{"id":79503,"date":"2026-04-02T05:15:44","date_gmt":"2026-04-02T05:15:44","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/02\/kerkesat-e-transportit-publik-per-naften-te-kompensohemi-100-leke-per-liter\/"},"modified":"2026-04-02T05:15:44","modified_gmt":"2026-04-02T05:15:44","slug":"kerkesat-e-transportit-publik-per-naften-te-kompensohemi-100-leke-per-liter","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/02\/kerkesat-e-transportit-publik-per-naften-te-kompensohemi-100-leke-per-liter\/","title":{"rendered":"K\u00ebrkesat e transportit publik p\u00ebr naft\u00ebn: T\u00eb kompensohemi 100 lek\u00eb p\u00ebr lit\u00ebr"},"content":{"rendered":"<p>Kompensim n\u00eb mas\u00ebn 100 lek\u00eb p\u00ebr lit\u00ebr p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb 6 mujore. Kjo \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkesa kryesore q\u00eb operator\u00ebt e transportit publik kan\u00eb k\u00ebrkuar p\u00ebr miratim, n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb \u201cPakete antikriz\u00eb emergjente\u201d dor\u00ebzuar m\u00eb 1 Prill ministrive, p\u00ebr t\u00eb evituar e reduktimit t\u00eb sh\u00ebrbimit n\u00eb nivel komb\u00ebtar deri n\u00eb 30%.<\/p>\n<p>P\u00ebr mas\u00ebn e kompensimit t\u00eb \u00e7mimit t\u00eb naft\u00ebs, Kostandin Foni kryetar i Shoqat\u00ebs Komb\u00ebtare t\u00eb Transportit Qytetas tha p\u00ebr \u201cMonitor\u201d se skema \u00ebsht\u00eb e zbatueshme, pasi propozohet t\u00eb jet\u00eb e ngjashme me 2022.<\/p>\n<h4>Sipas \u00ebsht\u00eb propozuar q\u00eb kompensimi t\u00eb kryhet p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb 6 mujore dhe fondi llogaritet n\u00eb vler\u00ebn e 300 mln lek\u00ebve apo rreth 3 mln euro. Ai garanton gjithashtu p\u00ebrve\u00e7 dokumentacionit t\u00eb disponuesh\u00ebm nga operator\u00ebt p\u00ebr blerjet dhe shpenzimet p\u00ebr karburant, edhe konsumi \u00ebsht\u00eb i llogaritur, pasi nuk ka ndryshuar me periudh\u00ebn 2022.<\/h4>\n<p>\u201cSkema \u00ebsht\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht e zbatueshme, pasi po k\u00ebrkohet q\u00eb t\u00eb aplikohet nj\u00eb mekaniz\u00ebm kompensimi financiar i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb, i bazuar n\u00eb faturat reale t\u00eb furnizimit me karburant, deklarimet tatimore dhe nivelin e konsumit t\u00eb verifikuar sipas aktivitetit t\u00eb licencuar q\u00eb nuk ka ndryshuar me konsumin e 2022. Gjithashtu \u00ebsht\u00eb nj\u00eb skem\u00eb e provuar m\u00eb par\u00eb n\u00eb periudh\u00eb kriz\u00eb q\u00eb ka funksionuar dhe ka reduktuar kostot e operator\u00ebve.<\/p>\n<p>N\u00ebse n\u00eb vitin 2022 buxheti I shteti vendosi n\u00eb dispozicion fondin me vler\u00eb 500 mln lek\u00eb, q\u00eb p\u00ebr kompensimin 6 -mujor u p\u00ebrdor 60% e tij apo rreth 300 mln euro. Shpenzimet e llogaritura mbeten t\u00eb nj\u00ebjta. Pra n\u00eb dispozicion t\u00eb operator\u00ebve edhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kriz\u00eb nevojitet fondi prej 3 mln euro\u201d, tha z. Foni.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 kompensimit, si mas\u00eb kryesore p\u00ebr ulje t\u00eb kostove edhe shmangien e pak\u00ebsimit t\u00eb sh\u00ebrbimit, shoqatat e transportit k\u00ebrkojn\u00eb gjithashtu edhe rishikim t\u00eb barr\u00ebs fiskale.<\/p>\n<h4>P\u00ebrfshir\u00eb heqjen e taks\u00ebs s\u00eb qarkullimit dhe akciz\u00ebs t\u00eb nafta q\u00eb blen sektori, si dhe uljen e TVSH-s\u00eb nga 20% n\u00eb 5%.