{"id":79388,"date":"2026-04-01T11:28:23","date_gmt":"2026-04-01T11:28:23","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/01\/kina-sheh-rrezik-per-ekonomine-dhe-hyn-ne-loje-per-iranin\/"},"modified":"2026-04-01T11:28:23","modified_gmt":"2026-04-01T11:28:23","slug":"kina-sheh-rrezik-per-ekonomine-dhe-hyn-ne-loje-per-iranin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/01\/kina-sheh-rrezik-per-ekonomine-dhe-hyn-ne-loje-per-iranin\/","title":{"rendered":"Kina sheh rrezik p\u00ebr ekonomin\u00eb dhe hyn n\u00eb loj\u00eb p\u00ebr Iranin"},"content":{"rendered":"<p class=\"p1\">Nd\u00ebrsa lufta n\u00eb Lindjen e Mesme hyn n\u00eb muajin e dyt\u00eb, duke goditur furnizimin bot\u00ebror me energji dhe duke shtyr\u00eb lart \u00e7mimet e naft\u00ebs, Kina po p\u00ebrpiqet t\u00eb shfaqet si nd\u00ebrmjet\u00ebse p\u00ebr paqen. Kjo vjen n\u00eb nj\u00eb moment kur presidenti amerikan Donald Trump thot\u00eb se veprimi ushtarak i SHBA-s\u00eb n\u00eb Iran mund t\u00eb marr\u00eb fund<em> \u201cbrenda dy ose tre jav\u00ebsh\u201d,<\/em> por ende nuk ka nj\u00eb ide t\u00eb qart\u00eb se si do t\u00eb ndodh\u00eb kjo dhe \u00e7far\u00eb do t\u00eb vij\u00eb m\u00eb pas.<\/p>\n<p class=\"p1\">Kina i bashkohet Pakistanit, i cili \u00ebsht\u00eb shfaqur si nj\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebs i papritur n\u00eb luft\u00ebn SHBA-Izrael kund\u00ebr Iranit. Zyrtar\u00eb n\u00eb Pekin dhe Islamabad kan\u00eb paraqitur nj\u00eb plan me pes\u00eb pika me synimin p\u00ebr t\u00eb arritur nj\u00eb arm\u00ebpushim dhe p\u00ebr t\u00eb rihapur Ngushtic\u00ebn e Hormuzit, korridorin jetik t\u00eb tregtis\u00eb bot\u00ebrore t\u00eb energjis\u00eb. Pakistani, dikur aleat i ngusht\u00eb i Uashingtonit, duket se ka fituar besimin e Trump p\u00ebr t\u00eb luajtur nj\u00eb rol n\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsim.<\/p>\n<p class=\"p1\">Kina, nd\u00ebrkoh\u00eb, hyn n\u00eb k\u00ebt\u00eb loj\u00eb si rivale e SHBA-s\u00eb, n\u00eb prag t\u00eb bisedimeve t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme tregtare mes Xi Jinping dhe Trump muajin e ardhsh\u00ebm. Sipas ekspert\u00ebve kinez\u00eb, mb\u00ebshtetja e Pekinit \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme, sepse Kina po i jep Pakistanit mb\u00ebshtetje morale, politike dhe diplomatike me shpres\u00ebn q\u00eb ai t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb rol m\u00eb t\u00eb spikatur.<\/p>\n<p class=\"p1\">Kjo \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb kthes\u00eb p\u00ebr Pekinin, pasi deri tani reagimi zyrtar i Kin\u00ebs ndaj luft\u00ebs ka qen\u00eb i zbutur. Arsyeja pse po hyn tani m\u00eb fort lidhet jo vet\u00ebm me naft\u00ebn, edhe pse kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje e madhe, por me di\u00e7ka q\u00eb Xi Jinping e vler\u00ebson shum\u00eb, stabilitetin. Kina ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb ekonomi globale t\u00eb q\u00ebndrueshme, sepse \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e varur nga eksportet n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur po p\u00ebrpiqet t\u00eb ringjall\u00eb ekonomin\u00eb e saj t\u00eb brendshme t\u00eb dob\u00ebsuar.<\/p>\n<p class=\"p1\">N\u00ebse pjesa tjet\u00ebr e bot\u00ebs fillon t\u00eb ngadal\u00ebsohet ekonomikisht si pasoj\u00eb e nj\u00eb shoku energjetik, kjo do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb goditje e fort\u00eb p\u00ebr fabrikat dhe eksportuesit kinez\u00eb. Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, disa analist\u00eb mendojn\u00eb se Kina ka sinqeritet kur k\u00ebrkon fundin e luft\u00ebs: Pekini \u00ebsht\u00eb realisht i shqet\u00ebsuar nga pasojat e nj\u00eb krize t\u00eb zgjatur energjetike.