{"id":79516,"date":"2026-04-02T06:48:39","date_gmt":"2026-04-02T06:48:39","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/02\/nga-dyert-e-mbyllura-te-dera-e-gjykates-karma-e-pd-se-dhe-beteja-qe-tani-mund-zhvendoset-serish-ne-salle-gjyqi\/"},"modified":"2026-04-02T06:48:39","modified_gmt":"2026-04-02T06:48:39","slug":"nga-dyert-e-mbyllura-te-dera-e-gjykates-karma-e-pd-se-dhe-beteja-qe-tani-mund-zhvendoset-serish-ne-salle-gjyqi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/02\/nga-dyert-e-mbyllura-te-dera-e-gjykates-karma-e-pd-se-dhe-beteja-qe-tani-mund-zhvendoset-serish-ne-salle-gjyqi\/","title":{"rendered":"Nga dyert e mbyllura te dera e gjykat\u00ebs: Karma e PD-s\u00eb dhe beteja q\u00eb tani mund zhvendoset s\u00ebrish n\u00eb sall\u00eb gjyqi"},"content":{"rendered":"<p><em><strong>Nga Desada Metaj<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Pamjet e sotme para selis\u00eb s\u00eb PD, ku disa ish-funksionar\u00eb dhe ish-an\u00ebtar\u00eb t\u00eb Partis\u00eb Demokratike Durr\u00ebs u p\u00ebrball\u00ebn me dyert e mbyllura t\u00eb selis\u00eb s\u00eb tyre, soll\u00ebn n\u00eb kujtes\u00eb skena q\u00eb kjo parti i ka par\u00eb jo shum\u00eb koh\u00eb m\u00eb par\u00eb. Ironia e historis\u00eb \u00ebsht\u00eb pothuajse cinike: t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebt njer\u00ebz q\u00eb dikur q\u00ebndronin n\u00eb krah t\u00eb Sali Berisha n\u00eb p\u00ebrplasjen e tij me Lulzim Basha, sot ndodhen n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb der\u00ebs \u2013 t\u00eb p\u00ebrjashtuar, t\u00eb papranuar, t\u00eb anatemuar. Nj\u00eb rikthim i asaj q\u00eb n\u00eb gjuh\u00ebn popullore p\u00ebrmblidhet me nj\u00eb shprehje t\u00eb thjesht\u00eb: karma is a bitch.<\/p>\n<p>Por p\u00ebrtej dimensionit anekdotik dhe simbolik t\u00eb k\u00ebsaj p\u00ebrmbysjeje rolesh, ngjarja e Durr\u00ebsit \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr sesa nj\u00eb episod i izoluar. Ajo \u00ebsht\u00eb pasqyra m\u00eb e qart\u00eb e nj\u00eb fenomeni m\u00eb t\u00eb thell\u00eb dhe m\u00eb shqet\u00ebsues: institucionalizimi i p\u00ebrjashtimit si mjet politik brenda nj\u00eb partie q\u00eb, t\u00eb pakt\u00ebn n\u00eb teori, duhet t\u00eb funksionoj\u00eb mbi parime pluralizmi dhe gare t\u00eb brendshme.<\/p>\n<p>Prej muajsh tashm\u00eb, Partia Demokratike po p\u00ebrjeton nj\u00eb val\u00eb p\u00ebrjashtimesh q\u00eb godet \u00e7do individ q\u00eb shfaq, qoft\u00eb edhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb t\u00ebrthort\u00eb, shenja mospajtimi apo ambicieje p\u00ebr sfid\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb zhvillim i pazakont\u00eb edhe p\u00ebr standardet e vet\u00eb k\u00ebsaj partie, e cila historikisht nuk ka qen\u00eb model i demokracis\u00eb s\u00eb brendshme.