{"id":79052,"date":"2026-03-30T19:48:25","date_gmt":"2026-03-30T19:48:25","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/30\/mblidhet-keshilli-bashkiak-anuela-ristani-230-familje-perfitojne-ndihme-ekonomike-shtohen-fondet-per-studentet-dhe-pensionistet\/"},"modified":"2026-03-30T19:48:25","modified_gmt":"2026-03-30T19:48:25","slug":"mblidhet-keshilli-bashkiak-anuela-ristani-230-familje-perfitojne-ndihme-ekonomike-shtohen-fondet-per-studentet-dhe-pensionistet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/30\/mblidhet-keshilli-bashkiak-anuela-ristani-230-familje-perfitojne-ndihme-ekonomike-shtohen-fondet-per-studentet-dhe-pensionistet\/","title":{"rendered":"Mblidhet K\u00ebshilli Bashkiak, Anuela Ristani: 230 familje p\u00ebrfitojn\u00eb ndihm\u00eb ekonomike, shtohen fondet p\u00ebr student\u00ebt dhe pensionist\u00ebt"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb mbledhjen e sotme t\u00eb K\u00ebshillit Bashkiak t\u00eb Tiran\u00ebs, u miratuan nj\u00eb s\u00ebr\u00eb vendimesh q\u00eb synojn\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimin e jet\u00ebs s\u00eb qytetar\u00ebve, p\u00ebrmes mb\u00ebshtetjes sociale dhe investimeve n\u00eb shkolla, rrug\u00eb, transport publik e hap\u00ebsira publike.<\/p>\n<p>N\u00eb fjal\u00ebn e saj kryetarja e komanduar e bashkis\u00eb, Anuela Ristani u shpreh se 230 familje do t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb ndihm\u00eb ekonomike kurse 18 familje do t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb subvencion qiraje. \u201cProjektvendimi \u201cP\u00ebr miratimin e familjeve aplikuese q\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb nga programi i bllok-ndihm\u00ebs ekonomike deri n\u00eb 6%, nga fondi i kusht\u00ebzuar dhe nga buxheti i bashkis\u00eb tiran\u00eb, p\u00ebr  periudh\u00ebn 1-28 Shkurt, 2026. Projektvendimi propozon miratimin p\u00ebr periudh\u00ebn 1-28 shkurt 2026. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb, Nj\u00ebsit\u00eb Administrative kan\u00eb p\u00ebrzgjedhur 230 familje: 142 familje do t\u00eb trajtohen me fonde t\u00eb buxhetit vendor; dhe 88 familje nga fondi i kusht\u00ebzuar deri n\u00eb 6%\u201d, u shpreh Ristani. <\/p>\n<p> M\u00eb tej, jo ajo njoftoi edhe vendimmarrjen p\u00ebr trajtimin me subvencionin e qiras\u00eb t\u00eb disa familjeve n\u00eb nevoj\u00eb, q\u00eb nuk mund t\u00eb p\u00ebrballojn\u00eb qiran\u00eb e tregut t\u00eb lir\u00eb. \u201cJan\u00eb depozituar 21 aplikime; N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb shqyrtimit, komisioni ka vler\u00ebsuar se prej tyre jan\u00eb 18 familje p\u00ebrfituese me dokumentacion t\u00eb rregullt, t\u00eb ndar\u00eb n\u00eb: 6 Familje, kryefamiljar\/n\u00ebna kryefamiljare me f\u00ebmij\u00ebn n\u00eb ngarkim ku p\u00ebrfshihen edhe vajzat\/n\u00ebna; 3 Familje\/ individ\u00eb t\u00eb moshuar q\u00eb kan\u00eb mbushur mosh\u00ebn e pensionit; 4 Familje me an\u00ebtar\u00eb me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuar (PAK + KMCAP) dhe pension invaliditeti; 2 Familje n\u00eb ndihm\u00eb ekonomike; 3 Familje n\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi ekonomike\u201d, shtoi ajo.