{"id":7901,"date":"2025-03-03T07:51:25","date_gmt":"2025-03-03T07:51:25","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/03\/03\/analiza-europa-tenton-te-ktheje-vemendjen-per-ukrainen\/"},"modified":"2025-03-03T07:51:25","modified_gmt":"2025-03-03T07:51:25","slug":"analiza-europa-tenton-te-ktheje-vemendjen-per-ukrainen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/03\/03\/analiza-europa-tenton-te-ktheje-vemendjen-per-ukrainen\/","title":{"rendered":"Analiza: Europa tenton t\u00eb kthej\u00eb v\u00ebmendjen p\u00ebr Ukrain\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb politik\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare, java e kaluar u mbyll me nj\u00eb samit p\u00ebr Ukrain\u00ebn n\u00eb Lond\u00ebr, q\u00eb nxori n\u00eb pah dallimet mes Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs dhe aleateve t\u00eb saj evropiane p\u00ebr p\u00ebrfundimin e luft\u00ebs s\u00eb Rusis\u00eb kund\u00ebr Ukrain\u00ebs dhe p\u00ebr figur\u00ebn e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky. Nj\u00eb takim n\u00eb Zyr\u00ebn Ovale mes Zelenskyt dhe presidentit amerikan, Donald Trump, dy dit\u00eb m\u00eb par\u00eb shtoi r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e bisedimeve t\u00eb 2 marsit, t\u00eb organizuara nga kryeministri britanik, Keir Starmer. Takimi p\u00ebrfshiu dhjet\u00ebra lider\u00eb evropian\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb presidentin ukrainas.<\/p>\n<p>T\u00eb pranish\u00ebm ishin edhe kryeministri kanadez, Justin Trudeau, ministri i jasht\u00ebm turk, Hakan Fidan, sekretari i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i NATO-s, Mark Rutte, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe presidenti i K\u00ebshillit Evropian, Antonio Costa. N\u00eb konferenc\u00eb nuk mori pjes\u00eb ndonj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues i SHBA-s\u00eb, megjith\u00ebse Starmer deklaroi p\u00ebrpara samitit se Mbret\u00ebria e Bashkuar, Franca dhe Ukraina, \u201cdhe ndoshta nj\u00eb ose dy t\u00eb tjer\u00eb\u201d, do t\u00eb punonin p\u00ebr nj\u00eb plan paqeje q\u00eb do ta diskutonin me Uashingtonin.<\/p>\n<p>N\u00ebse kishte dyshime m\u00eb par\u00eb, tashm\u00eb do t\u00eb jet\u00eb m\u00eb e qart\u00eb se kurr\u00eb p\u00ebr Zelenskyn se vendi i tij g\u00ebzon nj\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb madhe morale n\u00eb kontinentin evropian. Si Starmer ashtu edhe presidenti francez Macron, gjat\u00eb vizitave t\u00eb tyre p\u00ebrkat\u00ebse n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb m\u00eb 27 dhe 24 shkurt, i k\u00ebrkuan Trumpit t\u00eb mos e braktiste Ukrain\u00ebn dhe t\u00eb mbante nj\u00eb q\u00ebndrim t\u00eb fort\u00eb ndaj Rusis\u00eb, nd\u00ebrsa vler\u00ebsuan planet e presidentit amerikan p\u00ebr nj\u00eb paqe t\u00eb shpejt\u00eb p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb fund luft\u00ebs trevje\u00e7are.<\/p>\n<p>Vizita e Macronit p\u00ebrkoi me p\u00ebrvjetorin e tret\u00eb t\u00eb pushtimit, kur Shtetet e Bashkuara trondit\u00ebn opinionin bot\u00ebror duke iu bashkuar Rusis\u00eb n\u00eb vot\u00ebn kund\u00ebr nj\u00eb rezolute t\u00eb Asambles\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb OKB-s\u00eb q\u00eb d\u00ebnonte agresionin e Mosk\u00ebs kund\u00ebr Ukrain\u00ebs. Dhe pasi vizita e vet\u00eb Zelenskyt n\u00eb Uashington m\u00eb 28 shkurt u nd\u00ebrpre para kohe pas p\u00ebrplasjes me Trumpin dhe n\u00ebnpresidentin amerikan, JD Vance, ai mori shum\u00eb mesazhe solidariteti nga Evropa.<\/p>\n<p>Kryediplomatja e BE-s\u00eb, Kaja Kallas, tha se \u201cbota e lir\u00eb ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb lider t\u00eb ri\u201d, n\u00eb nj\u00eb kritik\u00eb t\u00eb n\u00ebnkuptuar ndaj Trumpit, nd\u00ebrsa Von der Leyen i tha Zelenskyt: \u201cDinjteti juaj nderon guximin e popullit ukrainas\u201d, n\u00eb nj\u00eb postim n\u00eb X. Nga Evropa do t\u00eb ket\u00eb edhe ndihm\u00eb materiale, me Starmer dhe Zelenskyn q\u00eb ran\u00eb dakord p\u00ebr nj\u00eb hua prej 2.26 miliard\u00eb paund\u00ebsh p\u00ebr Ukrain\u00ebn. Zelensky deklaroi se kjo do t\u00eb kompensohet \u201cduke p\u00ebrdorur t\u00eb ardhurat nga asetet e ngrira ruse\u201d, pas nj\u00eb pritjeje t\u00eb ngroht\u00eb n\u00eb Lond\u00ebr.