<\/p>\n<p>Paradoksi \u00ebsht\u00eb i duksh\u00ebm: n\u00eb nj\u00eb parti ku shumica e aktor\u00ebve e pranojn\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb heshtur apo t\u00eb hapur, se lidershipi \u00ebsht\u00eb i pakontestuesh\u00ebm dhe se rezultati i \u00e7do gare \u00ebsht\u00eb i paracaktuar, nervozizmi dhe agresiviteti i lidershipit nuk kan\u00eb qen\u00eb kurr\u00eb kaq t\u00eb theksuara. Madje, \u00ebsht\u00eb zhdukur edhe nevoja p\u00ebr t\u00eb simuluar nj\u00eb proces formal legjitimimi p\u00ebrmes nj\u00eb gare t\u00eb kontrolluar \u2013 nj\u00eb praktik\u00eb q\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn ruante nj\u00eb fasad\u00eb procedurale.<\/p>\n<p>Shpallja e nj\u00eb gare p\u00ebr kryetar, disa jav\u00eb m\u00eb par\u00eb, u shoq\u00ebrua me deklarime publike nga disa figura t\u00eb partis\u00eb p\u00ebr t\u00eb kandiduar. N\u00eb kushte normale, kjo do t\u00eb ishte nj\u00eb shenj\u00eb e sh\u00ebndetit demokratik t\u00eb nj\u00eb organizate politike. Por n\u00eb realitetin aktual, vet\u00eb k\u00ebta kandidat\u00eb duken t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm se gara \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb nj\u00eb formalitet sesa nj\u00eb proces real konkurrimi.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, p\u00ebrgjegj\u00ebsia e tyre b\u00ebhet edhe m\u00eb e madhe. N\u00ebse ata e kan\u00eb seriozisht sfid\u00ebn ndaj lidershipit, at\u00ebher\u00eb reagimi i tyre duhet t\u00eb jet\u00eb proporcional me sulmet dhe p\u00ebrjashtimet q\u00eb u b\u00ebhen. P\u00ebrndryshe, rrezikojn\u00eb t\u00eb reduktohen n\u00eb figura dekorative \u2013 n\u00eb nj\u00eb alibi t\u00eb dob\u00ebt p\u00ebr nj\u00eb proces t\u00eb paracaktuar.<\/p>\n<p>N\u00eb \u00e7do parti politike funksionale, konfliktet e brendshme kan\u00eb dy rrug\u00eb zgjidhjeje: p\u00ebrmes mir\u00ebkuptimit politik ose p\u00ebrmes institucioneve t\u00eb brendshme. N\u00eb rastin konkret, t\u00eb dyja k\u00ebto rrug\u00eb duken t\u00eb mbyllura.<\/p>\n<p>Etiketimet publike si \u201cbashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb t\u00eb kund\u00ebrshtarit\u201d, \u201ct\u00eb shitur\u201d apo \u201ct\u00eb kapur nga krimi\u201d kan\u00eb djegur \u00e7do ur\u00eb mir\u00ebkuptimi. Nd\u00ebrkoh\u00eb, institucionet e brendshme t\u00eb partis\u00eb jan\u00eb t\u00eb paralizuara nga dominimi i vullnetit t\u00eb nj\u00eb individi mbi \u00e7do rregull formal.<\/p>\n<p>Pamjet e funksionar\u00ebve lokal\u00eb q\u00eb pretendojn\u00eb se jan\u00eb p\u00ebrjashtuar pa u d\u00ebgjuar, pa prova dhe mbi baz\u00ebn e thashethemeve, jan\u00eb tregues i nj\u00eb degradimi institucional q\u00eb nuk mund t\u00eb relativizohet. Edhe n\u00ebse pranohet argumenti cinik se ata \u201cpo korrin at\u00eb q\u00eb kan\u00eb mbjell\u00eb\u201d, kjo nuk e zhb\u00ebn faktin se jan\u00eb viktima t\u00eb nj\u00eb sistemi q\u00eb mohon \u00e7do standard minimal drejt\u00ebsie t\u00eb brendshme.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb, ekziston nj\u00eb instrument i qart\u00eb juridik brenda vet\u00eb statutit t\u00eb Partis\u00eb Demokratike. Neni 46, pika 8 \u2013 i ashtuquajturi \u201cneni Basha\u201d \u2013 parashikon se n\u00ebse partia humbet zgjedhjet, mandati i kryetarit p\u00ebrfundon automatikisht dhe ai nuk mund t\u00eb rikandidoj\u00eb.