{"id":79119,"date":"2026-03-31T07:48:21","date_gmt":"2026-03-31T07:48:21","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/31\/rrefimi-i-moza-ahmetit-si-u-njoha-me-edi-ramen-pas-autoportretit-qe-realizova-me-gjoksin-jashte\/"},"modified":"2026-03-31T07:48:21","modified_gmt":"2026-03-31T07:48:21","slug":"rrefimi-i-moza-ahmetit-si-u-njoha-me-edi-ramen-pas-autoportretit-qe-realizova-me-gjoksin-jashte","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/31\/rrefimi-i-moza-ahmetit-si-u-njoha-me-edi-ramen-pas-autoportretit-qe-realizova-me-gjoksin-jashte\/","title":{"rendered":"Rr\u00ebfimi i Moza Ahmetit: Si u njoha me Edi Ram\u00ebn pas autoportretit q\u00eb realizova me gjoksin jasht\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Moza Ahmeti \u2013  Autoportreti i nj\u00eb piktoreje n\u00eb rreshta* <\/p>\n<p>Zhvillon nj\u00eb stil t\u00eb vetin n\u00eb piktur\u00eb, hap ekspozita dhe b\u00ebhet pjes\u00eb e nj\u00eb rrethi t\u00eb gjall\u00eb artist\u00ebsh e intelektual\u00ebsh n\u00eb vitet \u201990, periudh\u00eb e karakterizuar nga liria dhe eksplorimi krijues. P\u00ebrmes sfidave sociale, politike dhe personale, p\u00ebrfshir\u00eb trazirat e vitit 1997 dhe ndryshimet globale, ajo vazhdon t\u00eb krijoj\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri dhe Europ\u00eb, duke nd\u00ebrtuar nj\u00eb identitet t\u00eb shumansh\u00ebm artistik. Rr\u00ebfimi i Mimoza Ahmetit  mbi artin si proces i vazhduesh\u00ebm njohjeje dhe riprezantimi t\u00eb vetes dhe realitetit: <\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb viteve \u201980, Tirana ishte n\u00eb kulmin e vet si qytet klasik. Sheshi dhe bulevardi kishte nj\u00eb vijim t\u00eb pand\u00ebrprer\u00eb dhe shtrirja e tyre e hapur i jepte perspektiv\u00eb ecjes dhe \u00ebnd\u00ebrrimit. Kam qen\u00eb duke kaluar n\u00eb sheshin \u201cSk\u00ebnderbej\u201d, mbi pllakat e vogla harkore italiane q\u00eb hapeshin si fishekzjarr\u00eb gri, t\u00eb cilat metropoli i zdrugu, kur syt\u00eb e mi pan\u00eb at\u00eb afishe lajm\u00ebtare, q\u00eb thoshte se Besim Golemi kishte hapur nj\u00eb ekspozit\u00eb impresioniste, n\u00eb katin e sip\u00ebrm t\u00eb nd\u00ebrtes\u00ebs s\u00eb Bibliotek\u00ebs Komb\u00ebtare, krah Operas.<\/p>\n<p>M\u00eb t\u00ebrhoqi emri i piktorit dhe vendosa t\u00eb l\u00eb linj\u00ebn horizontale e t\u00eb ngjitem n\u00eb katin e tret\u00eb t\u00eb godin\u00ebs,  prej mermeri. Mbaj mend q\u00eb pik\u00ebrisht aty, ose n\u00eb hyrje t\u00eb saj, ka qen\u00eb me vite pasti\u00e7eria moderne e Tiran\u00ebs ku mund t\u00eb haje tortat m\u00eb t\u00eb mira t\u00eb jet\u00ebs, nd\u00ebrsa shijoje nga dritaret sheshin, dritat dhe heroin komb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Holli i pikturave ishte gjigand, improvizuar enkas p\u00ebr ekspozim pikturash; menj\u00ebher\u00eb ndjeva nj\u00eb riplanim t\u00eb spektrit shikimor q\u00eb u hap p\u00ebr t\u00eb fytyruar ato kompozime ku shfaqeshin portrete, kuaj, transformime jete, me guxim.