{"id":78623,"date":"2026-03-28T18:48:13","date_gmt":"2026-03-28T18:48:13","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/28\/hoxha-integrimi-evropian-pergjegjesi-dhe-investim-i-gjithsecilit-prej-nesh-shqiperia-i-ka-kapacitetet-per-te-justifikuar-ambiciet-e-saj-mbi-negociatat-e-anetaresimit-ne-be\/"},"modified":"2026-03-28T18:48:13","modified_gmt":"2026-03-28T18:48:13","slug":"hoxha-integrimi-evropian-pergjegjesi-dhe-investim-i-gjithsecilit-prej-nesh-shqiperia-i-ka-kapacitetet-per-te-justifikuar-ambiciet-e-saj-mbi-negociatat-e-anetaresimit-ne-be","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/28\/hoxha-integrimi-evropian-pergjegjesi-dhe-investim-i-gjithsecilit-prej-nesh-shqiperia-i-ka-kapacitetet-per-te-justifikuar-ambiciet-e-saj-mbi-negociatat-e-anetaresimit-ne-be\/","title":{"rendered":"Hoxha: Integrimi evropian, p\u00ebrgjegj\u00ebsi dhe investim i gjithsecilit prej nesh. Shqip\u00ebria i ka kapacitetet p\u00ebr t\u00eb justifikuar ambiciet e saj mbi negociatat e an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb BE"},"content":{"rendered":"<p>Ministri p\u00ebr Evrop\u00ebn dhe Pun\u00ebt e Jashtme, Ferit Hoxha, dhe Ministrja e Shtetit p\u00ebr Administrat\u00ebn Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni, nis\u00ebn nga Shkolla e Magjistratur\u00ebs n\u00eb Tiran\u00eb turin e dialogut \u201cBE dhe Ti: Evropa fillon k\u00ebtu\u201d.<\/p>\n<p>Sipas Ministrit Hoxha, ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tur p\u00ebr t\u00eb biseduar mbi rolin e \u00e7do qytetari n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb procesi i integrimit t\u00eb b\u00ebhet i preksh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb dhe se takimet nuk jan\u00eb leksione, por bashk\u00ebbisedim me t\u00eb rinjt\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cE kemi nisur k\u00ebt\u00eb dialog me ministren Pirdeni dhe, s\u00eb shpejti edhe me Kryenegociatoren Dhuka, t\u00eb cilin duam ta titullojm\u00eb \u2013 dhe kjo \u00ebsht\u00eb hera e par\u00eb q\u00eb po e p\u00ebrmend \u2013 \u2018EU and You, Europe Starts at Home\u2019. E then\u00eb shqip: BE-ja dhe Ti \u2013 Evropa fillon k\u00ebtu.\u2028Fillon tek gjithsecili prej nesh. Sepse n\u00ebse nuk kuptojm\u00eb rolin ton\u00eb, pjes\u00ebn ton\u00eb, pjes\u00ebmarrjen dhe kontributin ton\u00eb, nuk do ta kemi kuptuar as vet\u00eb procesin. Integrimin nuk e b\u00ebn as Ministri i Jasht\u00ebm, as ministrat, as qeveria. Integrimin e b\u00ebjm\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bashk\u00eb. Integrimi \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi e par\u00eb e ekipit negociator, e grupeve t\u00eb tyre dhe e n\u00ebpun\u00ebsve civil\u00eb, por edhe e nj\u00eb numri t\u00eb gjer\u00eb aktor\u00ebsh nga shoq\u00ebria civile, bota e biznesit dhe t\u00eb gjitha fushat e veprimtaris\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb nj\u00eb rol dhe nj\u00eb kontribut t\u00eb paz\u00ebvend\u00ebsuesh\u00ebm. N\u00ebse arrijm\u00eb t\u00eb kemi t\u00eb nj\u00ebjtin kuptim p\u00ebr procesin dhe n\u00ebse secili prej nesh jep kontributin e tij, at\u00ebher\u00eb do t\u00eb jemi t\u00eb denj\u00eb p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb pjes\u00eb e asaj tavoline dhe e asaj familjeje\u201d, tha Hoxha.<\/p>\n<p>Zgjerimi \u2013 theksoi Ministri \u2013 \u00ebsht\u00eb sot nj\u00eb nga pes\u00eb prioritetet kryesore n\u00eb Bruksel dhe ky \u00ebsht\u00eb momenti kur interesat e Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebrputhen me ato t\u00eb Bashkimit Evropian.<\/p>\n<p>\u201cKurr\u00eb m\u00eb par\u00eb, pas vitit 2004, n\u00eb Bruksel nuk \u00ebsht\u00eb folur me kaq sinqeritet, vendosm\u00ebri dhe bindje p\u00ebr zgjerimin, duke e par\u00eb at\u00eb si pjes\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb rind\u00ebrtimit t\u00eb arkitektur\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb n\u00eb Bashkimin Evropian. Pra, zgjerimi nuk \u00ebsht\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm vet\u00ebm p\u00ebr ne, por edhe p\u00ebr vet\u00eb Bashkimin Evropian. Ky \u00ebsht\u00eb momenti i nj\u00eb p\u00ebrputhjeje t\u00eb favorshme: interesat tona, t\u00eb shprehura vazhdimisht dhe me bindje, sot gjejn\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb qart\u00eb edhe nga Bashkimi Evropian. P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb kemi nj\u00eb shans real p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb realitet\u201d, n\u00ebnvizoi Hoxha.