{"id":78398,"date":"2026-03-27T15:48:35","date_gmt":"2026-03-27T15:48:35","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/27\/skemat-e-mashtrimit-si-ne-holliwood-te-darin-gezdarit-dhe-arlinda-markut-2\/"},"modified":"2026-03-27T15:48:35","modified_gmt":"2026-03-27T15:48:35","slug":"skemat-e-mashtrimit-si-ne-holliwood-te-darin-gezdarit-dhe-arlinda-markut-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/27\/skemat-e-mashtrimit-si-ne-holliwood-te-darin-gezdarit-dhe-arlinda-markut-2\/","title":{"rendered":"Skemat e mashtrimit si n\u00eb \u201cHolliwood\u201d t\u00eb Darin G\u00ebzdarit dhe Arlinda Markut"},"content":{"rendered":"<div class=\"jeg_video_container jeg_video_content\"><\/div>\n<p>Banda e \u00c7opjave i ka shtrir\u00eb tentakulat gjithandej n\u00eb zyrat e shtetit. Megjith\u00ebse jan\u00eb goditur nga SPAK, njer\u00ebzit e tyre vazhdojn\u00eb t\u00eb marrin tendera, t\u00eb pastrojn\u00eb parat\u00eb e drog\u00ebs dhe t\u00eb ngren\u00eb resorte me parat\u00eb e krimit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa hetimet zvarriten, dy vjet pas arrestimit t\u00eb Darin G\u00ebzdarit dhe Arlinda Markut, p\u00ebr pastrim t\u00eb parave dhe lidhje me band\u00ebn e \u00c7opjave, kompanit\u00eb e tyre vazhdojn\u00eb t\u00eb marrin tendera.<\/p>\n<p>Nga nj\u00eb veprim rutin\u00eb i Agjencis\u00eb s\u00eb Prokurimit Publik (APP) m\u00eb 2 mars 2026, m\u00ebsojm\u00eb se kompania \u201cIBS\u201d e Darin G\u00ebzdarit \u00ebsht\u00eb p\u00ebrjashtuar p\u00ebr nj\u00eb vit nga pjes\u00ebmarrja n\u00eb tendera.<\/p>\n<p>Vendimi \u00ebsht\u00eb marr\u00eb pas denoncimit t\u00eb Operatorit t\u00eb Sistemit t\u00eb Transmetimit (OST) ku G\u00ebzdari kishte paraqitur t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb rreme. B\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr tenderin me objekt: \u201cUpgrade i pajisjeve t\u00eb inxhinierimit p\u00ebr sistemin telefonik HQ\u201d.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb dokumenti i APP-s\u00eb, ku tregohet se, n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb procedimit, \u00ebsht\u00eb vendosur p\u00ebrjashtimi p\u00ebr 12 muaj i \u201cInformation Business System-IBS\u201d shpk.<\/p>\n<p>Ironia \u00ebsht\u00eb se p\u00ebrjashtimi b\u00ebhet p\u00ebr nj\u00eb mashtrim me t\u00eb dh\u00ebnat e tenderit. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb pronari i saj \u00ebsht\u00eb n\u00ebn hetim p\u00ebr pastrim t\u00eb parave t\u00eb krimit. Veprimi do t\u00eb duhej t\u00eb ishte urdh\u00ebruar nga Prokuroria qysh kur u krye arrestimi.<\/p>\n<p>Kjo firm\u00eb \u00ebsht\u00eb krijuar n\u00eb vitin 1997 dhe kontrollohej MARO shpk, n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb shtetasi francez Xhylien Roshe.<\/p>\n<p>Pati shum\u00eb transaksione, nd\u00ebrrim t\u00eb emrave t\u00eb pronar\u00ebve, q\u00eb vazhduan deri n\u00eb vitin 2024. N\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb kompania kakoi 100 p\u00ebr qind n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb Darin Gezdarit.<\/p>\n<p>Kompania ka marr\u00eb gjat\u00eb dy viteve t\u00eb fundit 15 kontrata publike, kryesisht nga bashkit\u00eb. Hetimi p\u00ebr pastrim parash nuk e pengonte aspak G\u00ebzdarin t\u00eb firmoste kontrata publike.