{"id":78796,"date":"2026-03-29T18:49:22","date_gmt":"2026-03-29T18:49:22","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/29\/prite-koken-dhe-hidhe-trumpi-po-kryen-nje-eksperiment-te-ri-duke-u-udhehequr-nga-shba-per-nderrimin-e-regjimit-a-eshte-e-mjaftushme-qe-te-eleminojme-udheheqesit-antiamerikane\/"},"modified":"2026-03-29T18:49:22","modified_gmt":"2026-03-29T18:49:22","slug":"prite-koken-dhe-hidhe-trumpi-po-kryen-nje-eksperiment-te-ri-duke-u-udhehequr-nga-shba-per-nderrimin-e-regjimit-a-eshte-e-mjaftushme-qe-te-eleminojme-udheheqesit-antiamerikane","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/29\/prite-koken-dhe-hidhe-trumpi-po-kryen-nje-eksperiment-te-ri-duke-u-udhehequr-nga-shba-per-nderrimin-e-regjimit-a-eshte-e-mjaftushme-qe-te-eleminojme-udheheqesit-antiamerikane\/","title":{"rendered":"\u201cPrite kok\u00ebn dhe hidhe\u201d\/Trumpi po kryen nj\u00eb eksperiment t\u00eb ri duke u udh\u00ebhequr nga ShBA p\u00ebr nd\u00ebrrimin e regjimit. A \u00ebsht\u00eb e mjaftushme q\u00eb t\u00eb eleminojm\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsit antiamerikan\u00eb?"},"content":{"rendered":"<p>Nga Vera Bergensgruen dhe Alexander Ward\/ Wall Street Journal, e shtun\u00eb e diel\u00eb, 7\/8 Mars 2026.<br \/>\n____________________________________________________________________________<\/p>\n<p>Washington-Presidenti Trump mendon t\u00eb vendosi legjimitetin e tij nj\u00eb loj\u00eb t\u00eb re n\u00ebn drejtimin e SHBA-s\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrrimin e rregjimit: Ne godasim, ju vendosni!<br \/>\nN\u00eb Venezuel\u00eb, Trump rr\u00ebzoi autokratin Nicol\u00e1s Maduro, por e la pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb udh\u00ebheqjes s\u00eb tij t\u00eb paprekur, me administrat\u00ebn e tij q\u00eb tha se do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb dor\u00eb t\u00eb Venezuelian\u00ebve t\u00eb shtyjn\u00eb p\u00ebrpara nj\u00eb tranzicion demokratik.<br \/>\nJav\u00eb m\u00eb von\u00eb, pasi urdh\u00ebroi sulme ajrore ndaj Iranit, Trump u b\u00ebri thirrje m\u00eb shum\u00eb se 90 milion\u00eb njer\u00ebzve t\u00eb vendit t\u00eb p\u00ebrmbysin regjimin pas vrasjes s\u00eb Udh\u00ebheq\u00ebsit Suprem Ali Khamenei. Ai ka nxitur Kubanez\u00ebt t\u00eb arrijn\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje, duke th\u00ebn\u00eb se qeveria e tyre e varf\u00ebr p\u00ebr para duket \u201csikur \u00ebsht\u00eb gati t\u00eb bjer\u00eb\u201d n\u00ebn nj\u00eb bllokad\u00eb Amerikane.<br \/>\nSHBA-t\u00eb kan\u00eb nj\u00eb histori t\u00eb gjat\u00eb p\u00ebrpjekjesh p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebzuar udh\u00ebheq\u00ebs t\u00eb huaj q\u00eb Uashingtoni nuk i p\u00eblqen, nga Irani n\u00eb vitin 1953 deri n\u00eb Vietnam deri n\u00eb Kili gjat\u00eb dekadave n\u00eb vijim.<br \/>\nManuali i strategjis\u00eb ka p\u00ebrfshir\u00eb prej koh\u00ebsh veprime t\u00eb fshehta, fushata presioni dhe forc\u00eb ushtarake t\u00eb hapur p\u00ebr t\u00eb instaluar qeveri m\u00eb simpatike t\u00eb p\u00ebrafruara me interesat e SHBA-s\u00eb.