{"id":79451,"date":"2026-04-01T17:48:21","date_gmt":"2026-04-01T17:48:21","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/01\/revolucioni-ne-aeroportin-e-rinasit-biletat-e-avioneve-kater-here-me-lire-se-me-pare-ja-si-kane-ndryshuar-cmimet\/"},"modified":"2026-04-01T17:48:21","modified_gmt":"2026-04-01T17:48:21","slug":"revolucioni-ne-aeroportin-e-rinasit-biletat-e-avioneve-kater-here-me-lire-se-me-pare-ja-si-kane-ndryshuar-cmimet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/01\/revolucioni-ne-aeroportin-e-rinasit-biletat-e-avioneve-kater-here-me-lire-se-me-pare-ja-si-kane-ndryshuar-cmimet\/","title":{"rendered":"Revolucioni n\u00eb aeroportin e Rinasit\/Biletat e avion\u00ebve, kat\u00ebr her\u00eb m\u00eb lir\u00eb se m\u00eb par\u00eb, ja si kan\u00eb ndryshuar \u00e7mimet \u2013"},"content":{"rendered":"<div>\n<p>Transformimi i Aeroportit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Tiran\u00ebs n\u00eb 5-vje\u00e7arin e fundit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga shembujt m\u00eb t\u00eb qart\u00eb se si investimet strategjike mund t\u00eb ndryshojn\u00eb jo vet\u00ebm infrastruktur\u00ebn, por t\u00eb gjith\u00eb sektorin e aviacionit. N\u00eb qend\u00ebr t\u00eb k\u00ebtij transformimi q\u00ebndron Grupi Kastrati, i cili pas marrjes s\u00eb koncesionit n\u00eb vitin 2020, ka nd\u00ebrmarr\u00eb nj\u00eb val\u00eb investimesh q\u00eb kan\u00eb rikonfiguruar funksionimin dhe kapacitetet e aeroportit, duke ndikuar drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb nj\u00eb rritje historike t\u00eb numrit t\u00eb pasagjer\u00ebve dhe duke e kuror\u00ebzuar TIA-n si aeroportin me rritjen m\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb n\u00eb Evrop\u00eb. Por, jo vet\u00ebm kaq, t\u00eb gjitha k\u00ebto investime, p\u00ebrmir\u00ebsimi i infrastruktur\u00ebs dhe zgjerimi i kapaciteteve kan\u00eb sjell\u00eb nj\u00eb ulje drastike t\u00eb \u00e7mimeve t\u00eb biletave, rritje t\u00eb konkurrenc\u00ebs dhe shtim t\u00eb destinacioneve t\u00eb reja direkte nga viti n\u00eb vit.<\/p>\n\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave zyrtare, gjat\u00eb periudh\u00ebs 2005\u20132016, n\u00ebn menaxhimin e Hochtief Airport GmbH, investimet arrit\u00ebn pothuajse 87.4 milion\u00eb euro, pra rreth 8 milion\u00eb euro n\u00eb vit. N\u00eb vijim, gjat\u00eb viteve 2016\u20132020, me Real Fortress Private Limited, investimet ran\u00eb n\u00eb 17.9 milion\u00eb euro, rreth 3,6 milion\u00eb euro n\u00eb vit. Nd\u00ebrsa, nga viti 2020-2025, Grupi Kastrati ka investuar rreth 110 milion\u00eb euro, p\u00ebraf\u00ebrsisht 22 milion\u00eb euro n\u00eb vit, duke u fokusuar n\u00eb modernizimin e infrastruktur\u00ebs s\u00eb aeroportit dhe rritjen e eficienc\u00ebs operacionale. Ky investim erdhi n\u00eb nj\u00eb moment ky\u00e7, kur aeroporti kishte nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb vizion t\u00eb ri zhvillimi, p\u00ebrtej modelit tradicional t\u00eb menaxhimit. Nd\u00ebrhyrjet p\u00ebrfshin\u00eb zgjerimin e terminalit, p\u00ebrmir\u00ebsimin e sh\u00ebrbimeve dhe rritjen e kapaciteteve p\u00ebr p\u00ebrballimin e flukseve n\u00eb rritje, si edhe investime n\u00eb proceset e digjitalizimit.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, plani ambicioz i investimeve p\u00ebr periudh\u00ebn 2026\u20132028, me nj\u00eb vler\u00eb prej rreth 50 milion\u00eb euro n\u00eb vit,pra 152 milion\u00eb eurosh total, e \u00e7on totalin e angazhimit t\u00eb Grupit Kastrati n\u00eb nivele q\u00eb tejkalojn\u00eb ndjesh\u00ebm fazat e m\u00ebparshme t\u00eb zhvillimit t\u00eb aeroportit. N\u00eb total, krahasuar me periudhat e m\u00ebparshme koncesionare, vlera e investimeve t\u00eb Grupit Kastrati p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb rritje prej rreth 249%, nj\u00eb tregues i qart\u00eb i intensitetit dhe ritmit t\u00eb ri t\u00eb zhvillimit.<\/p>\n<p>Ky nivel investimesh nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb zgjerim fizik, por nj\u00eb transformim strukturor i aeroportit. Nga nj\u00eb infrastruktur\u00eb e kufizuar dhe e orientuar drejt nj\u00eb tregu relativisht t\u00eb mbyllur, Aeroporti i Tiran\u00ebs tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb pik\u00eb referimi rajonale e fluturimeve, me kapacitete t\u00eb rritura dhe standarde m\u00eb t\u00eb larta sh\u00ebrbimi.