<\/p>\n<p>G\u00ebzdari ka krijuar nj\u00eb rrjet kompanish ku pastron parat\u00eb. Nj\u00ebra prej tyre \u00ebsht\u00eb \u201cGreen View Marketing\u201d. Kompania u regjistrua n\u00eb 3 shtator 2020, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Edmir Simonit nga Lezha. Megjith\u00ebse ky punonte roje n\u00eb plazh, n\u00eb aktivitetin e kompanis\u00eb p\u00ebrshkruhet se kryen \u201cSh\u00ebrbime t\u00eb t\u00eb gjitha formave t\u00eb Marketingut digital online\u201d.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb Simoni nuk kishte lidhje me k\u00ebt\u00eb biznes. M\u00eb 2 tetor 2020, kompania kalon nga Edmir Simoni tek shtetasi italian Lorenzo Cerentola. Ky \u00ebsht\u00eb nga Bassano Del Grappa, Itali, por dyshojm\u00eb se nuk di asgj\u00eb \u00e7far\u00eb b\u00ebhej me llogarin\u00eb bankare t\u00eb kompanis\u00eb q\u00eb e zot\u00ebronte me \u201cletra\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2023, kompania i kaloi n\u00eb pron\u00ebsi Darin G\u00ebzdarit dhe m\u00eb 8 gusht, ky vendos ta falimentoj\u00eb subjektin. Kompania deklaroi 100 milion\u00eb lek\u00eb humbje dhe u likujdua me firm\u00ebn e G\u00ebzdarit<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, kompania kryente transaksione t\u00eb m\u00ebdha parash, megjith\u00ebse nuk kishte staf.<\/p>\n<p>Ky fakt i shtyu tatimor\u00ebt e Lezh\u00ebs t\u00eb dyshojn\u00eb. P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, kompania ndryshonte shpesh adres\u00ebn e zyr\u00ebs. Tatimet mor\u00ebn vendim p\u00ebr kontroll t\u00eb thelluar. N\u00eb p\u00ebrpjekjen e fundit p\u00ebr kontroll, administratori G\u00ebzdari kishte njoftuar Drejtorin\u00eb Rajonale Tatimore se ishte n\u00eb gjendje shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsore, duke synuar s\u00ebrish shtyrjen e inspektimit.<\/p>\n<p>Tatimet b\u00ebn\u00eb kall\u00ebzim n\u00eb Prokurorin\u00eb e Tiran\u00ebs dhe k\u00ebshtu nis\u00ebn hetimet mbi \u201cGreen View Marketing\u201d.<\/p>\n<p>Kompania kryente miliona euro shitje dhe nuk kishte asnj\u00eb pajisje informatike ose makineri. Megjithat\u00eb, firma ka arritur t\u00eb kryej\u00eb shitje elektronike n\u00eb shum\u00ebn mbi 1 miliard lek\u00eb t\u00eb reja n\u00eb periudh\u00ebn 2021-2022.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb siguruara nga hetimi, rezulton se jan\u00eb rreth 30 shoq\u00ebri t\u00eb huaja, t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshira n\u00eb aktivitetin e basteve sportive ose t\u00eb loj\u00ebra on-line, q\u00eb kan\u00eb kryer pagesa n\u00eb favor t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb shqiptare \u201cGreen View Marketing\u201d.<\/p>\n<p>Sipas bilancit t\u00eb vitit 2021, shoq\u00ebria deklaronte se kishte kryer shitje sh\u00ebrbimi p\u00ebr kompanit\u00eb e basteve n\u00eb vler\u00ebn mbi 990 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb reja.<\/p>\n<p>N\u00eb pasqyr\u00ebn financiare t\u00eb vitit 2022, sipas vet\u00ebdeklarimit t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb, rezulton se ajo ka shitur sh\u00ebrbime n\u00eb shum\u00ebn e rreth 50 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb reja.