{"id":79340,"date":"2026-04-01T07:48:24","date_gmt":"2026-04-01T07:48:24","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/01\/mos-na-lini-ne-duart-e-xhelateve-klithmat-e-shqiptareve-ne-tivar-1945-deshmite-e-te-mbijetuarve-zbulojne-nje-operacion-te-organizuar-ushtarak-kerkesa-e-titos-per-enverin\/"},"modified":"2026-04-01T07:48:24","modified_gmt":"2026-04-01T07:48:24","slug":"mos-na-lini-ne-duart-e-xhelateve-klithmat-e-shqiptareve-ne-tivar-1945-deshmite-e-te-mbijetuarve-zbulojne-nje-operacion-te-organizuar-ushtarak-kerkesa-e-titos-per-enverin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/04\/01\/mos-na-lini-ne-duart-e-xhelateve-klithmat-e-shqiptareve-ne-tivar-1945-deshmite-e-te-mbijetuarve-zbulojne-nje-operacion-te-organizuar-ushtarak-kerkesa-e-titos-per-enverin\/","title":{"rendered":"\u201cMos na lini n\u00eb duart e xhelat\u00ebve!\u201d, klithmat e shqiptar\u00ebve n\u00eb Tivar 1945! D\u00ebshmit\u00eb e t\u00eb mbijetuarve zbulojn\u00eb nj\u00eb operacion t\u00eb organizuar ushtarak! K\u00ebrkesa e Titos p\u00ebr Enverin"},"content":{"rendered":"<p>URAN BUTKA<\/p>\n<p>Masakra e Tivarit e vitit 1945 \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga masakrat m\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjakshme dhe m\u00eb t\u00eb pabesa ndaj shqiptar\u00ebve. Kjo masak\u00ebr u projektua dhe u realizua nga shteti komunist jugosllav p\u00ebr motive politike dhe ushtarake t\u00eb ripushtimit e t\u00eb spastrimit etnik t\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs e viseve t\u00eb tjera shqiptare n\u00ebn Jugosllavi.<\/p>\n<p>Platforma politike dhe ushtarake e k\u00ebtij veprimi kriminal antishqiptar dhe antinjer\u00ebzor, ishte projekti fam\u00ebkeq i \u00c7ubrilovi\u00e7it i 7 marsit 1937 dhe i 3 n\u00ebntorit 1944: \u201cDy jan\u00eb m\u00ebnyrat p\u00ebr spastrimin etnik t\u00eb shqiptar\u00ebve: t\u2019i zhdukim ose t\u2019i shp\u00ebrngulim qysh gjat\u00eb luft\u00ebs. N\u00eb fillim t\u00eb n\u00ebntorit 1944, komandave t\u00eb Ushtris\u00eb N\u00c7-Jugosllave iu dha, nga ana e organeve m\u00eb t\u00eb larta partiake dhe ushtarake t\u00eb Serbis\u00eb, direktiva q\u00eb t\u00eb \u201cvrisnin s\u00eb paku 50% t\u00eb banor\u00ebve shqiptar\u00eb \u201c (Arkivi historik i Kosov\u00ebs, F. OKKM k.10\/29, 335 nr1). Ky gjenocid do t\u00eb shp\u00ebrfaqej hapur p\u00ebrmes mashtrimit, dhun\u00ebs, vrasjeve masive dhe shp\u00ebrnguljeve masive t\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs nga forcat e Ushtris\u00eb N\u00c7 t\u00eb Jugosllavis\u00eb, t\u00eb OZN-\u00ebs dhe nga detashmentet \u00e7etniko-drazhiste, duke shkelur t\u00eb drejtat njer\u00ebzore, komb\u00ebtare dhe t\u00eb konventave nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Por, n\u00eb kushtet e Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb dhe menj\u00ebher\u00eb pas saj, kur ishte artikuluar vet\u00ebvendosja e kombeve nga Karta e Atlantikut dhe Titoja kishte deklaruar se pas luft\u00ebs shqiptar\u00ebt e Kosov\u00ebs do t\u00eb zgjidhnin se nga do t\u00eb shkonin, me Shqip\u00ebrin\u00eb apo me Jugosllavin\u00eb dhe kur n\u00eb Kuvendin e Mukjes dhe t\u00eb Bujanit 1943 ishte shprehur vullneti komb\u00ebtar p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb etnike apo bashkimin e Kosov\u00ebs me Shqip\u00ebrin\u00eb, projekti serbomadh i ripushtimit dhe i spastrimit t\u00eb plot\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs ishte tep\u00ebr i v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr udh\u00ebheqjen politike dhe ushtarake t\u00eb Jugosllavis\u00eb, s\u00eb pari, sepse populli i Kosov\u00ebs dhe i viseve t\u00eb tjera shqiptare ishte i gjith\u00eb m\u00eb k\u00ebmb\u00eb, i nd\u00ebrgjegj\u00ebsuar dhe i armatosur p\u00ebr t\u00eb mbrojtur qenien shqiptare dhe kufijt\u00eb komb\u00ebtar\u00eb, realizuar gjat\u00eb viteve 1941-1944.