{"id":79010,"date":"2026-03-30T16:48:12","date_gmt":"2026-03-30T16:48:12","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/30\/nuk-u-zbatua-rekomandimi-i-mjekeve\/"},"modified":"2026-03-30T16:48:12","modified_gmt":"2026-03-30T16:48:12","slug":"nuk-u-zbatua-rekomandimi-i-mjekeve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/30\/nuk-u-zbatua-rekomandimi-i-mjekeve\/","title":{"rendered":"Nuk u zbatua rekomandimi i mjek\u00ebve \u2013"},"content":{"rendered":"<div>\n<p>Komiteti shqiptar i Helsinkit ka reaguar lidhur me ngjarjen e ndodhur pak dit\u00eb m\u00eb par\u00eb n\u00eb Bllokun e Siguris\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, ku nj\u00eb 41-vje\u00e7ar i arrestuar, Bledi Panajoti, humbi jet\u00ebn n\u00eb ambientet e paraburgimit.<\/p>\n<p>Nga nj\u00eb monitorim q\u00eb ka kryer KShH pas ngjarjes, ka rezultuar se i arrestuari \u00ebsht\u00eb d\u00ebrguar disa her\u00eb n\u00eb Urgjenc\u00eb pasi ka pasur disa s\u00ebmundje, por edhe pas rekomandimeve t\u00eb dh\u00ebna nga mjek\u00ebt e sh\u00ebrbimit t\u00eb urgjenc\u00ebs p\u00ebr ndjekje nga specialist\u00ebt (toksikolog, endikronolog dhe psikiat\u00ebr), k\u00ebto rekomandime nuk rezultojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb zbatuar, pas rikthimit t\u00eb tij n\u00eb ambientet e dhomave t\u00eb siguris\u00eb.<\/p>\n<p>KShH v\u00ebren se n\u00eb dat\u00ebn 18.03.2026 ora 22:30 nga Komisariati i Policis\u00eb num\u00ebr 3 t\u00eb kryeqytetit ka ardhur shtetasi i arrestuar Bledi Panajoti, p\u00ebr vepr\u00ebn penale t\u00eb vjedhjes, pas denoncimit q\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb nj\u00eb zonj\u00eb p\u00ebr tentativ\u00ebn e vjedhjes s\u00eb \u00e7ant\u00ebs. Punonj\u00ebsit e Policis\u00eb s\u00eb dhomave t\u00eb siguris\u00eb pohojn\u00eb se i arrestuari ka shfaqur probleme sh\u00ebndet\u00ebsore q\u00eb n\u00eb hyrje, ndaj me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb oficerit t\u00eb informacionit, patrulla q\u00eb e ka shoq\u00ebruar e ka \u00e7uar n\u00eb Urgjenc\u00eb dhe prej andej e ka risjell\u00eb t\u00eb arrestuarin n\u00eb dat\u00ebn 19.03.20226 rreth or\u00ebs 00:55 t\u00eb mesnat\u00ebs, n\u00eb dhomat e siguris\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb proces-verbalin e konstatimit (Bllok), dat\u00eb 19.02.206 q\u00eb mban or\u00ebn 00:55, shkruhen th\u00ebniet e t\u00eb arresuarit \u201c\u201cNuk kam probleme me policin\u00eb. Kam probleme sh\u00ebndet\u00ebsore. Jam me diabet, ku p\u00ebrdor insulin. Jam me Hepatit tip C. Jam p\u00ebrdorues i l\u00ebnd\u00ebve narkotike dhe turbekuloz\u201d.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm nj\u00eb or\u00eb m\u00eb pas, n\u00eb or\u00ebn 02.10 t\u00eb s\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs dat\u00eb (19 Mars 2026), i arrestuari \u00ebsht\u00eb transferuar me urgjenc\u00eb p\u00ebr ndihm\u00eb mjek\u00ebsore pasi \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsuar.<\/p>\n<p>Sipas v\u00ebzhgimit t\u00eb b\u00ebr\u00eb nga KSHH, thuhet se nga Spitali \u00ebsht\u00eb kthyer rishtazi n\u00eb Bllokun e Siguris\u00eb, n\u00eb or\u00ebn 08.58 minuta t\u00eb dt.19 Mars.