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb majt\u00eb t\u00eb hollit dallova nj\u00eb figur\u00eb t\u00eb gjat\u00eb, di\u00e7ka midis nj\u00eb prifti dhe nj\u00eb dinozauri; ky ishte vet\u00eb Besim Golemi. Sakaq u shfaq aty, ose ishte aty, me thek\u00ebt e gjat\u00eb t\u00eb flok\u00ebve lisho dhe t\u00eb nj\u00eb veshje po lisho, Ornela Vorpsi. P\u00ebr ne t\u00eb tre, ky ishte edhe takimi i par\u00eb, krejt rast\u00ebsor. Un\u00eb dhe Besimi ndenj\u00ebm gjat\u00eb aty mes pikturave, ku filloi edhe ajo miq\u00ebsi e \u00e7uditshme p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn do t\u00eb shkruaj nj\u00eb tjet\u00ebr kapitull.<\/p>\n<p>Para se t\u00eb nisej n\u00eb emigrim, n\u00eb Gjermani, ai erdhi disa her\u00eb n\u00eb apartamentin ku jetoja asokohe te Rruga e Durr\u00ebsit, me Aurelin. Besimi vinte e shkonte n\u00eb Fier, ku edhe jetonte.<\/p>\n<p>M\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb edhe nj\u00eb portret, q\u00eb e ruaj edhe sot e k\u00ebsaj dite, edhe kur u transferova e mora.<\/p>\n<p>Aureli ishte zakonisht indiferent, plot impenjim me bot\u00ebn e tij t\u00eb p\u00ebrkthimeve dhe zbulimeve letrare. Besoj ka qen\u00eb pra, pik\u00ebrisht para ikjes n\u00eb Gjermani, kur Besimi m\u00eb la nj\u00eb seri nga boj\u00ebrat e tij, fur\u00e7a dhe kanavace dhe m\u00eb tha: \u201cP\u00ebrdori!\u201d.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Besimi iku n\u00eb Gjermani, un\u00eb u em\u00ebrova shkrimtare n\u00eb profesion t\u00eb lir\u00eb n\u00eb Lidhjen e Shkrimtar\u00ebve, nd\u00ebrkoh\u00eb nd\u00ebrrova sht\u00ebpi, kisha lindur nj\u00ebra pas tjetr\u00ebs dy vajzat dhe jetoja tani me Enonin, aty te Selvia.<\/p>\n<p>K\u00ebto ndryshime t\u00eb rrufeshme n\u00eb jet\u00ebn time u shoq\u00ebruan me zhvillime t\u00eb perceptimit dhe t\u00eb shqis\u00ebs, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kaq t\u00eb nd\u00ebrlikuar, p\u00ebr mir\u00eb. Kontakti trupor me f\u00ebmij\u00ebt e sapolindur, dashuria fizike e gruas dhe m\u00ebm\u00ebs, e kthyen jet\u00ebn time nga nj\u00eb krijes\u00eb intelekti n\u00eb nj\u00eb lum\u00eb jete.<\/p>\n<p>M\u00eb kujtohet se Enoni e shnd\u00ebrroi dhom\u00ebn ton\u00eb ku rrinim, sidomos oborrin, n\u00eb nj\u00eb mjedis telajosh dhe un\u00eb pikturoja me ndjeshm\u00ebri pa pas\u00eb marr\u00eb studime, n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb. Eno ishte nj\u00eb gruntier i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm i telajos. Njihte parametrat n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb shk\u00eblqyer. Kishte hiperndjeshm\u00ebri. Dhoma jon\u00eb e varf\u00ebr b\u00ebhej p\u00ebrdit\u00eb nga ngjyrat e pikturave, m\u00eb e bukur. Ishim aq t\u00eb rinj dhe f\u00ebmij\u00ebt e vegj\u00ebl, aq t\u00eb bukur. Ishim familja m\u00eb e bukur,  q\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb bot\u00eb ka ndodhur.