{"id":78552,"date":"2026-03-28T11:48:22","date_gmt":"2026-03-28T11:48:22","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/28\/me-mentalitetin-e-partise-unike-ne-sistemin-shumepartiak\/"},"modified":"2026-03-28T11:48:22","modified_gmt":"2026-03-28T11:48:22","slug":"me-mentalitetin-e-partise-unike-ne-sistemin-shumepartiak","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/28\/me-mentalitetin-e-partise-unike-ne-sistemin-shumepartiak\/","title":{"rendered":"Me mentalitetin e Partis\u00eb unike n\u00eb sistemin shum\u00ebpartiak"},"content":{"rendered":"<p><strong><em>Nga Pre\u00e7 Zogaj\/<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Partia e vetme n\u00eb rregjimin nj\u00ebpartiak nuk ka kosto elektorale nga spastrimet periodike t\u00eb shoq\u00ebruara me lloj lloj anatemimesh t\u00eb \u201ctradhtar\u00ebve\u201d dhe \u201carmiqve t\u00eb brendsh\u00ebm\u201d, mendjet e t\u00eb cil\u00ebve b\u00ebjn\u00eb mas\u00eb sadopak me dogmatizmin e liderit.<\/p>\n<p>Nuk ka kosto sepse nuk ka zgjedhje. Largo, p\u00ebrjashto, lin\u00e7o k\u00eb t\u00eb duash, sa her\u00eb t\u00eb duash. Partia e vetme fiton 99 p\u00ebrqind.<\/p>\n<p>Natyrisht, n\u00eb nj\u00eb perspektiv\u00eb m\u00eb afatgjat\u00eb fati i k\u00ebtyre kazemave sektare \u00ebsht\u00eb zhdukja e sigurt nga skena e historis\u00eb. Nj\u00eb shembull tipik \u00ebsht\u00eb historia e PPSH-s\u00eb. Apoteoza e past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb saj nga armiqt\u00eb e brendsh\u00ebm imagjinar\u00eb sh\u00ebnoi edhe fillimin e rr\u00ebnimit t\u00eb saj me vdekjen e Enver Hoxh\u00ebs. I cili, si\u00e7 ka d\u00ebshmuar e shoqja, sadisfaksionin m\u00eb t\u00eb madh q\u00eb mori n\u00eb varr pati l\u00ebnien e partis\u00eb t\u00eb past\u00ebr!<\/p>\n<p>E panatyrshmja nuk mban kurr\u00eb p\u00ebrjet\u00ebsisht.<br \/>\nN\u00eb rendin shum\u00ebpartiak, si ky q\u00eb jetojm\u00eb prej 35 vitesh, partit\u00eb politike e paguajn\u00eb n\u00eb koh\u00eb reale koston e purgave staliniste-enveriste. Sepse njer\u00ebzit jan\u00eb t\u00eb lir\u00eb t\u00eb shkojn\u00eb me \u00e7do parti q\u00eb duan, ose me asnj\u00ebr\u00ebn. E gjith\u00eb p\u00ebrpjekja e partive \u00ebsht\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb p\u00ebr vete sa m\u00eb shum\u00eb njer\u00ebz me parti e pa parti, mund\u00ebsisht edhe t\u00eb pal\u00ebs kund\u00ebrshtare. Ky \u00ebsht\u00eb n\u00eb thelb rendi politik i konkurenc\u00ebs: Fiton kush mbledh m\u00eb shum\u00eb votues dhe vota.<\/p>\n<p>Historia nuk i m\u00ebsoi askujt, asgj\u00eb, thoshte me d\u00ebshp\u00ebrim shkrimtarja italiane, Orjana Fala\u00e7i, duke patur parasysh mendjet e mbyllura apo antipodin e tyre, pra mendjet e l\u00ebshuara n\u00ebn sundimin \u00e7njer\u00ebzor t\u00eb imagjinares q\u00eb nuk kan\u00eb asgj\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt me mendjet e hapura.<\/p>\n<p>Partia Demokratike e Shqip\u00ebris\u00eb, q\u00eb nga lindja e saj, i ka paguar nj\u00eb kosto t\u00eb vazhdueshme trajtimit t\u00eb diversiteteve n\u00eb parti me mentalitetin e partis\u00eb unike t\u00eb rregjimit nj\u00ebpartiak. Ky \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb prej shartimeve hibride t\u00eb metodave t\u00eb rregjimit t\u00eb mbyllur n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb e hapur. Q\u00eb kan\u00eb prodhuar ng\u00ebr\u00e7e t\u00eb m\u00ebdha sa n\u00eb jet\u00ebn e brendshme t\u00eb PD-s\u00eb, aq edhe n\u00eb ecurin\u00eb e demokracis\u00eb n\u00eb vend.