{"id":78982,"date":"2026-03-30T14:48:12","date_gmt":"2026-03-30T14:48:12","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/30\/per-fiqiri-palin-permbyset-tenderi-beu-i-belshit-dhe-kpp-i-japin-160-mln-leke-te-denuarit-per-korrupsion\/"},"modified":"2026-03-30T14:48:12","modified_gmt":"2026-03-30T14:48:12","slug":"per-fiqiri-palin-permbyset-tenderi-beu-i-belshit-dhe-kpp-i-japin-160-mln-leke-te-denuarit-per-korrupsion","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/30\/per-fiqiri-palin-permbyset-tenderi-beu-i-belshit-dhe-kpp-i-japin-160-mln-leke-te-denuarit-per-korrupsion\/","title":{"rendered":"P\u00ebr Fiqiri Palin p\u00ebrmbyset tenderi\/ \u201cBeu\u201d i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lek\u00eb t\u00eb d\u00ebnuarit p\u00ebr korrupsion \u2013"},"content":{"rendered":"<div>\n<div class=\"jeg_video_container jeg_video_content\"><\/div>\n<p>Biznesmeni Fiqiri Pali u gjet me makin\u00ebn plot me lek\u00eb dhe valuta duke bler\u00eb vota p\u00ebr PS-n\u00eb n\u00eb Maqellar\u00eb t\u00eb Dibr\u00ebs, m\u00eb 9 maj t\u00eb vitit t\u00eb kaluar.<\/p>\n<p>Pas bllokimit t\u00eb mjetit Mercedes MayBach me targ\u00eb AC 009 EP, Policia ia kaloi emrin e tij SPAK-ut. Qysh at\u00ebher\u00eb nuk kemi d\u00ebgjuar m\u00eb p\u00ebr dosjen e Palit.<\/p>\n<p>Por pyetja na mbeti si gozhd\u00eb: \u00c7far\u00eb interesi kishte biznesmeni t\u00eb merrej me veprime t\u00eb tilla?<\/p>\n<p>Fiqiri Pali nga Dibra, me selin\u00eb e biznesit n\u00eb Kam\u00ebz \u00ebsht\u00eb themelues i kompanis\u00eb \u201cSireta 2F\u201d shpk.<\/p>\n\n<p>Ai \u00ebsht\u00eb \u201cujk\u201d i tenderave. I d\u00ebnuar m\u00eb her\u00ebt nga gjykata pjes\u00eb e nj\u00eb nj\u00eb dosje prokurimi, Pali mbetet operatori veteran i sektorit m\u00eb t\u00eb koruptuar.<\/p>\n<p>Pak para zgjedhjeve t\u00eb vitit t\u00eb kaluar kompania e tij ishte d\u00ebnuar nga Agjencia e Prokurimit Publik me p\u00ebrjashtim nga tenderat p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb 1 vit e gjysm\u00eb.<\/p>\n\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb dokumenti me vendimin e APP p\u00ebr kompanin\u00eb \u201cSireta 2F\u201d. \u201cOperatori ekonomik \u201cSireta 2F\u201d shpk p\u00ebrjashtohet \u2013 1 vit e 5 muaj e 2 dit\u00eb\u201d, shkruhet n\u00eb vendimin e e APP, t\u00eb publikuar m\u00eb 10 mars 2025. D\u00ebnimi p\u00ebrfshin periudh\u00ebn duke filluar nga data 3 mars 2025 deri n\u00eb 5 gusht 2026. Kompania ishte kapur n\u00eb mashtrim me t\u00eb dh\u00ebnat e tender\u00ebve.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb shmangur d\u00ebnimin dhe p\u00ebr t\u00eb vazhduar pun\u00ebn\u00a0 me tenderat, Pali krijon me nxitim nj\u00eb kompani tjet\u00ebr. \u201cEMEA CONSTRUCTION\u201d shpk u regjistrua n\u00eb Qendr\u00ebn Komb\u00ebtare t\u00eb Biznesit m\u00eb 25 Qershor 2025.