<\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb q\u00eb e vizitonin k\u00ebt\u00eb familje t\u00eb re donin t\u00eb jetonin me t\u00eb, dometh\u00ebn\u00eb me ne. N\u00ebse do t\u00eb kishim kushte,  ndoshta ne do t\u2019i kishim pranuar: do t\u00eb kishim familjen m\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb bot\u00eb, pra po t\u00eb pranonim d\u00ebshiruesit p\u00ebr t\u2019u shtuar, sa her\u00eb vinin.<\/p>\n<p>Ne kjo na dukej di\u00e7ka sa e mrekullueshme aq dhe jasht\u00eb mund\u00ebsive, sepse p\u00ebr t\u00eb pranuar gjith\u00eb njer\u00ebzimin n\u00eb familjen t\u00ebnde, duheshin s\u00eb pari edhe kushte psikologjike. Ne e kishim dispozit\u00ebn, megjithat\u00eb. Por mungonte realiteti, sepse realitetin nuk e b\u00ebjn\u00eb dot dy njer\u00ebz, as tre\u2026Por realiteti nuk i harron ata dy njer\u00ebz, as dispozit\u00ebn e tyre. Kjo \u00ebsht\u00eb dhe mrekullia midis numrit dhe realitetit. Nejse\u2026<\/p>\n<p>Portreti i par\u00eb n\u00eb vaj q\u00eb kompozova ishte vet\u00eb Enoni. Kishte di\u00e7ka nga ikonat mesjetare n\u00eb at\u00eb kompozim. E \u00e7uditshme kjo. Pastaj b\u00ebra portretin e motr\u00ebs s\u00eb tij, nj\u00eb personazh kjo\u2026sa infantil aq dhe i koklavitur.<\/p>\n<p>Autoportretin e b\u00ebra me gjoksin jasht\u00eb, nuk ishte aspak sensual, por Eno m\u00eb k\u00ebshilloi t\u2019i vija nj\u00eb perde t\u00eb vog\u00ebl pjes\u00ebs s\u00eb gjoksit, pasi babai i tij, dometh\u00ebn\u00eb vjehrri im, mund t\u00eb revoltohej. Un\u00eb i thash\u00eb se kjo ishte absurde, pasi ai ishte njeri modern, aq m\u00eb tep\u00ebr ishte shkrimtar disident, por m\u00eb n\u00eb fund e d\u00ebgjova: b\u00ebra si tha ai, i vura piktur\u00ebs nj\u00eb perdushk\u00eb t\u00eb vog\u00ebl mbi pjes\u00ebn e gjoksit dhe ajo u b\u00eb shum\u00eb interesante.<\/p>\n<p>Vjehrri e pa piktur\u00ebn. \u201cE bukur\u201d-tha- \u201cpo nuk i ngjan Moz\u00ebs\u201d. E kishte fjal\u00ebn p\u00ebr mua!<\/p>\n<p>Pas disa jav\u00ebsh e hoqa perdushk\u00ebn, sepse nuk kishte m\u00eb kuptim. Por u habita kur vjehrri b\u00ebrtiti: \u201cNuk lejoj, n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb time, q\u00eb nusja t\u00eb pikturohet me gjoksin jasht\u00eb!\u201d<\/p>\n<p>Po ti, nga gjoksi e njohe?- e pyeti Eno t\u00eb atin. T\u00eb gjith\u00eb ia plas\u00ebm s\u00eb qeshur\u00ebs pas k\u00ebsaj batute.<\/p>\n<p>Pikturova shum\u00eb kompozime t\u00eb tjera, nudo, gjithmon\u00eb abstrakte dhe pak nga pak seria po rritej, po krijohej l\u00ebnd\u00eb p\u00ebr nj\u00eb ekspozit\u00eb.<\/p>\n<p>Rasti e solli q\u00eb pik\u00ebrisht n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb t\u00eb njihja Agron Bregun, nj\u00eb talent europian n\u00eb piktur\u00ebn ton\u00eb,  midis asaj kohe griz\u00eb me pak ngjyra embrionesh n\u00eb \u00e7elje.