<\/h4>\n<p>Pas dy letrave t\u00eb nj\u00ebpasnj\u00ebshme dhe takimit t\u00eb zhvilluar, dy shoqatat kryesore t\u00eb transportit Shoqata komb\u00ebtare e transportit Urban dhe Interurban dhe Shoqata Komb\u00ebtare e Transportit Qytetas i kan\u00eb dor\u00ebzuar ministris\u00eb s\u00eb Ekonomis\u00eb dhe Inovacionit dhe Ministris\u00eb s\u00eb Infrastruktur\u00ebs dhe Energjetik\u00ebs miratimin e paket\u00ebs me 4 masa fiskale.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebrkesat e dor\u00ebzuara operator\u00ebt pritet t\u00eb marrin p\u00ebrgjigje dit\u00ebn e mart\u00eb, ku \u00ebsht\u00eb njoftuar se mes tyre dhe ministrave do t\u00eb zhvillohet nj\u00eb takim.<\/p>\n<h4><strong>Paketa antikriz\u00eb e transportit publik dor\u00ebzuar ministrave Ibrahimaj dhe Karaka\u00e7i <\/strong><\/h4>\n<p>N\u00eb kushtet e rritjes s\u00eb ndjeshme dhe t\u00eb vazhdueshme t\u00eb \u00e7mimit t\u00eb karburantit, e cila ka krijuar nj\u00eb disbalanc\u00eb t\u00eb thell\u00eb midis kostove reale t\u00eb operimit dhe t\u00eb ardhurave t\u00eb pandryshuara t\u00eb sektorit, paraqesim p\u00ebr diskutim k\u00ebto k\u00ebrkesa prioritare, t\u00eb mb\u00ebshtetura n\u00eb precedent\u00eb ligjor\u00eb dhe n\u00eb nevoj\u00ebn p\u00ebr garantimin e nj\u00eb sh\u00ebrbimi publik esencial:<\/p>\n<p><strong>1. Miratimi i nj\u00eb pakete antikriz\u00eb emergjente, n\u00eb p\u00ebrputhje me precedent\u00ebt ekzistues <\/strong><\/p>\n<p>K\u00ebrkohet nd\u00ebrhyrje e menj\u00ebhershme p\u00ebrmes nj\u00eb pakete mb\u00ebshtet\u00ebse financiare, duke marr\u00eb si baz\u00eb ligjore dhe praktike VKM nr. 225, dat\u00eb 13.04.2022 \u201cP\u00ebr p\u00ebrcaktimin e procedurave, t\u00eb dokumentacionit dhe t\u00eb mas\u00ebs s\u00eb kompensimit p\u00ebr shoq\u00ebrit\u00eb e linjave t\u00eb transportit qytetas, rrethqytetas dhe nd\u00ebrqytetas, pjes\u00eb e paket\u00ebs antikriz\u00eb\u201d, e cila \u00ebsht\u00eb miratuar n\u00eb kushte t\u00eb ngjashme krize p\u00ebr kompensimin e kostove t\u00eb karburantit p\u00ebr operator\u00ebt e transportit publik me 100 lek\u00eb\/lit\u00ebr).<\/p>\n<p>Ky vendim, i mb\u00ebshtetur n\u00eb nenin 100 t\u00eb Kushtetut\u00ebs dhe n\u00eb legjislacionin buxhetor (ligji p\u00ebr buxhetin e shtetit), ka sanksionuar parimin e nd\u00ebrhyrjes s\u00eb shtetit n\u00eb situata t\u00eb jasht\u00ebzakonshme p\u00ebr garantimin e vazhdim\u00ebsis\u00eb s\u00eb nj\u00eb sh\u00ebrbimi publik jetik.<\/p>\n<p>Nga t\u00eb dh\u00ebnat e p\u00ebrgjithshme rezulton se paketa financiare e asaj periudhe ka qen\u00eb n\u00eb vler\u00ebn rreth 500 milion lek\u00eb, nga e cila \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur rreth 55\u201360% e fondit, p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb rreth 6 mujore.<\/p>\n<p>Ky precedent provon qart\u00eb se nd\u00ebrhyrja \u00ebsht\u00eb e mundur dhe e justifikuar ligj\u00ebrisht, efekti financiar \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrballuesh\u00ebm p\u00ebr buxhetin e shtetit dhe mekanizmi i kompensimit \u00ebsht\u00eb i zbatuesh\u00ebm dhe i verifikuesh\u00ebm p\u00ebrmes dokumentacionit tatimor dhe kontrollit administrativ. N\u00eb k\u00ebto kushte, k\u00ebrkohet riaktivizimi i nj\u00eb skeme t\u00eb ngjashme, t\u00eb p\u00ebrshtatur me nivelin aktual t\u00eb \u00e7mimeve dhe kostove reale t\u00eb sektorit.