<\/p>\n<p>Pjesa m\u00eb e madhe e k\u00ebtyre parave transferohet n\u00eb vendet \u201coff-shore\u201d, nd\u00ebrsa shuma t\u00eb tjera n\u00eb vlera nga dhjetra deri n\u00eb disa qindra mij\u00ebra euro, kalojn\u00eb n\u00eb llogarit\u00eb personale t\u00eb ortakut Darin Gezdari. E nj\u00ebjta skem\u00eb edhe p\u00ebr Arlinda Markun ortaken e G\u00ebzdarit.<\/p>\n<p>P\u00ebr prokurorin\u00eb e Tiran\u00ebs, kompania \u201cGreen View Marketing\u201d dyshohet se ka funksionuar p\u00ebr pastrimin e parave. Shoq\u00ebria ka l\u00ebshuar fatura fiktive p\u00ebr llogari t\u00eb kompanive t\u00eb huaja t\u00eb basteve, duke mos kryer asnj\u00eb sh\u00ebrbim dhe duke mos ushtruar aktivitet ligjor, si edhe m\u00eb pas ka transferuar parat\u00eb n\u00eb llogari off-shore.<\/p>\n<p>Me 17 gusht 2020, Darin G\u00ebzdari themeloi shoq\u00ebrin\u00eb \u201cTECH GROUND SERVICES\u201d shpk. Subjekti do t\u00eb kishte si objekt: Import, Eksport dhe Tregtim t\u00eb gjith\u00eb pajisjeve Elektronike, t\u00eb sistemeve t\u00eb teknologjis\u00eb s\u00eb informacionit. Kapitali themeltar ishte 100 lek\u00eb.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm nj\u00eb muaj m\u00eb pas, m\u00eb 25 shtator 2020, Darin Gezdari ia shet kompanin\u00eb italianit Denis Zanone. P\u00ebr koincidenc\u00eb, edhe ky \u00ebsht\u00eb nga Bassano Del Grappa, Itali.<\/p>\n<p>M\u00eb 3 janar 2023, Zanone ia kthen kompanin\u00eb Denis Gezdarit dhe b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb akt shitje. Firma deklaronte nj\u00eb xhiro vjetore modeste prej 23 milion\u00eb lek\u00ebsh. \u00c7udit\u00ebrisht m\u00eb 1 shkurt 2023, kompania u kalua n\u00eb falimentim dhe u likuidua.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa m\u00eb 26 gusht 2020, Arlinda Marku nga Lezha regjistroi n\u00eb Tiran\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb \u201cNew Axis Solutions\u201d sh.p.k.<\/p>\n<p>Sapo kaloi nj\u00eb muaj, m\u00eb 30 shtator 2020, Marku ia shet firm\u00ebn shtetases italiane Luciana Vascan. Megjithat\u00eb administratore e shoq\u00ebris\u00eb q\u00ebndroi Arlinda Marku deri n\u00eb dhjetor 2022. Kompania deklaronte vet\u00ebm humbje, por kryente transaksione me qindra milion\u00eb lek\u00eb. N\u00eb vitin 2022, kjo firm\u00eb rezultonte me 16 milion\u00eb lek\u00eb humbje, sipas bilancit vjetor t\u00eb deklaruar.<\/p>\n<p>M\u00eb 3 janar 2023, Luciana ia shet kompanin\u00eb Darin G\u00ebzdarit. M\u00eb 1 shkurt 2023, G\u00ebzdari kryen veprimin e zakonsh\u00ebm: falimentimin e kompanis\u00eb!<\/p>\n<p>Pas italian\u00ebve, Darin G\u00ebzdari do t\u00eb p\u00ebrdorte tre persona t\u00eb nj\u00eb familje nga Mali i Zi, me q\u00ebllim krjimin e firmave t\u00eb reja. Edhe k\u00ebto duheshin p\u00ebr pastrimin e parave. M\u00eb 1 shkurt 2021, shtetasi nga Podgorica e Malit t\u00eb Zi. Zoran Barovi\u00e7 \u201cthemelon\u201d kompanin\u00eb \u201cHyper Drive Services\u201d. M\u00eb 3 janar 2023, kur ia sheti shoq\u00ebrin\u00eb Darin G\u00ebzdarit, kompania ishte me 13 milion\u00eb lek\u00eb humbje. Ky e falimenton menj\u00ebher\u00eb, n\u00eb 1 shkurt 2023.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa kompania \u201cNew Moon Services\u201d, e regjistruar n\u00eb t\u00eb nj\u00ebt\u00ebn dit\u00eb, u vendos n\u00eb em\u00ebr t\u00eb familjares s\u00eb Zoranit, shtetases malazeze Dragisa Barovi\u00e7. M\u00eb 3 janar 2023, pasi mbaroi misioni, firma kaloi n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Darin Gezdarit. Dhe m\u00eb 1 shkurt 2023, kompania kaloi n\u00eb likuidim.