<br \/>\nP\u00ebrfundimi: sa her\u00eb \u00ebsht\u00eb pushtuar nga k\u00ebto tundime partia \u00ebsht\u00eb zvog\u00ebluar. N\u00eb nj\u00eb rast t\u00eb rrall\u00eb kur p\u00ebr pragmatiz\u00ebm \u00ebsht\u00eb hapur drejt bashkimit n\u00eb diverisitet, si\u00e7 jan\u00eb zgjedhjet e vitit 2005, ajo ka fituar. Edhe at\u00ebher\u00eb me shum\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi, duke p\u00ebrfituar nga g\u00ebrryerja e PS-s\u00eb fal\u00eb daljes n\u00eb sken\u00eb t\u00eb LSI-s\u00eb s\u00eb Ilir Met\u00ebs. Por fitoi. E para dhe e fundit fitore n\u00eb shenj\u00ebn e bashkimit si t\u00eb ndrysh\u00ebm q\u00eb pas referendumit antikomunist t\u00eb popullit shqiptar n\u00eb zgjedhjet e 22 marsit, t\u00eb cilin Sali Berisha e trajtoi si fitore t\u00eb veten, ndaj humbi thell\u00eb mbi nj\u00ebzet p\u00ebrqind t\u00eb votave pas kat\u00ebr muash n\u00eb zgjedhjet vendore.<br \/>\nNuk dua t\u00eb zgjatem me list\u00ebn e shembujve t\u00eb shumt\u00eb t\u00eb p\u00ebrjashtimeve e largimeve t\u00eb imponuara nga Partia Demokratike p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt kam shkruar me detaje n\u00eb shum\u00eb prej librave t\u00eb mi publicistik\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb \u00e7udi e \u00e7udive n\u00eb k\u00ebt\u00eb histori \u00ebsht\u00eb riciklimi i t\u00eb nj\u00ebjtit q\u00ebndrim n\u00eb dit\u00ebt m\u00eb t\u00eb k\u00ebqija t\u00eb saj, kur po shkon drejt vitit t\u00eb tremb\u00ebdhjet\u00eb n\u00eb opozit\u00eb, me kat\u00ebr pal\u00eb zgjedhje parlamentare dhe tre pal\u00eb zgjedhje vendore t\u00eb humbura. N\u00eb tkurrje t\u00eb vazhdueshme t\u00eb mb\u00ebshtetjes elektorale. Sipas nj\u00eb sondazhi publik t\u00eb dit\u00ebve t\u00eb fundit t\u00eb ekspertit Eduard Zaloshnja, Partin\u00eb Demokratike do ta votonin sot rreth 150 mij\u00eb zgjedh\u00ebs m\u00eb pak se n\u00eb maj t\u00eb vitit t\u00eb kaluar. Pra nga pes\u00ebqind mij\u00eb votues q\u00eb n\u00eb vetvete jan\u00eb ende pak p\u00ebr t\u00eb prekur kufirin e fitores, sot do ta votonin vet\u00ebm 350 mij\u00eb.<br \/>\nAtyre q\u00eb do t\u00eb vinin n\u00eb dyshim sondazhet e Zaloshnjes, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb zakon n\u00eb nj\u00eb parti q\u00eb nuk duron t\u00eb shoh\u00eb n\u00eb sy t\u00eb vertet\u00ebn, dua t\u2019u them se Zaloshnja e ka gjetur rezutatin e zgjedhjeve n\u00eb Shqip\u00ebri brenda marzhit t\u00eb gabimit q\u00eb nga viti 2009 e k\u00ebndej. Duke konkuruar denj\u00ebsisht kompanit\u00eb e m\u00ebdha bot\u00ebrore q\u00eb b\u00ebjn\u00eb sondazhe n\u00eb vendin ton\u00eb.<\/p>\n<p>E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb, jo ajo q\u00eb duam t\u00eb besojm\u00eb a t\u00eb mos besojm\u00eb. Lajmi q\u00eb bu\u00e7et pa qen\u00eb nevoja t\u00eb b\u00ebrtas\u00eb \u00ebsht\u00eb ky: Nd\u00ebrsa shtetpartia e kryeministrit Rama po niset nj\u00eb vit para zgjedhjeve vendore t\u2019i rrethoj\u00eb ato me ushtrin\u00eb e zyrtar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb, t\u00eb mes\u00ebm e t\u00eb vegj\u00ebl, Partia Demokratike po merret me mbylljen e gar\u00ebs p\u00ebr zgjedhjen e kryetarit, duke sajuar p\u00ebrjashtime e pastrime, t\u00eb cilave u ka v\u00ebn\u00eb emrin vetp\u00ebrjashtim, nj\u00eb term q\u00eb nuk e gjen n\u00eb asnj\u00eb statut t\u00eb ndonj\u00eb partie demokratike t\u00eb bot\u00ebs.