{"id":78992,"date":"2026-03-30T14:23:28","date_gmt":"2026-03-30T14:23:28","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/30\/kurti-paralajmeron-takime-me-opoziten-per-zgjedhjen-e-presidentit\/"},"modified":"2026-03-30T14:23:28","modified_gmt":"2026-03-30T14:23:28","slug":"kurti-paralajmeron-takime-me-opoziten-per-zgjedhjen-e-presidentit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/30\/kurti-paralajmeron-takime-me-opoziten-per-zgjedhjen-e-presidentit\/","title":{"rendered":"Kurti paralajm\u00ebron takime me opozit\u00ebn p\u00ebr zgjedhjen e presidentit"},"content":{"rendered":"<p>Kryeministri i Kosov\u00ebs, Albin Kurti, ka paralajm\u00ebruar se do t\u00eb ftoj\u00eb n\u00eb takime lider\u00ebt e partive opozitare, n\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb siguruar votat e nevojshme p\u00ebr zgjedhjen e presidentit t\u00eb ri t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Ai tha se deri m\u00eb tani nuk ka pasur koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb zhvilluar konsultime t\u00eb brendshme lidhur me k\u00ebto takime p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb vizite n\u00eb Paris t\u00eb Franc\u00ebs. Por, ai shtoi se ato do t\u00eb ndodhin s\u00eb shpejti.<\/p>\n<p>\u201cDo t\u00eb b\u00ebj ftesa p\u00ebr takime p\u00ebr kryetar\u00ebt e partive opozitare q\u00eb t\u00eb shohim se cilat jan\u00eb rrug\u00ebt q\u00eb ta arrijm\u00eb numrin prej s\u00eb paku 80 deputet\u00ebve\u201d, tha Kurti.<\/p>\n<p>Kurti tha se konsultimet e brendshme do t\u2019i zhvilloj\u00eb sot dhe nes\u00ebr e pastaj do t\u00eb vijn\u00eb ftesat p\u00ebr opozit\u00ebn.<\/p>\n<p>I pyetur se a do t\u00eb t\u00ebrhiqen kandidaturat e ministrit t\u00eb Jasht\u00ebm, Glauk Konjufc\u00ebs, dhe deputetes s\u00eb LVV-s\u00eb, Fatmire Koll\u00e7akut, p\u00ebr postin e presidentit, Kurti tha se \u201cdo t\u00eb shihet se \u00e7ka \u00ebsht\u00eb e mundur ligj\u00ebrisht\u201d.<\/p>\n<p>Sipas tij, p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb i sigurt procesi i zgjedhjes s\u00eb presidentit, nevojitet nj\u00eb mb\u00ebshtetje edhe m\u00eb e gjer\u00eb n\u00eb Kuvend.<\/p>\n<p>\u201cDuhet t\u00eb jemi rreth 85 q\u00eb t\u00eb jemi t\u00eb sigurt q\u00eb ta zgjedhim presidentin aty dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb do t\u00eb b\u00ebj edhe ftesa dhe do t\u00eb zhvilloj edhe takime\u201d, theksoi ai.<\/p>\n<p>Kurti nuk dha detaje se \u00e7far\u00eb ofertash konkrete mund t\u00eb paraqiten n\u00eb k\u00ebto takime, duke shtuar se kjo do t\u00eb b\u00ebhet e ditur vet\u00ebm pasi t\u00eb zhvillohen ato.<\/p>\n<p>Deklaratat e Kurtit vijn\u00eb n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur procesi p\u00ebr zgjedhjen e presidentit \u00ebsht\u00eb futur n\u00eb nj\u00eb afat t\u00eb p\u00ebrcaktuar nga Gjykata Kushtetuese.<\/p>\n<p>LVV shpreson n\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje p\u00ebr presidentin<\/p>\n<p>Lidhur me \u00e7\u00ebshtjen e presidentit, kryetarja e Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs, Albulena Haxhiu, nga radh\u00ebt e L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje tha se sapo t\u00eb krijohen kushtet do t\u00eb vazhdohet seanca p\u00ebr presidentin, e nisur m\u00eb 5 mars.<\/p>\n<p>\u201cSi\u00e7 u njoftova, kryeministri Kurti sot ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb qart\u00eb se do t\u00eb vazhdoj\u00eb me ftesat p\u00ebr grupet parlamentare, prandaj uroj q\u00eb k\u00ebto diskutime, takime t\u00eb \u00e7ojn\u00eb deri te nj\u00eb zgjidhje p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e presidentit. \u00cbsht\u00eb shum\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb vendi t\u00eb mos shkoj\u00eb n\u00eb zgjedhje\u201d, tha ajo gjat\u00eb nj\u00eb konference p\u00ebr media teksa po mbahej mbledhja e kryesis\u00eb s\u00eb Kuvendit.