<\/p>\n\n<p>P\u00ebr t\u00eb hutuar Tatimor\u00ebt, pas dy muajsh, Fiqiri Pali do t\u2019ia ndryshonte disi emrin kompanis\u00eb, duke i shtuar nj\u00eb viz\u00eb: Nga \u201cEMEA CONSTRUCTION\u201d u b\u00eb \u201cEM-EA CONSTRUCTION\u201d. Ndryshime edhe n\u00eb objektin e veprimtaris\u00eb, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb t\u2019i p\u00ebrshtatej ternderave q\u00eb synonte.<\/p>\n<p>Por Tatimet i ishin qepur nga pas. M\u00eb 30 dhjetor 2025, P\u00ebrmbarimi i bllokon kompanin\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb detyrimeve t\u00eb papaguara.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, k\u00ebmb\u00ebngulja e Fiqiri Palit do t\u00eb sillte rezultate. Me k\u00ebt\u00eb kompani t\u00eb re do t\u00eb merrte nj\u00eb tender t\u00eb dyshimt\u00eb. Dokumentet jan\u00eb firmosur nga \u201cBeu Belshit\u2019 si\u00e7 e quajn\u00eb shum\u00eb qytetar\u00eb kryetarin me shum\u00eb mandate t\u00eb Bashkis\u00eb Belsh, Arif Tafani.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb projekt q\u00eb u mbivendoset dy t\u00eb tjer\u00ebve, t\u00eb kryer n\u00eb k\u00ebt\u00eb zon\u00eb nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH). Para dy vjet\u00ebsh p\u00ebrfundoi projekti \u201cDumrea Eco Park\u201d n\u00eb Belsh me parat\u00eb e FSHZH. Nj\u00eb struktur\u00eb hoteliere me 9 kioska druri me pamje nga liqeni i Marin\u00ebs, nj\u00eb nga 84 liqenet karstik\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebto kioska t\u00eb vendosura n\u00eb 2024, u quajt\u00ebn \u201cDumrea Eco Park\u201d.\u00a0 Nd\u00ebrsa n\u00eb gusht 2025, FSHZH zhvilloi nj\u00eb tender p\u00ebr zbatimin e projektit p\u00ebr 8 zip-line mbi liqene, pyje e qytete, si dhe t\u00eb disa shtigjesh kalimi. Pjes\u00eb e projektit me vler\u00eb 1.66 milion\u00eb euro ishte edhe Belshi.<\/p>\n<p>Me gjat\u00ebsi 724 metra, do t\u00eb jet\u00eb zip line mbi liqenin e Belshit, dhe do t\u00eb jet\u00eb vet\u00ebm 13.6 metra mbi nivelin e tok\u00ebs. Vijon udh\u00ebtimi mbi kavo me gjat\u00ebsi 644 metra nga Eco-Park Dumrea n\u00eb Belsh, q\u00eb p\u00ebrfundon n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb liqenit t\u00eb Greganit.<\/p>\n\n<p>Koha kaloi dhe zip-linet nuk po nd\u00ebrtohen akoma. Meqen\u00ebse turist\u00ebt nuk po vijn\u00eb nga ajri, duke rr\u00ebshqitur me kavo, thirret n\u00eb ndihm\u00eb \u201cBeu\u201d t\u00eb hap\u00eb nj\u00eb shteg.<\/p>\n<p>B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr tenderin e Bashkis\u00eb Belsh me objekt \u00a0\u201cKrijimi i shtegut turistik \u201cLiqeni i Deg\u00ebs \u2013 Liqeni i \u00c7estijes \u2013 Liqeni Merhoj\u00ebs dhe Kompleksi Dumrea Eco Park n\u00eb Marin\u00ebz\u201d. Fondi Limit\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 i caktuar p\u00ebr projektin \u00ebsht\u00eb mbi 161 milion\u00eb lek\u00eb. Jan\u00eb parat\u00eb e bashkis\u00eb dhe t\u00eb FSHZH.<\/p>\n\n<p>N\u00eb tenderin e mbajtur m\u00eb 9 janar 2026 mor\u00ebn pjes\u00eb 16 operator\u00eb ekonomik\u00eb, ku 9 prej tyre u skualifkuan menj\u00ebher\u00eb.