<br \/>\nK\u00ebt\u00eb shekull, Amerika u zhyt n\u00eb dy nga luft\u00ebrat e saj m\u00eb t\u00eb gjata \u2013 n\u00eb Afganistan dhe Irak \u2013 pas sulmeve t\u00eb rrufeshme q\u00eb larguan qeverit\u00eb q\u00eb konsideroheshin k\u00ebrc\u00ebnime p\u00ebr sigurin\u00eb komb\u00ebtare t\u00eb SHBA-s\u00eb. K\u00ebto mo\u00e7ale ndihmuan n\u00eb nxitjen e l\u00ebvizjes MAGA, e cila u mblodh rreth premtimeve t\u00eb Trump p\u00ebr t\u00eb shmangur p\u00ebrfshirjet ushtarake jasht\u00eb shtetit.<br \/>\nTani, Trump po i v\u00eb n\u00eb prov\u00eb premtimet e tij dhe fuqin\u00eb e zjarrit amerikan. Me nj\u00eb ethos q\u00eb Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth e p\u00ebrmblodhi si \u201cNe nuk jemi budallenj p\u00ebr k\u00ebt\u00eb\u201d, Trump e ka angazhuar vendin n\u00eb nj\u00eb luft\u00eb q\u00eb ai ka th\u00ebn\u00eb se do t\u00eb zgjas\u00eb vet\u00ebm disa jav\u00eb, pas suksesit t\u00eb nj\u00eb bastisjeje ushtarake q\u00eb u krye brenda nj\u00eb nate.<br \/>\nSi n\u00eb Iran ashtu edhe n\u00eb Venezuel\u00eb, Trump ka th\u00ebn\u00eb se fati i nj\u00eb vendi t\u00eb tregut n\u00eb fund t\u00eb fundit varet nga qytetar\u00ebt e tij, edhe pse ai largon pasardh\u00ebsit e preferuar dhe SHBA-aja ushtron presion ushtarak nga lart. Q\u00ebllimi \u00ebsht\u00eb t\u00eb nxirren fitore t\u00eb prekshme p\u00ebr SHBA-n\u00eb \u2013 qasja n\u00eb naft\u00eb t\u00eb uli emigrimin dhe flukset e drog\u00ebs, nj\u00eb kund\u00ebrshtar i dob\u00ebsuar \u2013 pa rreziqet e vendosjes s\u00eb forcave t\u00eb m\u00ebdha tok\u00ebsore.<br \/>\nQasja e Trump pasqyron si d\u00ebshir\u00ebn e tij p\u00ebr t\u00eb shmangur p\u00ebrs\u00ebritjen e luft\u00ebrave t\u00eb k\u00ebtij shekulli, ashtu edhe p\u00ebrbuzjen e tij p\u00ebr at\u00eb q\u00eb ai e ka quajtur \u201cpolitika e d\u00ebshtuar e shkat\u00ebrrimit t\u00eb kombit\u201d. Preferenca e tij \u00ebsht\u00eb t\u00eb punoj\u00eb me qeveri m\u00eb miq\u00ebsore q\u00eb mund t\u00eb ofrojn\u00eb p\u00ebrfitime t\u00eb prekshme p\u00ebr t\u2019u shitur nd\u00ebrsa triumfon \u201cAmerika e Para\u201d.<br \/>\nStrategjia e re e Trump, tha me shaka nj\u00eb zyrtar i Departamentit t\u00eb Shtetit, mund t\u00eb p\u00ebrmblidhet si \u201cpritni kokat dhe deportoni\u201d.(shporini)<br \/>\nUdh\u00ebheq\u00ebsit e rinj t\u00eb em\u00ebruar t\u00eb Uashingtonit nuk ia dalin mban\u00eb administrat\u00ebs. Aleat\u00ebt e Trump thon\u00eb se ai do t\u00eb shkeli butonin e rivendosjes.<\/p>\n<p>Trumpi Provon nj\u00eb Strategji t\u00eb Re.<\/p>\n<p>\u201cPo dallim me nj\u00eb model t\u00eb ri: Do t\u2019ju japim nj\u00eb shans. Ju vendosni se \u00e7far\u00eb doni t\u00eb b\u00ebni.\u201d Senatori Lindsey Graham, Republikani p\u00ebr Karolin\u00ebn e Jugut, tha n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb menj\u00ebher\u00eb pas fillimit t\u00eb fushat\u00ebs n\u00eb Iran. \u201cN\u00ebse ata zgjedhin nj\u00eb turm\u00eb t\u00eb re q\u00eb d\u00ebshiron t\u00eb vras\u00eb Amerikan\u00eb, ne do t\u2019i vrasim. Mos e mendoni shum\u00eb. E t\u00ebra \u00e7far\u00eb mund t\u00eb b\u00ebni \u00ebsht\u00eb t\u2019u jepni njer\u00ebzve nj\u00eb shans.