<\/p>\n<p>Pastaj u njoha me Edi Ram\u00ebn dhe pikturat e tij. Ai kishte nj\u00eb determinim ndryshe nga njer\u00ebzit q\u00eb kisha njohur. E adhuronte sublimen. Nd\u00ebrkoh\u00eb, Ornela m\u00eb vizitonte shpesh n\u00eb apartament. Ajo pikturonte etyde shum\u00eb t\u00eb bukura,  t\u00eb cilat ia k\u00ebrkonte shkolla. M\u00eb b\u00ebnte p\u00ebrshtypje precizioni dhe ngjyrat, n\u00eb piktur\u00ebn e saj. Mbaj mend nj\u00eb kanist\u00ebr me vez\u00eb.  E p\u00ebrsosur ajo! Pastaj disa portrete aq t\u00eb bukur q\u00eb m\u00eb b\u00ebri n\u00eb vaj, p\u00ebr t\u00eb cilat edhe pozova. Gjithsej tre. Por nuk e di ku jan\u00eb. S\u2019i kam par\u00eb m\u00eb. M\u00eb vjen keq, n\u00ebse kan\u00eb humbur.<\/p>\n<p>Edhe poet\u00eb t\u00eb rrall\u00eb si Hatibin, Zekthin takova. Ishin si burime t\u00eb fresk\u00ebt. M\u00eb vizitonte ndonj\u00ebher\u00eb edhe Belliu i buz\u00ebkuqeve, poeti. Ai vinte me nj\u00eb pako buz\u00ebkuqesh e m\u00eb lutej t\u00eb zgjidhja nj\u00eb, dhurat\u00eb. I gjith\u00eb ky network i brisht\u00eb kishte di\u00e7ka shum\u00eb t\u00eb fuqishme brenda- talentin, rinin\u00eb, bumin e riprezantimit t\u00eb bot\u00ebs, fizikisht dhe shpirt\u00ebrisht. V\u00ebmendja publike ishte e fokusuar drejt nesh. Politika nuk ishte n\u00eb sken\u00ebn e dit\u00ebs,  si\u00e7 ndodh sot. Ajo kishte lozhat dhe kulisat e vet. Arti mbante sken\u00ebn e nd\u00ebrgjegjes gjall\u00eb, megjith\u00ebse kjo e fundit si edhe arti, ishte subjekt i survejuar prej politik\u00ebs. Politika pra, ruante opacitetin, nd\u00ebrsa mediat as q\u00eb mund t\u00eb mendohej t\u2019i b\u00ebnin karshill\u00ebk politik\u00ebs, si\u00e7 ndodh sot, q\u00eb ti voton dhe media p\u00ebrfaq\u00ebson. Por, le t\u00eb kthehemi te piktura\u2026<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1994 hapa ekspozit\u00ebn e par\u00eb n\u00eb Galerin\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Arteve, e cila u prit me shum\u00eb k\u00ebrsh\u00ebri dhe pati madje edhe kritika t\u00eb ashpra ndaj saj, p\u00ebr dekadenc\u00ebn dhe deformimin e fizionomis\u00eb.  Kritika q\u00eb un\u00eb nuk i ndjeva fare, pasi jetoja n\u00eb qiellin e n\u00ebnt\u00eb t\u00eb krijimtaris\u00eb.<\/p>\n<p>Mbaj mend q\u00eb pikturat pothuajse u shit\u00ebn t\u00eb gjitha. Ishin  kryesisht t\u00eb huajt q\u00eb i blinin; ata vinin p\u00ebr t\u00eb par\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb, k\u00ebt\u00eb vend q\u00eb kishte jetuar vrim\u00ebn e zez\u00eb p\u00ebr gjysm\u00eb shekulli dhe tashm\u00eb ky planet kaq dob\u00ebt e i komentuesh\u00ebm, i faqosur me nj\u00eb nocion sa t\u00eb pakapsh\u00ebm aq dhe mizor: vend ish komunist!<\/p>\n<p>Un\u00eb gjithmon\u00eb kisha jetuar n\u00eb unin tim. P\u00ebr mua,  komunizmi ishte thjesht \u00e7\u00ebshtje piketimi. Nuk arrita t\u00eb programohem dhe as t\u00eb merrem me t\u00eb. M\u00eb dukej krejt nonsens. Kaq mjaftonte.