<\/p>\n<p>E pyetur se \u00e7far\u00eb ndodh me 30 n\u00ebnshkrimet p\u00ebr kandidat\u00ebt p\u00ebr president n\u00ebse ndonj\u00ebri nga dy kandidat\u00ebt largohet nga gara, Haxhiu tha se n\u00ebse ka vullnet gjendet zgjidhje.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb raport me situat\u00ebn aktuale, \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb vullneti. Rruga p\u00ebr t\u00eb arritur te zgjidhja sapo t\u00eb ket\u00eb vullnet gjendet. N\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, as Kushtetuta, as ndonj\u00eb ligj, as Rregullorja e Kuvendit nuk parasheh situata t\u00eb ndalimit t\u00eb t\u00ebrheqjes ose t\u00eb kandidatit ose t\u00eb n\u00ebnshkrimeve ose \u00e7far\u00eb n\u00ebse shtohet edhe nj\u00eb. Ju e dini m\u00eb s\u00eb shumti kat\u00ebr kandidat\u00eb mund t\u00eb jen\u00eb\u201d, theksoi ajo.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, shefja e Grupit Parlamentar e LVV-s\u00eb, Arb\u00ebrie Nagavci, tha se shpreson q\u00eb t\u00eb arrihet nj\u00eb marr\u00ebveshje p\u00ebr zgjidhjen e \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb presidentit.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e presidentit, Kurti ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur se do t\u00eb vazhdoj\u00eb diskutimet me krer\u00ebt e partive opozitare, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast me t\u00eb PDK-s\u00eb dhe LDK-s\u00eb. Ne presim q\u00eb t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje dhe t\u00eb arrijm\u00eb t\u00eb zgjedhim presidentin, duke pasur parasysh q\u00eb jan\u00eb t\u00eb panevojshme dhe t\u00eb padrejta edhe nj\u00eb pal\u00eb zgjedhje t\u00eb reja\u201d, tha ajo p\u00ebr mediat.<\/p>\n<p>Nagavci tha se beson q\u00eb shpejt do t\u00eb organizohen takime p\u00ebr presidnetin, por kur u pyet p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e mund\u00ebsis\u00eb s\u00eb t\u00ebrheqjes s\u00eb n\u00ebnshkrimeve p\u00ebr dy kandidat\u00ebt, ajo tha se jan\u00eb edhe 44 deputet\u00eb q\u00eb nuk kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb n\u00ebnshkrimet.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse nevojitet nj\u00eb rrug\u00eb tjet\u00ebr n\u00eb raport me nj\u00eb konsensus q\u00eb mund t\u00eb arrihet n\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tem\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb shqyrtohet pas propozimeve apo diskutimeve konkrete q\u00eb mund t\u00eb kemi n\u00eb k\u00ebt\u00eb tem\u00eb\u201d, theksoi ajo.<\/p>\n<p>Opozita faj\u00ebson LVV-n\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e presidentit<\/p>\n<p>Partit\u00eb opozitare b\u00ebn\u00eb fajtore LVV-n\u00eb n\u00eb pushtet p\u00ebr moszgjedhjen e presidentit.<\/p>\n<p>Vlora \u00c7itaku, n\u00ebnkryetare e Kuvendit nga radh\u00ebt e PDK-s\u00eb, u tha gazetar\u00ebve se deri m\u00eb tani nuk kan\u00eb pranuar ndonj\u00eb ftes\u00eb p\u00ebr takim nga Kurti.<\/p>\n<p>Ajo nuk pranoi t\u00eb fliste \u201cn\u00eb m\u00ebnyr\u00eb hipotetike\u201d n\u00ebse PDK-ja do t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb takim t\u00eb Kurtit dhe n\u00ebse do t\u00eb paraqes\u00eb ndonj\u00eb em\u00ebr p\u00ebr president.