<\/p>\n<p>Mes tyre ishin edhe ofertat m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta se sa ajo fituese. Si\u00e7 mund t\u00eb shihet ne k\u00ebt\u00eb dokument, propozimet e disa kompanive jan\u00eb deri n\u00eb 10 milion\u00eb lek\u00eb m\u00eb t\u00eb lira.<\/p>\n<p>\u201cBeu\u201d e ka pasur t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u2019ia jap\u00eb menj\u00ebher\u00eb kontrat\u00ebn Fiqiri Palit. Jo vet\u00ebm q\u00eb kishin shfaqur interes disa kompani nga Elbasani me lidhje t\u00eb forta politike, por Fiqiri Pali nuk plot\u00ebsonte asnj\u00eb kriter t\u00eb tenderit. Kompania e tij e re nuk kishte pun\u00eb t\u00eb ngjashme n\u00eb portofol, po ashtu i mungojn\u00eb bilancet.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, m\u00eb 30 janar 2026, kryetari bashkis\u00eb vendosi t\u2019ia jap\u00eb tenderin firm\u00ebs \u201cV\u00ebllez\u00ebrit Hysa\u201d shpk.<\/p>\n<p>Edhe k\u00ebshtu, tenderi ishte me shkelje, prandaj Open Data Albania e ka val\u00ebvitur nj\u00eb \u201cFlamur t\u00eb kuq\u201d, duke alarmuar p\u00ebr riskun e korrupsionit.<\/p>\n<p>K\u00ebtu nis pjesa e dyt\u00eb e planit p\u00ebr marrjen e tenderit. Tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb e metod\u00eb pune, q\u00eb kryebashkiak\u00ebt dhe drejtor\u00ebt kur ndjejn\u00eb rrezik, e ndajn\u00eb me Komisionin e Prokurimit Publik (KPP) vendimmarrjen mbi prokurimet. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb shmanget p\u00ebrgj\u00ebgj\u00ebsia direkte ligjore.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, Fiqiri Pali i b\u00ebn magji KPP-s\u00eb. N\u00eb dat\u00ebn 9 shkurt 2026, kompania e Palit ankimoi vendimin e bashkis\u00eb duke k\u00ebrkuar shfuqizimin e vendimit p\u00ebr skualifikimin.<\/p>\n\n<p>Me nj\u00eb shpejt\u00ebsi t\u00eb jasht\u00ebzakonshme, brenda nj\u00eb jave, KPP vendos ta pezulloj\u00eb tenderin dhe urdh\u00ebron bashkin\u00eb \u201ct\u00eb rivler\u00ebsoj\u00eb\u201d ofert\u00ebn e kompanis\u00eb \u201cEM-EA Construction\u201d shpk.<\/p>\n<p>Pa e zgjatur shum\u00eb, \u201cBeu\u201d i Belshit e kthen p\u00ebrmbys vendimin dhe ia jep fitoren kompanis\u00eb s\u00eb Fiqiri Palit. Pasi n\u00ebnkryetari i KPP, Fiorent Zguro, bindet se Pali \u00ebsht\u00eb \u201crivler\u00ebsuar\u201d, m\u00eb 2 mars 2026, jep drit\u00ebn jeshile q\u00eb tenderi t\u00eb vijoj\u00eb me hapat e tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe m\u00eb 24 mars 2026, Arif Tafani ka njoftuar Fiqiri Palin q\u00eb t\u00eb paraqitet p\u00ebr t\u00eb n\u00ebshkruar kontrat\u00ebn p\u00ebr hapjen e \u201cshtegut turistik\u201d.