{"id":78899,"date":"2026-03-30T09:48:19","date_gmt":"2026-03-30T09:48:19","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/30\/pse-mimozat-vyshken-kaq-heret-ne-shqiperi\/"},"modified":"2026-03-30T09:48:19","modified_gmt":"2026-03-30T09:48:19","slug":"pse-mimozat-vyshken-kaq-heret-ne-shqiperi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/30\/pse-mimozat-vyshken-kaq-heret-ne-shqiperi\/","title":{"rendered":"Pse Mimozat vyshken kaq her\u00ebt n\u00eb Shqip\u00ebri?"},"content":{"rendered":"<p><em><strong>Nga Kreshnik Spahiu<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Mimoza \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lule e brisht\u00eb, e hershme, ndjell\u00ebse, por edhe shum\u00eb delikate.<br \/>\nAjo k\u00ebrkon diell, uj\u00eb dhe ngroht\u00ebsi, p\u00ebrndryshe lul\u00ebzimi i saj \u00ebsht\u00eb i shkurt\u00ebr dhe vyshket shpejt.<br \/>\nKur ishim f\u00ebmij\u00eb apo adoleshent\u00eb, mimoza ishte simboli i pranver\u00ebs dhe dashuris\u00eb.<br \/>\n-Ishte simbol i pranver\u00ebs sepse mimoza ishte lulja e par\u00eb q\u00eb zverdhte kodrat dhe fushat e gjelb\u00ebruara t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb q\u00eb n\u00eb muajin shkurt.<br \/>\n-Ishte simbol i dashuris\u00eb sepse n\u00eb ato vite ia dhuronim nj\u00eb vajze q\u00eb dashuronim ose nj\u00eb njeriu t\u00eb shtrenjt\u00eb si m\u00ebsueses n\u00eb 7 Mars apo n\u00ebn\u00ebs n\u00eb 8 Mars.<\/p>\n<p>Mu kujtua ky detaj kur po shikoja poeten Mimoza Ahmeti n\u00eb nj\u00eb reality show nga m\u00eb t\u00eb ndjekurit n\u00eb Shqip\u00ebri.<br \/>\nSot e p\u00ebrbashk\u00ebta mes dy \u201cMimozave\u201d \u00ebsht\u00eb stina e pranver\u00ebs.<br \/>\nAshtu si mimozat, ajo lul\u00ebzoi n\u00eb vigjilje t\u00eb pranver\u00ebs shqiptare. Mimoza Ahmeti n\u00eb mosh\u00ebn 20-vje\u00e7are ishte fituese e Festivalit t\u00eb Par\u00eb t\u00eb Poezis\u00eb n\u00eb Sanremo n\u00eb vitin 1988, organizuar nga RAI.<br \/>\nPas Ismail Kadares\u00eb, veprat e Mimoza Ahmetit u p\u00ebrkthyen n\u00eb disa gjuh\u00eb t\u00eb bot\u00ebs: fr\u00ebngjisht, anglisht, spanjisht, italisht\u2026..<br \/>\nMimoza Ahmeti ishte inspirimi i gjenerat\u00ebs son\u00eb me vargjet dhe talentin e saj. Mimoza kaloi kufijt\u00eb e let\u00ebrsis\u00eb duke k\u00ebrkuar dimensione t\u00eb tjera artistike, si n\u00eb muzik\u00eb dhe piktur\u00eb.<br \/>\nDikur, n\u00eb fillim t\u00eb viteve 2000, ajo tentoi edhe politik\u00ebn duke kandiduar por aty mori goditjen e par\u00eb nga sistemi. Stuhia dhe ngricat shqiptare e sulmuan p\u00ebr t\u2019i humbur shk\u00eblqimin e saj.<br \/>\nMij\u00ebra sy dhe vesh\u00eb jan\u00eb rikthyer p\u00ebr t\u00eb par\u00eb idhullin e dikursh\u00ebm, por tashm\u00eb t\u00eb vyshkur dhe rrudhur nga dimri i madh shqiptar q\u00eb ka kaluar.<br \/>\nE bukur n\u00eb thjesht\u00ebsin\u00eb e saj dhe plot sharm n\u00eb sjellje, ajo \u00ebsht\u00eb rikthyer duke na ngjallur nostalgji dhe trishtim q\u00eb idhujt mund t\u00eb shuhen.<br \/>\nAskush nuk i di arsyet financiare, artistike, sociale apo personale pse Mimoza \u00ebsht\u00eb banore e nj\u00eb ferme njer\u00ebzish t\u00eb njohur.<br \/>\nNe jemi me fat q\u00eb t\u00eb shohim nj\u00eb Mimoz\u00eb organike dhe reale, jasht\u00eb kopertinave t\u00eb romaneve apo kornizave t\u00eb pikturave.