<\/p>\n<p>N\u00eb Kosov\u00eb ishin krijuar dhe vepronin organizata e t\u00eb fuqishme politike dhe ushtarake komb\u00ebtariste si Balli Komb\u00ebtar, L\u00ebvizja Irredentiste, Lidhja e Dyt\u00eb e Prizrenit e m\u00eb pas \u201cBesa Komb\u00ebtare\u201d dhe Organizata Nacional-Demokratike Shqiptare (ONDSH), q\u00eb kishin me vete thuajse gjith\u00eb popullin shqiptar t\u00eb k\u00ebtyre trevave. Ripushtimin e n\u00ebnshtrimin e Kosov\u00ebs tashm\u00eb mund ta arrinin m\u00eb leht\u00eb e m\u00eb tin\u00ebzisht, me mb\u00ebshtetjen e shtetit komunist vasal t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe ndihmes\u00ebn e forcave t\u00eb saj ushtarake t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, q\u00eb ishin thirrur nga ana e Jugosllavis\u00eb. T\u2019i nxirrnin g\u00ebshtenjat e nxehta me duart e t\u00eb tjer\u00ebve. Titoja, n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e komandantit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Ushtris\u00eb N\u00c7J, i k\u00ebrkonte E. Hoxh\u00ebs n\u00eb muajin maj e korrik 1944 kalimin e formacioneve t\u00eb UN\u00c7 t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb e Jugosllavi, p\u00ebr t\u00eb luftuar kund\u00ebr \u201cpushtuesve dhe reaksionit\u201d, por i p\u00ebrdori kryesisht n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr q\u00ebndres\u00ebs shqiptare. Nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb tjet\u00ebr u rib\u00eb edhe m\u00eb 26 gusht 1944 nga Shtabi i UN\u00c7J p\u00ebr Kosov\u00ebn firmosur nga komandanti i k\u00ebtij shtabi, Fadil Hoxha dhe komisari Boshko \u00c7aki\u00e7. (Arkivi i FA t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Fondi shtabi i P\u00ebrgjithsh\u00ebm). Pala shqiptare u tregua e gatshme. M\u00eb 12 shtator 1944 komandanti i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i UN\u00c7SH, E. Hoxha, i dha urdh\u00ebr Korparmat\u00ebs I t\u00eb p\u00ebrgatiste dhe t\u00eb niste menj\u00ebher\u00eb dy brigada p\u00ebr n\u00eb Kosov\u00eb. (Dokumente t\u00eb Shtabit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm N\u00c7, v.II ). Po n\u00eb k\u00ebt\u00eb dat\u00eb, mentari i E. Hoxh\u00ebs, Miladin Popovi\u00e7, i shkruante Liri Geg\u00ebs, e plotfuqishme e KQ t\u00eb PKSH p\u00ebr Korpusin I: \u201cLajm\u00ebro Pavlen (Pavle Jovi\u00e7evi\u00e7, sh\u00ebnim UB) se dy brigadat shqiptare s\u00eb shpejti do t\u00eb marrin drejtim p\u00ebr Kosov\u00eb. Vet\u00ebm t\u00eb mos dekonspirohet!\u201d1<\/p>\n<p>D\u00ebrgimi i dy brigadave partizane t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb u mbajt n\u00eb fsheht\u00ebsi t\u00eb plot\u00eb, edhe p\u00ebr britanik\u00ebt, ndon\u00ebse ata ishin aleat\u00eb dhe ndihmonin Luft\u00ebn Nacional\u00e7lirimtare n\u00eb Shqip\u00ebri dhe Jugosllavi. Enver Hoxha porosiste Dali Ndreun, komandantin e Korparmat\u00ebs I: \u201cT\u00eb mos i tregohet ingliz\u00ebve objektivi i brigadave V dhe III, q\u00eb do t\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb\u201d (AQSH, F.41, shtabi i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i UN\u00c7, v.1944 d.158). E.Hoxha e dinte mir\u00eb pse thirreshin brigadat nacional\u00e7lirimtare t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, ndaj si nj\u00eb puthador i bindur dhe i Jugosllavis\u00eb, urdh\u00ebronte brigadat e Divizionit I: \u201cT\u00eb asgj\u00ebsohen pa m\u00ebshir\u00eb nacionalist\u00ebt dhe reaksionar\u00ebt shqiptar\u00eb brenda dhe jasht\u00eb kufijve pa treguar as m\u00eb t\u00eb vogl\u00ebn toleranc\u00eb\u201d.