<\/p>\n<p>Mbaj mend q\u00eb nj\u00eb nga pikturat u shit 800$. Ishte kompozim portreti i nj\u00eb zvicerani,  q\u00eb kishte ndenjur dy jav\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb ton\u00eb. E bleu nj\u00eb anglez. (M\u00eb tha se do e vinte n\u00eb kuzhin\u00eb, ta shikonte \u00e7do m\u00ebngjes, sepse nuk donte t\u00eb b\u00ebhej si ai.)<\/p>\n<p>Vrapova t\u00eb blija, me t\u00eb hollat, nj\u00eb televizor. Gjith\u00eb dit\u00ebn d\u00ebgjoja muzik\u00eb n\u00eb MTV. Ajo rriste adrenalin\u00ebn. Ishin vitet \u201890 dhe muzika, me r\u00ebnien e mureve, pati nj\u00eb shp\u00ebrthim t\u00eb mrekulluesh\u00ebm. Mbaj mend kur d\u00ebgjonim Michael Jackson, na rridhnin lot nga emocioni. Ishte sikur t\u00eb ngjallej nj\u00eb pjes\u00eb e mbytur e shpirtit.<\/p>\n<p>Vitet \u201890 deri n\u00eb mesin e tyre do t\u00eb mbahen mend, me gjith\u00eb varf\u00ebrin\u00eb, si epoka e eliminimit t\u00eb frik\u00ebs, epoka e jetimit t\u00eb lir\u00eb, e iluzionit t\u00eb hapjes s\u00eb bot\u00ebs \u201cp\u00ebrjetsh\u00ebm\u201d.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu dhe kishim iluzionin e fort\u00eb t\u00eb riprezantimit, iluzionin e b\u00ebrjes vet\u00eb t\u00eb bot\u00ebs dhe mund\u00ebsis\u00eb s\u00eb vet\u00ebp\u00ebrshkrimit, vet\u00ebdizenjimit, t\u00eb vetes son\u00eb, mjedisit ton\u00eb. Paralelisht me pikturat shkrova romanin \u201cArkitrau\u201d, librin me poezi \u201cDelirium\u201d q\u00eb u b\u00eb bestseller, gj\u00eb e rrall\u00eb p\u00ebr poezin\u00eb kjo. Kadare m\u00eb tha p\u00ebr Arkitraun q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb proz\u00eb shum\u00eb interesante, nj\u00eb roman q\u00eb koha do t\u2019i kthehet.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb klim\u00eb lirie, bisedash drejt bonsensit dhe politik\u00ebs, \u201cBar West\u201d ishte si nj\u00eb Lidhje e hapur intelektuale, mund t\u00eb hyje n\u00eb \u00e7do or\u00eb t\u00eb dit\u00ebs dhe t\u00eb gjeje debat, t\u00eb njohur, p\u00ebr t\u00eb vazhduar bised\u00ebn n\u00eb p\u00ebrroin logjik t\u00eb tendencave, q\u00eb nuk ishin ende t\u00eb vet\u00ebdijshme se po realizonin funksionin e nj\u00eb ekuacioni t\u00eb panjohur fare p\u00ebr to. I gjith\u00eb Parku Rinia me \u201cBar Nikolino\u201d, \u201cDajana\u201d, \u201cDisko Krokodil\u201d e nj\u00eb mori pub-esh e baresh e picerish q\u00eb nuk i mbaj mend me emra tani, ishte si nj\u00eb Disney Land i nj\u00eb f\u00ebmij\u00ebrie Shqiptare, q\u00eb e priste nj\u00eb ardhme e panjohur, hibride. Megjithat\u00eb t\u00eb huaj t\u00eb shumt\u00eb vinin ta shihnin k\u00ebt\u00eb Disney e t\u00eb pinin, hanin, flirtonin, p\u00ebrjetonin, nga nj\u00eb lokal te tjetri, nga m\u00ebngjesi deri pas mesnate, n\u00eb t\u00eb gdhir\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb metafor\u00eb gjigande t\u00eb nj\u00eb poiesisi q\u00eb do t\u00eb mbaronte me kontigenc\u00ebn e vitit 1997, u rrit dhe piktura ime, si nj\u00eb zhan\u00ebr mes t\u00eb tjer\u00ebve, me t\u00eb cil\u00ebt punoja.