<\/p>\n<p>\u201cJu e dini q\u00eb Kosova \u00ebsht\u00eb pa institucione t\u00eb kosoliduara dhe pa president, jo p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb dit\u00ebve dhe afateve kohore por p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb vullnetit politik nga L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje. Nuk kemi pranuar asnj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb. Do ta shohim edhe form\u00ebn edhe p\u00ebrmbajtjen dhe pastaj do t\u00eb reagojm\u00eb\u201d, tha ajo.<\/p>\n<p>Shefja e Grupit Parlamentar t\u00eb Lidhjes Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs, Jehona Lushaku-Sadriu, tha se partia e saj do t\u00eb jap\u00eb maksimumin q\u00eb t\u00eb arrihet nj\u00eb zgjidhje p\u00ebr presidentin.<\/p>\n<p>Por, ajo tha se kund\u00ebrshton q\u00eb nj\u00eb parti t\u00eb imponoj\u00eb nj\u00eb em\u00ebr nga partia e saj, duke shtuar se k\u00ebshtu do t\u00eb \u201ckapeshin\u201d t\u00eb gjitha institucionet kryesore t\u00eb shtetit.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb tep\u00ebr e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb Kosov\u00ebs t\u2019i jepen institucione funksionale dhe t\u00eb mos cenohet p\u00ebr asnj\u00eb \u00e7ast funksionaliteti i shtetit. Ne do t\u00eb japim kontributin ton\u00eb p\u00ebr aq sa \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsia jon\u00eb. Por, nuk duhet harruar q\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsia kryesore e bart partia m\u00eb e madhe q\u00eb ka numrin m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb deputet\u00ebve. N\u00ebse vullneti i tyre \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb zgjidhje, do t\u00eb kemi. N\u00ebse jo, Kosova do t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb zgjedhje\u201d, theksoi ajo.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, shefi i Grupit Parlamentar t\u00eb Aleanc\u00ebs p\u00ebr Ardhm\u00ebrin\u00eb e Kosov\u00ebs, Besnik Tahiri, tha se \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi e Kurtit q\u00eb t\u2019i jap\u00eb shtetit nj\u00eb president.<\/p>\n<p>\u201cNe mendojm\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsia e drejtp\u00ebrdrejt e kryeministrit Kurti me 66 vota, at\u00ebher\u00eb edhe tash, t\u2019i jap\u00eb Kosov\u00ebs presidenti\u201d, tha ai, duke shtuar se p\u00ebr t\u2019u arritur 80 votat e nevojshme p\u00ebr presidentin duhet nj\u00eb marr\u00ebveshje politike.<\/p>\n<p>Ai u shpreh skeptik se paralajm\u00ebrimet e Kurtit p\u00ebr takime p\u00ebr presidentin do t\u00eb prodhojn\u00eb ndonj\u00eb rezultat.<\/p>\n<p>\u201cJu e shini vet\u00eb, kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb metod\u00eb pune, nj\u00eb procedur\u00eb standarde q\u00eb ky formacion politik q\u00eb e udh\u00ebheq Kosov\u00ebn, t\u2019i zvarris\u00eb pun\u00ebt dhe n\u00eb fund t\u00eb vij\u00eb, t\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00eb proces kinse po diskutojm\u00eb p\u00ebr nj\u00eb president unifikues. Prap\u00eb do t\u00eb ndodh\u00eb e nj\u00ebjta, prap\u00eb do t\u00eb shkoj\u00eb avazi i nj\u00ebjt\u00eb\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>M\u00eb 25 mars, Kushtetuesja vendosi se deputet\u00ebt kan\u00eb edhe 34 dit\u00eb koh\u00eb p\u00ebr ta zgjedhur presidentin e ri, p\u00ebrkat\u00ebsisht deri m\u00eb 28 prill. N\u00ebse kjo nuk ndodh, vendi shkon automatikisht n\u00eb zgjedhje t\u00eb reja.