{"id":78745,"date":"2026-03-29T14:48:27","date_gmt":"2026-03-29T14:48:27","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/29\/cpo-ndodh-me-prinderit-tane-2\/"},"modified":"2026-03-29T14:48:27","modified_gmt":"2026-03-29T14:48:27","slug":"cpo-ndodh-me-prinderit-tane-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/29\/cpo-ndodh-me-prinderit-tane-2\/","title":{"rendered":"\u00c7\u2019po ndodh me prind\u00ebrit tan\u00eb?"},"content":{"rendered":"<p>Nga Bjorn Runa<\/p>\n<p>\u00c7\u2019po ndodh me prind\u00ebrit tan\u00eb?<\/p>\n<p>Ata shkruajn\u00eb, pra ekzistojn\u00eb<\/p>\n<p>T\u00eb qen\u00ebt \u201conline n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kronike\u201d \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fraz\u00eb q\u00eb p\u00ebrshkruan nj\u00eb kategori mjaft specifike njer\u00ebzish, marr\u00ebdh\u00ebnia e t\u00eb cil\u00ebve me realitetin \u00ebsht\u00eb e strukturuar thuajse plot\u00ebsisht nga interneti. Nuk n\u00ebnkupton dik\u00eb, i cili shpenzon m\u00eb shum\u00eb koh\u00eb se\u00e7 duhet online, por njer\u00ebz p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt hap\u00ebsira e rrjetit \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb terrenin par\u00ebsor ku zhvillohet jeta. Zakonisht i referohet brezave m\u00eb t\u00eb rinj \u2013 kryesisht gjenerat\u00ebss Z dhe pak m\u00eb pak millennials \u2013 t\u00eb cil\u00ebt praktikisht jan\u00eb rritur brenda arkitektur\u00ebs s\u00eb njoftimesh, p\u00eblqimeeve e komenteve, ku n\u00ebse nuk vler\u00ebsohesh nga algoritmi, ti je praktikisht i paduksh\u00ebm. Kjo pasi t\u00eb rinjt\u00eb kan\u00eb koh\u00ebn e mjaftueshme p\u00ebr ta shpenzuar online, duke zot\u00ebruar k\u00ebshtu edhe gjuh\u00ebn e k\u00ebsaj bote, por nj\u00ebkoh\u00ebsisht ndoshta edhe brisht\u00ebsin\u00eb e nevojshme p\u00ebr t\u2019u shkrir\u00eb brenda saj.<\/p>\n<p>Por, mjafton t\u00eb kalosh pak or\u00eb \u00e7do dit\u00eb n\u00eb mediat sociale dhe do t\u00eb kuptosh se n\u00eb Shqip\u00ebri ka ndodhur di\u00e7ka pak m\u00eb e pazakont\u00eb.<\/p>\n<p>Brezi q\u00eb sipas t\u00eb gjitha pritshm\u00ebrive sociologjike supozohet t\u00eb jet\u00eb m\u00eb pak online \u2013 ata mbi 50 vje\u00e7, prind\u00ebrit dhe gjysh\u00ebrit e shum\u00ebkujt \u2013 jan\u00eb nd\u00ebr p\u00ebrdoruesit m\u00eb t\u00eb palodhur t\u00eb mediave sociale. Facebook-u n\u00eb ve\u00e7anti ka marr\u00eb p\u00ebr ta rolin e nj\u00eb hap\u00ebsire qytetare, e ngjashme deri diku me Twitter-in e viteve 2007-2014, ndon\u00ebse shum\u00eb m\u00eb banale. Tani, vet\u00eb mbijetesa e Facebook-ut si platform\u00eb sociale nga vitet 2020 e mbrapa p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb kuriozitet sociologjik m\u00eb vete. Mes t\u00eb rinjve ai shihet her\u00eb si di\u00e7ka komike e her\u00eb si nj\u00eb sit arkeologjik, por Facebook u krijua \u2013 dhe kjo vlen t\u00eb mbahet mend \u2013 mbi iden\u00eb e fjal\u00ebs s\u00eb shkruar. Statuset, sh\u00ebnimet dhe monolgjet e pak\u00ebrkuara e shpesh t\u00eb panevojshme nuk i adresoheshin askujt n\u00eb