\u201d<\/p>\n<p>Duke u futur n\u00eb \u2018Uj\u00ebra t\u00eb Pa Eksploruara\u2019<\/p>\n<p>Edhe Trump, pavar\u00ebsisht gjith\u00eb arroganc\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb re pas misionit t\u00eb suksessh\u00ebm t\u00eb Maduro-s, pranoi se qasja mbart rreziqe. Ai i p\u00ebrmblodhi ato t\u00eb Mart\u00ebn si: \u201cKaloni n\u00ebp\u00ebr k\u00ebt\u00eb dhe pastaj, pas pes\u00eb vjet\u00ebsh, kuptoni se keni futur dik\u00eb q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb i mir\u00eb.\u201d<br \/>\nTrump nuk e fshehu se ai autorizoi misionin n\u00eb Iran me nj\u00eb shpres\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb mendje: Iranian\u00ebt do t\u00eb ngriheshin dhe do t\u00eb rr\u00ebzonin qeverin\u00eb e tyre.  Kjo, thon\u00eb zyrtar\u00ebt dhe analist\u00ebt, ishte pjesa e p\u00ebrgjithshme e planit t\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb politike.<br \/>\n\u201cLe t\u00eb shohim se si do t\u00eb reagoni\u201d, u tha ai iranian\u00ebve t\u00eb Shtun\u00ebn pasi njoftoi fillimin e operacioneve n\u00eb Iran. Pas fushat\u00ebs s\u00eb bombardimeve, ai tha t\u00eb nes\u00ebrmen, \u201cpjesa tjet\u00ebr do t\u00eb varet nga ju\u201d.<br \/>\nTrump nuk \u00ebsht\u00eb i vetmi q\u00eb p\u00ebrpiqet t\u2019ia l\u00ebr\u00eb ndryshimin e regjimit popullsis\u00eb lokale me siguri t\u00eb paqarta p\u00ebr mb\u00ebshtetjen Amerikane. N\u00eb vitin 1991, Presidenti George H.W. Bush i nxiti Irakian\u00ebt t\u00eb \u201cmerrnin \u00e7\u00ebshtjen n\u00eb duart e tyre\u201d dhe t\u00eb detyronin Sadam Huseinin t\u00eb largohej. Apeli i tij u transmetua n\u00ebp\u00ebrmjet radiove dhe me an\u00eb t\u00eb avion\u00ebve t\u00eb koalicionit u hodh\u00ebn trakte t\u00eb cilat inkurajonin popullin Iraken \u201ct\u00eb mbushi rrug\u00ebt dhe rrugicat\u2019 Por n\u00eb fund t\u00eb fundit kush i doli n\u00eb ball\u00eb forcat e Sadamit i shtyp\u00ebn ata nd\u00ebrsa Sh.B.A. nuk u ndje q\u00ebndroi m\u00eb nj\u00eb an\u00eb.<br \/>\n\u201cKjo \u1ebdsht\u00eb nje shkat\u00ebrim, ne kurr\u00eb nuk kemi arritur t\u00eb kryejm detyr\u00ebn\u201d, tha David Shencker i cili ishte n\u00eb krye t\u00eb Departamentit t\u00eb Shtetit p\u00ebr Lindjen e Mesme gjat\u00eb termit t\u00eb par\u00eb t\u00eb Trumpit. \u201cNderkaq Trumpi teorikisht mb\u00ebshtet teorine e ndrimit t\u00eb regjimit por nuk do ta kryej pa q\u00ebn\u00eb plot\u00ebsisht i sigurt\u201d.<br \/>\nTrump, si disa nga paraardh\u00ebsit e tij, po e mbivler\u00ebson \u201caft\u00ebsin\u00eb e imagjinuar p\u00ebr t\u00eb projektuar ndryshimin e regjimit p\u00ebrmes fuqis\u00eb ajrore\u201d, tha ai.