{"id":78967,"date":"2026-03-30T12:48:32","date_gmt":"2026-03-30T12:48:32","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/30\/indrit-vokshi-pd-ja-si-firme-piramidale\/"},"modified":"2026-03-30T12:48:32","modified_gmt":"2026-03-30T12:48:32","slug":"indrit-vokshi-pd-ja-si-firme-piramidale","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/30\/indrit-vokshi-pd-ja-si-firme-piramidale\/","title":{"rendered":"Indrit Vokshi: PD-ja, si Firm\u00eb Piramidale!"},"content":{"rendered":"<p>I madhi Sal\u00eb Berisha, paska p\u00ebrjashtuar nga PD disa njer\u00ebz!<\/p>\n<p>Ta sqaroj paraprakisht: Mua sm\u00eb ka p\u00ebrjashtuar kush, kam ikur vet\u00eb, si p\u00ebr distanc\u00eb higjenike, si p\u00ebr mosp\u00ebrputhje interesash. Krejt normale kjo. Sot n\u00ebse dua t\u00eb votoj, edhe pa e pasur emrin, kudo n\u00eb \u00e7do dege, shkoj dhe votoj, sepse ata m\u00eb njohin vete dhe ma japin flet\u00ebn edhe pa e pasur emrin. Mund tu shkoj n\u00eb \u00e7do mbledhje dhe thon\u00eb eja ulu tek rreshti i par\u00eb. Sepse thell\u00eb-thell\u00eb ata e din\u00eb se kush \u00ebsht\u00eb kush, ata si besojn\u00eb as vet\u00eb shum\u00eb akuza q\u00eb b\u00ebjn\u00eb apo mb\u00ebshtesin. E ky korrupsion moral i tyre, kjo munges\u00eb guximi, dhe fshehja e mendimeve dhe shqet\u00ebsimeve, ka p\u00ebr t\u2019i fundosur keq. Dua t\u00eb them nuk e kam personale ket\u00eb kritik\u00eb pasi ftes\u00ebn prej tyre e kam pasur kurdoher\u00eb. Thjesht nuk pranoj un\u00eb.<\/p>\n<p>Ve\u00e7 dua t\u00eb them di\u00e7ka mbi p\u00ebrjashtimet:<\/p>\n<p>P\u00ebrjashtimi nuk \u00ebsht\u00eb statistik\u00eb, a p\u00ebrjashtove 3 apo 4, a p\u00ebrjashtove 20 apo 35. P\u00ebrjashtimi \u00ebsht\u00eb mesazh. Dhe \u00ebsht\u00eb mesazh krejt i fort\u00eb dhe thell\u00ebsisht negativ dhe rr\u00ebnues p\u00ebr organizat\u00ebn. P\u00ebrjashtimi iu thot\u00eb njer\u00ebzve se nuk jeni t\u00eb sigurt, se investimi dhe angazhimi juaj \u00ebsht\u00eb Firm\u00eb Piramidale; ke investuar prej vitesh por nj\u00eb dit\u00eb zgjohesh dhe merr vesh se aksionet e tua nuk jan\u00eb m\u00eb, se bordi nuk t\u2019i njeh aksionet. Kjo \u00ebsht\u00eb firma politike piramidale. Ka ket\u00eb lloj pasigurie.<\/p>\n<p>Ky lloj mesazhi rr\u00ebnon, largon, pakson dhe \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u2019i rimbledh\u00ebsh njer\u00ebzit. Tjetri, dikush pa histori t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb parti, mendon; kur ua zeruan aksionet atyre q\u00eb kan\u00eb punuar prej vitesh p\u00ebr at\u00eb organizat\u00eb, ne t\u00eb tjer\u00ebve na e shkruajn\u00eb emrin me laps e na e fshijn\u00eb me gom\u00eb, dmth sna llogarit askush. At\u00ebher\u00eb pse t\u00eb investohemi aty?<\/p>\n<p>Qeverisja e Edi Ram\u00ebs \u00ebsht\u00eb n\u00eb dit\u00ebt kur ka m\u00eb pak legjitimitet publik e politik se kurr\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb. Nuk ka \u00e7far\u00eb i thot\u00eb m\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Nuk ka \u00e7far\u00eb i jep m\u00eb. Nuk ka me \u00e7far\u00eb argumentesh t\u00eb fitoj\u00eb superioritet n\u00eb debatin publik.<\/p>\n<p>E ti \u00e7far\u00eb b\u00ebn n\u00eb k\u00ebto kushte e p\u00ebrball\u00eb k\u00ebtij shansi? Jep mesazhin se je Firm\u00eb Piramidale.