<\/p>\n<p>Besimi m\u00eb kishte prur\u00eb nga Gjermania libra arti, Munch, Van Gog\u2026me dedikime p\u00ebr mua: \u201cMagjistares s\u00eb madhe t\u00eb fjal\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>I pari koleksionist, me dimension i piktur\u00ebs sime,  ka qen\u00eb Fatos Lubonja. Ai mori prej meje fillimisht nj\u00eb kompozim \u201cI fundi i ciklit t\u00eb kreshnik\u00ebve\u201d,  ku kisha pikturuar Edi Ram\u00ebn pas goditjes s\u00eb dhunshme\u2026n\u00eb prelud t\u00eb 1997-s.<\/p>\n<p>Pastaj Fatosi mori prej meje gradualisht dhe piktura t\u00eb tjera. Vet\u00ebm disa t\u00eb fundit bler\u00eb. Por ai ka nj\u00eb galeri prezantuese t\u00eb denj\u00eb t\u00eb pun\u00ebve t\u00eb mia, n\u00ebse do e sillte rasti.<\/p>\n<p>Viti 1997 solli nj\u00eb agravim t\u00eb bot\u00ebs sime sensitive. Lufta ishte ofeza m\u00eb e r\u00ebnd\u00eb q\u00eb mund t\u2019i ndodh\u00eb nj\u00eb t\u00eb linduri dhe rrituri n\u00eb paqe. Lufta me arm\u00eb ka qen\u00eb dhe mbetet i vetmi turp i jet\u00ebs sime. Edhe sot e mendoj se, lufta me arm\u00eb \u00ebsht\u00eb turpi m\u00eb i madh i njer\u00ebzimit. E vuajta shum\u00eb, me vite\u2026tani e vuaj si nj\u00eb enigm\u00eb q\u00eb duhet ta zgjidh, jo thjesht si ofez\u00eb.<\/p>\n<p>Ofeza prej luft\u00ebs, futja n\u00eb politike e artist\u00ebve, p\u00ebr mua asokohe u shfaq\u00ebn si vdekje metafizike. Mos harrojm\u00eb q\u00eb Shqip\u00ebria ishte ende e mbyllur. Njer\u00ebzit mbanin radh\u00eb p\u00ebr nj\u00eb viz\u00eb, n\u00eb bordurat e ambasadave. Ishte e vetmja bot\u00eb konsistente ajo e miqve, e dashurive.<\/p>\n<p>Hapja e Shqip\u00ebris\u00eb me Europ\u00ebn, pra l\u00ebvizja e lir\u00eb, zhvillimi i Google me gjith\u00eb programet e t\u00eb tjera aplikacione, e shum\u00ebfishoi bot\u00ebn, mund\u00ebsit\u00eb e shkollimit, emigrimit dhe b\u00ebri t\u00eb mundur shum\u00ebfishimin e njeriut brenda vetes, mund t\u00eb ishe, t\u00eb doje, t\u00eb udh\u00ebtoje, t\u00eb dashuroje, te punoje n\u00eb shum\u00eb vende dhe forma nj\u00ebher\u00ebsh.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 shkollimeve jasht\u00eb, nisa t\u00eb pikturoj rrug\u00ebve n\u00eb Europ\u00eb. Kam pikturuar n\u00eb Paris n\u00eb rrug\u00eb, n\u00eb Hag\u00eb, n\u00eb Roterdam, n\u00eb Amsterdam kam vizatuar, n\u00eb rrug\u00ebt e Vjen\u00ebs.<\/p>\n<p>Kjo krijimtari n\u00eb l\u00ebvizje kishte di\u00e7ka tjet\u00ebr: objektin e gjall\u00eb, aventur\u00ebn, motin q\u00eb t\u00eb rrethonte dhe t\u00eb papritur\u00ebn. K\u00ebshtu u krijuan disa cikle europiane t\u00eb vizatimeve t\u00eb mia dhe piktur\u00ebs.