{"id":79138,"date":"2026-03-31T08:48:18","date_gmt":"2026-03-31T08:48:18","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/31\/prezantohet-drejtori-i-ri-ministri-lamallari-policia-e-shtetit-institucion-ne-sherbim-te-qytetareve-jo-mbi-ta-garant-i-rrugetimit-drejt-be\/"},"modified":"2026-03-31T08:48:18","modified_gmt":"2026-03-31T08:48:18","slug":"prezantohet-drejtori-i-ri-ministri-lamallari-policia-e-shtetit-institucion-ne-sherbim-te-qytetareve-jo-mbi-ta-garant-i-rrugetimit-drejt-be","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/31\/prezantohet-drejtori-i-ri-ministri-lamallari-policia-e-shtetit-institucion-ne-sherbim-te-qytetareve-jo-mbi-ta-garant-i-rrugetimit-drejt-be\/","title":{"rendered":"Prezantohet Drejtori i ri, ministri Lamallari: Policia e Shtetit, institucion n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb qytetar\u00ebve, jo mbi ta. Garant i rrug\u00ebtimit drejt BE"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb ceremonin\u00eb ku mori pjes\u00eb Zv.kryeministrja Albana Ko\u00e7iu, Ministri i Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme, Besfort Lamallari, si dhe zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb Policis\u00eb e partner\u00eb, u b\u00eb prezantimi dhe betimi i Drejtorit t\u00eb ri t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, Sk\u00ebnder Hita. N\u00eb fjal\u00ebn e tij, ministri Lamallari theksoi se ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb moment i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr Policin\u00eb e Shtetit, q\u00eb sh\u00ebnon jo vet\u00ebm em\u00ebrimin e nj\u00eb drejtuesi t\u00eb ri, por edhe rikonfirmimin e angazhimit p\u00ebr nj\u00eb polici m\u00eb profesionale, t\u00eb besueshme dhe n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb qytetar\u00ebve. Ai n\u00ebnvizoi se p\u00ebrzgjedhja e Drejtorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm \u00ebsht\u00eb realizuar p\u00ebrmes nj\u00eb procesi transparent dhe t\u00eb bazuar n\u00eb merit\u00eb, duke vler\u00ebsuar gjithashtu kontributin dhe profesionalizmin e t\u00eb gjith\u00eb kandidat\u00ebve pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb gar\u00eb.<\/p>\n<p>Ministri Lamallari u shpreh se Sk\u00ebnder Hita \u00ebsht\u00eb nj\u00eb oficer karriere me integritet dhe p\u00ebrvoj\u00eb t\u00eb spikatur, i cili g\u00ebzon besimin p\u00ebr t\u00eb udh\u00ebhequr Policin\u00eb e Shtetit n\u00eb nj\u00eb moment t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr vendin, duke garantuar stabilitet dhe p\u00ebrkushtim ndaj zbatimit t\u00eb ligjit dhe sh\u00ebrbimit ndaj qytetar\u00ebve. Duke u ndalur te procesi i integrimit europian, ministri theksoi se Policia e Shtetit ka nj\u00eb rol ky\u00e7 n\u00eb nd\u00ebrtimin e nj\u00eb shteti t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs dhe n\u00eb garantimin e siguris\u00eb publike, si elemente thelb\u00ebsore p\u00ebr avancimin e Shqip\u00ebris\u00eb drejt Bashkimit Europian.<\/p>\n<p>\u201cKy mision b\u00ebhet edhe m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb kontekstin ku ndodhet sot Shqip\u00ebria. Vendi yn\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb nj\u00eb proces real dhe t\u00eb pandalsh\u00ebm drejt integrimit n\u00eb Bashkimin Europian. Negociatat jan\u00eb t\u00eb hapura, reformat po avancojn\u00eb dhe progresi i Shqip\u00ebris\u00eb po vler\u00ebsohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vazhdueshme nga partner\u00ebt tan\u00eb europian\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb proces q\u00eb nuk matet me retorik\u00eb, por me rezultate konkrete, me institucione t\u00eb forta dhe me standarde t\u00eb q\u00ebndrueshme. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rrug\u00ebtim, Policia e Shtetit ka nj\u00eb rol thelb\u00ebsor. Sepse integrimi europian nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb proces politik apo teknik; \u00ebsht\u00eb nj\u00eb transformim i p\u00ebrditsh\u00ebm i shtetit dhe shoq\u00ebris\u00eb\u201d, tha Ministri. <\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, ai i uroi suksese Drejtorit t\u00eb ri t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm dhe theksoi se prioritet mbetet forcimi i profesionalizmit, intensifikimi i luft\u00ebs kund\u00ebr paligjshm\u00ebris\u00eb dhe modernizimi i Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, n\u00eb p\u00ebrputhje me standardet europiane.