<br \/>\nDuke vrar\u00eb Khamenein dhe duke bombarduar vendin p\u00ebr t\u00eb provokuar nji permbysje popullore, loja e Trump me Iranin \u00ebsht\u00eb \u201cuj\u00ebra t\u00eb pa eksploruara\u201d, thot\u00eb Alexander Downes, nj\u00eb ekspert n\u00eb politik\u00ebn dhe historin\u00eb e ndryshimit t\u00eb regjimit n\u00eb Universitetin George Washington. Aty ku SHBA-t\u00eb kan\u00eb nisur luft\u00ebra ajrore p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebzuar autokrat\u00ebt, si n\u00eb Libi n\u00eb vitin 2011, e b\u00ebn\u00eb k\u00ebt\u00eb n\u00eb nj\u00eb koalicion me mb\u00ebshtetjen e Kombeve t\u00eb Bashkuara, p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur nj\u00eb rebelim t\u00eb armatosur t\u00eb sapo formuar edhe at\u00ebher\u00eb kaosi mund t\u00eb vij\u00eb. Libia tani \u00ebsht\u00eb e ndar\u00eb n\u00eb qeveri konkurruese dhe grupe t\u00eb armatosura rivale.<br \/>\nSuksesi n\u00eb Iran, tha Downes, \u201cduket i pamundur, duke pasur parasysh historin\u00eb e regjimit Iranian n\u00eb aspektin e gatishm\u00ebris\u00eb s\u00eb tij p\u00ebr t\u00eb shtypur dhe vrar\u00eb civil\u00eb n\u00eb num\u00ebr t\u00eb madh p\u00ebr t\u00eb mbajtur veten n\u00eb pushtet\u201d.  Pa u futur v\u00ebrtet n\u00eb terren, nuk mund t\u00eb heq\u00ebsh qafe at\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim.\u201d<br \/>\nDownes shtoi se retorikja e Trump mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb taktik\u00eb presioni q\u00eb t\u00eb bindi Teheranin per tu dorezuar n\u00eb programin atomik gjat\u00eb negociatave n\u00eb tavolin.<br \/>\nPor Trumpi po vepron m\u00eb tep\u00ebr se \u00e7duhet ai po th\u00ebret p\u00ebr nj\u00eb kryengritje popullore.<br \/>\nPasi vrau Khamenein dhe dhjet\u00ebra zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb Iranian\u00eb, ai po shqyrton mb\u00ebshtetjen p\u00ebr grupet n\u00eb Iran q\u00eb jan\u00eb t\u00eb gatshme t\u00eb marrin arm\u00ebt p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebzuar regjimin, than\u00eb zyrtar\u00ebt amerikan\u00eb. Ideja, n\u00ebse ndiqet, mund t\u2019i shnd\u00ebrroj\u00eb fraksionet Iraniane n\u00eb forca tok\u00ebsore t\u00eb mb\u00ebshtetura t\u00eb pakt\u00ebn retorikisht nga Uashingtoni. Trump gjithashtu ofroi \u201cimunitet t\u00eb plot\u00eb\u201d p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebt e Korpusit t\u00eb Gard\u00ebs Revolucionare Islamike t\u00eb Iranit, forcat e armatosura dhe policin\u00eb n\u00ebse ata ulin arm\u00ebt. Ai paralajm\u00ebroi se ata q\u00eb nuk i binden do t\u00eb p\u00ebrballen me \u201cvdekje t\u00eb sigurt\u201d.<br \/>\nNd\u00ebrkoh\u00eb, ushtria e Izraelit ka synuar infrastruktur\u00ebn e siguris\u00eb dhe policis\u00eb s\u00eb Iranit, duke k\u00ebrkuar t\u00eb hap\u00eb rrug\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb revolt\u00eb popullore.<br \/>\nTrump t\u00eb Mart\u00ebn ndau dy her\u00eb n\u00eb mediat sociale nj\u00eb artikull opinioni n\u00eb Washington Post rreth nj\u00eb \u201cdoktrine Trump\u201d q\u00eb argumentonte se nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb forc\u00eb pushtimi amerikane sepse \u201cpopulli Iranian \u00ebsht\u00eb me \u00e7izmet n\u00eb tok\u00eb\u201d.