{"id":79225,"date":"2026-03-31T14:48:19","date_gmt":"2026-03-31T14:48:19","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/31\/flet-ministri-i-jashtem-ferit-hoxha-nuk-ka-bllokim-te-procesit-te-anetaresimit-te-shqiperise-ne-be\/"},"modified":"2026-03-31T14:48:19","modified_gmt":"2026-03-31T14:48:19","slug":"flet-ministri-i-jashtem-ferit-hoxha-nuk-ka-bllokim-te-procesit-te-anetaresimit-te-shqiperise-ne-be","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/31\/flet-ministri-i-jashtem-ferit-hoxha-nuk-ka-bllokim-te-procesit-te-anetaresimit-te-shqiperise-ne-be\/","title":{"rendered":"Flet ministri i Jasht\u00ebm Ferit Hoxha: Nuk ka bllokim t\u00eb procesit t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb BE!"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb nj\u00eb vler\u00ebsim p\u00ebr procesin e tanish\u00ebm t\u00eb integrimit evropian t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb ish-ambasadorit i vendit ton\u00eb n\u00eb misionin e Shqip\u00ebris\u00eb pran\u00eb BE n\u00eb Bruksel, Ferit Hoxha, tashm\u00eb minist\u00ebr i Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme, thot\u00eb se vendi yn\u00eb ndodhet t\u00eb nj\u00eb faz\u00eb t\u00eb avancuar t\u00eb mbylljes s\u00eb kapitujve, por jan\u00eb vendet an\u00ebtare ato q\u00eb do t\u00eb thon\u00eb fjal\u00ebn e fundit.\u201cReformat jan\u00eb fjal\u00ebkalimi yn\u00eb p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb familjen evropiane\u201d thot\u00eb Ferit Hoxha Minist\u00ebr i Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme, i cili n\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb disa pyetjeve t\u00eb gazetarit t\u00eb Top Channel, Muhamed Veliu, p\u00ebrmes post\u00ebs elektronike, hedh posht\u00eb pretendimet p\u00ebr nj\u00eb bllokim t\u00eb mbylljes t\u00eb kapitujve t\u00eb hapura nga Shqip\u00ebri me Komisionin Europian.<\/p>\n<p>Muhamed Veliu: A \u00ebsht\u00eb bllokuar procesi i negocimit p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb shqyrtimit t\u00eb IBAR n\u00eb Bruksel, si\u00e7 pretendohet n\u00eb deklarime politike t\u00eb dit\u00ebve t\u00eb fundit?<\/p>\n<p>Ferit Hoxha: Faleminderit zoti Veliu p\u00ebr k\u00ebt\u00eb mund\u00ebsi. Do t\u00eb doja t\u00eb ndaja qart\u00ebsisht deklarimet politike, t\u00eb cilat kan\u00eb nj\u00eb qasje t\u00eb njohur dhe jan\u00eb pjes\u00eb e dinamik\u00ebs s\u00eb debatit politik n\u00eb Shqip\u00ebri, si dhe q\u00ebndrimet e medias, e cila \u00ebsht\u00eb e lir\u00eb dhe kontribuon n\u00eb diskutimin e gjer\u00eb publik, nga realiteti konkret i procesit dhe mekanika e tij.<\/p>\n<p>E them me bindje dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsi, bazuar edhe n\u00eb informacionin e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb: jo, n\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb nuk mund t\u00eb flitet p\u00ebr ndonj\u00eb bllokim t\u00eb procesit. Procesi i negociatave p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb Bashkimin Evropian \u00ebsht\u00eb, n\u00eb vetvete, kompleks, nj\u00ebkoh\u00ebsisht teknik dhe politik, dhe zhvillohet sipas nj\u00eb dinamike t\u00eb vet\u00ebn. Ai k\u00ebrkon koh\u00ebn e nevojshme, konsistenc\u00eb dhe, mbi t\u00eb gjitha, rezultate t\u00eb konfirmuara dhe t\u00eb matshme.