<\/p>\n<p>Mjeku q\u00eb \u00ebsht\u00eb kujdesur n\u00eb QSUT ka l\u00ebshuar nj\u00eb dokument me formatin \u201cRecet\u00eb\u201d, ku ishte shkruar: \u201cPacienti Bledi Panajoti sillet me urgjenc\u00eb nga Urgjenca e Tiran\u00ebs i shoq\u00ebruar me polici me A.P\u2026 Konsult\u00eb kardiologu: Aktualisht pa t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr patologji acute kardiake. Konsult\u00eb Endokrinologu. Rekomandohet t\u00eb plot\u00ebsohet me HBAIC dhe t\u00eb gjykohet skema e mjekimit t\u00eb diabetit n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb HBAIC, sipas sistemit t\u00eb referimit. Rekomandohet t\u00eb ndiqet nga toksikologu, endokrinologu, dhe psikiatri \u2026.<\/p>\n<p>Po n\u00eb dat\u00ebn 19 mars \u00ebsht\u00eb hapur Kartel\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsore nga mjeku i Bllokut t\u00eb Siguris\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn shkruhet: \u201cPacienti referon se \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorues i l\u00ebnd\u00ebve narkotike dhe vuan nga diabeti p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn u d\u00ebrgua n\u00eb spitalin QSUT p\u00ebr ekzaminimin e mjek\u00ebve. Aktualisht pas kthimit nga spitali \u00ebsht\u00eb i axhituar. TA normal, pulsi normal\u2026.(e paluexueshme sh\u00ebnimi n\u00eb vijim\u00ebsi). Ushqehet dhe fle normalisht. Diagnoza: Toxicomania (P\u00ebrdorues i l\u00ebnd\u00ebve narkotike) susp diabetic et Susp \u00e7rregullime t\u00eb sh\u00ebndetit mendor. Mjekimi: Clonotril 2.5 miligram\u00eb.<\/p>\n<p>I arrestuari \u00ebsht\u00eb vendosur n\u00eb qelin\u00eb para dhom\u00ebs ku q\u00ebndron punonj\u00ebsi i policis\u00eb q\u00eb ta kishte n\u00ebn v\u00ebzhgim t\u00eb vazhduesh\u00ebm. N\u00eb dat\u00ebn 20.03.2026 n\u00eb or\u00ebn 05.48 vendoset sh\u00ebnimi q\u00eb i ndaluari Bledi Panajoti gjendet pa puls dhe pa frym\u00ebmarrje, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nj\u00eb or\u00eb e gjysm\u00eb m\u00eb par\u00eb rezulton se ai \u00ebsht\u00eb d\u00ebgjuar n\u00eb frym\u00ebmarrje (g\u00ebrhitje) nga punonj\u00ebsi i policis\u00eb q\u00eb e kishte n\u00eb v\u00ebzhgim.<\/p>\n<p>KShH v\u00ebren se pavar\u00ebsisht rekomandimeve t\u00eb dh\u00ebna nga mjek\u00ebt e sh\u00ebrbimit t\u00eb urgjenc\u00ebs p\u00ebr ndjekje nga specialist\u00ebt (toksikolog, endikronolog dhe psikiat\u00ebr), k\u00ebto rekomandime nuk rezultojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb zbatuar, pas rikthimit t\u00eb tij n\u00eb ambientet e dhomave t\u00eb siguris\u00eb.<\/p>\n<p>KShH konstaton me shqet\u00ebsim se sh\u00ebrbimi sh\u00ebndet\u00ebsor n\u00eb k\u00ebt\u00eb struktur\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb i garantuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pand\u00ebrprer\u00eb 24 or\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb mungesa e burimeve njer\u00ebzore cenon drejtp\u00ebrdrejt sigurin\u00eb dhe jet\u00ebn e personave t\u00eb privuar nga liria.<\/p>\n<p>Gjithashtu, rezulton se problematika t\u00eb lidhura me trajtimin e personave me var\u00ebsi nga substancat narkotike, p\u00ebrfshir\u00eb munges\u00ebn e metadonit dhe nmosfunksionimin e mekanizmave t\u00eb bashk\u00ebpunimit institucional p\u00ebr sigurimin e tij, vijojn\u00eb t\u00eb mbeten t\u00eb pazgjidhura p\u00ebr shtetasit e akomoduar n\u00eb k\u00ebto dhoma sigurie.