<\/p>\n<p class=\"p1\">Frika \u00ebsht\u00eb se zemra industriale e Kin\u00ebs, q\u00eb sh\u00ebrben si fabrika e bot\u00ebs, mund t\u00eb goditet r\u00ebnd\u00eb n\u00ebse kjo kriz\u00eb vazhdon. Nj\u00eb rritje e \u00e7mimit t\u00eb naft\u00ebs prek t\u00eb gjith\u00eb zinxhirin e prodhimit, nga plastika p\u00ebr lodra dhe loj\u00ebra, te materialet p\u00ebr tekstilet sintetike moderne, e deri te qindra komponent\u00ebt q\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb prodhimin e telefonave, makinave elektrike dhe gjysm\u00ebp\u00ebr\u00e7uesve.<\/p>\n<p class=\"p1\">Lufta tregtare e SHBA-s\u00eb me Kin\u00ebn gjat\u00eb mandatit t\u00eb par\u00eb t\u00eb Trump shtyu shum\u00eb sip\u00ebrmarr\u00ebs kinez\u00eb t\u00eb k\u00ebrkonin tregje t\u00eb reja. Si rezultat, eksportet kineze drejt Lindjes s\u00eb Mesme u rrit\u00ebn vitin e kaluar gati dy her\u00eb m\u00eb shpejt se eksportet e saj drejt pjes\u00ebs tjet\u00ebr t\u00eb bot\u00ebs. Rajoni \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb tregun me rritjen m\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb p\u00ebr makinat elektrike, nd\u00ebrsa Kina \u00ebsht\u00eb edhe investitori m\u00eb i madh n\u00eb impiantet e desalinizimit n\u00eb Lindjen e Mesme, ku uji i pijsh\u00ebm \u00ebsht\u00eb i pak\u00ebt.<\/p>\n<p class=\"p1\">P\u00ebrmes k\u00ebtyre lidhjeve ekonomike, Kina ka nd\u00ebrtuar marr\u00ebdh\u00ebnie me t\u00eb gjith\u00eb rajonin, si me aleat\u00eb t\u00eb SHBA-s\u00eb, si Arabia Saudite, ashtu edhe me kund\u00ebrshtar\u00eb t\u00eb saj, si Irani. Pekini dhe Teherani kan\u00eb nj\u00eb partneritet prej dekadash. Kina \u00ebsht\u00eb partneri kryesor tregtar i Iranit dhe blen rreth 80% t\u00eb naft\u00ebs iraniane.<\/p>\n<p class=\"p1\">Kina ka provuar edhe m\u00eb par\u00eb t\u00eb luaj\u00eb rolin e nd\u00ebrmjet\u00ebsit n\u00eb Lindjen e Mesme, me sukses t\u00eb kufizuar. N\u00eb vitin 2023 ajo nd\u00ebrmjet\u00ebsoi nj\u00eb marr\u00ebveshje mes Arabis\u00eb Saudite dhe Iranit, dy rival\u00eb t\u00eb ashp\u00ebr q\u00eb kishin qen\u00eb n\u00eb an\u00eb t\u00eb kund\u00ebrta t\u00eb konflikteve rajonale. Marr\u00ebveshja \u00e7oi n\u00eb rivendosjen e marr\u00ebdh\u00ebnieve diplomatike mes tyre, \u00e7ka ishte n\u00eb interesin e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb t\u00eb Kin\u00ebs, sepse ulja e tensioneve do t\u00eb sillte m\u00eb shum\u00eb stabilitet n\u00eb rajon.<\/p>\n<p class=\"p1\">Nj\u00eb vit m\u00eb pas, Pekini priti edhe lider\u00ebt e 14 fraksioneve palestineze, p\u00ebrfshir\u00eb Fatahun dhe Hamasin. Bisedimet p\u00ebrfunduan me shpalljen e nj\u00eb qeverie uniteti komb\u00ebtar p\u00ebr Bregun Per\u00ebndimor dhe Gaz\u00ebn. Edhe pse kjo m\u00eb shum\u00eb ishte nj\u00eb deklarat\u00eb q\u00ebllimi sesa nj\u00eb marr\u00ebveshje e plot\u00eb, ajo tregoi s\u00ebrish se Kina k\u00ebrkon t\u00eb luaj\u00eb nj\u00eb rol n\u00eb rajon dhe e sheh stabilitetin e Lindjes s\u00eb Mesme si pjes\u00eb t\u00eb interesit t\u00eb saj strategjik.<\/p>\n<p class=\"p1\">Megjithat\u00eb, ndikimi i Kin\u00ebs ka kufij t\u00eb qart\u00eb. Partneritetet e saj n\u00eb bot\u00eb nuk shoq\u00ebrohen me garanci sigurie apo mb\u00ebshtetje ushtarake. P\u00ebr Pekinin, ekonomia vjen e para, dhe pik\u00ebrisht kjo nd\u00ebrvar\u00ebsi ekonomike me vendet e rajonit i jep ndikim dhe i lejon t\u00eb projektoj\u00eb nj\u00ebfar\u00eb force politike.<\/p>\n<p class=\"p1\">Ekspert\u00ebt kinez\u00eb thon\u00eb se Pekini \u00ebsht\u00eb i kujdessh\u00ebm q\u00eb t\u00eb mos t\u00ebrhiqet n\u00eb konflikte m\u00eb t\u00eb gjera. Prioriteti i tij, si brenda vendit ashtu edhe n\u00eb politik\u00ebn e jashtme, mbetet zhvillimi ekonomik. Ka nj\u00eb konsensus t\u00eb gjer\u00eb n\u00eb Kin\u00eb se vendi nuk duhet t\u00eb p\u00ebrfshihet pa mend n\u00eb luft\u00eb.