{"id":79474,"date":"2026-04-01T19:48:14","date_gmt":"2026-04-01T19:48:14","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/01\/me-perjashtimin-e-salianjit-tregoi-hapur-qe-eshte-komunist\/"},"modified":"2026-04-01T19:48:14","modified_gmt":"2026-04-01T19:48:14","slug":"me-perjashtimin-e-salianjit-tregoi-hapur-qe-eshte-komunist","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/01\/me-perjashtimin-e-salianjit-tregoi-hapur-qe-eshte-komunist\/","title":{"rendered":"Me p\u00ebrjashtimin e Salianjit tregoi hapur q\u00eb \u00ebsht\u00eb komunist \u2013"},"content":{"rendered":"<div>\n<p>Bamir Topi shpreh mb\u00ebshtetjen p\u00ebr nism\u00ebn e kryeministrit p\u00ebr uljen e numrit t\u00eb deputet\u00ebve, Topi tha se nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e ligjv\u00ebn\u00ebsve nuk kan\u00eb asnj\u00eb funksion, ve\u00e7 asaj q\u00eb ai e cil\u00ebsoi si \u2018ngritje dore me sinjal\u2019.<\/p>\n<p>\u201cPavar\u00ebsisht se n\u00eb publik lexohet ndryshe, por edhe p\u00ebr shkak se duhen 2\/3 e votave p\u00ebr ndryshimet kushtetuese, un\u00eb e shoh q\u00eb Rama-Berisha do e vazhdojn\u00eb bashk\u00ebpunimin n\u00eb publik, sepse undergro\u00ebnd ata bashk\u00ebpunojn\u00eb. K\u00ebt\u00eb e konstatojn\u00eb shum\u00eb njer\u00ebz q\u00eb ne i diskutojm\u00eb n\u00eb biseda t\u00eb ngushta, por edhe shum\u00eb analist\u00eb q\u00eb un\u00eb i d\u00ebgjoj n\u00ebp\u00ebr studio. Nuk \u00ebsht\u00eb e th\u00ebn\u00eb q\u00eb k\u00ebta individ\u00eb t\u00eb takohen fizikisht, por kan\u00eb kanalet e komunikimit.<\/p>\n<p>Nj\u00ebri \u00ebsht\u00eb i sigurit me k\u00ebt\u00eb q\u00eb ka n\u00eb opozit\u00eb, kurse tjetri e di deri se ku arrin dhe \u00ebsht\u00eb i k\u00ebnaqur me kaq. Ndryshimet q\u00eb pritet t\u00eb vijn\u00eb nuk jan\u00eb n\u00eb r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e ndryshimeve t\u00eb vitit 2008. S\u00eb pari p\u00ebr uljen e numrit t\u00eb deputet\u00ebve. Un\u00eb do ta mb\u00ebshtesja. Rama nuk \u00ebsht\u00eb z\u00ebri i par\u00eb q\u00eb flet p\u00ebr ulje t\u00eb numrit t\u00eb deputet\u00ebve. Un\u00eb e mb\u00ebshtes. Shum\u00eb njer\u00ebz n\u00eb mazhoranc\u00eb e p\u00eblqejn\u00eb reduktimin e numrit t\u00eb deputet\u00ebve n\u00eb Parlament.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb nj\u00eb parlament q\u00eb edhe sikur ta \u00e7osh sot me 60 deputet\u00eb, nuk ndryshon asgj\u00eb. Aty ke deputet\u00eb q\u00eb nuk b\u00ebjn\u00eb asgj\u00eb, ve\u00e7se ulin dhe ngren\u00eb dor\u00ebn me sinjal, me mesazh. Jan\u00eb m\u00eb t\u00eb r\u00ebndomt\u00eb se Polici i trafikut. Polici i trafikut \u00ebsht\u00eb n\u00eb stres t\u00eb atij numri t\u00eb madh makinash n\u00eb nj\u00eb vend ku s\u2019ka semafor, nd\u00ebrsa ata i fusin nj\u00eb mendje t\u00eb ftoht\u00eb dhe e kan\u00eb sjell\u00eb Parlamentin n\u00eb dit\u00ebn m\u00eb t\u00eb zez\u00eb\u201d, tha mes t\u00eb tjerash Topi.<\/p>\n<p>Topi m\u00eb tej shprehu bindjen se \u00ebsht\u00eb e padiskutueshme prekja e \u2018oborrit\u2019 t\u00eb kryeministrit Rama nga Drejt\u00ebsia.<\/p>\n<p>Ish-Presidenti deklaroi gjithashtu se kryeministri Edi Rama nuk b\u00ebn l\u00ebshime gjat\u00eb negociatave me opozit\u00ebn. Duke iu rikthyer diskutimit me Berish\u00ebn, Topi shtoi se kryedemokrati ka mbi 1000 kanale komunikimi me kryeministrin Rama.<\/p>\n<p>\u201cE padiskutueshme \u00ebsht\u00eb prekja e oborrit t\u00eb kryeministrit. Ai oborr nuk preket. Un\u00eb kam bindjen absolute se ai q\u00eb dikton, nuk \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb drejton opozit\u00ebn. Ai q\u00eb shtron rrug\u00ebn me propozime \u00ebsht\u00eb kryeministri. Dhe ka gj\u00ebra tabu ku askush nuk mund t\u00eb futet. Ky \u00ebsht\u00eb pushteti tek oborri i kryeministrit. Kryetari i mazhoranc\u00ebs drejton qeverin\u00eb, mazhoranc\u00ebn dhe n\u00ebse do diskutohet n\u00eb funksion t\u00eb ndryshimit t\u00eb Kushtetut\u00ebs, do jet\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje periferike. Un\u00eb numrin e deputet\u00ebve e quaj t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, por e quaj nj\u00eb problem periferik.