<\/p>\n<p>Ky nen, i p\u00ebrdorur dikur si arm\u00eb politike kund\u00ebr Lulzim Bash\u00ebs, sot mund t\u00eb kthehet n\u00eb nj\u00eb precedent q\u00eb prek drejtp\u00ebrdrejt Sali Berish\u00ebn. Faktet jan\u00eb t\u00eb thjeshta: zgjedhjet u zhvilluan, Partia Demokratike mori pjes\u00eb, rezultatet u certifikuan dhe partia nuk doli fituese. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, vet\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e saj vazhdojn\u00eb t\u00eb njohin institucionet q\u00eb dol\u00ebn nga k\u00ebto zgjedhje, duke marr\u00eb pjes\u00eb aktive n\u00eb procese parlamentare dhe reforma.<\/p>\n<p>Argumentet se zgjedhjet ishin \u201cfars\u00eb\u201d apo \u201ct\u00eb pavlefshme\u201d nuk kan\u00eb asnj\u00eb pesh\u00eb juridike, as n\u00eb statut dhe as n\u00eb gjykat\u00eb. Ato mbeten thjesht narrativ\u00eb politike p\u00ebr konsum t\u00eb brendsh\u00ebm.<\/p>\n<p>N\u00eb munges\u00eb t\u00eb mekanizmave t\u00eb brendsh\u00ebm funksional\u00eb, mbetet vet\u00ebm nj\u00eb rrug\u00eb: ajo gjyq\u00ebsore. Ironikisht, \u00ebsht\u00eb e nj\u00ebjta rrug\u00eb q\u00eb vet\u00eb Sali Berisha ndoqi p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb kontrollin mbi partin\u00eb, n\u00eb nj\u00eb proces q\u00eb p\u00ebrfshiu edhe vendime gjyq\u00ebsore t\u00eb shum\u00ebdiskutuara.<\/p>\n<p>Prandaj, pamjet e sotme para selis\u00eb s\u00eb PD mund t\u00eb jen\u00eb vet\u00ebm hyrja e nj\u00eb kapitulli t\u00eb ri: nga dyert e mbyllura t\u00eb selis\u00eb te dyert e hapura t\u00eb gjykat\u00ebs. N\u00ebse kund\u00ebrshtar\u00ebt e lidershipit vendosin t\u00eb p\u00ebrdorin t\u00eb nj\u00ebjtin instrument q\u00eb vet\u00eb Berisha p\u00ebrdori p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb partin\u00eb, at\u00ebher\u00eb beteja politike do t\u00eb zhvendoset aty ku tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb zhvilluar edhe m\u00eb par\u00eb \u2013 n\u00eb sall\u00ebn e gjyqit.<\/p>\n<p>Argumenti se kjo mund t\u00eb \u201cndihmoj\u00eb kund\u00ebrshtarin\u201d apo t\u00eb krijoj\u00eb perceptim negativ \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb nj\u00eb alibi sesa nj\u00eb strategji. N\u00eb fund t\u00eb fundit, vet\u00eb historia e fundit e k\u00ebsaj partie d\u00ebshmon se beteja ligjore \u00ebsht\u00eb jo vet\u00ebm legjitime, por edhe efektive.<\/p>\n<p>Madje, \u00e7\u00ebshtja nuk lidhet vet\u00ebm me procesin zgjedhor t\u00eb ardhsh\u00ebm. Ka nj\u00eb problem paraprak: q\u00eb nga certifikimi i zgjedhjeve nga KQZ, mandati i kryetarit aktual konsiderohet i p\u00ebrfunduar sipas statutit dhe vendi i kryetarit \u00ebsht\u00eb vakant. Kjo e b\u00ebn pozit\u00ebn e drejtimit aktual t\u00eb partis\u00eb, n\u00eb termat m\u00eb t\u00eb but\u00eb, t\u00eb diskutueshme juridikisht.