<\/p>\n<h4><strong>2. Rishikimi i menj\u00ebhersh\u00ebm i barr\u00ebs fiskale, heqja e taks\u00ebs s\u00eb qarkullimit <\/strong><\/h4>\n<p>Duke qen\u00eb se taksa e qarkullimit p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb komponent t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb struktur\u00ebn e \u00e7mimit t\u00eb karburantit, k\u00ebrkohet pezullimi ose p\u00ebrjashtimi i p\u00ebrkohsh\u00ebm i saj p\u00ebr operator\u00ebt e transportit publik.<\/p>\n<p>Kjo taks\u00eb \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrcaktuar n\u00eb Ligjin nr. 9975, dat\u00eb 28.07.2008 \u201cP\u00ebr taksat komb\u00ebtare\u201d, i ndryshuar, n\u00eb nivelin 27 lek\u00eb\/lit\u00ebr, s\u00eb bashku me taks\u00ebn e karbonit prej 3 lek\u00eb\/lit\u00ebr, dhe aplikohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb nj\u00ebtrajtshme mbi benzin\u00ebn dhe gazoilin.<\/p>\n<p>Duke qen\u00eb nj\u00eb barr\u00eb fikse q\u00eb p\u00ebrfshihet n\u00eb \u00e7mimin final, ajo r\u00ebndon proporcionalisht m\u00eb shum\u00eb n\u00eb kushtet e rritjes s\u00eb \u00e7mimeve t\u00eb tregut. N\u00eb funksion t\u00eb interesit publik dhe duke marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb natyr\u00ebn e ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb transportit publik si sh\u00ebrbim social, pezullimi i k\u00ebsaj takse p\u00ebr k\u00ebt\u00eb sektor p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb mas\u00eb t\u00eb justifikuar dhe t\u00eb mb\u00ebshtetur n\u00eb parimin e proporcionalitetit fiskal.<\/p>\n<h4><strong>3. Heqja ose pezullimi i akciz\u00ebs mbi karburantin p\u00ebr k\u00ebt\u00eb sektor <\/strong><\/h4>\n<p>Akciza mbi karburantin, e p\u00ebrcaktuar po n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Ligjit nr. 9975\/2008 dhe legjislacionit fiskal p\u00ebrkat\u00ebs, aplikohet n\u00eb nivelin rreth 39.4 lek\u00eb\/lit\u00ebr p\u00ebr naft\u00ebn dhe p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb nga komponent\u00ebt kryesor\u00eb t\u00eb \u00e7mimit final.<\/p>\n<p>Si taks\u00eb indirekte me efekt t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb n\u00eb koston e operimit, ajo r\u00ebndon ndjesh\u00ebm mbi operator\u00ebt e transportit publik, t\u00eb cil\u00ebt nuk kan\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb transferojn\u00eb k\u00ebt\u00eb kosto te konsumatori p\u00ebr shkak t\u00eb tarifave t\u00eb rregulluara.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto kushte, vazhdimi i aplikimit t\u00eb akciz\u00ebs n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin nivel krijon nj\u00eb disproporcion t\u00eb duksh\u00ebm nd\u00ebrmjet barr\u00ebs fiskale dhe kapacitetit ekonomik t\u00eb sektorit, duke cenuar parimin e drejt\u00ebsis\u00eb dhe proporcionalitetit n\u00eb taksim. Vet\u00eb legjislacioni shqiptar parashikon p\u00ebrjashtime p\u00ebr sektor\u00eb t\u00eb caktuar (si peshkimi), \u00e7ka p\u00ebrforcon argumentin p\u00ebr trajtim t\u00eb diferencuar edhe p\u00ebr transportin publik.<\/p>\n<h4><strong>4. Heqja e TVSH-s\u00eb <\/strong><\/h4>\n<p>TVSH-ja e rregulluar nga Ligji nr. 92\/2014 \u201cP\u00ebr tatimin mbi vler\u00ebn e shtuar\u201d, aplikohet n\u00eb nivelin standard 20%, duke rritur drejtp\u00ebrdrejt \u00e7mimin p\u00ebrfundimtar dhe duke kufizuar aksesin n\u00eb k\u00ebt\u00eb sh\u00ebrbim esencial.