<\/p>\n<p class=\"p1\">Por kjo qasje ka kufizimet e saj. Kina nuk ka kapacitetet ushtarake n\u00eb rajon p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrhyr\u00eb, edhe sikur t\u00eb d\u00ebshironte. SHBA ka baza n\u00eb secilin nga vendet e Gjirit, nd\u00ebrsa baza m\u00eb e af\u00ebrt kineze ndodhet n\u00eb Xhibuti, n\u00eb Afrik\u00ebn Lindore, dhe \u00ebsht\u00eb ngritur vet\u00ebm n\u00eb vitin 2017. Ajo sh\u00ebrben kryesisht si qend\u00ebr logjistike p\u00ebr operacione kund\u00ebr pirateris\u00eb, jo si baz\u00eb p\u00ebr projeksion force.<\/p>\n<p class=\"p1\">Edhe gjat\u00eb luft\u00ebs Izrael-Iran n\u00eb vitin 2025, Kina q\u00ebndroi m\u00ebnjan\u00eb dhe ofroi vet\u00ebm mb\u00ebshtetje minimale, duke treguar kufijt\u00eb e rolit t\u00eb saj si partnere. Sa i takon k\u00ebtij plani t\u00eb fundit p\u00ebr paqe, as SHBA dhe as Irani nuk kan\u00eb reaguar ende. Por duke e shtyr\u00eb p\u00ebrpara k\u00ebt\u00eb nism\u00eb, Xi Jinping fiton mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb paraqitet si nd\u00ebrmjet\u00ebs neutral dhe paqeb\u00ebr\u00ebs, s\u00ebrish n\u00eb kontrast me liderin e superfuqis\u00eb tjet\u00ebr t\u00eb madhe, SHBA-s\u00eb.<\/p>\n<p class=\"p1\">Megjithat\u00eb, pretendimi i Pekinit p\u00ebr t\u2019u shfaqur si aktor pragmatik nd\u00ebrkomb\u00ebtar ka shum\u00eb kufizime. Afrimi i tij me Rusin\u00eb ngre vazhdimisht pik\u00ebpyetje p\u00ebr neutralitetin kinez. Kontrolli gjithnj\u00eb e m\u00eb i madh mbi Hong Kongun dhe k\u00ebrc\u00ebnimet e p\u00ebrs\u00ebritura ndaj Tajvanit mbeten shqet\u00ebsime serioze. Po ashtu, udh\u00ebheq\u00ebsit autoritar\u00eb t\u00eb Kin\u00ebs shmangin \u00e7do diskutim p\u00ebr t\u00eb drejtat e njeriut dhe nuk d\u00ebnojn\u00eb kurr\u00eb regjimet p\u00ebr abuzime apo shp\u00ebrdorim pushteti. T\u00eb gjitha k\u00ebto e b\u00ebjn\u00eb Xi Jinping nj\u00eb z\u00eb jo fort bind\u00ebs p\u00ebr nj\u00eb rend nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb bazuar n\u00eb rregulla.<\/p>\n<p class=\"p1\">Por Kina mbetet nj\u00eb fuqi e madhe globale, e udh\u00ebhequr nga interesa t\u00eb qarta strategjike. Ajo ka treguar se ka nj\u00ebfar\u00eb ndikimi n\u00eb Lindjen e Mesme dhe \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb se ambicia e saj \u00ebsht\u00eb t\u00eb fitoj\u00eb edhe m\u00eb shum\u00eb pesh\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen.<\/p>\n<p>BBC, p\u00ebrgatiti <strong>\u00a9LAPSI.AL\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/04\/01\/kina-sheh-rrezik-per-ekonomine-dhe-hyn-ne-loje-per-iranin\/\">Kina sheh rrezik p\u00ebr ekonomin\u00eb dhe hyn n\u00eb loj\u00eb p\u00ebr Iranin<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nd\u00ebrsa lufta n\u00eb Lindjen e Mesme hyn n\u00eb muajin e dyt\u00eb, duke goditur furnizimin bot\u00ebror me energji dhe duke shtyr\u00eb lart \u00e7mimet e naft\u00ebs, Kina po p\u00ebrpiqet t\u00eb shfaqet si nd\u00ebrmjet\u00ebse p\u00ebr paqen. Kjo vjen n\u00eb nj\u00eb moment kur presidenti amerikan Donald Trump thot\u00eb se veprimi ushtarak i SHBA-s\u00eb n\u00eb Iran mund t\u00eb marr\u00eb fund [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-79388","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79388","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=79388"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79388\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=79388"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=79388"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=79388"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}