<\/p>\n<p>Sepse p\u00ebr mua gj\u00ebja m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb ndryshimi i sistemit. Pra ky sistem nuk ndryshon. Rama nuk do t\u00eb l\u00ebshoj\u00eb asgj\u00eb. Stoicizmi i Berish\u00ebs \u00ebsht\u00eb folklorik tashm\u00eb. Ai \u00ebsht\u00eb njeriu q\u00eb bashk\u00ebpunon m\u00eb shum\u00eb me kryeministrin. Ka 1000 kanale komunikimi, q\u00eb nga m\u00ebnyra q\u00eb do t\u00eb b\u00ebhet politik\u00eb, m\u00ebnyra sesi do t\u00eb shfaqemi n\u00eb publik, m\u00ebnyra sesi do t\u00eb arrijm\u00eb n\u00eb zgjidhje t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta dhe n\u00eb fund precipiton te leht\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb biznes. Nevoja p\u00ebr t\u2019u fshehur i b\u00ebn ata t\u00eb jen\u00eb bashk\u00eb\u201d, vijoi m\u00eb tej Topi.<\/p>\n<p>Ai shtoi se veprimet e fundit t\u00eb Berish\u00ebs dhe aksioni politik i opozit\u00ebs tregojn\u00eb qart\u00eb q\u00eb ish-kryeministrit dhe grupit t\u00eb tij i ka ardhur fundi politik. Sipas Topit, Berisha me nj\u00eb grusht njer\u00ebzish n\u00eb PD po p\u00ebrpiqen t\u00eb mbajn\u00eb me forc\u00eb n\u00eb \u00e7do lloj forme pushtetin brenda k\u00ebsaj force politike.<\/p>\n<p>\u201cSistemi i dha mund\u00ebsi dy partive kryesore q\u00eb t\u00eb jen\u00eb kontrolluese t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebs politike n\u00eb vend. Mos e harroni k\u00ebt\u00eb. Ka 16 vite q\u00eb funksionon n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb. Politika shqiptare ka pasur qindra probleme, por nuk ka qen\u00eb kurr\u00eb k\u00ebshtu. Pra i dha mund\u00ebsi dy kryetar\u00ebve t\u00eb partive q\u00eb t\u00eb formatojn\u00eb ekipet e tyre me em\u00ebrim. Berisha dhe Rama, duke qen\u00eb pronar\u00eb t\u00eb partive politike, jan\u00eb pronar\u00eb t\u00eb jet\u00ebs politike n\u00eb vend, jan\u00eb pronar\u00eb t\u00eb shum\u00eb benefiteve t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, t\u00eb pronave, t\u00eb bizneseve.<\/p>\n<p>Por nga pik\u00ebpamja politike, kjo strukje, kjo nevoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb tilla veprime, tregon se Sali Berisha me grupin e tij jan\u00eb n\u00eb fund, nuk kan\u00eb rrug\u00ebdalje. Nuk rigjenerojn\u00eb m\u00eb. Berisha nuk njeh m\u00eb njeri, p\u00ebrve\u00e7 nj\u00eb grupi t\u00eb ngusht\u00eb q\u00eb i garanton atij, qoft\u00eb me gjuh\u00eb urrejtje, qoft\u00eb me baltosje, qoft\u00eb me \u2018t\u00eb fort\u00eb\u2019, pra gjuha politike duhet t\u00eb jet\u00eb gjuh\u00eb politike. Ai duhet t\u00eb hap\u00eb loj\u00ebn, por n\u00eb subkoshienc\u00ebn e tij \u00ebsht\u00eb q\u00eb \u2018un\u00eb e kam filluar loj\u00ebn\u2019, sepse edhe k\u00ebtu ka nj\u00eb lloj diskutimi n\u00ebse e ka filluar ky loj\u00ebn n\u00eb 1990, sepse ka qen\u00eb dikush tjet\u00ebr q\u00eb e ka filluar\u2026 Berisha n\u00eb gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e pak\u00ebt, ka realizuar vet\u00ebm autogola n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb ekipit kund\u00ebrshtar\u201d, tha mes t\u00eb tjerash Topi.<\/p>\n<p>Lidhur me p\u00ebrjashtimin e Salianjit dhe shum\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb nga PD, Topi tha se ky veprim tregoi qart\u00eb q\u00eb Berisha \u00ebsht\u00eb nj\u00eb komunist q\u00eb gjat\u00eb k\u00ebtyre koh\u00ebrave \u00ebsht\u00eb \u2018maskuar\u2019 si demokrat.<\/p>\n<p>\u201cBerisha duke p\u00ebrjashtuar Salianjin, tregon se ai ka qen\u00eb, \u00ebsht\u00eb sjell\u00eb n\u00eb at\u00eb lloj metamorfoze si demokrat dhe n\u00eb fund fare ka p\u00ebrfunduar prap si komunist\u201d, p\u00ebrfundoi ish-Presidenti Topi.\/ Report TV<\/p>\n<p><!-- CONTENT END 2 --><\/p>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Bamir Topi shpreh mb\u00ebshtetjen p\u00ebr nism\u00ebn e kryeministrit p\u00ebr uljen e numrit t\u00eb deputet\u00ebve, Topi tha se nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e ligjv\u00ebn\u00ebsve nuk kan\u00eb asnj\u00eb funksion, ve\u00e7 asaj q\u00eb ai e cil\u00ebsoi si \u2018ngritje dore me sinjal\u2019. \u201cPavar\u00ebsisht se n\u00eb publik lexohet ndryshe, por edhe p\u00ebr shkak se duhen 2\/3 e votave p\u00ebr ndryshimet [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-79474","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79474","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=79474"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79474\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=79474"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=79474"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=79474"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}