(AQSH F.181 v.1944 d.6).<\/p>\n<p>N\u00eb muajin n\u00ebntor 1944 u angazhuan n\u00eb k\u00ebt\u00eb luft\u00eb edhe Divizioni V, q\u00eb p\u00ebrfshiu Brigadat III, V dhe XXV, edhe Divizioni VI ( brigadat VI, VII, VIII dhe XXII), pasi u kthyen nga Sanxhaku e Bosnja, ku luftuan kund\u00ebr gjerman\u00ebve. Divizionet V dhe VI t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb u vun\u00eb n\u00ebn urdhrat e Armat\u00ebs V t\u00eb Ushtris\u00eb N\u00c7 Jugosllave. N\u00eb urdh\u00ebr-veprimin e Armat\u00ebs V t\u00eb Jugosllavis\u00eb p\u00ebrfshiheshin edhe divizionet e Shqip\u00ebris\u00eb: \u201cT\u00eb gjitha forcat reaksionare q\u00eb do t\u00eb takoni, t\u00eb rrethohen dhe t\u00eb shpartallohen me \u00e7do kusht\u2026 T\u00eb \u00e7armatosen njer\u00ebzit e dyshimt\u00eb dhe ata q\u00eb nuk duan t\u00eb mobilizohen me d\u00ebshir\u00eb, t\u00eb digjen sht\u00ebpit\u00eb e tradhtar\u00ebve q\u00eb rezistojn\u00eb dhe b\u00ebjn\u00eb fortes\u00eb\u2026 T\u00eb sekuestroni mallin e kriminel\u00ebve t\u00eb arratisur. T\u2019u theksohet katundeve q\u00eb p\u00ebrshkoni se ai katund q\u00eb b\u00ebhet streh\u00eb i gjaktor\u00ebve, do t\u00eb d\u00ebnohet\u201d. (Arkivi i Luft\u00ebs N\u00c7 t\u00eb Jugosllavis\u00eb, nr.14-4, k.1411). M\u00eb 8 shkurt 1945 u shpall me urdh\u00ebr t\u00eb komandantit suprem t\u00eb UN\u00c7 t\u00eb Jugosllavis\u00eb, J.B.Tito, pushteti ushtarak n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Divizionet e UN\u00c7 t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb u b\u00ebn\u00eb pjes\u00eb e vendosjes s\u00eb regjimit ushtarak n\u00eb Kosov\u00eb p\u00ebr shtypjen e rezistenc\u00ebs kosovare ndaj ripushtimit jugosllav dhe spastrimit etnik. Ndihmes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebr rekrutimin e shqiptar\u00ebve, por edhe p\u00ebr dor\u00ebzimin e qindra dezertor\u00ebve, q\u00eb iknin nga ushtria jugosllave dhe dor\u00ebzoheshin n\u00eb mir\u00ebbesim tek brigadat e batalionet e Divizioneve V dhe VI t\u00eb Ushtris\u00eb N\u00c7 t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, e dhan\u00eb komandat e k\u00ebtyre divizioneve e brigadave t\u00eb ushtris\u00eb shqiptare. Si\u00e7 \u00ebsht\u00eb zbuluar tanim\u00eb nga dokumentet arkivor\u00eb, Divizionet V dhe VI t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb ndodheshin n\u00eb Kosov\u00eb p\u00ebrgjat\u00eb muajve mars dhe prill t\u00eb vitit 1945, kur u b\u00eb mobilizimi i dhunsh\u00ebm i popullsis\u00eb shqiptare n\u00eb Kosov\u00eb e trevat e tjera shqiptare dhe kur u nis\u00ebn tri kolonat (eshalonet) me rekrut\u00ebt shqiptar\u00eb p\u00ebr n\u00eb Tivar m\u00eb 24-27 mars 1945 dhe tri kolonat e tjera m\u00eb 19-24 prill 1945. Bashk\u00ebpunimi i ngusht\u00eb dhe implikimi i divizioneve dhe brigadave t\u00eb Ushtris\u00eb N\u00c7 t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr mobilizimin e rekrut\u00ebve shqiptar\u00eb dhe dor\u00ebzimin e tyre tek ushtria jugosllave, \u00ebsht\u00eb i dokumentuar. Kemi n\u00eb dor\u00eb radiogramet e shtabit t\u00eb Divizionit V t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb me komandant Rahman Perllakun e komisar Ramiz Alin\u00eb dhe t\u00eb divizionit VI me komandant Gjin Markun d\u00ebrguar Komand\u00ebs s\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb UN\u00c7SH gjat\u00eb muajve mars-prill 1945 e n\u00eb vazhdim si edhe listat em\u00ebrore t\u00eb t\u00eb arratisurve dhe vullnetar\u00ebve shqiptar\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs, q\u00eb dor\u00ebzoheshin nga shtabet e diviz.V dhe VI t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb tek ushtria jugosllave.