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria sot ndodhet n\u00eb faz\u00ebn m\u00eb t\u00eb avancuar t\u00eb k\u00ebtij procesi ndonj\u00ebher\u00eb, dhe konsiderohet gjer\u00ebsisht, dhe ky nuk \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsimi yn\u00eb, si nj\u00eb vend pararoj\u00eb, me progres t\u00eb qart\u00eb dhe t\u00eb njohur nga partner\u00ebt tan\u00eb evropian\u00eb.<\/p>\n<p>Vet\u00eb fakti q\u00eb kemi avancuar me ritme t\u00eb shpejta e t\u00eb pazakont\u00eb n\u00eb hapjen e kapitujve dhe p\u00ebrmbushjen e detyrimeve tregon nj\u00eb nivel t\u00eb ri serioziteti dhe kapaciteti institucional. Diskutimet q\u00eb zhvillohen n\u00eb Bruksel, p\u00ebrfshir\u00eb ato mbi raportin IBAR, jan\u00eb pjes\u00eb integrale e k\u00ebtij rrug\u00ebtimi dhe nuk duhet t\u00eb interpretohen si pengesa, por si mekanizma q\u00eb garantojn\u00eb cil\u00ebsin\u00eb, q\u00ebndrueshm\u00ebrin\u00eb e reformave dhe besueshm\u00ebrin\u00eb e procesit t\u00eb zgjerimit.<\/p>\n<p>Ju p\u00ebrmend\u00ebt deklarata politike. Nuk kam nd\u00ebrmend t\u00eb replikoj me ask\u00ebnd, por dua t\u00eb theksoj disa fakte thelb\u00ebsore q\u00eb shpesh mungojn\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb debat. Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb vendi i par\u00eb, dhe deri tani i vetmi, q\u00eb po kalon procesin e IBAR sipas metodologjis\u00eb s\u00eb re, e cila ka vendosur nj\u00eb standard t\u00eb qart\u00eb: pa kaluar \u201cprovimin\u201d e IBAR-it nuk mund t\u00eb filloj\u00eb faza e mbylljes s\u00eb kapitujve. Duke qen\u00eb t\u00eb par\u00ebt, jemi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pashmangshme edhe nj\u00eb pik\u00eb reference p\u00ebr vet\u00eb funksionimin e k\u00ebsaj metodologjie.<\/p>\n<p>Gjithashtu, dua t\u00eb kujtoj se n\u00eb harkun kohor t\u00eb nj\u00eb viti, Shqip\u00ebria ka nd\u00ebrmarr\u00eb nj\u00eb p\u00ebrpjekje t\u00eb jasht\u00ebzakonshme, po ashtu e paprecedent, p\u00ebr t\u00eb adresuar 92 hendeqe t\u00eb identifikuara n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb kapitujve 23 dhe 24, t\u00eb grupkapitullit \u201cThemeloret\u201d, q\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb thelbin e raportit IBAR. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb shif\u00ebr teknike, por d\u00ebshmi konkrete e nj\u00eb pune t\u00eb thell\u00eb reformuese, q\u00eb prek drejt\u00ebsin\u00eb, administrat\u00ebn publike, luft\u00ebn kund\u00ebr paligjshm\u00ebris\u00eb, shtetin e s\u00eb drejt\u00ebs n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi, si dhe t\u00eb drejtat e njeriut dhe lirit\u00eb themelore. P\u00ebrmbushja e k\u00ebtyre k\u00ebrkesave tregon qart\u00eb se Shqip\u00ebria nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb n\u00eb faz\u00ebn e angazhimeve deklarative, por n\u00eb faz\u00ebn e rezultateve t\u00eb matshme.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, vet\u00eb fakti q\u00eb raporti \u00ebsht\u00eb n\u00eb tryez\u00ebn e K\u00ebshillit tregon se ai konsiderohet i q\u00ebndruesh\u00ebm dhe i besuesh\u00ebm. Shqyrtimi i detajuar nga shtetet an\u00ebtare \u00ebsht\u00eb nj\u00eb praktik\u00eb standarde dhe pjes\u00eb e nj\u00eb procesi rigoroz q\u00eb synon t\u00eb garantoj\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e zgjerimit. Pra, ajo q\u00eb po ndodh \u00ebsht\u00eb nj\u00eb proces normal, i pritsh\u00ebm dhe n\u00eb p\u00ebrputhje me stadin e avancuar ku ndodhet Shqip\u00ebria sot.