{"id":78371,"date":"2026-03-27T13:48:14","date_gmt":"2026-03-27T13:48:14","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/27\/dhimbja-e-strakoshes-per-strakoshen\/"},"modified":"2026-03-27T13:48:14","modified_gmt":"2026-03-27T13:48:14","slug":"dhimbja-e-strakoshes-per-strakoshen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/27\/dhimbja-e-strakoshes-per-strakoshen\/","title":{"rendered":"Dhimbja e Strakosh\u00ebs, p\u00ebr Strakosh\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p>Nga Baton Haxhiu\/<\/p>\n<p>Ai rrinte i ulur n\u00eb at\u00eb karrige t\u00eb kuqe sikur t\u00eb ishte pjes\u00eb e saj. Un\u00eb dhe Foto Strakosha po shikonim loj\u00ebn s\u00eb bashku dhe po flisnim p\u00ebr loj\u00ebn. Ai fliste jo si spektator, por si nj\u00eb njeri q\u00eb kishte vendosur t\u00eb mos l\u00ebvizte, sepse \u00e7do l\u00ebvizje mund ta prishte di\u00e7ka t\u00eb padukshme q\u00eb mbahej pezull n\u00eb fush\u00eb.<\/p>\n<p>Foto Strakosha, dikur vet\u00eb port\u00eb e komb\u00ebtares shqiptare, tani i kthyer n\u00eb at\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb se \u00e7do rol n\u00eb futboll, babai i portierit.<\/p>\n<p>Nuk e shikonte loj\u00ebn si ne. Nuk e ndiqte si rrjedh\u00eb aksionesh. Ai e lexonte si nj\u00eb vij\u00eb t\u00eb holl\u00eb q\u00eb mund t\u00eb k\u00ebputej n\u00eb \u00e7do moment. E dinte \u00e7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb jesh i fundit, e dinte \u00e7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb jesh ai q\u00eb nuk ka ask\u00ebnd pas, dhe e dinte, m\u00eb shum\u00eb se kushdo, se portieri nuk gabon si t\u00eb tjer\u00ebt, ai paguan p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb.<\/p>\n<p>Dora q\u00eb mbante shishen e ujit nuk e pinte ujin, vet\u00ebm e rrotullonte. Gishtat i dridheshin leht\u00eb, jo nga t\u00eb ftohtit, por nga nj\u00eb tension q\u00eb nuk kishte em\u00ebr. Cigaren elektronike e sillte her\u00eb pas here te buz\u00ebt, jo p\u00ebr nevoj\u00eb, por si nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb mbajtur di\u00e7ka n\u00ebn kontroll. Trupi i tij ishte aty, por mendja ishte n\u00eb port\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb fliste qet\u00eb, m\u00eb shpjegonte si e sheh nj\u00eb portier loj\u00ebn, si e lexon pozicionin, si e ndjen rrezikun para se t\u00eb ndodh\u00eb, si dallon mes nj\u00eb gabimi teknik dhe nj\u00eb gabimi q\u00eb turma nuk e fal. Por nd\u00ebrsa fliste, duart e tradhtonin, aty ku fjala p\u00ebrpiqej t\u00eb ishte e fort\u00eb, trupi tregonte t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn.<br \/>\nGruaja e tij nuk e shikon ndeshjen. Nuk e p\u00ebrballon. Ka zgjedhur t\u00eb mos e jetoj\u00eb at\u00eb q\u00eb ai zgjedh ta p\u00ebrjetoj\u00eb \u00e7do her\u00eb, sepse kjo nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm ndeshje, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pritje e gjat\u00eb p\u00ebr nj\u00eb moment t\u00eb vet\u00ebm q\u00eb mund t\u00eb ndryshoj\u00eb gjith\u00e7ka.<\/p>\n<p>Kur Shqip\u00ebria kaloi n\u00eb avantazh, ai nuk buz\u00ebqeshi. Nuk kishte g\u00ebzim n\u00eb fytyr\u00ebn e tij, kishte vet\u00ebm nj\u00eb qet\u00ebsi t\u00eb tendosur, si nj\u00eb njeri q\u00eb e di se kjo \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb pjes\u00eb e historis\u00eb, jo fundi i saj. Nuk i besonte rezultatit, nuk i besonte as fatit, vet\u00ebm priste.<\/p>\n<p>Dhe kur erdhi barazimi, fytyra iu zbeh pa asnj\u00eb reagim t\u00eb jasht\u00ebm. Syt\u00eb i ran\u00eb posht\u00eb, drejt shkall\u00ebve, sikur aty kishte nj\u00eb p\u00ebrgjigje q\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt nuk e shihnin. Sepse ai nuk pa vet\u00ebm golin, pa gjith\u00e7ka q\u00eb do t\u00eb vinte pas tij.<\/p>\n<p>Dhe ajo q\u00eb erdhi nuk ishte vet\u00ebm nj\u00eb tjet\u00ebr gol, ishte nj\u00eb ndjesi q\u00eb zbriste ngadal\u00eb mbi t\u00eb, si nj\u00eb pesh\u00eb q\u00eb nuk bie menj\u00ebher\u00eb, por t\u00eb shtyp gradualisht. Kur Polonia sh\u00ebnoi p\u00ebr 2 me 1, stadiumi u ngrit n\u00eb k\u00ebmb\u00eb, por ai mbeti i ulur. Nuk reagoi, nuk l\u00ebvizi, shishja e ujit i ra nga dora dhe mbeti aty posht\u00eb, pa u marr\u00eb m\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb at\u00eb moment loja p\u00ebr t\u00eb kishte mbaruar.<\/p>\n<p>E shikoja dhe m\u00eb dukej sikur ai nuk ishte m\u00eb n\u00eb stadium, por brenda nj\u00eb kujtimi t\u00eb vjet\u00ebr, ndoshta t\u00eb vetin, ndoshta t\u00eb djalit t\u00eb tij, nj\u00eb p\u00ebrzierje e t\u00eb dyjave, ku \u00e7do top i ardhur drejt port\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb aksion, por nj\u00eb prov\u00eb, nj\u00eb gjykim i heshtur q\u00eb b\u00ebhet publik sapo topi kalon vij\u00ebn.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Baton Haxhiu\/ Ai rrinte i ulur n\u00eb at\u00eb karrige t\u00eb kuqe sikur t\u00eb ishte pjes\u00eb e saj. Un\u00eb dhe Foto Strakosha po shikonim loj\u00ebn s\u00eb bashku dhe po flisnim p\u00ebr loj\u00ebn. Ai fliste jo si spektator, por si nj\u00eb njeri q\u00eb kishte vendosur t\u00eb mos l\u00ebvizte, sepse \u00e7do l\u00ebvizje mund ta prishte di\u00e7ka t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-78371","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78371","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=78371"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78371\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=78371"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=78371"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=78371"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}