<\/p>\n<p>Ndodhen gjith\u00eb dokumentet n\u00eb librin tim \u201cMasakra e Tivarit dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsia e shtetit shqiptar\u201d Tiran\u00eb, 2018. Ja edhe p\u00ebrgjigjja e Enver Hoxh\u00ebs: \u201cT\u2019arratisurit e dor\u00ebzuar n\u00eb Divizionin tuaj, d\u00ebrgojani Divizionit 52 t\u00eb Serbis\u00eb\u201d. AQSH, F.206 v.1945). Prizreni ishte qyteti ku u grumbulluan me mij\u00ebra rekrut\u00eb shqiptar\u00eb nga gjith\u00eb trevat shqiptare n\u00ebn Jugosllavi, u rrethuan ushtarakisht, u \u00e7armatos\u00ebn, u keqtrajtuan, qindra prej tyre q\u00eb kund\u00ebrshtuan u pushkatuan, t\u00eb tjer\u00ebt u trajtuan si rob\u00ebr lufte. P\u00ebr shoq\u00ebrimin e tyre ishin caktuar disa batalione t\u00eb Divizionit t\u00eb 46-t\u00eb dhe nj\u00eb batalion i Brigad\u00ebs 27-t\u00eb t\u00eb Serbis\u00eb, si edhe nj\u00eb grup prej 50 ushtarak\u00ebsh nga Armata IV, mandej nga Brigada X malazeze, tregonte sesa r\u00ebnd\u00ebsi i kishin kushtuar autoritetet jugosllave k\u00ebtij marshimi, q\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrfundonte n\u00eb nj\u00eb kasaphan\u00eb p\u00ebr shqiptar\u00ebt. T\u00eb dh\u00ebnat burimore ushtarake jugosllave tregojn\u00eb se u mobilizuan rreth 18.000 rekrut\u00eb shqiptar\u00eb n\u00eb Prizren dhe u d\u00ebrguan p\u00ebr n\u00eb Tivar 13.323. Qeveria shqiptare, s\u00eb pari, lejoi q\u00eb kolonat e ushtris\u00eb jugosllave t\u00eb hynin e t\u00eb kalonin n\u00ebp\u00ebr territorin e Shqip\u00ebris\u00eb, jasht\u00eb \u00e7do kontrolli dhe t\u00eb vepronin si t\u2019ua donte interesi. Prof. Zekeria ana shkruan: \u201cShkaktare e masakr\u00ebs s\u00eb parap\u00ebrgatitur t\u00eb Tivarit, \u00ebsht\u00eb edhe udh\u00ebheqja partiake dhe shtet\u00ebrore e Shqip\u00ebris\u00eb, me n\u00eb krye Enver Hoxh\u00ebn. Ajo lejoi q\u00eb shqiptar\u00ebt e mobilizuar, pa asnj\u00eb arm\u00eb n\u00eb dor\u00eb, t\u00eb kalojn\u00eb n\u00ebp\u00ebr territorin shqiptar, n\u00ebp\u00ebr rrug\u00ebn e vdekjes, t\u00eb quajtur \u201cGolgota e madhe Shqiptare\u201d, \u2013 konstatonte Zekeria Cana.( Zekeria Cana, Bujku, 20.10. 1996).<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb dokument t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Jashtme t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb lexojm\u00eb: \u201cMe mij\u00ebra kosovar\u00eb t\u00eb pafajsh\u00ebm jan\u00eb pushkatuar n\u00eb mas\u00eb, ilegalisht dhe pa gjyq, nga organet e UDB-\u00eb. N\u00eb k\u00ebto masakra t\u00eb pashembullta ndaj popullsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, ka marr\u00eb pjes\u00eb Koci Xoxe, n\u00eb fillim t\u00eb vitit 1945, kur n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb si minist\u00ebr i Brendsh\u00ebm i Shqip\u00ebris\u00eb, ai autorizoi oficer\u00ebt e UDB-s\u00eb q\u00eb t\u00eb pushkatonin ilegalisht dhe pa gjyq n\u00eb tok\u00ebn shqiptare m\u00eb tep\u00ebr se 1000 kosovar\u00eb t\u00eb pafajsh\u00ebm\u201d (Arkivi i Ministris\u00eb s\u00eb Jashtme t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, viti 1949, D.191). K\u00ebt\u00eb masak\u00ebr brenda kufijve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb e konfirmon edhe prokurori i p\u00ebrgjithsh\u00ebm ushtarak, Bedri Spahiu\u201d (B. Spahiu, Pretenca