\u2019i verifikuar gj\u00ebrat q\u00eb shkruhen dhe hidhen p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb v\u00ebmendje. K\u00ebto jan\u00eb gj\u00ebra q\u00eb penalizojn\u00eb shum\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e informacionit, duke vazhduar me \u00e7far\u00eb them dhe t\u2019i kthehem asaj q\u00eb thash\u00eb, ne jemi n\u00eb nj\u00eb moment n\u00eb histori ku p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb fati po i buz\u00ebqesh shqiptar\u00ebve dhe Shqip\u00ebris\u00eb dhe pa dashur t\u00eb p\u00ebrs\u00ebris \u00e7far\u00eb thash\u00eb m\u00eb par\u00eb.<br \/>\nPo sjell nj\u00eb shembull p\u00ebr ngadal\u00ebsimin. Q\u00eb t\u00eb kuptojm\u00eb pse s\u2019kemi ngadal\u00ebsim. Raporti i nj\u00eb vendi jo an\u00ebtar t\u00eb BE \u00ebsht\u00eb nj\u00eb raport q\u00eb kalon p\u00ebrmes dy kateve. Kati i par\u00eb \u00ebsht\u00eb i Komisionit Europian, i cili \u00ebsht\u00eb rezultat i zgjedhjeve parlamentare europiane. Nj\u00eb pjes\u00eb e atyre merren vet\u00ebm me ne, me vendet q\u00eb duan t\u00eb hyjn\u00eb. Kan\u00eb nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsi edhe k\u00ebtu q\u00eb merret \u00e7do dit\u00eb me \u00e7far\u00eb b\u00ebjm\u00eb ne me drejt\u00ebsin\u00eb, me ekonomin\u00eb dhe bujq\u00ebsin\u00eb etj. Edhe shkruajn\u00eb. Dhe ne nd\u00ebrkoh\u00eb duke qen\u00eb se jemi vend kandidat, na japin detyra. Komisioni \u00ebsht\u00eb nj\u00eb m\u00ebsues ose nj\u00eb trup shum\u00eb objektiv, nj\u00ebsoj sikur ju jepni provimin e nj\u00eb l\u00ebnde. Komisioni nuk merret me politik\u00eb, nuk i intereson Komisionit kush qeveris. Edhe pastaj \u00e7do vit i b\u00ebn nj\u00eb raport K\u00ebshillit q\u00eb \u00ebsht\u00eb \u201ckati i dyt\u00eb\u201d ku jan\u00eb gjith\u00eb drejtuesit e vendeve t\u00eb BE-s\u00eb dhe ata mblidhen dhe marrin vendim. Komisioni thot\u00eb t\u2019i hapim negociatat, aty jan\u00eb 27 vende. Mjafton t\u00eb thot\u00eb nj\u00ebri \u201cJo\u201d, nuk hapen. K\u00ebshtu vijon edhe sot. K\u00ebtu \u00ebsht\u00eb debati i vetos q\u00eb si mund t\u00eb vij\u00eb dikush dhe t\u00eb mbaj\u00eb peng me veto. Jemi refuzuar 3 her\u00eb. Na ka propozuar Komisioni p\u00ebr negociatat. Nj\u00eb vend an\u00ebtar nuk na donte. \u00c7far\u00eb kishte me Shqip\u00ebrin\u00eb? S\u2019kishte asgj\u00eb, kishte nj\u00eb problem t\u00eb krijuar me shqiptar\u00ebt. Pse? Luft\u00eb politike n\u00eb at\u00eb vend dhe zgjedhjet ishin p\u00ebrpara, edhe gjithmon\u00eb gj\u00ebja m\u00eb e thjesht\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb forcat politike t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb nj\u00eb armik. Sepse armiku motivon votuesit. Armiku n\u00eb shum\u00eb vende t\u00eb Europ\u00ebs u b\u00eb emigranti, por kur gjen nj\u00eb armik konkret shqiptar\u00ebt, kjo ndihmon sepse shumica e njer\u00ebzve nuk i hyjn\u00eb fakteve dhe ai vend thoshte \u201cjo\u201d.\u201d-tha Rama.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryeministri Edi Rama n\u00eb nj\u00eb takim k\u00ebt\u00eb t\u00eb enjte me student\u00ebt mbi integrimin n\u00eb BE \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur p\u00ebrball\u00eb pyetjes s\u00eb nj\u00eb studenteje e cila ka th\u00ebn\u00eb \u201cn\u00ebse \u00ebsht\u00eb ngadal\u00ebsuar procesi i BE-s\u00eb\u201d. P\u00ebrpara Kryeministrit ka folur Ministri i Jasht\u00ebm Ferit Hoxha, i cili ka th\u00ebn\u00eb se nuk \u00ebsht\u00eb ngadal\u00ebsuar procesi dhe po vijon shum\u00eb mir\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-79531","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79531","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=79531"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79531\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=79531"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=79531"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=79531"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}