<br \/>\nMegjithat\u00eb, edhe pse Trump ka b\u00ebr\u00eb thirrje p\u00ebr nj\u00eb revolt\u00eb popullore, administrata e tij ka vazhduar t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb nj\u00eb person t\u00eb brendsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebpunuar me sistemin nj\u00ebkoh\u00ebsisht po i k\u00ebshillon Iranian\u00ebt ta rezojn\u00eb sistemin. Trumpi vazhdon duke th\u00ebne se ka pasur njer\u00ebz t\u00eb zgjedhur me potenc\u00eb t\u00eb lart por fatkeq\u00ebsisht jan eleminuar nga goditjet Amerikane Izraelite. \u201cNe nuk jemi n\u00eb gj\u00ebndje t\u00eb gjejm\u00eb njeriun e duhur\u201d tha ai t\u00eb Mart\u00ebn n\u00eb zyr\u00ebn ovale.<br \/>\nP\u00ebrpara se operacioni ushtarak t\u00eb filloi, CIA kishte informata p\u00ebrsa i p\u00ebrket linj\u00ebs radikale Rojeve t\u00eb Revolucionit ose t\u00eb ndonji fraksioni tjeter ekstremist i cili kishte influenc\u00eb p\u00ebr t\u00eb marri fuqin k\u00ebshtu q\u00eb lidhja me Per\u00ebndimin dhe SH.B.A t\u00eb b\u00eaheshte e pamundur,<\/p>\n<p>\u201d Trumpi autorizoi k\u00ebt\u00eb mision sepse pati nj\u00eb shpres\u00eb<br \/>\nte madhe n\u00eb m\u00ebndjen e ti: Ti jepesh mundesia<br \/>\nIranian\u00ebve t\u00eb ngriheshin p\u00ebr t\u00eb r\u00ebzuar qeverin<br \/>\ne tyre\u201d<\/p>\n<p>Djali i Khameneit i mosh\u00ebs 56 vje\u00e7are Mojtaba ishte pretetendi kryesor p\u00ebr t\u00eb zen\u00eb v\u00ebndin e t\u00eb jatit shpjeguan zyrtar\u00ebt. Ai \u00ebsht\u00eb shum\u00eb pran\u00eb grupit kryesor represiv Pararoja e Revolucionit( (IRGC) vazhdon informimi i zyrtar\u00ebve t\u00eb tash\u00ebm dhe atyre t\u00eb kaluar. \u201cAta jan\u00eb duke humbur koh\u00eb djali i Khameneit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pesh\u00eb e leht\u00eb.\u201d Vazhdoi Trumpi n\u00eb intevisten me Aksios.\u201d Un\u00eb do t\u00eb d\u00ebshironja t\u00eb kisha nj\u00eb takim sikur Delsi n\u00eb Venezuel\u00eb\u201d.<br \/>\nKufijt\u00eb e Modelit t\u00eb Venezuel\u00ebs.<\/p>\n<p>Trump ka ngritur vazhdimisht mund\u00ebsin\u00eb e p\u00ebrdorimit t\u00eb t\u00eb ashtuquajturit \u201cmodeli i Venezuel\u00ebs\u201d n\u00eb Iran.<br \/>\nP\u00ebrpara pushtimit t\u00eb Venezuel\u00ebs, CIA arriti n\u00eb p\u00ebrfundimin se z\u00ebv\u00ebndesi i Maduros, ishte m\u00eb i pa vendosur, Delcy Rodrigues, ishte n\u00eb pozicionin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pushtetin. Trump dhe aleat\u00ebt e tij e kan\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndetur k\u00ebt\u00eb hap si nj\u00eb sukses: nj\u00eb operacion i kufizuar q\u00eb rr\u00ebzoi nj\u00eb udh\u00ebheq\u00ebs armiq\u00ebsor dhe siguroi qasjen e SHBA-s\u00eb n\u00eb rezervat tona t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb naft\u00ebs pa viktima Amerikane.