<\/p>\n<p>Fiqiri Pali njihet p\u00ebr faktin q\u00eb \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar m\u00eb par\u00eb p\u00ebr ryshfet dhe falsifikim dokumentesh. Pali u arrestua dhe u d\u00ebnua n\u00eb vitin 2008, si pjes\u00eb e nj\u00eb skeme korrupsioni, ku vidheshin parat\u00eb publike me tender\u00eb abuziv\u00eb. Skema funksiononte me disa institucione, por policia dhe prokuroria dokumentoi nj\u00eb afer\u00eb me Ministrin\u00eb e Pun\u00ebs dhe Shanseve t\u00eb Barabarta. Fiqiri Pali, n\u00eb bashk\u00ebpunim me Llambi Tarka, u akuzuan n\u00eb at\u00eb koh\u00eb se korruptuan zyrtarin e lart\u00eb t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Pun\u00ebs dhe Shanseve t\u00eb Barabarta, Spartak Gjini. Ata paracaktuan tenderin e rikonstruksionit t\u00eb ministris\u00eb duke ndar\u00eb fitimet bashk\u00eb.<\/p>\n<p>Pali u d\u00ebnua n\u00eb 2 maj t\u00eb vitit 2008. D\u00ebnimi i tij \u00ebsht\u00eb konfirmuar nga Gjykata e Apelit dhe m\u00eb pas nga Gjykata e Lart\u00eb. 12 dit\u00eb m\u00eb pas Pali \u201cshiti\u201d aksionet tek e shoqja, p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar kompanin\u00eb nga balta.<\/p>\n<p>Por k\u00ebta biznesmen\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb t\u00eb privilegjuar nga krybashkiak\u00ebt dhe ministrat sepse ndajn\u00eb bashk\u00eb parat\u00eb e korrupsionit. M\u00eb 25 mars 2023, para fushat\u00ebs s\u00eb zgjedhjeve, kryebashkiaku Erion Veliaj i dha nj\u052f tender 2.2 miliard\u00eb lek\u00eb Fiqiri Palit. Q\u00ebllimi e justifikonte mjetin edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast! Korrupsioni me paran\u00eb publike ushqen vjedhjen e votave p\u00ebr pushtetin dhe vazhdon marr\u00ebdh\u00ebnia.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, an\u00ebtar\u00ebt e KPP p\u00ebr Fiqiri Palin nuk pyesin p\u00ebr ligin, megjith\u00ebse ky \u00ebsht\u00eb i d\u00ebnuar penalisht p\u00ebr korrupsion. Po ashtu, Pali rezulton i p\u00ebrjashtuar nga tenderat me vendim t\u00eb APP deri n\u00eb gusht 2026.<\/p>\n<p>Me sa duket Fiorent Zguro po nxiton t\u00eb shoq\u00ebroj\u00eb kolegun e tij Jonaid Myzyri, q\u00eb u shkarkua nga SPAK.<\/p>\n<p><strong>gijotina.com\/<\/strong><\/p>\n<p><!-- CONTENT END 2 --><\/p>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Biznesmeni Fiqiri Pali u gjet me makin\u00ebn plot me lek\u00eb dhe valuta duke bler\u00eb vota p\u00ebr PS-n\u00eb n\u00eb Maqellar\u00eb t\u00eb Dibr\u00ebs, m\u00eb 9 maj t\u00eb vitit t\u00eb kaluar. Pas bllokimit t\u00eb mjetit Mercedes MayBach me targ\u00eb AC 009 EP, Policia ia kaloi emrin e tij SPAK-ut. Qysh at\u00ebher\u00eb nuk kemi d\u00ebgjuar m\u00eb p\u00ebr dosjen e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-78982","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78982","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=78982"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78982\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=78982"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=78982"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=78982"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}