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa m\u00eb 17 shkurt 2021, nga i biri i Dragis\u00ebs, Savo Barovi\u00e7, u regjistrua n\u00eb Tiran\u00eb kompania \u201cRed Ridge Marketing\u201d shpk. Vihet re nj\u00eb fantazi krijuese n\u00eb vendosjen e emrave t\u00eb kompanive.<\/p>\n<p>Aktiviteti i saj p\u00ebrfshinte \u201cKonsulenc\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e Marketingut, duke perfshire te gjitha format e marketingut digital online\u201d. M\u00eb 13 janar 2023, kompania i shitet Darin G\u00ebzdarit dhe ky e likuidon m\u00eb 1 shkurt 2023. T\u00eb gjitha shitblerjet jan\u00eb b\u00ebr\u00eb me vler\u00ebn 100 lek\u00eb, pavar\u00ebsisht se kompanit\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb transaksione miliarda lek\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb kujt jan\u00eb parat\u00eb e k\u00ebtyre transaksioneve? Pika lidh\u00ebse me parat\u00eb e drog\u00ebs t\u00eb band\u00ebs \u00c7opjave \u00ebsht\u00eb Klajdi Merkaj. Me 27 mars 2018, Klajdi Merkaj regjistroi firm\u00ebn \u201cMulti Service Group\u201d.<\/p>\n<p>M\u00eb 1 shkurt 2020, em\u00ebrohet administratore Arlinda Marku, nj\u00ebkoh\u00ebsisht i transferohen 50 p\u00ebrqind t\u00eb aksioneve.<\/p>\n<p>Pa zgjatur shum\u00eb, m\u00eb 31 korrik 2020, Merkaj i shet Markut edhe gjysm\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb aksioneve.<\/p>\n<p>Klajdi Merkaj u arrestua m\u00eb 17 tetor 2024, si pjes\u00eb e band\u00ebs \u201c\u00c7opja\u201d t\u00eb Elbasanit, n\u00eb rolin e transferuesit dhe pastruesit t\u00eb miliona Eurove q\u00eb siguronin dy v\u00ebllez\u00ebrit Hajdar e Franc \u00c7opja nga trafiku nd\u00ebrkomb\u00ebtar i drog\u00ebs<\/p>\n<p>Prokuroria e kryeqytetit njoftoi n\u00eb 20 Dhjetor 2024 arrestimin e Gezdarit dhe nj\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtoreje t\u00eb tij, Arlinda Marku. Akuzoheshin se kan\u00eb kryer veprat penale t\u00eb \u201cfshehjes s\u00eb t\u00eb ardhurave\u201d dhe \u201cpastrimit t\u00eb produkteve t\u00eb vepr\u00ebs penale\u201d.<\/p>\n<p>I riu Klajdi Merkaj, q\u00eb ishte shpallur n\u00eb k\u00ebrkim nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr llogari t\u00eb dosjes \u201c\u00c7opja\u201d, \u00ebsht\u00eb arrestuar m\u00eb 16 tetor 2024 n\u00eb Rom\u00eb.<\/p>\n<p>Paralelisht me masat e arrestit, m\u00eb her\u00ebt Apeli i GJKKO-s\u00eb la n\u00eb fuqi mas\u00ebn e sekuestros p\u00ebr pasurit\u00eb e Arben Lam\u00e7es, Arjon Ormenaj, Klajdi Merkaj, Manjola Hysenaj, t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb \u201cElba Beton\u201d, t\u00eb \u201cHotel Demis\u201d, t\u00eb \u201cIsh-Vil\u00ebs Gjuta\u201d etj.<\/p>\n<p>Sekuestrot u vendos\u00ebn pas operacionit t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb nga Prokuroria e Posa\u00e7me m\u00eb 31 korrik, ku k\u00ebrkoi arrestimin e 33 personave. N\u00eb pranga u vendos\u00ebn vet\u00ebm 11 prej tyre. \u00c7opjat e kan\u00eb \u201cveshin\u201d gjithandej n\u00ebp\u00ebr zyrat e Policis\u00eb, prandaj ndodhi dekonsipirim gjat\u00eb aksionit.