n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb, 1949). Natyrisht, ky \u00ebsht\u00eb akti m\u00eb antikomb\u00ebtar dhe m\u00eb i turpsh\u00ebm i qeveris\u00eb komuniste shqiptare, jo vet\u00ebm n\u00eb at\u00eb koh\u00eb kur u krye kjo masak\u00ebr, por edhe p\u00ebr gjysm\u00eb shekulli, kur u hesht plot\u00ebsisht p\u00ebr shkak t\u00eb bashk\u00ebfaj\u00ebsis\u00eb. K\u00ebt\u00eb na e d\u00ebshmon edhe deklarata e Zoi Themelit, shef i Mbrojtjes s\u00eb Popullit t\u00eb krahin\u00ebs III (Shkod\u00ebr), i cili pranon se rekrut\u00ebt e mobilizuar kosovar\u00eb, jugosllav\u00ebt \u201ci vrisnin n\u00eb mas\u00eb rrug\u00ebs, n\u00eb Shqip\u00ebri, pa pasur faj\u201d, se rekrut\u00ebt shqiptar\u00eb q\u00eb iknin nga kolonat p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar kok\u00ebn dhe u dor\u00ebzoheshin organeve t\u00eb shtetit shqiptar, u ktheheshin, nga organet shtetit shqiptar, komandove jugosllave, prej t\u00eb cil\u00ebve ata gjenin vdekjen. (Arkivi i MB, D.1623).<\/p>\n<p>Kolona e par\u00eb u nis nga Prizreni m\u00eb 24 mars 1945 me 2.600 shqiptar\u00eb t\u00eb mobilizuar, shoq\u00ebruar nga 300 udh\u00ebheq\u00ebs t\u00eb brigadave dalmatine dhe nj\u00eb batalion i brigad\u00ebs 27 t\u00eb Serbis\u00eb. Nga raporti i shtabit t\u00eb Kolon\u00ebs IV t\u00eb Armat\u00ebs s\u00eb Jugosllavis\u00eb, dat\u00eb 8 prill 1945: \u201cEshaloni shkoi mir\u00eb deri n\u00eb Kuk\u00ebs. N\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb Kuk\u00ebsit ndodhi nj\u00eb incident, kur nj\u00ebri nga grupi i kolon\u00ebs gjuajti nj\u00eb bomb\u00eb mbi roj\u00ebn ton\u00eb. Me \u00e7\u2019rast u shkaktua rr\u00ebmuj\u00eb dhe, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rr\u00ebmuj\u00eb, arriti t\u00eb arratisej nj\u00eb grup prej 10 vetash. K\u00ebshtu, duke ikur, hasi n\u00eb patrull\u00ebn e ushtris\u00eb shqiptare, e cila i ndaloi dhe iu b\u00ebri thirrje q\u00eb t\u00eb dor\u00ebzohen. Ndaj k\u00ebsaj thirrjeje, ata nuk u p\u00ebrgjigj\u00ebn, por vazhduan t\u00eb iknin. Ushtar\u00ebt shqiptar\u00eb hap\u00ebn zjarr mbi ta dhe vran\u00eb n\u00eb vend dy persona, dy t\u00eb tjer\u00eb i plagos\u00ebn, t\u00eb cil\u00ebt m\u00eb von\u00eb edhe ata vdiq\u00ebn (Arkivi i Luft\u00ebs N\u00c7J, k.1411). Si\u00e7 shihet qart\u00ebsisht nga ky dokument, asgj\u00ebsimi i rekrut\u00ebve shqiptar\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs, u krye n\u00eb bashk\u00ebveprim t\u00eb forcave ushtarake t\u00eb Jugosllavis\u00eb dhe t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb (Brigadat e Mbrojtjes, q\u00eb komandoheshin nga Koci Xoxe), n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast brenda territorit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. N\u00eb rast i paprecedent n\u00eb bot\u00eb. N\u00eb Shkod\u00ebr eshaloni iu dor\u00ebzua Brigad\u00ebs X malazeze me komandant Gosha Markovi\u00e7. N\u00eb Tivar, 200- 300 m nga nd\u00ebrtesa e Monopolit t\u00eb Duhanit, ku u hodh\u00ebn bomba dhe u mitroluan nga brigade malazeze dhe gjet\u00ebn vdekjen 420 rekrut\u00eb shqiptar\u00eb t\u00eb eshalonit t\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Pjesa tjet\u00ebr e eshalonit u nis me anije p\u00ebr n\u00eb Trogil. Atje nisi inbarkimi n\u00eb kanalin e \u00c7iov\u00ebs, por trageti ku kishin hipur 150-200 shqiptar\u00eb u \u00e7a m\u00eb dysh dhe u mbush kanali me plisa t\u00eb bardh\u00eb mbi uj\u00eb. Plisat e bardh\u00eb mbi uj\u00eb, nj\u00eb metafor\u00eb e vdekjes dhe mbijetes\u00ebs s\u00eb shqiptar\u00ebve. Humb\u00ebn jet\u00ebn 65 prej tyre, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb u identifikuan 29 veta, q\u00eb u varros\u00ebn n\u00eb Trogil, ku gjendet edhe nj\u00eb pllak\u00eb p\u00ebrkujtimore me emrat e tyre. Por, tragjedia m\u00eb e madhe ndodhi me kolon\u00ebn e dyt\u00eb me 2400 shqiptar\u00eb, q\u00eb u nis nga Prizreni m\u00eb 26 mars 1945. Pjes\u00eb e k\u00ebsaj kolone ishte edhe rekruti Azem Hajdini \u2013 Xani, i cili p\u00ebrjetoi tmerret e Masakr\u00ebs s\u00eb Tivarit, por rast\u00ebsisht2 shp\u00ebtoi nga vdekja dhe d\u00ebshmoi, madje edhe protestoi pran\u00eb autoriteteve n\u00eb Beograd p\u00ebr k\u00ebt\u00eb tragjedi komb\u00ebtare, m\u00eb pas edhe me Letr\u00ebn e Hapur drejtuar qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs s\u00eb pavarur, 2009. \u201cKur hym\u00eb n\u00eb territorin e Shqip\u00ebris\u00eb, u g\u00ebzuam pa mas\u00eb, \u2013 parashtron Azem Hajdini \u2013 duke menduar se tash e tutje do t\u00eb jemi n\u00ebn p\u00ebrcjelljen e ushtar\u00ebve t\u00eb shtetit ton\u00eb, Shqip\u00ebris\u00eb dhe se nuk do t\u00eb p\u00ebrjetonim mizorit\u00eb, si\u00e7 i kishim p\u00ebrjetuar vazhdimisht n\u00eb Kosov\u00eb nga shovinist\u00ebt serb\u00eb, malazez\u00eb dhe maqedonas.<\/p>\n<p>Shum\u00eb shpejt, pra, u bind\u00ebm se as k\u00ebtu nuk kishte vend p\u00ebr g\u00ebzim, sepse skenari i parap\u00ebrgatitur vazhdonte t\u00eb realizohej me p\u00ebrpikm\u00ebri dhe ngase gjat\u00eb rrug\u00ebs n\u00ebp\u00ebr territorin e Shqip\u00ebris\u00eb, p\u00ebrcjell\u00ebsit i shtonin torturat e vrasjet ndaj nesh. Ata nuk na konsideronin m\u00eb si bashk\u00ebluft\u00ebtar\u00eb t\u00eb tyre, madje as si rob\u00ebr t\u00eb luft\u00ebs\u2026 Neve nuk na konsideronin as si kope bag\u00ebtish\u201d(A. Hajdini, Let\u00ebr e Hapur, korrik 2009). Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb arkivave jugosllave, n\u00eb Fush\u00eb-Arr\u00ebz n\u00eb agun e 29 marsit u vran\u00eb 126 rekrut\u00eb shqiptar\u00eb n\u00eb gjendje agonie. Kur ishin n\u00eb gjum\u00eb. Masak\u00ebr dinake, jonjer\u00ebzore, n\u00eb kund\u00ebrshtim me \u00e7do moral, fe dhe ligj. \u201cKur kaluam Puk\u00ebn, i nxor\u00ebn nga kolona tre t\u00eb rinj shqiptar\u00eb, t\u00eb veshur me rroba komb\u00ebtare dhe i pushkatuan para syve t\u00eb kolon\u00ebs si edhe para nj\u00eb skuadre ushtar\u00ebsh t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Dhe, p\u00ebr \u00e7udi, deri sa ne qanim me d\u00ebnesje, ushtar\u00ebt e skuadr\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb e p\u00ebrcoll\u00ebn pushkatimin e tyre me duartrokitje!\u201d (Po aty). N\u00eb Gomsiqe ran\u00eb n\u00eb kanionin e thell\u00eb dhe gjet\u00ebn vdekjen 36 rekrut\u00eb dhe 14 u plagos\u00ebn. Gjat\u00eb rrug\u00ebtimit mortor, trajtimi ishte \u00e7njer\u00ebzor.<\/p>\n<p>T\u00eb posht\u00ebruar, zhveshur e t\u00eb zbathur, t\u00eb lagur nga shirat e t\u00eb ngrir\u00eb nga t\u00eb ftohtit e nat\u00ebs, t\u00eb uritur dhe sidomos t\u00eb thar\u00eb p\u00ebr nj\u00eb pik\u00eb uj\u00eb, i vrisnin kur tentonin t\u00eb pinin uj\u00eb n\u00eb rr\u00ebket\u00eb apo burimet, madje nj\u00eb rekrut tentoi t\u00eb pinte urin\u00ebn e nj\u00eb kali t\u00eb oficerit Bogolud Nedelkovi\u00e7, por u q\u00ebllua p\u00ebr vdekje me kondak\u00ebt e pushk\u00ebve. B\u00ebnin nga 60 km rrug\u00eb n\u00eb dite n\u00eb k\u00ebmb\u00eb dhe nj\u00eb pjes\u00eb e eraskapitur hidheshin humnerave nga shoq\u00ebruesit serb\u00eb ose vdisnin rrug\u00ebs dhe liheshin t\u00eb pambuluar. Dhe shteti komunist shqiptar b\u00ebnte sehir ose i ndalonte ata q\u00eb mund t\u00eb arratiseshin dhe dor\u00ebzonte te komanda jugosllave. E