<\/p>\n<p>Tash p\u00ebr tash, shumica e asaj organizat\u00eb jan\u00eb ende n\u00ebn narkoz\u00eb. Ende ec\u00ebn akuza dhe justifikimi \u201cKy tradh\u00ebtar, ai i shitur\u201d. Por kur t\u00eb nis\u00eb tiu dal\u00eb pak nga pak narkoza, do ta kuptojn\u00eb \u00e7far\u00eb katastrofe kan\u00eb shkaktuar duke e pranuar dhun\u00ebn e udh\u00ebheqjes kund\u00ebr an\u00ebtar\u00ebve, mir\u00ebpo do t\u00eb jet\u00eb krejt von\u00eb. Zgjedhjet do tiu tregojn\u00eb se sa von\u00eb jan\u00eb.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb si puna e Nastradinit. Po vidhte Nastradini nj\u00eb dyqan, po sharronte drynin. E pyet\u00ebn Nastradin \u00e7far\u00eb po b\u00ebn? Po i bie violin\u00ebs. Cil\u00ebs violin\u00eb, se spo d\u00ebgjojm\u00eb muzik\u00eb? Hajt se ia d\u00ebgjoni nes\u00ebr muzik\u00ebn.<\/p>\n<p>Edhe k\u00ebta do tia d\u00ebgjojn\u00eb muzik\u00ebn pas 1 viti n\u00eb zgjedhje bashkiake. Aty do t\u00eb merret vesh se \u00e7far\u00eb avantazhi dhe favorizimi iu kan\u00eb b\u00ebr\u00eb partive t\u00eb tjera, duke mb\u00ebshtetur dhun\u00ebn e udh\u00ebheqjes kund\u00ebr an\u00ebtar\u00ebve, duke e p\u00ebrcorfuar at\u00eb dhun\u00eb me akuza e me sharje.<\/p>\n<p>Direkt nisin thon\u00eb: Merruni me qeverin\u00eb jo me opozit\u00ebn. E kan\u00eb m\u00ebsuar ket\u00eb refren. Dmth kush thot\u00eb mos u merr me ne, e ka llogaritur veten budall me t\u00eb meta, se ve\u00e7 p\u00ebr budallin thon\u00eb mos u merr me t\u00eb, se \u00ebsht\u00eb i pap\u00ebrgjegjsh\u00ebm. Njeriu normal pranon edhe q\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt t\u00eb merren me t\u00eb, edhe njeh p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e p\u00ebrgjegjshm\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb kund\u00ebrshtojn\u00eb dhun\u00ebn dhe mesazhin e gabuar e tu thon\u00eb kryetarit e sekretarit e n\u00ebnkryetar\u00ebve, jeni gabim, po na merrni n\u00eb qaf\u00eb, k\u00ebta vazhdojn\u00eb mb\u00ebshtesin dhun\u00ebn dhe mesazhin e gabuar.<\/p>\n<p>Por fundja secili paguan fatur\u00ebn e veprimeve t\u00eb veta. Po ia leht\u00ebsojn\u00eb Edi Ram\u00ebs mbijetes\u00ebn, aq sa ska. Socialist\u00ebt i falenderojn\u00eb me plot zem\u00ebr, edhe pse n\u00eb heshtje.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>I madhi Sal\u00eb Berisha, paska p\u00ebrjashtuar nga PD disa njer\u00ebz! Ta sqaroj paraprakisht: Mua sm\u00eb ka p\u00ebrjashtuar kush, kam ikur vet\u00eb, si p\u00ebr distanc\u00eb higjenike, si p\u00ebr mosp\u00ebrputhje interesash. Krejt normale kjo. Sot n\u00ebse dua t\u00eb votoj, edhe pa e pasur emrin, kudo n\u00eb \u00e7do dege, shkoj dhe votoj, sepse ata m\u00eb njohin vete dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-78967","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78967","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=78967"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78967\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=78967"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=78967"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=78967"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}