<\/p>\n<p>Sipas Ministrit, Shqip\u00ebria sot ka mund\u00ebsit\u00eb, kapacitetet dhe energjit\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbyllur negociatat n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb relativisht t\u00eb shkurt\u00ebr, n\u00eb p\u00ebrputhje me nj\u00eb plan pune t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt me Komisonin Evropian, brenda dy vjet\u00ebsh.<\/p>\n<p>\u201cPor kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ambicie q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm e jona. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb ambicie q\u00eb mb\u00ebshtetet nga institucioni q\u00eb negocion n\u00eb em\u00ebr t\u00eb 27 vendeve an\u00ebtare, Komisioni Evropian. Ne kemi nj\u00eb plan t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt me Bashkimin Evropian, t\u00eb cilin deri tani e kemi zbatuar plot\u00ebsisht. Gjat\u00eb vitit 2025, n\u00eb nj\u00eb hark kohor prej rreth 13 muajsh, u hap\u00ebn t\u00eb gjith\u00eb kapitujt \u2014 33 kapituj, t\u00eb organizuar n\u00eb 6 grupe. Kjo nuk ndodhi vet\u00ebm sepse e d\u00ebshiron Bashkimi Evropian, por sepse Shqip\u00ebria sot ka kapacitetet, p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb dhe aft\u00ebsit\u00eb p\u00ebr t\u00eb ecur p\u00ebrpara\u201d, u shpreh ai.<\/p>\n<p>Integrimi, shtoi m\u00eb tej Hoxha, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb standard dhe nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb funksionimi.<\/p>\n<p>\u201cIntegrimi \u00ebsht\u00eb m\u00ebnyr\u00eb veprimi: si nd\u00ebrveprojm\u00eb me nj\u00ebri-tjetrin dhe si nd\u00ebrveprojm\u00eb me t\u00eb tjer\u00ebt. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb kultur\u00eb institucionale. N\u00ebse institucionet tona nuk funksionojn\u00eb dhe nuk nd\u00ebrveprojn\u00eb si ato t\u00eb Bashkimit Evropian, nuk do t\u00eb jemi n\u00eb gjendje t\u00eb veprojm\u00eb si pjes\u00eb e asaj familjeje, t\u00eb mbrojm\u00eb interesat tona dhe t\u00eb promovojm\u00eb interesat e p\u00ebrbashk\u00ebta. Integrimi evropian \u00ebsht\u00eb detyr\u00eb, p\u00ebrgjegj\u00ebsi, pun\u00eb dhe investim i gjithsecilit. N\u00eb Bashkimin Evropian nuk hyn qeveria apo parlamenti \u2014 hyjm\u00eb t\u00eb gjith\u00eb. Si n\u00eb p\u00ebrfitime, ashtu edhe n\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi, jemi bashk\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rrug\u00ebtim. Jemi n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn anije dhe detyra jon\u00eb \u00ebsht\u00eb ta \u00e7ojm\u00eb at\u00eb sa m\u00eb shpejt n\u00eb portin e duhur\u201d, p\u00ebrfundoi Ministri i Jasht\u00ebm i Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ministri p\u00ebr Evrop\u00ebn dhe Pun\u00ebt e Jashtme, Ferit Hoxha, dhe Ministrja e Shtetit p\u00ebr Administrat\u00ebn Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni, nis\u00ebn nga Shkolla e Magjistratur\u00ebs n\u00eb Tiran\u00eb turin e dialogut \u201cBE dhe Ti: Evropa fillon k\u00ebtu\u201d. Sipas Ministrit Hoxha, ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tur p\u00ebr t\u00eb biseduar mbi rolin e \u00e7do qytetari n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb procesi [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-78623","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78623","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=78623"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78623\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=78623"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=78623"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=78623"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}