nj\u00ebjta gj\u00eb ndodhi edhe n\u00eb Vaun e Dej\u00ebs, n\u00eb lumin Drin dhe n\u00eb lumin Buna dhe n\u00eb Shkod\u00ebr, gjet\u00ebn vdekjen 234 rekrut\u00eb shqiptar\u00eb dhe u l\u00ebnduan nj\u00eb num\u00ebr i madh t\u00eb plagosurish. M\u00eb 30 mars kolona arriti n\u00eb Shkod\u00ebr. At Zef Pllumi, q\u00eb ndodhej at\u00ebkoh\u00eb n\u00eb Shkod\u00ebr, e p\u00ebrshkruan kalimin e kolon\u00ebs me rekrut\u00eb shqiptar\u00eb \u201cMe zigoma t\u00eb theksueme mbi faqe, t\u00eb lodhun e t\u00eb raskapitun, me uniformat zhele e t\u00eb shkopsituna, pa arm\u00eb e q\u00eb mezi i l\u00ebviznin kamb\u00ebt\u2026 Mbet\u00ebm shtang. Largas, anash reshtit, kishin roje t\u00eb armatosuna, q\u00eb b\u00ebrtisnin me k\u00ebrc\u00ebnim: \u201cL\u00ebviz, luaj kamb\u00ebt!\u201d Nd\u00ebrkaq njeni prej tyne pat guxim, para vdekjes, dhe na foli: \u201cP\u00ebr iza t\u00eb Zotit, a keni nji cop\u00eb buk\u00eb?\u201d\u2026. Kolona u nis nga Shkodra u nis p\u00ebr n\u00eb Tivar n\u00eb t\u00eb gdhir\u00eb t\u00eb dat\u00ebs 31 mars 1945 n\u00ebn shoq\u00ebrimin e Brigad\u00ebs X malazeze.<\/p>\n<p>N\u00eb mesdit\u00ebn e dat\u00ebs 31 marsit 1945, n\u00eb qytetin e vog\u00ebl t\u00eb Tivarit, ku ishte ngritur kurthi, sipas nj\u00eb plani t\u00eb parap\u00ebrgatitur p\u00ebr asgj\u00ebsimin e gjith\u00eb rekrut\u00ebve shqiptar\u00eb. Masakr\u00ebn ishte ngarkuar ta kryente Brigada X malazeze, e komanduar nga Gosha Markovi\u00e7 pik\u00ebrisht n\u00eb Tivar, qytet i rrethuar nga deti dhe malet p\u00ebrball\u00eb, si nj\u00eb grack\u00eb natyrore e mbyllur mir\u00eb dhe larg v\u00ebzhgimit t\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve. I mbijetuari Azem Hajdini rr\u00ebfen: \u201cMe t\u00eb arritur n\u00eb Tivar, diku mes or\u00ebs 12-13.00 n\u00eb \u00e7do skut\u00eb t\u00eb qytetit diktohej nj\u00eb mobilizim i madh i ushtris\u00eb q\u00eb me arm\u00eb n\u00eb duar ishin drejtuar nga ne. Diktuam qart\u00eb komplotin dhe grack\u00ebn q\u00eb na kishin p\u00ebrgatitur. Shpirtrat tan\u00eb t\u00eb virgj\u00ebr u gjet\u00ebn n\u00eb sh\u00ebnjest\u00ebr t\u00eb pushk\u00ebve dhe mitralozave, q\u00eb ishin vendosur n\u00eb \u00e7do qoshe t\u00eb rrug\u00ebve, n\u00ebp\u00ebr dritare dhe n\u00eb tarracat e sht\u00ebpive, n\u00ebp\u00ebr shk\u00ebmbinjt\u00eb dhe kodrat p\u00ebr rreth\u2026\u201d. Kasaphana nisi n\u00eb hyrje t\u00eb Tivarit t\u00eb Ri, n\u00eb rrug\u00ebn q\u00eb t\u00eb \u00e7onte te oborri i nd\u00ebrtes\u00ebs s\u00eb Monopolit t\u00eb duhanit. \u201cK\u00ebtu llogariten 430 t\u00eb vdekur\u201d, -raportonte shtabi i Kolon\u00ebs IV t\u00eb Armat\u00ebs Jugosllave.( Raport i shtabit t\u00eb Kolon\u00ebs IV t\u00eb Armat\u00ebs jugosllave, dt.8.04. 1945). Ploja arriti pikun e saj n\u00eb oborrin dhe n\u00eb mjediset e nd\u00ebrtes\u00ebs s\u00eb Monopolit t\u00eb Duhanit.<\/p>\n<p>Oborri dhe tri katet e nd\u00ebrtes\u00ebs u mbush\u00ebn me kufoma t\u00eb r\u00ebn\u00eb mbi nj\u00ebri-tjetrin\u2026. \u201cN\u00eb sulmin e par\u00eb rrebeshi i arm\u00ebve t\u00eb zjarrit m\u00eb plandosi p\u00ebrtok\u00eb. Mbi trupin tim ran\u00eb shum\u00eb trupa t\u00eb vdekur e t\u00eb plagosur. Derisa q\u00ebndroja n\u00ebn kufoma, v\u00ebreja sesi ushtarak\u00ebt malazez\u00eb t\u00eb hetonin t\u00eb plagosurit dhe sapo i zbulonin, aty p\u00ebr aty i pushkatonin ose i thernin me bajoneta e mjete t\u00eb tjera. Shum\u00eb t\u00eb pragosur, q\u00eb s\u2019u kishte dal\u00eb ende shpirti, klithnin, r\u00ebnkonin, k\u00ebrkonin ndihm\u00eb: \u2018Ndihmom\u00eb v\u00eblla, mos shkel mbi varr\u00ebn time!