<\/p>\n<p>N\u00eb shtator t\u00eb vitit 2020, Klajdi Merkaj po planifikonte nj\u00eb udh\u00ebtim n\u00eb Dubai p\u00ebr t\u00eb siguruar financime t\u00eb bollshme p\u00ebr zgjerimin e biznesit t\u00eb tij t\u00eb nd\u00ebrtimit n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Asokohe vet\u00ebm 31 vje\u00e7, Merkaj po nd\u00ebrtonte p\u00ebrmes kompanis\u00eb s\u00eb themeluar prej tij nj\u00eb kompleks vilash luksoze n\u00eb Lund\u00ebr \u2013 zon\u00ebn e lakmuar e periferis\u00eb n\u00eb kryeqytet.<\/p>\n<p>Ai iu drejtua p\u00ebr ndihm\u00eb Franc \u00c7opjes, i njohur ndryshe edhe si Franc Gergely.<\/p>\n<p>Merkaj komunikonte me \u00c7opjen p\u00ebrmes aplikacionit Sky ECC dhe e kishte informuar m\u00eb par\u00eb at\u00eb p\u00ebr planet e tij t\u00eb biznesit.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr t\u00eb dy vendet jemi konsumuar lart p\u00ebr t\u2019u realizu. Kemi marr\u00eb ok,\u201d e informoi ai \u00c7opjen, nd\u00ebrsa i k\u00ebrkoi nj\u00eb kapital prej 1.5 milion\u00eb eurosh n\u00eb cash.<\/p>\n<p>Komunikimet p\u00ebrmes aplikacionit Sky ECC mes Klajdi Merkajt dhe Franc \u00c7opjes jan\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb vendimi voluminoz t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me p\u00ebr mas\u00eb sigurie ndaj organizat\u00ebs kriminale \u201c\u00c7opja\u201d, e akuzuar p\u00ebr nj\u00eb seri vrasjesh me pages\u00eb, trafikimin nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb sasive t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb kokain\u00ebs si dhe pastrimin e parave t\u00eb krimit.<\/p>\n<p>Dubai n\u00eb Emiratet e Bashkuara Arabe njihet si \u201cparajs\u00eb penale\u201d. Franc \u00c7opja ishte rezident n\u00eb Dubai nga viti 2020 deri n\u00eb dhjetor 2023, kur u ekstradua n\u00eb Belgjik\u00eb si urdh\u00ebrues i nj\u00eb vrasjeje p\u00ebr \u201cprishjen e pazareve t\u00eb drog\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Ai dirigjoi nga Dubai nj\u00eb ushtri me njer\u00ebz p\u00ebr t\u00eb pastruar parat\u00eb e tij n\u00eb Shqip\u00ebri si dhe negocioi marr\u00ebveshje biznesi q\u00eb e b\u00ebnin at\u00eb nj\u00eb investitor t\u00eb fsheht\u00eb n\u00eb projektet e nd\u00ebrtimit n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb vitit 2020, koh\u00eb s\u00eb cil\u00ebs i p\u00ebrkasin bisedat e zhvilluara n\u00eb SKY ECC, \u00c7opja dokumentohet t\u00eb ket\u00eb sjell\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb pakt\u00ebn 7.5 milion\u00eb euro t\u00eb thata, t\u00eb cilat u investuan n\u00eb nd\u00ebrtimin e nj\u00eb pallati pran\u00eb Qendr\u00ebs Spitalore Universitare \u201cN\u00ebn\u00eb Tereza\u201d, n\u00eb blerjen e apartamenteve t\u00eb shtrenjta n\u00eb disa prej kullave t\u00eb Tiran\u00ebs si dhe dy vilave n\u00eb kompleksin \u201cMandarine Drive\u201d pas qendr\u00ebs tregtare TEG, e nd\u00ebrtuar nga kompania e Merkajt.<\/p>\n<p>Nj\u00eb sasi m\u00eb e madhe prej 15.4 milion\u00eb eurosh dyshohet q\u00eb t\u00eb jet\u00eb investuar nj\u00eb vit m\u00eb von\u00eb n\u00eb blerjen e lingotave t\u00eb arit nga \u00c7opja.<\/p>\n<p>\u201cMandarine Drive\u201d \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kompeks vilash luksoze n\u00eb periferi t\u00eb Tiran\u00ebs, i nd\u00ebrtuar n\u00eb nj\u00eb kod\u00ebr t\u00eb but\u00eb, dikur t\u00eb gjelb\u00ebruar pas qendr\u00ebs tregtare TEG. Vilat i p\u00ebrkasin arkitektur\u00ebs moderne, kan\u00eb secila pishina personale dhe listohen nga agjencit\u00eb imobilare me \u00e7mime shitjeje q\u00eb variojn\u00eb nga 1 milion deri n\u00eb 1.5 milion\u00eb euro secila.