{"id":78433,"date":"2026-03-27T17:13:58","date_gmt":"2026-03-27T17:13:58","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/27\/kryeparlamentarja-e-kosoves-nevojiten-diskutime-serioze-per-ceshtjen-e-presidentit\/"},"modified":"2026-03-27T17:13:58","modified_gmt":"2026-03-27T17:13:58","slug":"kryeparlamentarja-e-kosoves-nevojiten-diskutime-serioze-per-ceshtjen-e-presidentit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/27\/kryeparlamentarja-e-kosoves-nevojiten-diskutime-serioze-per-ceshtjen-e-presidentit\/","title":{"rendered":"Kryeparlamentarja e Kosov\u00ebs: Nevojiten diskutime serioze p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e Presidentit"},"content":{"rendered":"<p>Kryetarja e Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs, Albulena Haxhiu, tha se nevojiten diskutime serioze n\u00ebse partit\u00eb duan q\u00eb p\u00ebrnj\u00ebmend ta zgjedhin presidentin e ri t\u00eb shtetit.<\/p>\n<p>Haxhiu, q\u00eb vjen nga radh\u00ebt e partis\u00eb n\u00eb pushtet, L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje, tha se vendi nuk ka nevoj\u00eb t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb zgjedhje sepse qytetar\u00ebt kan\u00eb mbajtur votime n\u00eb dhjetor.<\/p>\n<p>\u201cNevojiten diskutime serioze n\u00ebse duam apo nuk duam p\u00ebrnj\u00ebmend ta zgjedhim presidentin. P\u00ebr faktin se \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb ajo q\u00eb thuhet n\u00eb takime t\u00eb mbyllura t\u00eb jet\u00eb q\u00ebndrim real dhe jo vet\u00ebm diskutim sa p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb\u201d, tha Haxhiu p\u00ebr mediat m\u00eb 27 mars.<\/p>\n<p>M\u00eb 25 mars, Gjykata Kushtetuese publikoi nj\u00eb aktgjykim, duke u th\u00ebn\u00eb deputet\u00ebve se kan\u00eb edhe 34 dit\u00eb koh\u00eb p\u00ebr ta zgjedhur presidentin e ri, p\u00ebrkat\u00ebsisht deri m\u00eb 28 prill, n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn vendi shkon automatikisht n\u00eb zgjedhje.<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtja u d\u00ebrgua n\u00eb Kushtetuese nga Qeveria e Kosov\u00ebs e udh\u00ebhequr nga Albin Kurti, pasi m\u00eb 6 mars, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nxori nj\u00eb dekret p\u00ebr shp\u00ebrndarjen e Kuvendit, nj\u00eb dit\u00eb pasi deputet\u00ebt d\u00ebshtuan t\u00eb zgjidhnin paraardh\u00ebsin e Osmanit. Kushtetuesja gjeti se dekreti i Osmanit nuk ka prodhuar ndonj\u00eb efekt juridik.<\/p>\n<p>Kryeparlamentarja Haxhiu tha se seanca e 5 marsit nuk \u00ebsht\u00eb mbyllur dhe ajo do t\u00eb vazhdoj\u00eb \u201csapo t\u00eb krijohen kushtet\u201d.<\/p>\n<p>Haxhiu tha se kryeministri Kurti, nj\u00ebher\u00ebsh kreu i LVV-s\u00eb, ve\u00e7se ka k\u00ebrkuar takime me subjektet opozitare.<\/p>\n<p>Kurti u d\u00ebrgoi ftesa krer\u00ebve t\u00eb Partis\u00eb Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs dhe Lidhjes Demokratike n\u00eb koh\u00ebn kur ende nuk ishte publikuar aktgjykimi. T\u00eb dy partit\u00eb u shpreh\u00ebn t\u00eb gatshme p\u00ebr takim pas aktgjykimit, por q\u00eb nga publikimi i aktgjykimit nuk \u00ebsht\u00eb paralajm\u00ebruar ndonj\u00eb takim.<\/p>\n<p>\u201cNatyrisht q\u00eb k\u00ebrkesat p\u00ebr takime do t\u00eb vazhdojn\u00eb, por n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr nevojitet edhe vullneti i pal\u00ebs tjet\u00ebr. Grupi parlamentar i Vet\u00ebvendosjes m\u00eb s\u00eb shumti i ka 66 vota, por kjo \u00ebsht\u00eb e pamjaftueshme p\u00ebr ta zgjedhur presidentin e vendit sepse nevojiten 80 vota n\u00eb kuti t\u00eb pakt\u00ebn n\u00eb dy rundet e para. N\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb mendoj q\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm kontributi i t\u00eb gjitha pal\u00ebve, por kontributi t\u00eb jet\u00eb serioz sepse mendoj q\u00eb pajtohemi q\u00eb vendi nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr zgjedhje t\u00eb reja sepse zgjedhjet sapo i kemi p\u00ebrfunduar, qytetar\u00ebt kan\u00eb folur, kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb mesazhin e tyre, prandaj kemi shum\u00eb pun\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb\u201d, tha Haxhiu.<\/p>\n<p>M\u00eb 5 mars, LVV-ja propozoi dy kandidat\u00eb p\u00ebr president, z\u00ebvend\u00ebskryeministrin, nj\u00ebher\u00ebsh kryediplomatin e Kosov\u00ebs, Glauk Konjufc\u00ebn, dhe deputeten Fatmire Koll\u00e7aku. Megjithat\u00eb, emrat e tyre nuk u hodh\u00ebn n\u00eb votim, pasi nuk kishte kuorum.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb tha Gjykata Kushtetuese?