\u2026V\u00eblla, m\u00eb jep nji pike uj\u00eb. M\u00eb hiq sopat\u00ebn, thik\u00ebn e sfurkun nga shpina.. M\u2019i afro zorr\u00ebt q\u00eb m\u00eb shkojn\u00eb zhagas. M\u00eb nxirr prej kufomave\u2026 V\u00ebllez\u00ebr, mos na lini n\u00eb duar t\u00eb xhelat\u00ebve!\u201d (Azem Hajdini, let\u00ebr e hapur). Sipas dokumenteve, rezulton se vet\u00ebm n\u00eb Tivar u vran\u00eb e u ther\u00ebn 1560 shqiptar\u00eb nga kolona e dyt\u00eb. Rreth 430 kufoma u varros\u00ebn nga shqiptar\u00ebt e Tivarrit n\u00eb varrezat myslimane t\u00eb qytetit. Nj\u00eb pjes\u00eb tjet\u00ebr u hodh n\u00eb dy shpella t\u00eb thella n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb fshatit Tugjemil, t\u00eb tjer\u00ebt mbet\u00ebn n\u00eb mangalle, hendeqe, pyje dhe kodrat, si ushqim i ujqve apo shpend\u00ebve. Kolona e tret\u00eb e marsit 1945 me 2.680 shqiptar\u00eb t\u00eb rekrutuar nga Shkupi, Tetova, Gostivari, Kumanova, K\u00ebr\u00e7ova etj. u nis m\u00eb dat\u00ebn 27 mars 1945 e percjell\u00eb ushtarakisht nga nj\u00eb batalion I Brigad\u00ebs 27 t\u00eb Jugosllavis\u00eb. Sipas raportit t\u00eb shtabit te Divizionit 46, gjat\u00eb rrug\u00ebs s\u00eb kalvarit nga Prizreni ku ishin grumbulluar e deri n\u00eb Shkod\u00ebr nga Kolona e tret\u00eb humb\u00ebn nga s\u00ebmundjet, uria dhe torturat 170 rekrut\u00eb shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb kalimin me trap t\u00eb lumit Buna u vran\u00eb nga rojet serbe dhe u mbyt\u00ebn 230 shqiptar\u00eb, pjesa tjet\u00ebr u masakrua n\u00eb Shkod\u00ebr, 20 viktima, dhe n\u00eb Tivar e m\u00eb tej n\u00eb udh\u00ebtimin e m\u00ebtejsh\u00ebm. N\u00eb Dubrovnik i mbyll\u00ebn 800 rekrut\u00eb n\u00eb nj\u00eb ish-magazine baruti, ku u helmuan dhe gjeten vdekjen 250-300 veta (Rankovi\u00e7i). N\u00ebse p\u00ebrpiqemi t\u00eb konkludojm\u00eb p\u00ebr numrin e sakt\u00eb t\u00eb t\u00eb vrar\u00ebve n\u00eb k\u00ebt\u00eb tragjedi t\u00eb p\u00ebrmasave ballkanike, sipas p\u00ebrllogaritjeve m\u00eb t\u00eb fundit, numrit prej 2933 vetash t\u00eb masakruar n\u00eb Tivar, Trogir, Dubrovnik etj., po t\u2019i shtosh shifr\u00ebn prej 1315 shqiptar\u00ebsh t\u00eb vrar\u00eb e t\u00eb zhdukur n\u00eb Shqip\u00ebri nga t\u00eb tri eshalon\u00ebt e marsit 1945, si edhe 211 shqiptar\u00ebsh nga tri eshalon\u00ebt e prillit 1945, sipas dokumenteve arkivore e d\u00ebshmive jugosllave e shqiptare, rezulton shuma prej 4459 shqiptar\u00ebsh t\u00eb vrar\u00eb, t\u00eb mbytur, t\u00eb helmuar e t\u00eb zhdukur n\u00eb tragjedin\u00eb e quajtur t\u00eb Tivarit.<\/p>\n<p>\/Gazeta Panorama <\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>URAN BUTKA Masakra e Tivarit e vitit 1945 \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga masakrat m\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjakshme dhe m\u00eb t\u00eb pabesa ndaj shqiptar\u00ebve. Kjo masak\u00ebr u projektua dhe u realizua nga shteti komunist jugosllav p\u00ebr motive politike dhe ushtarake t\u00eb ripushtimit e t\u00eb spastrimit etnik t\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs e viseve t\u00eb tjera shqiptare n\u00ebn Jugosllavi. Platforma [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-79340","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79340","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=79340"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79340\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=79340"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=79340"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=79340"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}