<br \/>\nN\u00eb jav\u00ebt e fundit, k\u00ebrkimi p\u00ebr \u201cDelcy of Iran\u201d ose \u201cDelcy of Cupa\u201d \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb shkurtim brenda administrat\u00ebs p\u00ebr llojin e nj\u00eb personi t\u00eb brendsh\u00ebm t\u00eb regjimit q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb siguroj\u00eb nj\u00eb bai pas, sipas njer\u00ebzve t\u00eb njohur me diskutimet.<br \/>\n\u201cDelcy Rodriguez\u201d i v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb politik\u00eb e jashtme e re\u201d, tha Benjamin Gedan, drejtori i Programit t\u00eb Amerik\u00ebs Latine n\u00eb Qendr\u00ebn Stimson. \u201cN\u00eb Luft\u00ebn e Ftoht\u00eb, ajo strategji mendjemadhe njihej n\u00eb rajon si:\u201dAi mund t\u00eb jet\u00eb bir kurve, i cili duhet te jet\u00eb djali yn\u00eb \u201c.<br \/>\nV\u00ebzhguesit v\u00ebrejn\u00eb se mbetet shum\u00eb her\u00ebt p\u00ebr ta konsideruar at\u00eb q\u00eb ndodhi n\u00eb Venezuel\u00eb q\u00eb t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb model i p\u00ebrs\u00ebritsh\u00ebm. Ndryshe nga Venezuela, ku shoq\u00ebria civile e organizuar mir\u00eb dhe partit\u00eb opozitare kan\u00eb mbijetuar vite presioni, Irani dhe Kuba jan\u00eb shtete autoritare t\u00eb rr\u00ebnjosura thell\u00eb q\u00eb kan\u00eb kaluar dekada duke forcuar aparatin e tyre t\u00eb siguris\u00eb kund\u00ebr nj\u00eb nd\u00ebrhyrje.<br \/>\nVenezuela gjithashtu ofron nj\u00eb paralajm\u00ebrim se sa shpejt mb\u00ebshtetja e SHBA-s\u00eb mund t\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb transaksionale. Pavar\u00ebsisht se qeveria e SHBA-s\u00eb po mban lart  opozit\u00ebn e vendit si fituesit legjitim\u00eb t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb vitit 2024, Trump e ka l\u00ebn\u00eb m\u00ebnjan\u00eb at\u00eb n\u00eb favor t\u00eb bashk\u00ebpunimit me regjimin besnik duke n\u00ebnvlerer\u00ebsuar zgjedhjet n\u1ebd N\u00ebndorin e ardh\u00ebsh\u00ebm.<br \/>\nN\u00eb fund t\u00eb fundit i takon popullit t\u00eb vendosi p\u00ebr v\u00ebndin e tij cilsoi Sekretari i Shtetit Marco Rubio, tha disa dit\u00eb pas operacionit Maduro. Ai dhe zyrtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb Trump kan\u00eb refuzuar t\u00eb japin nj\u00eb afat kohor p\u00ebr zgjedhjet.<br \/>\nNj\u00eb frik\u00eb nga brenda dhe jasht\u00eb administrat\u00ebs \u00ebsht\u00eb se Trump \u2013 i cili e mat nd\u00ebrhyrjen e sukses\u00ebshme ndryshe nga president\u00ebt e m\u00ebparsh\u00ebm \u2013 mund t\u00eb mos p\u00ebrdor\u00eb ndikimin e SHBA-s\u00eb p\u00ebr nj\u00eb tranzicion demokratik n\u00ebse \u00ebsht\u00eb i k\u00ebnaqur me at\u00eb q\u00eb po ofron Rodriguez. T\u00eb M\u00ebrkur\u00ebn, Trump e quajti at\u00eb \u201cpresidente t\u00eb Venezuel\u00ebs\u201d, pavar\u00ebsisht se SHBA-t\u00eb m\u00eb par\u00eb e konsideronin regjimin t\u00eb paligjsh\u00ebm, dhe e lavd\u00ebruan at\u00eb p\u00ebr \u201cb\u00ebrjen e nj\u00eb pune t\u00eb shk\u00eblqyer nd\u00ebrsa nafta e Venezuel\u00ebs po fillon t\u00eb rrjedh\u00eb. Pavar\u00ebsisht sukseseve fillestare ushtarake, strukturat e vendosura t\u00eb pushtetit mund t\u00eb mbijetojn\u00eb edhe pa udh\u00ebheqjen e tyre t\u00eb lart\u00eb\u201d, tha Jon Alterman, kryetar i Zbigniew Brzezinski n\u00eb sigurin\u00eb globale dhe gjeostrategjin\u00eb n\u00eb Qendr\u00ebn p\u00ebr Studime Strategjike dhe Nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb Uashington.