<\/p>\n<p>N\u00eb aktgjykimin e saj, gjykata m\u00eb e lart\u00eb n\u00eb vend tha se Kuvendi i Kosov\u00ebs shp\u00ebrndahet n\u00eb tri raste: n\u00ebse brenda 60 dit\u00ebsh nga data e caktimit t\u00eb mandatarit nga presidenti nuk formohet Qeveria, n\u00ebse p\u00ebr shp\u00ebrndarjen e Kuvendit votojn\u00eb 2\/3 e t\u00eb gjith\u00eb deputet\u00ebve dhe n\u00ebse brenda 60 dit\u00ebsh nga data e fillimit t\u00eb procedur\u00ebs s\u00eb zgjedhjes, nuk zgjidhet presidenti i Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cGjykata marr\u00eb p\u00ebr baz\u00eb kontekstin specifik t\u00eb rrethanave t\u00eb konstituimit t\u00eb Kuvendit m\u00eb 11 shkurt 2026, vler\u00ebsoi se Kuvendi nuk ka pasur gjasht\u00ebdhjet\u00eb 60 dit\u00eb n\u00eb dispozicion, brenda t\u00eb cil\u00ebs periudh\u00eb duhej p\u00ebrfunduar procedura p\u00ebr zgjedhjen e presidentit\u201d, u tha n\u00eb vendim t\u00eb Kushtetueses.<\/p>\n<p>Sipas Gjykat\u00ebs Kushtetuese procedura p\u00ebr zgjedhjen e presidentit, \u201cq\u00eb nuk mund t\u00eb zgjas\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 60 dit\u00eb\u201d, duhet t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb \u201c jo m\u00eb von\u00eb se 30 dit\u00eb para p\u00ebrfundimit t\u00eb mandatit t\u00eb presidentit aktual\u201d.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebto dy afate jan\u00eb t\u00eb nd\u00ebrlidhura, n\u00eb at\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb procedura duhet t\u00eb zhvillohet brenda kufirit prej 60 dit\u00ebsh dhe t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb me zgjedhjen e presidentit jo m\u00eb von\u00eb se 30 dit\u00eb para p\u00ebrfundimit t\u00eb mandatit t\u00eb presidentit aktual\u201d, u tha n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Pas aktgjykimit, LVV-ja tha se ky moment duhet t\u00eb shfryt\u00ebzohet \u201cp\u00ebr reflektim dhe p\u00ebr angazhim t\u00eb t\u00eb zgjedhurve t\u00eb popullit, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb vendi t\u00eb mos futet n\u00eb nj\u00eb kriz\u00eb t\u00eb re dhe n\u00eb nj\u00eb cik\u00ebl t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur zgjedhjesh\u201d.<\/p>\n<p>Nga PDK-ja than\u00eb se e respektojn\u00eb vendimin dhe n\u00eb dit\u00ebt n\u00eb vijim do t\u00eb b\u00ebjn\u00eb publik\u00eb vendimet politike q\u00eb do t\u00eb nd\u00ebrmarrin.<\/p>\n<p>Kreu i LDK-s\u00eb, Lumir Abdixhiku, tha se p\u00ebrgjegj\u00ebsia kryesore p\u00ebr zgjedhjen e presidentit bie mbi LVV-n\u00eb, duke shtuar se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje duhet marr\u00ebveshje politike mes partive.<\/p>\n<p>Presidenti i Kosov\u00ebs zgjidhet me dy t\u00eb tretat e votave n\u00eb dy rundet e para apo me 61 vota n\u00eb rundin e tret\u00eb, por nevojiten 80 deputet\u00eb n\u00eb sall\u00eb q\u00eb seanca t\u00eb mund\u00eb t\u00eb mbahet.<\/p>\n<p>Presidentja aktuale, Vjosa Osmani, p\u00ebrfundon mandatin e saj pes\u00ebvje\u00e7ar n\u00eb krye t\u00eb shtetit m\u00eb 5 prill.<\/p>\n<p>Vet\u00eb Osmani e synonte edhe nj\u00eb mandat t\u00eb dyt\u00eb, mir\u00ebpo ajo nuk g\u00ebzoi mb\u00ebshtetjen e partive.<\/p>\n<p>P\u00ebr partin\u00eb n\u00eb pushtet, ajo nuk i kishte votat e nevojshme, nd\u00ebrsa p\u00ebr partit\u00eb e tjera ajo nuk e ka personifikuar unitetin e nevojsh\u00ebm q\u00eb i duhet figur\u00ebs s\u00eb presidentit.\/ REL<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2026\/03\/27\/kryeparlamentarja-e-kosoves-nevojiten-diskutime-serioze-per-ceshtjen-e-presidentit\/\">Kryeparlamentarja e Kosov\u00ebs: Nevojiten diskutime serioze p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e Presidentit<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetarja e Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs, Albulena Haxhiu, tha se nevojiten diskutime serioze n\u00ebse partit\u00eb duan q\u00eb p\u00ebrnj\u00ebmend ta zgjedhin presidentin e ri t\u00eb shtetit. Haxhiu, q\u00eb vjen nga radh\u00ebt e partis\u00eb n\u00eb pushtet, L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje, tha se vendi nuk ka nevoj\u00eb t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb zgjedhje sepse qytetar\u00ebt kan\u00eb mbajtur votime n\u00eb dhjetor. \u201cNevojiten diskutime serioze [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-78433","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78433","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=78433"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78433\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=78433"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=78433"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=78433"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}