{"id":79280,"date":"2026-03-31T17:48:28","date_gmt":"2026-03-31T17:48:28","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/31\/cili-do-ta-fitoje-i-pari-luften-bordi-i-paqes-apo-bordi-i-transparences\/"},"modified":"2026-03-31T17:48:28","modified_gmt":"2026-03-31T17:48:28","slug":"cili-do-ta-fitoje-i-pari-luften-bordi-i-paqes-apo-bordi-i-transparences","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/31\/cili-do-ta-fitoje-i-pari-luften-bordi-i-paqes-apo-bordi-i-transparences\/","title":{"rendered":"Cili do ta fitoj\u00eb i pari luft\u00ebn, Bordi i Paqes apo Bordi i Transparenc\u00ebs?!"},"content":{"rendered":"<p>Nga Sk\u00ebnder Minxhozi <\/p>\n<p>N\u00ebse do t\u00eb njoh\u00ebsh nj\u00eb vend shko e shih varrezat e tij. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shprehje e vjet\u00ebr aksiomatike  e ofruar n\u00eb form\u00ebn e nj\u00eb k\u00ebshille p\u00ebr cilindo q\u00eb k\u00ebrkon t\u00eb njoh\u00eb shpejt dhe pa harxhuar koh\u00eb dhe shojet e k\u00ebpuc\u00ebve nj\u00eb vend \u00e7far\u00ebdo. N\u00eb kontekstin e sot\u00ebm t\u00eb nj\u00eb vendi si ky i yni, i cili lufton ende p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb nga k\u00ebneta plot gropa thith\u00ebse e tranzicionit, sfidat jan\u00eb t\u00eb panum\u00ebrta dhe t\u00eb t\u00eb gjitha formave e p\u00ebrmasave.  Megjithat\u00eb 36 vjet pas r\u00ebnies s\u00eb komunizmit ka nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb distiluar dhe tkurrur n\u00eb palc\u00eb tabel\u00ebn e halleve shqiptare. Nuk ka nevoj\u00eb t\u00eb shkosh n\u00eb Sharr\u00eb apo Shishtufin\u00eb.<\/p>\n<p>Mjafton t\u00eb verifikosh dy aspekte q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb jet\u00ebn e p\u00ebrditshme, madje jan\u00eb n\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyre thelbi i saj: mallrat ushqimore dhe karburanti q\u00eb p\u00ebrdorim. Dikur, n\u00eb mesin e dekad\u00ebs s\u00eb shkuar, i than\u00eb nj\u00eb ministri t\u00eb sapozgjedhur socialist se n\u00ebse qeveria e tij do t\u00eb arrinte t\u2019i ofronte shqiptar\u00ebve naft\u00eb cil\u00ebsore dhe ushqim t\u00eb kontrolluar e me cil\u00ebsi t\u00eb lart\u00eb, jeta n\u00eb Shqip\u00ebri do ndryshonte si nata me dit\u00ebn. Natyrsh\u00ebm p\u00ebrgjigja e ministrit qe pohuese, pasi e till\u00eb ka qen\u00eb qasja e t\u00eb gjith\u00eb minstrave kryeministrave, deputet\u00ebve e maxhorancave q\u00eb nga dita e par\u00eb e pluralizmit shqiptar.<\/p>\n<p>Ja pra q\u00eb kan\u00eb premtuar n\u00eb boshll\u00ebk q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb. Th\u00ebn\u00eb ndryshe, kan\u00eb premtuar por e kan\u00eb shkelur rregullisht premtimin. Jemi vendi me karburantin m\u00eb t\u00eb keq dhe m\u00eb t\u00eb shtrenjt\u00eb n\u00eb rajon. Jemi gjithashtu vendi ku ushqimi kushton gjithashtu shtrenjt\u00eb, po aq sa n\u00eb Greqi e shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr se n\u00eb Maqedoni e Kosov\u00eb dhe q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb pak i kontrolluar dhe me standarte se i fqinj\u00ebve q\u00eb na rrethojn\u00eb. Th\u00ebn\u00eb me fjale t\u00eb tjera, paguajm\u00eb m\u00eb shum\u00eb q\u00eb t\u00eb ushqehemi m\u00eb keq dhe q\u00eb t\u00eb drejtojm\u00eb automjete q\u00eb na s\u00ebmurin me gazrat q\u00eb nxjerr nafta e p\u00ebrzier me uj\u00eb a Zoti e di \u00e7far\u00eb tjet\u00ebr!