<\/p>\n<p>Por le t\u00eb flasim pak\u00ebz p\u00ebr ekspozitat e fundit, \u201cPotenc\u00eb\u201d dhe \u201cKatheksis\u201d. N\u00eb vitin 2017, nd\u00ebrsa po mbaroja postdoktorat\u00ebn n\u00eb Paris, punoja nj\u00ebher\u00ebsh p\u00ebrve\u00e7 fakultetit, n\u00eb gazet\u00ebn Mapo. Shkrova rreth 50 shkrime p\u00ebr t\u00eb. Universiteti Europian kishte jo vet\u00ebm nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi si shkoll\u00eb studimi, por e ve\u00e7anta e tij q\u00ebndronte n\u00eb frym\u00ebn liberale me tendenc\u00eb vet\u00ebp\u00ebrshkrimi, riprezantimi, si me th\u00ebn\u00eb nj\u00eb d\u00ebshir\u00eb dhe vullnet p\u00ebr t\u00eb treguar dhe b\u00ebr\u00eb nj\u00ebher\u00ebsh nj\u00eb bot\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb autentike, sepse e jotja.<\/p>\n<p>Por globalizmi ishte si nj\u00eb furtun\u00eb rirenduese. Ai u shfaq me Pandemin\u00eb,  e cila b\u00ebri nj\u00eb prov\u00eb shum\u00ebdimensionale: prov\u00eb durimi, mbijetimi, n\u00ebnshtrimi, riconcilimi, deri vazhdimi. Pas k\u00ebsaj prove u shfaq kriza e madhe e diferencimit me demarkacion, q\u00eb dhe vazhdon dhe q\u00eb na evokon koh\u00ebt e vjetra.<\/p>\n<p>Brenda nj\u00eb spektri dy-trevje\u00e7ar q\u00eb parapriu kriz\u00ebn, MAPO  [UET PRESS] botoi dy vepra t\u00eb miat t\u00eb qen\u00ebsishme, librin me poezi \u201cLulet e fjetura\u201d,  ose \u201cLibri i lumturis\u00eb\u201d dhe romanin \u201cTutori\u201d.<\/p>\n<p>Shkrimet q\u00eb kisha shkruar p\u00ebr MAPO, nuk i gjej m\u00eb online. Po ashtu thuajse asgj\u00eb nuk gjej online nga ato rreth 100 emisione \u201cTranskultur\u00eb\u201d q\u00eb realizova n\u00eb RTSH,  deri para luft\u00ebs n\u00eb Ukrain\u00eb. Kjo m\u00eb b\u00ebri t\u00eb besoj se,  n\u00eb kultur\u00ebn time asnj\u00ebher\u00eb nuk kam mundur t\u00eb prek n\u00eb form\u00eb literale thesarin e saj t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. N\u00eb fillim e mora me d\u00ebshp\u00ebrim, pastaj nuk e vrava m\u00eb mendjen pasi n\u00eb koh\u00ebn tani jetojn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb.<\/p>\n<p>Befas, Henri \u00c7ili, nj\u00eb djal\u00eb q\u00eb mendon dhe vepron, m\u00eb propozoi t\u00eb hapja nj\u00eb ekspozit\u00eb n\u00eb Universitetin Europian t\u00eb Tiran\u00ebs p\u00ebr student\u00ebt e shkenc\u00ebs s\u00eb arteve vizive. Kjo ftes\u00eb ishte p\u00ebr mua nj\u00eb fest\u00eb, pas izolimit pandemik.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb pandemis\u00eb pikturova shum\u00eb, por ato piktura t\u00eb asaj periudhe i shfaqa n\u00eb \u201cKalo Galeri\u201d, ekspozit\u00eb e dyt\u00eb kjo brenda disa muajsh, t\u00eb cil\u00ebn ma kuroi vet\u00eb P\u00ebrparim Kalo. E quajta \u201cKathexis\u201d.