<br \/>\nKjo purg\u00eb e re do t\u00eb garantonte nj\u00eb fitore \u201cplebishitare\u201d pa vler\u00eb t\u00eb Sali Berish\u00ebs n\u00eb bunkerin e tij politik. Do t\u00eb garantonte gjithshtu tharjen e bim\u00ebve t\u00eb fundit t\u00eb diversitetit dhe pluralitetit t\u00eb z\u00ebrave n\u00eb at\u00eb parti. Asgj\u00eb tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>T\u00eb jemi t\u00eb qart\u00eb. PD nuk vjen dot n\u00eb pushtet vet\u00ebm edhe sikur Berisha t\u00eb fitonte me kund\u00ebshtar\u00eb real\u00eb n\u00eb nj\u00eb gar\u00eb reale, t\u00eb drejt\u00eb e t\u00eb barabart\u00eb. Por gara do t\u2019i jepte nj\u00eb mund\u00ebsi diversitetit dhe krijimit t\u00eb fraksioneve n\u00eb parti, n\u00ebse edhe neni i fraksioneve nuk ka p\u00ebsuar fatin e nenit t\u00eb brohoritur fuqish\u00ebm t\u00eb dor\u00ebheqjes pa kushte t\u00eb kryetarit t\u00eb Partis\u00eb kur humb zgjedhjet.<\/p>\n<p>Doktrinat konservatore dhe liberaldemokrate u japin r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb dor\u00ebs s\u00eb par\u00eb individit q\u00eb v\u00eb n\u00eb lup\u00ebn e kritik\u00ebs q\u00ebndrime t\u00eb shumic\u00ebs , q\u00eb n\u00eb fakt jan\u00eb t\u00eb liderit por q\u00eb votohen symbyllur p\u00ebr komoditet. Tek individ\u00eb t\u00eb till\u00eb \u00ebsht\u00eb shpesh e drejta, thot\u00eb Skruton, prandaj \u00e7mohen si asete dhe d\u00ebgjohen me respekt. P\u00ebr ta ilustruar me nj\u00eb shembull tonin. Kur PD vendosi t\u00eb digjte mandatet shumica n\u00eb parti brohoriti: \u201cDit\u00eb e madhe p\u00ebr Partin\u00eb dhe p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb\u201d. Pati dy-tre vet\u00eb q\u00eb e konsideruan gabim t\u00eb rend\u00eb me goj\u00eb dhe me shkrim. Koha tregoi se e drejta ishte m\u00eb k\u00ebta dy tre dhe jo me shumic\u00ebn brohorit\u00ebse, e nj\u00ebjta pak a shum\u00eb q\u00eb hesht ose brohoret sot shqyerjen p\u00ebr interesat e Berish\u00ebs t\u00eb statutit q\u00eb vet\u00eb e kan\u00eb votuar.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, mendja kritike q\u00eb mendon se t\u00eb kesh besim t\u00eb verb\u00ebr tek ai q\u00eb komandon \u00ebsht\u00eb fillimi i fundit t\u00eb liris\u00eb nuk ka status dhe vet\u00ebm rrezikon n\u00eb Partin\u00eb Demokratike. Ajo e ka marr\u00eb her\u00ebt ket\u00eb rrug\u00eb. Jan\u00eb disa intelektual\u00eb branda saj ose rreth saj q\u00eb provojn\u00eb t\u2019i tregojn\u00eb si jan\u00eb k\u00ebto pun\u00eb n\u00eb drit\u00ebn e doktrinave q\u00eb formojn\u00eb identitetin e nj\u00eb partie demokratike n\u00eb genom\u00eb dhe n\u00eb funksionimin politik. Ka raste kur duket sikur po d\u00ebgjon. Por sakaq e t\u00ebrheq si magnet dh si mallkim mentaliteti i partis\u00eb unike. Aty ndihet n\u00eb uj\u00ebrat e saj. E huaj n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb e hapur.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Pre\u00e7 Zogaj\/ Partia e vetme n\u00eb rregjimin nj\u00ebpartiak nuk ka kosto elektorale nga spastrimet periodike t\u00eb shoq\u00ebruara me lloj lloj anatemimesh t\u00eb \u201ctradhtar\u00ebve\u201d dhe \u201carmiqve t\u00eb brendsh\u00ebm\u201d, mendjet e t\u00eb cil\u00ebve b\u00ebjn\u00eb mas\u00eb sadopak me dogmatizmin e liderit. Nuk ka kosto sepse nuk ka zgjedhje. Largo, p\u00ebrjashto, lin\u00e7o k\u00eb t\u00eb duash, sa her\u00eb t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-78552","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78552","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=78552"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78552\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=78552"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=78552"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=78552"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}