<br \/>\n\u201cNuk \u00ebsht\u00eb se vendos tabel\u00ebn \u201cMisioni u krye u firmos dhe tashti shko n\u00eb sht\u00ebpi\u201d,\u201d tha ai.<br \/>\nBr\u00ebnda administrat\u00ebs dhe Kongresit ekziston nj\u00eb shqet\u00ebsim n\u00eb rritje se sulmi ndaj Iranit ka l\u00ebn\u00eb nj\u00eb vakum pushteti, i cili mund t\u00eb ndez\u00eb nj\u00eb luft\u00eb civile p\u00ebr kontroll. I pyetur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb mund\u00ebsi n\u00eb nj\u00eb takim informues me dyer t\u00eb mbyllura me an\u00ebtar\u00ebt e Dhom\u00ebs t\u00eb Mart\u00ebn, Rubio tha se rr\u00ebzimi i udh\u00ebheq\u00ebsve m\u00eb brutal\u00eb t\u00eb regjimit peshonte boshll\u00ebkun q\u00eb la pas, sipas ligjv\u00ebn\u00ebsve nga t\u00eb dy partit\u00eb politike n\u00eb sall\u00eb.<br \/>\n\u201cNuk mund t\u2019i mbajm\u00eb kund\u00ebrshtar\u00ebt tan\u00eb m\u00eb t\u00eb k\u00ebqij dhe m\u00eb t\u00eb vdeksh\u00ebm n\u00eb pushtet nga frika se \u00e7far\u00eb do t\u00eb pasoj\u00eb\u201d, tha p\u00ebrfaq\u00ebsuesi Don Bacon, nj\u00eb Republikan nga Nebraska, ndonj\u00ebher\u00eb kritik i administrat\u00ebs q\u00eb mori pjes\u00eb n\u00eb takim. \u201cIshte m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb heqim qafe k\u00ebta djem, t\u00eb cil\u00ebt ishin nj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim b\u00ebrthamor\u201d.<br \/>\nRepublikan\u00ebt thon\u00eb privatisht se ka nj\u00eb rishqyrtim brenda partis\u00eb t\u00eb rregullit \u201cPottery Barn\u201d t\u00eb favorizuar nga ish-Sekretarja e Shtetit Coin Powell: \u201cE thyen, e mban borxh\u201d. Motoja, e zbatuar n\u00eb politik\u00ebn e jashtme, n\u00ebnkuptonte se \u00e7far\u00ebdo q\u00eb t\u00eb ndiqte nj\u00eb nd\u00ebrhyrje do t\u00eb ishte nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi e Uashingtonit dhe do ishte nj\u00eb aventur\u00eb e gabuar dhe mos kurajim i ushtrise.<br \/>\nAdministrata Trump mban nj\u00eb pik\u00ebpamje t\u00eb ndryshme. N\u00ebse nuk shfaqet nj\u00eb pasardh\u00ebs i qart\u00eb n\u00eb Iran, ose shp\u00ebrthen dhuna sektare, SHBA-t\u00eb mund t\u00eb t\u00ebrhiqen nga p\u00ebrleshja dhe t\u00eb faj\u00ebsojn\u00eb Iranian\u00ebt p\u00ebr shp\u00ebrdorimin e nj\u00eb mund\u00ebsie t\u00eb art\u00eb, duke i l\u00ebn\u00eb Trump dhe ekipit t\u00eb tij t\u00eb monitorojn\u00eb t\u00eb ashtuquajtur\u00ebn \u201cdita pas\u201d n\u00eb koh\u00eb reale.