<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb situat\u00eb q\u00eb nuk ka ndonj\u00eb lidhje me luft\u00ebn aktuale. \u00cbsht\u00eb normaliteti yn\u00eb i p\u00ebrditsh\u00ebm, jo emergjenca jon\u00eb. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb bashk\u00ebjetes\u00eb nga halli t\u00eb cil\u00ebn e kemi pranuar si shum\u00eb sfida t\u00eb tjera gjat\u00eb shtegut t\u00eb tranzicionit. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb pranim n\u00eb heshtje, nj\u00eb vet\u00ebdor\u00ebzim i cili nga politika trajtohet me n\u00ebnqeshjen cinike t\u00eb atij q\u00eb e di qysh n\u00eb krye t\u00eb her\u00ebs se n\u00eb nj\u00eb protest\u00eb p\u00ebr \u00e7mimin e naft\u00ebs do te dalin vet\u00ebm kat\u00ebr veta tek Kryeministria.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb hark kohor prej di\u00e7ka m\u00eb shum\u00eb se pes\u00eb vitesh kemi kaluar dy luftra dhe nj\u00eb pandemi. Q\u00eb t\u00eb gjitha me pasoja t\u00eb r\u00ebnda n\u00eb ekonomin\u00eb bot\u00ebrore. Patjet\u00ebr dhe n\u00eb ekonomin\u00eb e brisht\u00eb dhe defektoze shqiptare. Brenda pes\u00eb vitesh kemi par\u00eb sesi mallrat e konsumit jan\u00eb shtrenjtuar duksh\u00ebm m\u00eb shpejt dhe m\u00eb thell\u00eb sesa rritja e pagave e pensioneve. Kemi par\u00eb sesi nafta preku 2600 lek litrin para tre viteve, ashtu si\u00e7 ka gjasa t\u00eb ndodh\u00eb s\u00ebrish s\u00eb shpejti n\u00ebse nj\u00eb luft\u00eb idiote e nisur nga verb\u00ebria e jo nga vizioni, nuk i ul pushk\u00ebt dhe topat. Jemi m\u00ebsuar gradualisht q\u00eb \u00e7mimet n\u00eb dyqanin e lagjes ta tejkalojn\u00eb takatin e kulet\u00ebs q\u00eb mbajm\u00eb n\u00eb xhep. Jemi m\u00ebsuar edhe q\u00eb naft\u00ebn ta blejm\u00eb kur mundemi n\u00eb shtetin tjet\u00ebr, pasi ky i yni megjith\u00ebse pret \u00e7do dit\u00eb anije e cisterna t\u00eb mbushura me naft\u00eb, ka vendosur ta mbaj\u00eb \u00e7mimin aty ku nj\u00eb amerikani do t\u2019i binin syzet nga habia, po ta shihte tabel\u00ebn e benzinat\u00ebs n\u00eb breg t\u00eb Lan\u00ebs. Jemi nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb varf\u00ebrit n\u00eb Evrop\u00eb, por p\u00ebr nga t\u00eb ardhurat, jo p\u00ebr nga \u00e7mimet!<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Sk\u00ebnder Minxhozi N\u00ebse do t\u00eb njoh\u00ebsh nj\u00eb vend shko e shih varrezat e tij. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shprehje e vjet\u00ebr aksiomatike e ofruar n\u00eb form\u00ebn e nj\u00eb k\u00ebshille p\u00ebr cilindo q\u00eb k\u00ebrkon t\u00eb njoh\u00eb shpejt dhe pa harxhuar koh\u00eb dhe shojet e k\u00ebpuc\u00ebve nj\u00eb vend \u00e7far\u00ebdo. N\u00eb kontekstin e sot\u00ebm t\u00eb nj\u00eb vendi si [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-79280","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79280","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=79280"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79280\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=79280"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=79280"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=79280"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}