<\/p>\n\n<p>Efektet e k\u00ebtyre investimeve jan\u00eb tashm\u00eb t\u00eb dukshme n\u00eb treg. Rritja e kapaciteteve ka krijuar hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr hyrjen e operator\u00ebve t\u00eb rinj dhe zgjerimin e linjave ekzistuese, duke rritur ndjesh\u00ebm konkurrenc\u00ebn n\u00eb tregun e fluturimeve. Kjo ka qen\u00eb nj\u00eb nga faktor\u00ebt kryesor\u00eb q\u00eb ka ndikuar n\u00eb uljen e ndjeshme t\u00eb \u00e7mimeve t\u00eb biletave p\u00ebr destinacionet kryesore europiane.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat tregojn\u00eb se krahasuar me vitin 2019, \u00e7mimet mesatare t\u00eb biletave kan\u00eb p\u00ebsuar ulje t\u00eb konsiderueshme, me t\u00eb pakt\u00ebn 50%, por n\u00eb disa raste uljet jan\u00eb edhe m\u00eb drastike. P\u00ebr shembull, p\u00ebr destinacionet q\u00eb kan\u00eb edhe frekuenc\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb fluturimesh si\u00e7 jan\u00eb ato me qytetet italiane, ku shqiptar\u00ebt udh\u00ebtojn\u00eb shpesh edhe p\u00ebr shkak t\u00eb lidhjeve t\u00eb forta dhe pranis\u00eb s\u00eb madhe t\u00eb emigrant\u00ebve, n\u00ebse n\u00eb vitin 2019 nj\u00eb bilet\u00eb me Milanon kushtonte 250 Euro, sot \u00e7mimi I nj\u00eb bilete nis nga 30 euro. Akoma m\u00eb lir\u00eb sot kushton Londra, nj\u00eb tjet\u00ebr destinacion me fluturime t\u00eb shpeshta nga shqiptar\u00ebt. N\u00ebse n\u00eb vitin 2019, nj\u00eb bilet\u00eb kushtonte 340 Euro, aktualisht gjen bileta edhe p\u00ebr vet\u00ebm 90 Euro, pra rreth 4 her\u00eb m\u00eb lir\u00eb. N\u00eb dit\u00eb dhe destinacione t\u00eb caktuara, biletat variojn\u00eb mes 50-70 Euro vajtje-ardhje, shifra k\u00ebto t\u00eb pamendura 5 vite m\u00eb par\u00eb. E nj\u00ebjt\u00eb gj\u00eb vlen edhe p\u00ebr shum\u00eb qytete e destinacione evropiane, si Brukseli, Roma, Dyseldorfi, etj., ku \u00e7mimet e biletave kan\u00eb p\u00ebsuar r\u00ebnie dhe fluturimet jan\u00eb b\u00ebr\u00eb edhe m\u00eb t\u00eb shpeshta, p\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebrkesave n\u00eb rritje, si edhe zgjerimit t\u00eb linjave ajrore q\u00eb operojn\u00eb me k\u00ebto destinacione.<\/p>\n\n<p>N\u00eb thelb, investimet e Grupit Kastrati kan\u00eb krijuar nj\u00eb cik\u00ebl pozitiv zhvillimi: m\u00eb shum\u00eb kapacitete sjellin m\u00eb shum\u00eb kompani ajrore, rritja e konkurrenc\u00ebs ka sjell\u00eb uljen e \u00e7mimeve dhe \u00e7mimet m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta kan\u00eb rritur k\u00ebrkes\u00ebn. Ky mekaniz\u00ebm ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb aeroporti t\u00eb mos jet\u00eb m\u00eb nj\u00eb pik\u00eb e shtrenjt\u00eb hyrjeje, por nj\u00eb port\u00eb m\u00eb e aksesueshme p\u00ebr qytetar\u00ebt dhe bizneset, madje edhe p\u00ebr mij\u00ebra qytetar\u00eb nga vendet e rajonit, nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, duke ndikuar drejtp\u00ebrdrejt edhe n\u00eb rritjen e turizmit dhe lidhjeve ekonomike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb me rajonin dhe Europ\u00ebn.<\/p>\n<p><!-- CONTENT END 2 --><\/p>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Transformimi i Aeroportit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Tiran\u00ebs n\u00eb 5-vje\u00e7arin e fundit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga shembujt m\u00eb t\u00eb qart\u00eb se si investimet strategjike mund t\u00eb ndryshojn\u00eb jo vet\u00ebm infrastruktur\u00ebn, por t\u00eb gjith\u00eb sektorin e aviacionit. N\u00eb qend\u00ebr t\u00eb k\u00ebtij transformimi q\u00ebndron Grupi Kastrati, i cili pas marrjes s\u00eb koncesionit n\u00eb vitin 2020, ka nd\u00ebrmarr\u00eb nj\u00eb val\u00eb investimesh [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-79451","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79451","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=79451"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79451\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=79451"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=79451"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=79451"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}