<\/p>\n<p>Por, a mund t\u00eb jet\u00eb ndihma evropiane e mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb kompensuar nj\u00eb munges\u00eb t\u00eb mundshme financimi nga Shtetet e Bashkuara \u2013 kontribuesi m\u00eb i madh i ndihm\u00ebs ushtarake p\u00ebr Ukrain\u00ebn \u2013 tani q\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet mes Uashingtonit dhe Kievit jan\u00eb n\u00eb pik\u00ebn m\u00eb t\u00eb keqe t\u00eb dekad\u00ebs s\u00eb fundit? Kjo \u00ebsht\u00eb pyetja q\u00eb shqet\u00ebson vendimmarr\u00ebsit n\u00eb Evrop\u00eb, pas p\u00ebrplasjes s\u00eb ashp\u00ebr mes Zelenskyt dhe Trumpit para gazetar\u00ebve n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb, ku Trump e paraqiti veten si nj\u00eb \u201cnd\u00ebrmjet\u00ebs\u201d mes Mosk\u00ebs dhe Kievit, n\u00eb vend t\u00eb nj\u00eb aleati t\u00eb pal\u00ebkundur t\u00eb k\u00ebtij t\u00eb fundit.<\/p>\n<p>\u201cOse do t\u00eb arrini nj\u00eb marr\u00ebveshje, ose ne largohemi\u201d, tha Trumpi, gjat\u00eb nj\u00eb shk\u00ebmbimi t\u00eb tensionuar q\u00eb dukej se e la t\u00eb shqet\u00ebsuar ambasadoren e Ukrain\u00ebs n\u00eb SHBA, Oksana Markarova. M\u00eb 2 mars, n\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb kritikave se \u00ebsht\u00eb afruar shum\u00eb me presidentin rus, Vladimir Putin, Trump postoi n\u00eb rrjetin e tij social se amerikan\u00ebt duhet t\u00eb \u201ckalojn\u00eb m\u00eb pak koh\u00eb duke u shqet\u00ebsuar p\u00ebr Putinin\u201d dhe t\u00eb fokusohen m\u00eb shum\u00eb te \u201cbandat e p\u00ebrdhunuesve emigrant\u00eb, bos\u00ebt e drog\u00ebs, vras\u00ebsit dhe njer\u00ebzit nga institucionet e sh\u00ebndetit mendor q\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb vendin ton\u00eb \u2013 n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb mos p\u00ebrfundojm\u00eb si Evropa!\u201d<\/p>\n<p>Nga ana e tij, Zelensky e karakterizoi Putinin si \u201cnj\u00eb vras\u00ebs\u201d, t\u00eb cilit nuk mund t\u2019i besohet p\u00ebr ta respektuar nj\u00eb marr\u00ebveshje arm\u00ebpushimi pa garanci t\u00eb forta sigurie nga Shtetet e Bashkuara, t\u00eb cilat Uashingtoni ende nuk i ka dh\u00ebn\u00eb. Presidenti ukrainas ka deklaruar se ende beson se marr\u00ebdh\u00ebnia dypal\u00ebshe mund t\u00eb shp\u00ebtohet, pavar\u00ebsisht se p\u00ebrplasja duket se ka prishur p\u00ebr momentin nj\u00eb marr\u00ebveshje mes Kievit dhe Uashingtonit p\u00ebr mineralet e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb Ukrain\u00ebs dhe rind\u00ebrtimin pas luft\u00ebs. Disa nga vendimmarr\u00ebsit kryesor\u00eb n\u00eb an\u00ebn evropiane t\u00eb Atlantikut kan\u00eb th\u00ebn\u00eb se kjo duhet t\u00eb ndodh\u00eb shpejt. Sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i NATO-s, Rutte, tha se i kishte sugjeruar Zelenskyt q\u00eb t\u00eb riparonte marr\u00ebdh\u00ebnien me Trump-in.<\/p>\n<p>Zelensky u duk se po i afrohej pranimit t\u00eb k\u00ebsaj k\u00ebshille, duke th\u00ebn\u00eb m\u00eb von\u00eb n\u00eb adresimin e tij t\u00eb p\u00ebrnatsh\u00ebm me video: \u201cSigurisht, ne e kuptojm\u00eb r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e Amerik\u00ebs dhe jemi mir\u00ebnjoh\u00ebs p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb mb\u00ebshtetjen q\u00eb kemi marr\u00eb nga Shtetet e Bashkuara\u201d.<\/p>\n<p>\u201cNuk ka kaluar asnj\u00eb dit\u00eb pa ndier mir\u00ebnjohje. Sepse kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mir\u00ebnjohje p\u00ebr ruajtjen e pavar\u00ebsis\u00eb son\u00eb: Q\u00ebndrueshm\u00ebria jon\u00eb n\u00eb Ukrain\u00eb bazohet n\u00eb at\u00eb q\u00eb b\u00ebjn\u00eb partner\u00ebt tan\u00eb p\u00ebr ne dhe p\u00ebr sigurin\u00eb e tyre\u201d, shtoi ai.