<\/p>\n<p>Fjala e ministrit t\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme, Besfort Lamallari n\u00eb ceremonin\u00eb e prezantimit t\u00eb Drejtorit t\u00eb ri t\u00eb P\u00ebrgjith\u00ebm t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, Sk\u00ebnder Hita:<\/p>\n<p>E nderuar Zv.kryeministre Albana Ko\u00e7iu,<br \/>\nI nderuar Zv.drejtor i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, z. Bizhga<br \/>\nT\u00eb nderuar t\u00eb pranish\u00ebm,<br \/>\nT\u00eb dashur punonj\u00ebs t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit,<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsi e ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr mua si Minist\u00ebr i Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme t\u00eb marr pjes\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr Policin\u00eb e Shtetit, duke i besuar drejtimin e saj nj\u00eb drejtuesi t\u00eb ri, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur k\u00ebrkesat ndaj k\u00ebtij institucioni jan\u00eb m\u00eb t\u00eb larta se kurr\u00eb. Ceremonia q\u00eb na ka b\u00ebr\u00eb k\u00ebtu bashk\u00eb sot nuk \u00ebsht\u00eb thjesht formalizimi i lidershipit t\u00eb ri t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, por kjo dit\u00eb sh\u00ebnon edhe rikonfirmimin e angazhimit ton\u00eb p\u00ebr nj\u00eb organizat\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb profesionale, t\u00eb besueshme dhe n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb qytetar\u00ebve. P\u00ebrtej solemnitetit dhe formalitetit t\u00eb k\u00ebtij rasti, dua t\u00eb evidentoj tre element\u00eb dometh\u00ebn\u00ebs. <\/p>\n<p>S\u00eb pari, p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebrritur n\u00eb k\u00ebt\u00eb ceremoni \u00ebsht\u00eb kaluar p\u00ebrmes nj\u00eb procesi transparent dhe t\u00eb bazuar mbi merita. N\u00eb cdo faz\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb vler\u00ebsimi i p\u00ebrvoj\u00ebs, profesionalizmi dhe integriteti i kandidat\u00ebve, duke siguruar q\u00eb drejtimi i k\u00ebtij institucioni ky\u00e7 t\u2019i besohet nj\u00eb nj\u00eb figure q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson standardet m\u00eb t\u00eb larta publike e profesionale t\u00eb k\u00ebsaj organizate. Pavar\u00ebsisht fituesit, i cili n\u00eb cdo rast do t\u00eb ishte nj\u00eb, un\u00eb dua t\u00eb vler\u00ebsoj t\u00eb gjith\u00eb kandidat\u00ebt e tjer\u00eb q\u00eb mor\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb gar\u00eb p\u00ebr drejtimin e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit. Angazhimi, profesionalizmi dhe p\u00ebrkushtimi i tyre tregojn\u00eb forc\u00ebn e talentit dhe p\u00ebrvoj\u00ebs q\u00eb ekziston brenda strukturave tona. Secili prej tyre kontribuon n\u00eb ngritjen e standardeve t\u00eb sh\u00ebrbimit ndaj qytetar\u00ebve. <\/p>\n<p>S\u00eb dyti, jam i bindur se t\u00eb gjith\u00eb ju k\u00ebtu e m\u00eb gjer\u00eb n\u00eb radh\u00ebt e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit e jo vet\u00ebm, bini dakord me faktin se Sk\u00ebnder Hita reflekton besimin se ai \u00ebsht\u00eb njeriu i duhur p\u00ebr t\u00eb udh\u00ebhequr Policin\u00eb e Shtetit n\u00eb nj\u00eb moment t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr vendin, duke garantuar stabilitet, lidership t\u00eb vendosur dhe p\u00ebrkushtim ndaj sh\u00ebrbimit ndaj qytetar\u00ebve dhe ligjit. Ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb oficer karriere, profesionist dhe i udh\u00ebhequr nga integriteti n\u00eb \u00e7do detyr\u00eb q\u00eb ka mbajtur. Un\u00eb kam pasur fatin dhe mund\u00ebsin\u00eb ta njoh nga af\u00ebr e t\u00eb punoj me t\u00eb p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb. Do t\u00eb vazhdojm\u00eb sot e tutje t\u00eb bashk\u00ebrendojm\u00eb pun\u00ebt, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur misionin ton\u00eb si sh\u00ebrb\u00ebtor\u00eb publik. <\/p>\n<p>Ky mision b\u00ebhet edhe m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb kontekstin ku ndodhet sot Shqip\u00ebria. Vendi yn\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb nj\u00eb proces real dhe t\u00eb pandalsh\u00ebm drejt integrimit n\u00eb Bashkimin Europian. Negociatat jan\u00eb t\u00eb hapura, reformat po avancojn\u00eb dhe progresi i Shqip\u00ebris\u00eb po vler\u00ebsohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vazhdueshme nga partner\u00ebt tan\u00eb europian\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb proces q\u00eb nuk matet me retorik\u00eb, por me rezultate konkrete, me institucione t\u00eb forta dhe me standarde t\u00eb q\u00ebndrueshme. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rrug\u00ebtim, Policia e Shtetit ka nj\u00eb rol thelb\u00ebsor. Sepse integrimi europian nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb proces politik apo teknik; \u00ebsht\u00eb nj\u00eb transformim i p\u00ebrditsh\u00ebm i shtetit dhe shoq\u00ebris\u00eb. <\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb nd\u00ebrtimi i nj\u00eb Shqip\u00ebrie ku ligji zbatohet nj\u00ebsoj p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb, ku siguria \u00ebsht\u00eb e garantuar dhe ku institucionet jan\u00eb t\u00eb besueshme. \u00c7do hap p\u00ebrpara n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr krimit, \u00e7do standard i rritur profesional, \u00e7do qytetar q\u00eb ndjehet m\u00eb i sigurt, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb hap m\u00eb af\u00ebr Europ\u00ebs. Nga ana tjet\u00ebr, duhet ta themi qart\u00eb: \u00e7do p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb cenuar rendin, p\u00ebr t\u00eb nxitur dhun\u00eb apo p\u00ebr t\u00eb d\u00ebmtuar imazhin e vendit, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb penges\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rrug\u00ebtim. Shqip\u00ebria ka zgjedhur rrug\u00ebn e stabilitetit, t\u00eb ligjit dhe t\u00eb zhvillimit dhe kjo rrug\u00eb nuk do t\u00eb ndalet.<\/p>\n<p>Z. Drejtor, ju merrni k\u00ebt\u00eb detyr\u00eb n\u00eb nj\u00eb moment kur k\u00ebrkohet lidership i fort\u00eb, vizion i qart\u00eb dhe vendosm\u00ebri. Besimi q\u00eb ju \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb sot \u00ebsht\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe nj\u00eb pritshm\u00ebri e lart\u00eb, p\u00ebr t\u00eb \u00e7uar p\u00ebrpara nj\u00eb polici moderne, profesionale dhe t\u00eb denj\u00eb p\u00ebr standardet europiane. Roli juaj \u00ebsht\u00eb i qart\u00eb: t\u00eb forconi m\u00eb tej profesionalizmin, t\u00eb thelloni luft\u00ebn kund\u00ebr paligjshm\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb garantoni q\u00eb Policia e Shtetit t\u00eb mbetet nj\u00eb institucion n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb qytetar\u00ebve dhe jo mbi ta, nj\u00eb institucion q\u00eb ofron sh\u00ebrbim dhe nuk qaset vet\u00ebm si forc\u00eb represive, nj\u00eb organizat\u00eb q\u00eb modernizohet vazhdimisht dhe \u00ebsht\u00eb n\u00eb lart\u00ebsin\u00eb e sfidave t\u00eb koh\u00ebs! N\u00eb em\u00ebr t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Brendshme, ju uroj suksese n\u00eb k\u00ebt\u00eb detyr\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme. Shqip\u00ebria ec\u00ebn p\u00ebrpara. Edhe Policia e Shtetit \u00ebsht\u00eb dhe do t\u00eb mbetet nj\u00eb nga garant\u00ebt kryesor\u00eb t\u00eb k\u00ebtij rrug\u00ebtimi drejt Europ\u00ebs. Faleminderit.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb ceremonin\u00eb ku mori pjes\u00eb Zv.kryeministrja Albana Ko\u00e7iu, Ministri i Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme, Besfort Lamallari, si dhe zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb Policis\u00eb e partner\u00eb, u b\u00eb prezantimi dhe betimi i Drejtorit t\u00eb ri t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, Sk\u00ebnder Hita. N\u00eb fjal\u00ebn e tij, ministri Lamallari theksoi se ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb moment i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-79138","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79138","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=79138"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79138\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=79138"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=79138"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=79138"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}