<\/p>\n<p>Duke qen\u00eb se transporti publik p\u00ebrmbush nj\u00eb funksion social dhe ekonomik, si dhe duke marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb praktikat e vendeve t\u00eb rajonit ku kjo norm\u00eb varion nga 0% deri n\u00eb 5, k\u00ebrkohet heqja e plot\u00eb ose reduktimi i TVSH-s\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb rast se masat e m\u00ebsip\u00ebrme fiskale nuk jan\u00eb t\u00eb realizueshme n\u00eb afat t\u00eb menj\u00ebhersh\u00ebm, k\u00ebrkohet q\u00eb t\u00eb aplikohet nj\u00eb mekaniz\u00ebm kompensimi financiar i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb, i bazuar n\u00eb faturat reale t\u00eb furnizimit me karburant, deklarimet tatimore dhe nivelin e konsumit t\u00eb verifikuar sipas aktivitetit t\u00eb licencuar.<\/p>\n<p>Ky mekaniz\u00ebm, i parashikuar dhe i provuar m\u00eb par\u00eb nga VKM nr. 225\/2022, garanton transparenc\u00eb, kontroll administrativ dhe shp\u00ebrndarje t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb fondeve publike, duke shmangur abuzimet dhe duke targetuar drejtp\u00ebrdrejt nevoj\u00ebn reale t\u00eb sektorit.<\/p>\n<p>K\u00ebto k\u00ebrkesa nuk p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb privilegj p\u00ebr sektorin, por nj\u00eb domosdoshm\u00ebri p\u00ebr t\u00eb garantuar vijim\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb sh\u00ebrbimi publik esencial, n\u00eb p\u00ebrputhje me parimet kushtetuese t\u00eb proporcionalitetit, barazis\u00eb n\u00eb taksim dhe mbrojtjes s\u00eb interesit publik.<\/p>\n<p>Mosnd\u00ebrhyrja n\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb do t\u00eb \u00e7onte n\u00eb pasoja t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta p\u00ebr qytetar\u00ebt, p\u00ebrmes reduktimit t\u00eb sh\u00ebrbimit dhe rritjes s\u00eb kostove sociale, duke e b\u00ebr\u00eb nd\u00ebrhyrjen jo vet\u00ebm t\u00eb justifikuar, por t\u00eb detyrueshme n\u00eb funksion t\u00eb stabilitetit ekonomik dhe social.\/ Monitor<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/04\/02\/kerkesat-e-transportit-publik-per-naften-te-kompensohemi-100-leke-per-liter\/\">K\u00ebrkesat e transportit publik p\u00ebr naft\u00ebn: T\u00eb kompensohemi 100 lek\u00eb p\u00ebr lit\u00ebr<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kompensim n\u00eb mas\u00ebn 100 lek\u00eb p\u00ebr lit\u00ebr p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb 6 mujore. Kjo \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkesa kryesore q\u00eb operator\u00ebt e transportit publik kan\u00eb k\u00ebrkuar p\u00ebr miratim, n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb \u201cPakete antikriz\u00eb emergjente\u201d dor\u00ebzuar m\u00eb 1 Prill ministrive, p\u00ebr t\u00eb evituar e reduktimit t\u00eb sh\u00ebrbimit n\u00eb nivel komb\u00ebtar deri n\u00eb 30%. P\u00ebr mas\u00ebn e kompensimit t\u00eb \u00e7mimit t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-79503","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79503","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=79503"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79503\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=79503"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=79503"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=79503"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}