ve\u00e7anti e p\u00ebr rrjedhoj\u00eb t\u00eb gjith\u00ebve. Ndaj, nuk \u00ebsht\u00eb rast\u00ebsi q\u00eb gjenerata e shqiptar\u00ebve mbi 50 vje\u00e7 \u00ebsht\u00eb prirur m\u00eb tep\u00ebr ndaj k\u00ebtij rrjeti social sepse shumica e tyre jan\u00eb nj\u00eber\u00ebz p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt gjuha mbart ende pesh\u00ebn e dikurshme, t\u00eb bindur se nj\u00eb mendim q\u00eb nuk shkruhet nuk mund t\u00eb klasifikohet as si i till\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe k\u00ebshtu ata shkruajn\u00eb. Shkruajn\u00eb p\u00ebr gjith\u00e7ka. Nga urimet solemne t\u00eb dit\u00eblindjeve, tek opinionet rreth politik\u00ebs, BE-s\u00eb, Zotit dhe imoralitetit t\u00eb brezit t\u00eb ri. Shkruajn\u00eb n\u00eb mesnat\u00eb dhe n\u00eb gjasht\u00eb t\u00eb m\u00ebngjesit. Shkruajn\u00eb e shkruajn\u00eb e shkruajn\u00eb, sikur muri i Facebook-ut t\u00eb jet\u00eb i fundit mur q\u00eb mbetet n\u00eb k\u00ebmb\u00eb dhe q\u00eb, n\u00ebse do t\u00eb ndaleshin, ai do t\u00eb shembej e kthehej n\u00eb pluhur p\u00ebrgjithmon\u00eb.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, ajo q\u00eb bie n\u00eb sy dhe q\u00eb ndoshta duhet t\u00eb na shqet\u00ebsoj\u00eb t\u00eb gjith\u00ebve, nuk \u00ebsht\u00eb ajo \u00e7far\u00eb shkruajn\u00eb \u2013 q\u00eb shpesh \u00ebsht\u00eb banale si\u00e7 rrezikon t\u00eb jet\u00eb i till\u00eb \u00e7do komunikim i sinqert\u00eb \u2013 por gjendja e alarmit q\u00eb p\u00ebrcjellin p\u00ebrmes tyre. Duket sikur prind\u00ebrit dhe gjysh\u00ebrit tan\u00eb jan\u00eb p\u00ebrjet\u00ebsisht t\u00eb alarmuar qysh nga lindja. Politikan\u00ebt jan\u00eb hajdut\u00eb (por kjo ka qen\u00eb gjithnj\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb \u00ebsht\u00eb shkruar gjithmon\u00eb. N\u00eb var\u00ebsi t\u00eb jav\u00ebs, Europa \u00ebsht\u00eb aty p\u00ebr t\u00eb na shp\u00ebtuar p\u00ebrgjithmon\u00eb ose p\u00ebr t\u00eb na shkat\u00ebrruar nj\u00eb her\u00eb e mir\u00eb. T\u00ebrmetet, p\u00ebrmbytjet, zjarret dhe skandalet p\u00ebrcillen me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn urgjenc\u00eb dhe d\u00ebshp\u00ebrim, a thua se \u00e7do nj\u00ebra prej tyre \u2013 sado t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura \u2013 do t\u00eb konfirmoj\u00eb at\u00eb q\u00eb e kan\u00eb dyshuar qysh n\u00eb mes t\u00eb viteve 1990: se situate \u00ebsht\u00eb e keqe dhe vet\u00ebm do t\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsohet dhe dikush duhet ta d\u00ebgjoj\u00eb k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e leht\u00eb, dhe n\u00eb shumic\u00ebn e rasteve e k\u00ebshillueshme, q\u00eb ta injorosh t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb. Interneti e ka patur gjithmon\u00eb dhuntin\u00eb e amplifikimit t\u00eb alarmit\u2026 Tek e fundit, ai \u00ebsht\u00eb n\u00eb thelb nj\u00eb makineri e  programuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pun\u00eb dhe ata t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb nisur ta p\u00ebrdorin von\u00eb, jan\u00eb natyrisht