<br \/>\nAlterman, i cili sh\u00ebrbeu n\u00eb stafin e planifikimit t\u00eb politikave t\u00eb Departamentit t\u00eb Shtetit n\u00eb vitin 2002, tha se toni i administrat\u00ebs n\u00eb lidhje me hapat e ardhsh\u00ebm n\u00eb Iran i b\u00ebn jehon\u00eb asaj q\u00eb d\u00ebgjoi dy dekada m\u00eb par\u00eb. \u201cNuk \u00ebsht\u00eb se asnj\u00eb nga k\u00ebto nuk mund t\u00eb funksionoj\u00eb. Thjesht duket se ekziston nj\u00eb supozim se do t\u00eb funksionoj\u00eb mjaftuesh\u00ebm mir\u00eb,\u201d tha ai. \u201cAjo q\u00eb shoh \u00ebsht\u00eb e nj\u00ebjta mend\u00ebsi si n\u00eb fillim t\u00eb Irakut, q\u00eb \u00ebsht\u00eb se gjith\u00e7ka do t\u00eb bjer\u00eb n\u00eb favorin ton\u00eb. Ne nuk shkuam n\u00eb Irak duke menduar se do t\u00eb q\u00ebndronim atje p\u00ebr vite me radh\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>Sh\u00ebnim:<\/p>\n<p>Trumpi n\u00eb ve\u00e7anti dhe populli Amerikan n\u00eb p\u00ebrgjithesi nuk e kuptojn\u00eb aspsak diktatur\u00ebn si funksion. Kan\u00eb lexuar, them se jo, por ta kuptosh duhet ta provosh. N\u00eb ve\u00e7anti diktatur\u00ebn e majt\u00eb q\u00eb mbjell terror e bjen tmerr midis popullit indoktrinuar nga injoranca dhe moskamja dhe nuklit komandues q\u00eb ka n\u00eb krye nj\u00eb despot absolut.<br \/>\nN\u00eb v\u00ebnde t\u00eb tilla diktatura nuk rr\u00ebzohet ajo q\u00ebndron e kamufluar dhe me nuanca shum\u00eb negative n\u00eb drejtiin intelektual n\u00eb ven\u00e7anti dhe t\u00eb kombit n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi.<br \/>\nDemokracia \u00ebsht\u00eb nj\u00eb filozofi n\u00eb vehte ta njohish e ta zbatosh jan\u00eb si dy drejteza paralele q\u00eb shkojn drejt Universit. Q\u00eb t\u00eb zbatosh Demokracine duhet q\u00eb populli atij v\u00ebndi t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb bagazh arsimor dhe nd\u00ebrgjegj\u00ebs t\u00eb udh\u00ebhequr nga p\u00ebrgjegj\u00ebsia personale. Te mos i kesh k\u00ebto parime \u00ebsht\u00eb sikur e hedh far\u00ebn midis r\u00ebr\u00ebs p\u00ebrv\u00ebluese t\u00eb Sahar\u00ebs.<\/p>\n<p>E Shqip\u00ebroi Abdyl Ali Kopr\u00ebncka, New York 16 Mars 2026. N\u00eb dit\u00ebn e tet\u00ebdhjet e tre vjetorit.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Vera Bergensgruen dhe Alexander Ward\/ Wall Street Journal, e shtun\u00eb e diel\u00eb, 7\/8 Mars 2026. ____________________________________________________________________________ Washington-Presidenti Trump mendon t\u00eb vendosi legjimitetin e tij nj\u00eb loj\u00eb t\u00eb re n\u00ebn drejtimin e SHBA-s\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrrimin e rregjimit: Ne godasim, ju vendosni! N\u00eb Venezuel\u00eb, Trump rr\u00ebzoi autokratin Nicol\u00e1s Maduro, por e la pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb udh\u00ebheqjes [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-78796","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78796","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=78796"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78796\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=78796"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=78796"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=78796"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}