<\/p>\n<p>\u201cDo t\u00eb ket\u00eb diplomaci p\u00ebr paqen. Dhe do t\u00eb ndodh\u00eb p\u00ebr hir t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb neve q\u00eb q\u00ebndrojm\u00eb bashk\u00eb \u2013 Ukraina, e gjith\u00eb Evropa dhe mbi t\u00eb gjitha Amerika\u201d, shtoi ai.<\/p>\n<p>Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, e cila g\u00ebzon marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb mira me Trumpin, tha se shpresonte q\u00eb vendi i saj t\u00eb ishte \u201cnj\u00eb ur\u00eb\u201d p\u00ebr t\u00eb rregulluar marr\u00ebdh\u00ebniet Kiev-Uashington p\u00ebrpara samitit t\u00eb Londr\u00ebs, duke shtuar se ishte \u201cshum\u00eb, shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme\u201d t\u00eb shmangej nj\u00eb p\u00ebr\u00e7arje n\u00eb koalicionin per\u00ebndimor.<\/p>\n<p>P\u00ebrtej Ukrain\u00ebs, Evropa \u00ebsht\u00eb e shqet\u00ebsuar p\u00ebr t\u00eb ardhmen e mbrojtjes evropiane n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi, me Trumpin q\u00eb e ka cil\u00ebsuar vazhdimisht aleanc\u00ebn e NATO-s si nj\u00eb barr\u00eb t\u00eb tep\u00ebrt p\u00ebr Shtetet e Bashkuara, nd\u00ebrsa ka k\u00ebrkuar q\u00eb an\u00ebtar\u00ebt e saj t\u00eb rrisin ndjesh\u00ebm shpenzimet ushtarake.<\/p>\n<p>Por, p\u00ebrve\u00e7 rritjes s\u00eb shpenzimeve ushtarake ose p\u00ebrdorimit t\u00eb fitimeve nga asetet e ngrira ruse, \u00e7far\u00eb mund t\u00eb b\u00ebjn\u00eb vendet evropiane p\u00ebr t\u00eb forcuar mbrojtjen e tyre, q\u00eb ekspert\u00ebt e p\u00ebrshkruajn\u00eb si t\u00eb pamjaftueshme pa mb\u00ebshtetjen e SHBA-s\u00eb? Duke folur p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb n\u00eb Lond\u00ebr, eksperti i Rusis\u00eb, Edward Lucas, detajoi planet p\u00ebr nj\u00eb \u201cbank\u00eb t\u00eb riarmatimit\u201d q\u00eb tashm\u00eb ka marr\u00eb mb\u00ebshtetje publike nga zyrtar\u00eb si kancelarja britanike, Rachel Reeves.<\/p>\n<p>Lucas tha se nj\u00eb bank\u00eb e till\u00eb do t\u00eb modelohej sipas Bank\u00ebs Evropiane p\u00ebr Rind\u00ebrtim dhe Zhvillim (BERZH), nj\u00eb institucion i financuar me kontribute kapitale nga shtetet an\u00ebtare, fillimisht p\u00ebr ta mb\u00ebshtetur nd\u00ebrtimin e infrastruktur\u00ebs n\u00eb Evrop\u00ebn Qendrore dhe Lindore dhe kalimin e saj n\u00eb kapitalizmin e tregut n\u00eb vitet 1990.<\/p>\n<p>\u201cDuhet t\u2019i tregojm\u00eb Donald Trumpit se Evropa e ka seriozisht, dhe kjo \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr at\u00eb q\u00eb ka mbetur nga kohezioni i aleanc\u00ebs. Duhet t\u2019i tregojm\u00eb Putinit se jemi serioz\u00eb, dhe kjo \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr parandalimin. Dhe duhet t\u2019u tregojm\u00eb ukrainasve se e kemi seriozisht n\u00eb mb\u00ebshtetjen ton\u00eb p\u00ebr ta, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb mbajn\u00eb moralin lart\u201d, tha Lucas.\/ REL<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/03\/03\/analiza-europa-tenton-te-ktheje-vemendjen-per-ukrainen\/\">Analiza: Europa tenton t\u00eb kthej\u00eb v\u00ebmendjen p\u00ebr Ukrain\u00ebn<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb politik\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare, java e kaluar u mbyll me nj\u00eb samit p\u00ebr Ukrain\u00ebn n\u00eb Lond\u00ebr, q\u00eb nxori n\u00eb pah dallimet mes Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs dhe aleateve t\u00eb saj evropiane p\u00ebr p\u00ebrfundimin e luft\u00ebs s\u00eb Rusis\u00eb kund\u00ebr Ukrain\u00ebs dhe p\u00ebr figur\u00ebn e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky. Nj\u00eb takim n\u00eb Zyr\u00ebn Ovale mes Zelenskyt dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-7901","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7901","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=7901"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7901\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=7901"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=7901"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=7901"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}