m\u00eb t\u00eb ndjesh\u00ebm ndaj arkitektur\u00ebs emocionale t\u00eb internetit dhe rrjeteve sociale, pik\u00ebrisht sepse nuk kan\u00eb patur koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb krijuar imunitetin e nevojsh\u00ebm emocional. Atyre iu mungojn\u00eb mekanizmat mbrojt\u00ebs dhe distancimi ironik i adoeleshent\u00ebve, apo refleksi p\u00ebr t\u00eb injoruar shumic\u00ebn e p\u00ebrmbajtjes q\u00eb t\u00eb sugjerohet online dhe q\u00eb, ata t\u00eb cil\u00ebve rrjeti iu ka \u201cb\u00ebrtitur\u201d n\u00eb fytyr\u00eb qysh f\u00ebmij\u00eb e kan\u00eb fituar tashm\u00eb. P\u00ebr prind\u00ebrit dhe gjysh\u00ebrit, \u00e7do panik \u00ebsht\u00eb paniku i par\u00eb. Algoritmi, i cili nuk ka as kujtes\u00eb dhe as m\u00ebshir\u00eb, i ushqen me at\u00eb p\u00ebrmbajtje q\u00eb i b\u00ebn t\u00eb reagojn\u00eb dhe ajo \u00e7ka i b\u00ebn t\u00eb reagojn\u00eb \u00ebsht\u00eb frika, e cila prodhon m\u00eb shum\u00eb shkrime, t\u00eb cilat iu sugjerohen m\u00eb shum\u00eb njer\u00ebzve, duke iu krijuar n\u00eb fund iluzionin se nuk jan\u00eb t\u00eb vet\u00ebm n\u00eb terrorin e tyre. Dhe ndoshta me t\u00eb drejt\u00eb.<\/p>\n<p>Por, ka edhe di\u00e7ka tjet\u00ebr n\u00eb k\u00ebt\u00eb mes. Gjenerata e atyre q\u00eb jan\u00eb mbi 50 vje\u00e7 sot, u rrit\u00ebn gjat\u00eb diktatur\u00ebs ose n\u00eb kaosin q\u00eb e pasoi at\u00eb. Ata e din\u00eb se \u00e7do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb jetosh n\u00eb nj\u00eb vend ku fabula zyrtare dhe realiteti i jetuar jan\u00eb dy bot\u00eb krejt t\u00eb ndryshme nga nj\u00ebra-tjetra. Ndaj, kan\u00eb mjaftuesh\u00ebm arsye p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb dyshues dhe p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar vazhdimisht shenja t\u00eb shkat\u00ebrrimit, p\u00ebr t\u00eb besuar se e keqja \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb m\u00eb e mundur t\u00eb ndodh\u00eb nga sa ne besojm\u00eb. Gjendja e tyre p\u00ebrjet\u00ebsisht e alarmuar \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka e fituar dhe ajo \u00e7far\u00eb Facebook-u iu ka dh\u00ebn\u00eb \u2013 dhe kjo \u00ebsht\u00eb tragjedia e v\u00ebrtet\u00eb \u2013 \u00ebsht\u00eb iluzioni i komunitetit.<\/p>\n<p>Nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb ku mund t\u00eb shpreh\u00ebsh shqet\u00ebsimin nuk \u00ebsht\u00eb e nj\u00ebjta gj\u00eb si nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb ku shqet\u00ebsimi mund t\u00eb adresohet. Ndaj, teksa urimet e dit\u00eblindjeve grumbullohen dhe opinionet shum\u00ebfishohen me nj\u00eb rit\u00ebm q\u00eb edhe qelizat do ta kishin zili, n\u00eb fund nuk ndryshon asgj\u00eb ve\u00e7 ndjesis\u00eb s\u00eb \u00e7astit se t\u00eb kan\u00eb lexuar. Se ti ekziston. Se zem\u00ebrimi, dhimbja, dashuria p\u00ebr vendin e njer\u00ebzit dhe frika nga e ardhmja jan\u00eb regjistruar nga dikush, diku, ndoshta nga ikona e vog\u00ebl e kuqe e njoftimit n\u00eb cepin e djatht\u00eb t\u00eb ekranit q\u00eb ndri\u00e7on si p\u00ebr t\u00eb t\u00eb th\u00ebn\u00eb se po, tre