{"id":78448,"date":"2026-03-27T19:48:34","date_gmt":"2026-03-27T19:48:34","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/27\/takimi-ne-paris-kurti-bisedon-me-macronin-per-sigurine-e-kosoves-dhe-raportet-me-serbine\/"},"modified":"2026-03-27T19:48:34","modified_gmt":"2026-03-27T19:48:34","slug":"takimi-ne-paris-kurti-bisedon-me-macronin-per-sigurine-e-kosoves-dhe-raportet-me-serbine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/27\/takimi-ne-paris-kurti-bisedon-me-macronin-per-sigurine-e-kosoves-dhe-raportet-me-serbine\/","title":{"rendered":"Takimi n\u00eb Paris, Kurti bisedon me Macronin p\u00ebr sigurin\u00eb e Kosov\u00ebs dhe raportet me Serbin\u00eb \u2013"},"content":{"rendered":"<div>\n<p>Kryeministri i Kosov\u00ebs, Albin Kurti, ka biseduar p\u00ebr sigurin\u00eb e shtetit dhe raportet e vendit me Serbin\u00eb me presidentin e Franc\u00ebs, Emmanuel Macron.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb takimit n\u00eb Pallatin Elize, ku u zhvillua takimi me drek\u00eb pune, sipas Zyr\u00ebs s\u00eb Kurtit, \u201cu theksua roli pozitiv i vazhduesh\u00ebm i NATO-s n\u00eb Kosov\u00eb, p\u00ebrkat\u00ebsisht i KFOR-it, si dhe i misioneve t\u00eb Bashkimit Evropian\u201d.<\/p>\n<p>\u201cKryeministri Kurti foli p\u00ebr sigurin\u00eb e Kosov\u00ebs q\u00eb para s\u00eb gjithash \u00ebsht\u00eb siguri e kufijve t\u00eb saj, pastaj p\u00ebr ngritjen e kapaciteteve vendore mbrojt\u00ebse q\u00eb po b\u00ebhet, raportet me fqinjin verior Serbin\u00eb nd\u00ebrlidhur me procesin e dialogut n\u00eb Bruksel dhe zbatimin e marr\u00ebveshjes p\u00ebr normalizim t\u00eb plot\u00eb, pastaj p\u00ebr bashk\u00ebveprimin me aleat\u00ebt veri-atlantik\u00eb dhe p\u00ebr sigurin\u00eb rajonale n\u00eb Ballkan\u201d, u tha n\u00eb njoftimin e Zyr\u00ebs s\u00eb Kurtit.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb takimit, po ashtu \u00ebsht\u00eb diskutuar p\u00ebr integrimet dhe sigurin\u00eb n\u00eb Evrop\u00eb dhe Kurti k\u00ebrkoi mb\u00ebshtetjen e Franc\u00ebs p\u00ebr integrimin evropian dhe an\u00ebtar\u00ebsimin n\u00eb organizatat nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Kosova \u00ebsht\u00eb vendi i vet\u00ebm n\u00eb rajon q\u00eb nuk ka statusin e vendit kandidat, pavar\u00ebsisht se shteti ka aplikuar p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb BE m\u00eb 2022, por aplikimi ende nuk \u00ebsht\u00eb shqyrtuar nga institucionet evropiane.<\/p>\n<p>Normalizimi i raporteve mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, mbetet kusht i BE-s\u00eb p\u00ebr t\u00eb dyja vendet n\u00eb rrug\u00ebn e tyre evropiane.<\/p>\n<p><strong>Pretendimet e Vu\u00e7i\u00e7it para takimit Kurti-Macron<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb dit\u00eb para takimit Kurti-Vu\u00e7iq, presidenti i Serbis\u00eb, Aleksandar Vu\u00e7iq, pretendoi n\u00eb televizionin Prva n\u00eb Beograd, se kryeministri Kurti mund t\u2019i k\u00ebrkoj\u00eb liderit francez plot\u00ebsimin e ca kushteve \u201ckund\u00ebr popullit serb\u201d.<\/p>\n<p>Sipas presidentit serb, Kurti ka shkuar n\u00eb Paris me \u201cdy k\u00ebrkesa\u201d: q\u00eb Serbis\u00eb t\u2019i vendoset kusht p\u00ebr t\u00eb mos p\u00ebrdorur kurr\u00eb arm\u00eb kund\u00ebr shqiptar\u00ebve, p\u00ebrkat\u00ebsisht kund\u00ebr Kosov\u00ebs, dhe q\u00eb NATO-ja t\u00eb largohet nga zona tok\u00ebsore e siguris\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb Forca e Siguris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs t\u00eb mund t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb veriun e vendit t\u00eb banuar me shumic\u00eb serbe.<\/p>\n<p>Vu\u00e7iq pretendoi se \u201cagjend\u00ebn e Kurtit n\u00eb Paris\u201d e ka m\u00ebsuar p\u00ebrmes \u201cnjer\u00ebzve tan\u00eb n\u00eb rrethin e Kurtit\u201d.<\/p>\n<p>Mes tjerash, Vu\u00e7i\u00e7 ka th\u00ebn\u00eb se shpreson q\u00eb NATO-ja \u201cnuk do t\u2019i mb\u00ebshtes\u00eb k\u00ebto k\u00ebrkesa dhe jam i sigurt q\u00eb as Macron nuk do t\u2019i mb\u00ebshtes\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>\u201cKy do t\u00eb ishte sulm i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb ndaj paqes, sulm i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb ndaj popullsis\u00eb son\u00eb, ndaj gjith\u00eb Serbis\u00eb, dhe jam pothuajse i sigurt se kjo nuk do t\u00eb ndodh\u00eb\u201d, tha Vu\u00e7i\u00e7.