<\/p>\n<p>Ky konkluzion mb\u00ebshtetin n\u00eb faktin se KShH ka konstatuar edhe m\u00eb her\u00ebt, raste t\u00eb humbjes s\u00eb jet\u00ebs s\u00eb personave t\u00eb ndaluar me probleme sh\u00ebndet\u00ebsore dhe var\u00ebsi ndaj substancave narkotike (shtetasi D.G n\u00eb vitin 2025 dhe shtetasi i ndaluar J.R q\u00eb pasi kaloi n\u00eb gjendje kome humbi jet\u00ebn n\u00eb QSUT).<\/p>\n<p>\u201cKShH rikujton se, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb nenit 2 t\u00eb Konvent\u00ebs Evropiane p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut dhe jurisprudenc\u00ebs s\u00eb konsoliduar t\u00eb Gjykat\u00ebs Evropiane t\u00eb t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut (GJEDNJ), shteti ka detyrime pozitive p\u00ebr t\u00eb garantuar jet\u00ebn e personave q\u00eb mbahen n\u00eb kushtet e kufizimit t\u00eb liris\u00eb, duke p\u00ebrfshir\u00eb detyrimin p\u00ebr t\u00eb siguruar kujdes sh\u00ebndet\u00ebsor adekuat dhe mbik\u00ebqyrje efektive.<\/p>\n<p>Po ashtu, shteti ka edhe detyrime procedurale p\u00ebr t\u00eb zhvilluar hetime t\u00eb plota, t\u00eb pavarura dhe efektive n\u00eb \u00e7do rast humbjeje jete n\u00eb institucione t\u00eb tilla\u201d, thuhet n\u00eb deklarat\u00eb.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebtyre gjetjeve, \u00a0KShH i b\u00ebn thirrje Drejtoris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, Ministris\u00eb s\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb dhe organeve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb q\u00eb t\u00eb garantojn\u00eb ofrimin e sh\u00ebrbimit sh\u00ebndet\u00ebsor 24 or\u00eb n\u00eb ambientet e dhomave t\u00eb siguris\u00eb; t\u00eb sigurojn\u00eb zbatimin rigoroz t\u00eb rekomandimeve t\u00eb mjek\u00ebve specialist\u00eb n\u00eb rastet e s\u00ebmundjeve patologjike ose kur k\u00ebta shtetas referojn\u00eb var\u00ebsi nga l\u00ebnd\u00ebt narkotike; t\u00eb marrin masa t\u00eb menj\u00ebhershme p\u00ebr furnizimin e q\u00ebndruesh\u00ebm me medikamente p\u00ebr trajtimin e personave me var\u00ebsi nga substancat narkotike; t\u00eb forcojn\u00eb mekanizmat e mbik\u00ebqyrjes dhe bashk\u00ebpunimit efektiv p\u00ebr parandalimin e rasteve t\u00eb ngjashme n\u00eb t\u00eb ardhmen; si dhe t\u00eb garantojn\u00eb nj\u00eb hetim t\u00eb plot\u00eb dhe transparent p\u00ebr zbardhjen e k\u00ebsaj ngjarjeje.<\/p>\n<p><strong>gijotina.com<\/strong><\/p>\n<p><!-- CONTENT END 2 --><\/p>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komiteti shqiptar i Helsinkit ka reaguar lidhur me ngjarjen e ndodhur pak dit\u00eb m\u00eb par\u00eb n\u00eb Bllokun e Siguris\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, ku nj\u00eb 41-vje\u00e7ar i arrestuar, Bledi Panajoti, humbi jet\u00ebn n\u00eb ambientet e paraburgimit. Nga nj\u00eb monitorim q\u00eb ka kryer KShH pas ngjarjes, ka rezultuar se i arrestuari \u00ebsht\u00eb d\u00ebrguar disa her\u00eb n\u00eb Urgjenc\u00eb pasi [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-79010","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79010","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=79010"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/79010\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=79010"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=79010"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=79010"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}