<\/p>\n<p>Kompleksi \u201cMandarine Drive\u201d \u00ebsht\u00eb nj\u00eb investim i kompanis\u00eb \u201cMerkaj 3\u201d sh.p.k, e themeluar n\u00eb vitin 2013 nga Klajdi Merkaj kur ishte vet\u00ebm 24-vje\u00e7, me aktivitet tregtin\u00eb e gomave p\u00ebr automjetet. N\u00eb vitin 2017, Merkaj ia shiti aksionet v\u00ebllait t\u00eb tij<\/p>\n<p>Komunikimet n\u00eb aplikacionin Sky ECC me Franc \u00c7opjen e identifikojn\u00eb Merkajn si nj\u00eb person t\u00eb angazhuar n\u00eb transferta parash nga Mbret\u00ebria e Bashkuar drejt Shqip\u00ebris\u00eb. N\u00eb disa raste gjat\u00eb vitit 2020, ai i d\u00ebrgon \u00c7opjes kode postare, q\u00eb rezultojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb sht\u00ebpi n\u00eb Lond\u00ebr, Luton dhe n\u00eb periferi t\u00eb Birmingamit.<\/p>\n<p>Ai kujdeset gjithashtu q\u00eb t\u00eb shes\u00eb makinat e \u00c7opjes si dhe t\u00eb fsheh\u00eb pron\u00ebsin\u00eb e dy vilave t\u00eb tyre n\u00eb kompleksin \u201cMandarine Drive\u201d.<\/p>\n<p>\u201cShtetasi Klajdi Merkaj evidentohet si nj\u00eb nga personat e besuar q\u00eb mban dhe menaxhon vlera monetare t\u00eb konsiderueshme cash p\u00ebr llogari t\u00eb shtetasit Franc Gergely,\u201d thuhet n\u00eb vendimin e gjykat\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201c\u2026 sipas porosis\u00eb dhe orientimit t\u00eb shtetasit Franc Gergely (\u00c7opja), ka marr\u00eb dhe ka transportuar vlera monetare cash, t\u00eb cilat m\u00eb pas jan\u00eb investuar n\u00eb nd\u00ebrtim dhe blerjen e pasurive t\u00eb patundshme p\u00ebr llogari t\u00eb shtetasit Franc Gergely,\u201d theksohet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, njer\u00ebzit e angazhuar n\u00eb pastrimin e parave t\u00eb \u00c7opjas, si Arlinda Marku dhe Darin G\u00ebzdari, vazhdojn\u00eb t\u00eb mbajn\u00eb n\u00eb k\u00ebmb\u00eb skem\u00ebn, madje marrin parat\u00eb publike n\u00ebp\u00ebr tendera.<\/p>\n<p><strong>gijotina.com\/<\/strong><\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/pastrimi\/\">Skemat e mashtrimit si n\u00eb \u201cHolliwood\u201d t\u00eb Darin G\u00ebzdarit dhe Arlinda Markut<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Banda e \u00c7opjave i ka shtrir\u00eb tentakulat gjithandej n\u00eb zyrat e shtetit. Megjith\u00ebse jan\u00eb goditur nga SPAK, njer\u00ebzit e tyre vazhdojn\u00eb t\u00eb marrin tendera, t\u00eb pastrojn\u00eb parat\u00eb e drog\u00ebs dhe t\u00eb ngren\u00eb resorte me parat\u00eb e krimit. Nd\u00ebrsa hetimet zvarriten, dy vjet pas arrestimit t\u00eb Darin G\u00ebzdarit dhe Arlinda Markut, p\u00ebr pastrim t\u00eb parave dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-78398","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78398","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=78398"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78398\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=78398"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=78398"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=78398"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}