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb e ka pyetur Qeverin\u00eb e Kosov\u00ebs p\u00ebr q\u00ebndrimin e saj lidhur me pretendimet e Vu\u00e7iqit, por nuk ka marr\u00eb ende p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p><strong>Shqet\u00ebsimet e Kosov\u00ebs p\u00ebr armatosjen e Serbis\u00eb dhe Veriu<\/strong><\/p>\n<p>Pretendimet e Vu\u00e7iqit vijn\u00eb n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur autoritetet kosovare kan\u00eb shprehur shqet\u00ebsim pasi Serbia bleu raketat balistike supersonike CM-400 nga Kina n\u00eb fillim t\u00eb muajit.<\/p>\n<p>Ministri i Mbrojtjes i Kosov\u00ebs, Ejup Maqedonci, i tha Radios Evropa e Lir\u00eb m\u00eb 13 mars se Serbia, p\u00ebrmes k\u00ebtyre blerjeve, po shfaq \u201ctendenca hegjemoniste\u201d karshi vendeve fqinje.<\/p>\n<p>Rreth nj\u00eb jav\u00eb m\u00eb von\u00eb, Kurti e akuzoi Beogradin p\u00ebr shfaqje t\u00eb \u201cagresionit\u201d pasi ushtria serbe kreu st\u00ebrvitje m\u00eb 19 mars n\u00eb nj\u00eb fshat t\u00eb banuar me shqiptar\u00eb etnik\u00eb n\u00eb jug t\u00eb Serbis\u00eb, n\u00eb kufi me Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>Ai tha asokohe se \u201cjemi thell\u00ebsisht t\u00eb shqet\u00ebsuar me demonstrimin e pajustifikuesh\u00ebm ushtarak t\u00eb Serbis\u00eb, me helikopter\u00eb e parashutist\u00eb, n\u00eb zonat e banuara me shqiptar\u00eb n\u00eb Bujanoc, fare pran\u00eb kufirit me Kosov\u00ebn\u201d.<\/p>\n<p>Por, misioni i NATO-s n\u00eb Kosov\u00eb, i tha Radios Evropa e Lir\u00eb se ato st\u00ebrvitjet nuk p\u00ebrb\u00ebnin rrezik dhe se ishte njoftuar paraprakisht nga Beogradi se Forcat e Armatosura t\u00eb Serbis\u00eb do t\u00eb zhvillonin st\u00ebrvitje t\u00eb planifikuara n\u00eb fshatin Muhovc, pran\u00eb kufirit jugor t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>KFOR-i \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr sigurin\u00eb e kufijve t\u00eb Kosov\u00ebs me Serbin\u00eb, nd\u00ebrsa p\u00ebr pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb vij\u00ebs kufitare \u00ebsht\u00eb Policia e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Kosova dhe Serbia ndajn\u00eb nj\u00eb vij\u00eb kufitare t\u00eb gjat\u00eb rreth 400 kilometra.<\/p>\n<p>Forca e Siguris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, FSK, nuk ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb veriun e banuar me shumic\u00eb serbe, pa e marr\u00eb p\u00eblqimin paraprak t\u00eb misionit paqeruajt\u00ebs t\u00eb NATO-s, bazuar n\u00eb zotimin e vitit 2013 nga Qeveria e Kosov\u00ebs ndaj NATO-s.<\/p>\n<p>Ky angazhim, i dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrmes nj\u00eb letre nga ish-kryeministri Hashim Tha\u00e7i drejtuar sekretarit t\u00eb at\u00ebhersh\u00ebm t\u00eb NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, mbetet n\u00eb fuqi edhe sot, pavar\u00ebsisht ndryshimeve n\u00eb mandatin e FSK-s\u00eb.<\/p>\n<p>Hera e fundit kur FSK-ja ishte n\u00eb veri, me p\u00eblqimin e KFOR-it, ishte m\u00eb 29 korrik t\u00eb vitit 2025, n\u00eb nj\u00eb operacion kur gjeti trupin e pajet\u00eb t\u00eb nj\u00eb personi q\u00eb kishte k\u00ebrcyer nga ura n\u00eb liqenin e Ujmanit.<\/p>\n<p>FSK-ja \u00ebsht\u00eb n\u00eb proces t\u00eb shnd\u00ebrrimit n\u00eb ushtri, pas ndryshimeve ligjore t\u00eb miratuara. Ky proces pritet t\u00eb p\u00ebrmbyllet m\u00eb 2028.\/ REL<\/p>\n<p><!-- CONTENT END 2 --><\/p>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryeministri i Kosov\u00ebs, Albin Kurti, ka biseduar p\u00ebr sigurin\u00eb e shtetit dhe raportet e vendit me Serbin\u00eb me presidentin e Franc\u00ebs, Emmanuel Macron. Gjat\u00eb takimit n\u00eb Pallatin Elize, ku u zhvillua takimi me drek\u00eb pune, sipas Zyr\u00ebs s\u00eb Kurtit, \u201cu theksua roli pozitiv i vazhduesh\u00ebm i NATO-s n\u00eb Kosov\u00eb, p\u00ebrkat\u00ebsisht i KFOR-it, si dhe i [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-78448","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78448","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=78448"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78448\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=78448"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=78448"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=78448"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}