<br \/>\nN\u00eb fakt Mimoza duhet t\u00eb kishte ferm\u00ebn e saj, ashtu si\u00e7 e kan\u00eb mij\u00ebra politikan\u00eb, deputet\u00eb, doganer\u00eb, prokuror\u00eb, mjek\u00eb apo oligark\u00eb, por ndoshta ajo me talentin dhe idealizmin e saj nuk ka mundur ndoshta t\u00eb lulzoj\u00eb n\u00eb nj\u00eb ambient ku shkretohet gjelb\u00ebrimi dhe thahet \u00e7do fidan.<br \/>\nAshtu si lulet me emrin e saj, edhe Mimoza nuk mund t\u00eb lul\u00ebzonte gjat\u00eb sepse kjo lule e rrall\u00eb ka nevoj\u00eb p\u00ebr uj\u00eb, ngroht\u00ebsi, diell dhe p\u00ebrkujdesje.<br \/>\nFutja n\u00eb ferm\u00ebn e famshme provon se Mimoza \u00ebsht\u00eb e etur p\u00ebr sfida t\u00eb reja, por edhe p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb v\u00ebmendje, kujdes dhe dashuri.<br \/>\nFatkeq\u00ebsisht, fundi i artist\u00ebve n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb tragjik, nj\u00ebsoj si mimozat nga ngricat e dimrit t\u00eb vonuar. Ata p\u00ebrfundojn\u00eb t\u00eb varf\u00ebr, t\u00eb braktisur, t\u00eb vetmuar, t\u00eb harruar dhe t\u00eb k\u00ebrrusur nga pesha e nj\u00eb realiteti q\u00eb nuk e kishin parashikuar n\u00eb vargjet e tyre.<br \/>\nFundi i trisht\u00eb \u00ebsht\u00eb shkruar nga Mimoza n\u00eb poezin\u00eb e saj: Vdekja<br \/>\n\u201cO qet\u00ebsi e gjithfuqishme eternale,<br \/>\nnga ti un\u00eb dola me p\u00ebrpjekje,<br \/>\nte ti p\u00ebr t\u2019u kthyer.<br \/>\nVe\u00e7 m\u00eb i mundimsh\u00ebm qenka kthimi\u2026<br \/>\nIsha foshnje at\u00ebher\u00eb, tani jam njeri.\u201d<\/p>\n<p>Ne jemi me fat q\u00eb n\u00eb fundin e pranver\u00ebs t\u00eb shohim Mimoz\u00ebn si njeri. Nj\u00eb fund i mundimsh\u00ebm, me pak rreze drite, sepse pas shum\u00eb vitesh mund t\u00eb rrethohet s\u00ebrish nga dashuria e miliona njer\u00ebzve.<br \/>\nNe thjesht duhet t\u00eb shohim si ajo shk\u00eblqen n\u00eb err\u00ebsir\u00eb dhe t\u00eb d\u00ebgjojm\u00eb mendjen e saj t\u00eb ndritur.<br \/>\nMimoza n\u00eb fundin e stin\u00ebs ashtu si n\u00eb poezin\u00eb e saj: \u201cPjalmimi i luleve\u201d po e shp\u00ebrndan polenin e saj kudo p\u00ebrpara se deg\u00ebt t\u00eb thyhen nga koha.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Kreshnik Spahiu Mimoza \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lule e brisht\u00eb, e hershme, ndjell\u00ebse, por edhe shum\u00eb delikate. Ajo k\u00ebrkon diell, uj\u00eb dhe ngroht\u00ebsi, p\u00ebrndryshe lul\u00ebzimi i saj \u00ebsht\u00eb i shkurt\u00ebr dhe vyshket shpejt. Kur ishim f\u00ebmij\u00eb apo adoleshent\u00eb, mimoza ishte simboli i pranver\u00ebs dhe dashuris\u00eb. -Ishte simbol i pranver\u00ebs sepse mimoza ishte lulja e par\u00eb q\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-78899","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78899","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=78899"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78899\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=78899"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=78899"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=78899"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}