<\/p>\n<p>Por le t\u00eb kthehemi tek ekspozita \u201c|Potenc\u00eb\u201d, pik\u00ebrisht ajo q\u00eb u hap n\u00eb Universitetin Europian t\u00eb Tiran\u00ebs. Kisha aty disa personazhe, duke p\u00ebrfshir\u00eb dhe veten, Edin, Fatosin, Henrin, etj. Variablat e personaliteteve t\u00eb tyre kishin p\u00ebsuar ngritje-ulje, p\u00ebrgjat\u00eb zhvillimit social. K\u00ebto ndryshime rrisnin, ose zvog\u00eblonin impaktin dhe funksionin q\u00eb vet\u00eb ata, si procesor\u00eb, kishin n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb e m\u00eb gjer\u00eb. K\u00ebshtu dhe vendosa ta quaj \u201cPotenc\u00eb\u201d, ekspozit\u00ebn. Dhe shkrova p\u00ebr t\u00eb: \u201cNj\u00eb ekspozit\u00eb: Potenc\u00eb, UET.<\/p>\n<p>Nga p\u00ebrshtypja, ndjenja, krijimi \u2013 deri te Salloni i Artit, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rrug\u00ebtim i gjat\u00eb\u2026i mrekulluesh\u00ebm\u2026<\/p>\n<p>Nga pamund\u00ebsia, mund\u00ebsia deri te pushteti, shpirti riprodhon veten n\u00eb funksion t\u00eb  nj\u00eb sh\u00ebnimi q\u00eb ende nuk mund t\u00eb  themi se e njohim plot\u00ebsisht. Kontigenca e tij \u00ebsht\u00eb habia dhe dhimbja! Kjo \u00ebsht\u00eb rruga e njohjes son\u00eb!<\/p>\n<p>Kultura jon\u00eb \u00ebsht\u00eb e principit t\u00eb p\u00ebrsosm\u00ebris\u00eb. Sublimimi dhe heroikja ende mbeten stimujt e saj. Megjithat\u00eb ajo po anohet edhe drejt kulturave t\u00eb harmonis\u00eb, me mjedisin, elektromagnetizmin qiellor dhe sensin e pranimit t\u00eb an\u00ebs tjet\u00ebr t\u00eb H\u00ebn\u00ebs. Pra, tjetrit.<\/p>\n<p>Shum\u00eb vizatime t\u00eb ciklit Europian i botova nd\u00ebrkoh\u00eb bashk\u00eb me tregimet e mia, tep\u00ebr moderne, n\u00eb p\u00ebrmbledhjen \u201cTregimet e Civilizimit\u201d, botimet \u201cAlbas\u201d. Ky lib\u00ebr, tekst e vizatim, \u00ebsht\u00eb tep\u00ebr origjinal. Ai u shkrua dhe u  botua n\u00eb kushtet e nj\u00eb hakerimi intensiv, q\u00eb vazhdon edhe sot, element me t\u00eb cilin jam ambientuar dhe e vler\u00ebsoj si pyk\u00eb  nd\u00ebrtuese, edhe t\u00eb vepr\u00ebs sime.<\/p>\n<p>* Artikulli i marr\u00eb nga Revista Liberale<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Moza Ahmeti \u2013 Autoportreti i nj\u00eb piktoreje n\u00eb rreshta* Zhvillon nj\u00eb stil t\u00eb vetin n\u00eb piktur\u00eb, hap ekspozita dhe b\u00ebhet pjes\u00eb e nj\u00eb rrethi t\u00eb gjall\u00eb artist\u00ebsh e intelektual\u00ebsh n\u00eb vitet \u201990, periudh\u00eb e karakterizuar nga liria dhe eksplorimi krijues. P\u00ebrmes sfidave sociale, politike dhe personale, p\u00ebrfshir\u00eb trazirat e vitit 1997 dhe ndryshimet globale, ajo [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-79119","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79119","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=79119"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79119\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=79119"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=79119"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=79119"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}