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, vet\u00eb fakti q\u00eb raporti \u00ebsht\u00eb n\u00eb tryez\u00ebn e K\u00ebshillit tregon se ai konsiderohet i q\u00ebndruesh\u00ebm dhe i besuesh\u00ebm. Shqyrtimi i detajuar nga shtetet an\u00ebtare \u00ebsht\u00eb nj\u00eb praktik\u00eb standarde dhe pjes\u00eb e nj\u00eb procesi rigoroz q\u00eb synon t\u00eb garantoj\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e zgjerimit. Pra, ajo q\u00eb po ndodh \u00ebsht\u00eb nj\u00eb proces normal, i pritsh\u00ebm dhe n\u00eb p\u00ebrputhje me stadin e avancuar ku ndodhet Shqip\u00ebria sot.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr, \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb theksohet se Shqip\u00ebria ka nd\u00ebrtuar tashm\u00eb nj\u00eb profil t\u00eb konsoliduar si partner serioz, i besuesh\u00ebm dhe i parashikuesh\u00ebm, dhe kjo reflektohet qart\u00eb n\u00eb mb\u00ebshtetjen q\u00eb g\u00ebzon si n\u00eb institucionet evropiane, ashtu edhe n\u00eb shtetet an\u00ebtare.<\/p>\n<p>Muhamed Veliu: Si e vler\u00ebson Ministria vijim\u00ebsin\u00eb e procesit t\u00eb integrimit p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb gjat\u00eb k\u00ebtij vit?<\/p>\n<p>Ferit Hoxha: Procesi i integrimit evropian nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb projekt i p\u00ebrkohsh\u00ebm, ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb zgjedhje strategjike, nj\u00eb orientim i pakthyesh\u00ebm dhe, mbi t\u00eb gjitha, nj\u00eb interes jetik p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe p\u00ebr qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb, p\u00ebrtej \u00e7do ndarjeje politike.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria e ka kaluar prej koh\u00ebsh faz\u00ebn e pritjes s\u00eb gjat\u00eb dhe shpeshher\u00eb t\u00eb pajustifikuar. Sot, m\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb, vendi yn\u00eb \u00ebsht\u00eb i pozicionuar qart\u00eb n\u00eb nj\u00eb trajektore konkrete drejt an\u00ebtar\u00ebsimit. Nuk ekziston asnj\u00eb skenar realist n\u00eb t\u00eb cilin Shqip\u00ebria t\u00eb \u201cbraktis\u00eb\u201d k\u00ebt\u00eb proces apo t\u2019i mbyllet dera p\u00ebr shkak t\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsive t\u00eb nj\u00eb procesi tejet k\u00ebrkues, duksh\u00ebm m\u00eb k\u00ebrkues se n\u00eb faza t\u00eb m\u00ebparshme zgjerimi, apo nga interpretime mediatike.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb nj\u00eb vler\u00ebsim p\u00ebr procesin e tanish\u00ebm t\u00eb integrimit evropian t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb ish-ambasadorit i vendit ton\u00eb n\u00eb misionin e Shqip\u00ebris\u00eb pran\u00eb BE n\u00eb Bruksel, Ferit Hoxha, tashm\u00eb minist\u00ebr i Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme, thot\u00eb se vendi yn\u00eb ndodhet t\u00eb nj\u00eb faz\u00eb t\u00eb avancuar t\u00eb mbylljes s\u00eb kapitujve, por jan\u00eb vendet an\u00ebtare ato q\u00eb do t\u00eb thon\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-79225","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79225","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=79225"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79225\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=79225"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=79225"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=79225"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}