<\/p>\n<p>Duke n\u00ebnvizuar prioritetin q\u00eb infrastruktura lidh\u00ebse me Unaz\u00ebn e Madhe t\u00eb vazhdoj\u00eb, Ristani deklaroi se vijon mb\u00ebshtetja p\u00ebr familjet e prekura. \u201cSot, ende pa p\u00ebrfunduar projektet, vlera e pron\u00ebs aty \u00ebsht\u00eb shum\u00ebfishuar, por kur t\u00eb p\u00ebrfudoj\u00eb, ajo do t\u00eb rritet akoma edhe m\u00eb shum\u00eb, pavar\u00ebsisht kund\u00ebrshtimeve apo d\u00ebshir\u00ebs s\u00eb disave. Deri at\u00ebher\u00eb ne do t\u00eb vijojm\u00eb me mb\u00ebshtetjen e familjeve q\u00eb nuk zot\u00ebrojn\u00eb asnj\u00eb banes\u00eb tjet\u00ebr, pasurit\u00eb e t\u00eb cil\u00ebve p\u00ebrjashtohen nga procesi i legalizimit. Deri m\u00eb tani jan\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb n\u00eb total 159 aplikime nga Nj\u00ebsit\u00eb Administrative Nr. 1,3,4,11.Prej tyre, 137 jan\u00eb miratuar si p\u00ebrfitues nga K\u00ebshilli Bashkiak\u201d, u shpreh ajo. <\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa 8 familje do t\u00eb ndihmohen financiarisht pas d\u00ebmeve nga zjarret dhe p\u00ebrmbytjet. \u201c\u00cbsht\u00eb p\u00ebrgatitur lista me 8 (tet\u00eb) familje q\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb ndihm\u00eb financiare p\u00ebr shkak t\u00eb d\u00ebmeve nd\u00ebrtimore dhe n\u00eb orendi\/pajisje elektrosht\u00ebpiake, si pasoj\u00eb e fatkeq\u00ebsis\u00eb natyrore\u201d, tha m\u00eb tej Kryetarja e Komanduar e Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs.  Nj\u00eb tjet\u00ebr pik\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb u miratua ishin investimet e shtuara p\u00ebr shkolla, rrug\u00eb, transport publik dhe hap\u00ebsira publike.<\/p>\n<p>\u201cBashkia e Tiran\u00ebs do t\u00eb vijoj\u00eb zbatimin e politikave q\u00eb synojn\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimin e hap\u00ebsirave urbane dhe mjedisit, forcimin e infrastruktur\u00ebs arsimore dhe rritjen e aksesueshm\u00ebris\u00eb p\u00ebr grupet e pafavorizuara, rritjen e siguris\u00eb rrugore dhe n\u00eb shkolla, si dhe nxitjen e zhvillimit ekonomik, pun\u00ebsimit, zhvillimit rural dhe turizmit. Paralelisht, do t\u00eb investohet n\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimin e rrjetit rrugor, transportit publik dhe kapaciteteve t\u00eb parkimit, p\u00ebr nj\u00eb qytet m\u00eb funksional dhe t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm\u201d, deklaroi Ristani.  Gjithashtu, do t\u00eb shtohen fondet p\u00ebr kompensimin e aboneve p\u00ebr 395 student\u00eb dhe 1,005 pensionist\u00eb, si dhe p\u00ebr strehimin social dhe banesat sociale.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb mbledhjen e sotme t\u00eb K\u00ebshillit Bashkiak t\u00eb Tiran\u00ebs, u miratuan nj\u00eb s\u00ebr\u00eb vendimesh q\u00eb synojn\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimin e jet\u00ebs s\u00eb qytetar\u00ebve, p\u00ebrmes mb\u00ebshtetjes sociale dhe investimeve n\u00eb shkolla, rrug\u00eb, transport publik e hap\u00ebsira publike. N\u00eb fjal\u00ebn e saj kryetarja e komanduar e bashkis\u00eb, Anuela Ristani u shpreh se 230 familje do t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb ndihm\u00eb ekonomike [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-79052","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79052","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=79052"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79052\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=79052"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=79052"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=79052"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}