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb, dilema nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb procedurale, por thell\u00ebsisht morale dhe politike. T\u00eb mos veprosh, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb nj\u00eb kujdesi t\u00eb tepruar apo kalkulimi taktik, p\u00ebrb\u00ebn rrezikun m\u00eb t\u00eb madh: delegjitimimin e vetes.<\/p>\n<p>N\u00ebse k\u00ebta aspirant\u00eb p\u00ebrjashtohen, pengohen t\u00eb garojn\u00eb dhe megjithat\u00eb nuk p\u00ebrdorin instrumentet ligjore n\u00eb dispozicion, at\u00ebher\u00eb mesazhi q\u00eb i d\u00ebrgojn\u00eb publikut \u00ebsht\u00eb i qart\u00eb: pak\u00ebnaq\u00ebsia e tyre nuk \u00ebsht\u00eb parimore, por personale. Dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, ata jo vet\u00ebm q\u00eb humbasin betej\u00ebn politike, por edhe kredibilitetin moral.<\/p>\n<p>Situata n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ndodhen sot k\u00ebta kund\u00ebrshtar\u00eb t\u00eb lidershipit nuk le hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr ambiguitet. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb pik\u00eb pa kthim. Nj\u00eb test real, ku nuk mjaftojn\u00eb deklaratat publike apo retorika e brendshme.<\/p>\n<p>N\u00ebse synojn\u00eb drejtimin e nj\u00eb partie politike, duhet t\u00eb provojn\u00eb se jan\u00eb t\u00eb aft\u00eb t\u00eb p\u00ebrballen me konflikte reale dhe t\u00eb p\u00ebrdorin instrumentet q\u00eb vet\u00eb politika dhe ligji ofrojn\u00eb. Sfida \u00ebsht\u00eb e dyfisht\u00eb: t\u00eb kund\u00ebrshtojn\u00eb p\u00ebrjashtimet e paligjshme dhe t\u00eb sfidojn\u00eb legjitimitetin e rikandidimit t\u00eb lidershipit aktual.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb rruga e vetme serioze, konkrete dhe dinjitoze. Nj\u00eb rrug\u00eb q\u00eb nuk kalon nga dhuna apo kaosi, por nga ligji dhe parimi. Dhe ndoshta pik\u00ebrisht aty do t\u00eb mbyllet edhe ironia e madhe e k\u00ebsaj historie: partia q\u00eb p\u00ebrfundoi n\u00eb gjykat\u00eb p\u00ebr t\u2019u marr\u00eb, mund t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb s\u00ebrish n\u00eb gjykat\u00eb p\u00ebr t\u2019u sfiduar.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Desada Metaj Pamjet e sotme para selis\u00eb s\u00eb PD, ku disa ish-funksionar\u00eb dhe ish-an\u00ebtar\u00eb t\u00eb Partis\u00eb Demokratike Durr\u00ebs u p\u00ebrball\u00ebn me dyert e mbyllura t\u00eb selis\u00eb s\u00eb tyre, soll\u00ebn n\u00eb kujtes\u00eb skena q\u00eb kjo parti i ka par\u00eb jo shum\u00eb koh\u00eb m\u00eb par\u00eb. Ironia e historis\u00eb \u00ebsht\u00eb pothuajse cinike: t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebt njer\u00ebz q\u00eb dikur [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-79516","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79516","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=79516"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79516\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=79516"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=79516"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=79516"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}