<\/p>\n<p>Takime t\u00eb tilla mes Kurtit dhe opozit\u00ebs jan\u00eb paralajm\u00ebruar edhe para seanc\u00ebs s\u00eb 5 marsit, kur Kuvendi d\u00ebshtoi ta zgjedh\u00eb presidentin p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb kuorumit. Madje, kryeministri kishte d\u00ebrguar ftesa p\u00ebr takim edhe gjat\u00eb koh\u00ebs kur \u00e7\u00ebshtja ishte n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, lider\u00ebt e partive opozitare kishin refuzuar t\u00eb takoheshin n\u00eb at\u00eb faz\u00eb, duke theksuar se preferonin t\u00eb prisnin vendimin e Kushtetueses p\u00ebrpara se t\u00eb hynin n\u00eb bisedime politike.<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtja p\u00ebrfundoi n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese pasi presidentja Vjosa Osmani kishte dekretuar shp\u00ebrndarjen e Kuvendit m\u00eb 6 mars, nj\u00eb dit\u00eb pas d\u00ebshtimit t\u00eb zgjedhjes s\u00eb presidentit. Gjykata vler\u00ebsoi se ky dekret nuk ka prodhuar efekt juridik.<\/p>\n<p>Aktualisht, L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje nuk i ka votat e mjaftueshme p\u00ebr ta zgjedhur e vetme presidentin. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb proces nevojiten t\u00eb pakt\u00ebn 80 deputet\u00eb t\u00eb pranish\u00ebm n\u00eb sall\u00eb dhe dy t\u00eb tretat e votave n\u00eb dy rundet e para, nd\u00ebrsa n\u00eb rundin e tret\u00eb k\u00ebrkohen 61 vota.<\/p>\n<p>Partit\u00eb opozitare kan\u00eb theksuar se p\u00ebrgjegj\u00ebsia kryesore p\u00ebr sigurimin e shumic\u00ebs bie mbi partin\u00eb n\u00eb pushtet, nd\u00ebrsa kan\u00eb k\u00ebrkuar marr\u00ebveshje politike p\u00ebr tejkalimin e situat\u00ebs.<\/p>\n<p>Zgjedhja e presidentit duhet t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb jo m\u00eb von\u00eb se 30 dit\u00eb para p\u00ebrfundimit t\u00eb mandatit t\u00eb presidentes aktuale, Vjosa Osmani, e cila p\u00ebrmbyll mandatin e saj m\u00eb 5 prill.<\/p>\n<p>Vet\u00eb Osmani e synonte edhe nj\u00eb mandat t\u00eb dyt\u00eb, mir\u00ebpo ajo nuk g\u00ebzoi mb\u00ebshtetjen e partive.<\/p>\n<p>P\u00ebr partin\u00eb n\u00eb pushtet, ajo nuk i kishte votat e nevojshme, nd\u00ebrsa p\u00ebr partit\u00eb e tjera ajo nuk e ka personifikuar unitetin e nevojsh\u00ebm q\u00eb i duhet figur\u00ebs s\u00eb presidentit.<\/p>\n<p>N\u00ebse pal\u00ebt nuk arrijn\u00eb marr\u00ebveshje brenda afatit t\u00eb caktuar, Kosova rrezikon t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb nj\u00eb cik\u00ebl t\u00eb ri zgjedhjesh, vet\u00ebm pak koh\u00eb pas p\u00ebrfundimit t\u00eb atyre t\u00eb fundit. \/REL<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/03\/30\/kurti-paralajmeron-takime-me-opoziten-per-zgjedhjen-e-presidentit-2\/\">Kurti paralajm\u00ebron takime me opozit\u00ebn p\u00ebr zgjedhjen e presidentit<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryeministri i Kosov\u00ebs, Albin Kurti, ka paralajm\u00ebruar se do t\u00eb ftoj\u00eb n\u00eb takime lider\u00ebt e partive opozitare, n\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb siguruar votat e nevojshme p\u00ebr zgjedhjen e presidentit t\u00eb ri t\u00eb vendit. Ai tha se deri m\u00eb tani nuk ka pasur koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb zhvilluar konsultime t\u00eb brendshme lidhur me k\u00ebto takime p\u00ebr shkak [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-78992","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78992","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=78992"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78992\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=78992"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=78992"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=78992"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}