njer\u00ebz e aprovojn\u00eb d\u00ebshp\u00ebrimin t\u00ebnd. Prind\u00ebrit tann\u00eb, t\u00eb cil\u00ebve dikur iu desh ta gjenin rrug\u00ebn e tyre n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb t\u00eb p\u00ebrkufizuar nga af\u00ebrsia fizike dhe mir\u00ebkuptimi i heshtur, jetojn\u00eb sot n\u00eb nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb q\u00eb k\u00ebkron artikulim konstant dhe kan\u00eb m\u00ebsuar \u2013 ndoshta m\u00eb shpejt se\u00e7 duhet \u2013 se n\u00eb bot\u00ebn e internetit, heshtja nuk qarkullon. K\u00ebshtu, ata p\u00ebrpiqen ta mbushin, nd\u00ebrsa ne duke v\u00ebzhguar nga larg \u2013 shpesh nga platforma q\u00eb i konsiderojm\u00eb si m\u00eb t\u00eb sofistikuara dhe m\u00eb pak \u00ab serioze \u00bb \u2013 v\u00ebm\u00eb re simptomat para se t\u00eb njohim s\u00ebmundjen. Ne shohim alarmin, ekspozimin e tyre t\u00eb tepruar dhe formalitetet e \u00e7uditshme t\u00eb urimeve dhe ngush\u00ebllimeve digjitale, por nuk jemi m\u00eb pak t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb shohim vetmin\u00eb q\u00eb fshihet pas gjith\u00eb k\u00ebsaj dhe frik\u00ebn e t\u00eb qenit t\u00eb par\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm.<\/p>\n<p>Ndaj, kur pyesim se \u201c\u00e7\u2019po ndodh me prind\u00ebrit tan\u00eb,\u201d ndoshta jemi duke b\u00ebr\u00eb pyetjen e gabuar. Asgj\u00eb nuk po ndodh me ta, q\u00eb nuk po na ndodh t\u00eb gjith\u00ebve m\u00eb gradualisht dhe pa e kuptuar. Dallimi i vet\u00ebm \u00ebsht\u00eb se, ndryshe nga ne, ata mb\u00ebrrit\u00ebn von\u00eb n\u00eb bot\u00ebn digjitale, pa shtres\u00ebn e nevojshme mbrojt\u00ebse t\u00eb ironis\u00eb dhe injorimit q\u00eb ne na p\u00eblqen t\u00eb mendojm\u00eb se e kemi. Ndryshe nga t\u00eb rinjt\u00eb, ata besojn\u00eb n\u00eb at\u00eb q\u00eb shkruajn\u00eb dhe e kan\u00eb seriozisht dhe ndoshta pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye t\u00eb ngjallin shqet\u00ebsim kur i lexon.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Bjorn Runa \u00c7\u2019po ndodh me prind\u00ebrit tan\u00eb? Ata shkruajn\u00eb, pra ekzistojn\u00eb T\u00eb qen\u00ebt \u201conline n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kronike\u201d \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fraz\u00eb q\u00eb p\u00ebrshkruan nj\u00eb kategori mjaft specifike njer\u00ebzish, marr\u00ebdh\u00ebnia e t\u00eb cil\u00ebve me realitetin \u00ebsht\u00eb e strukturuar thuajse plot\u00ebsisht nga interneti. Nuk n\u00ebnkupton dik\u00eb, i cili shpenzon m\u00eb shum\u00eb koh\u00eb se\u00e7 duhet online, por njer\u00ebz [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-78745","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78745","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=78745"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78745\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=78745"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=78745"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=78745"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}