{"id":78337,"date":"2026-03-27T11:48:21","date_gmt":"2026-03-27T11:48:21","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/27\/shteti-ligjor-ne-krize-tabaku-kuvendi-rrezikon-te-behet-nje-institucion-pa-rol-real-ne-kontrollin-e-pushtetit\/"},"modified":"2026-03-27T11:48:21","modified_gmt":"2026-03-27T11:48:21","slug":"shteti-ligjor-ne-krize-tabaku-kuvendi-rrezikon-te-behet-nje-institucion-pa-rol-real-ne-kontrollin-e-pushtetit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/27\/shteti-ligjor-ne-krize-tabaku-kuvendi-rrezikon-te-behet-nje-institucion-pa-rol-real-ne-kontrollin-e-pushtetit\/","title":{"rendered":"\u201cShteti ligjor n\u00eb kriz\u00eb\u201d, Tabaku: Kuvendi rrezikon t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb institucion pa rol real n\u00eb kontrollin e pushtetit"},"content":{"rendered":"<p>Deputetja demokrate Jorida Tabaku, n\u00eb nj\u00eb tryez\u00eb t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb t\u00eb organizuar nga Westminster Foundation p\u00ebr forcimin e qeverisjes demokratike dhe ndryshimeve transformuese, ngriti shqet\u00ebsime t\u00eb forta mbi efektivitetin e kontrollit t\u00eb ligjeve pas miratimit dhe rolin e Parlamentit n\u00eb garantimin e llogaridh\u00ebnies.<\/p>\n<p>Tabaku theksoi se p\u00ebrvoja n\u00eb Kuvend ka nxjerr\u00eb n\u00eb pah nj\u00eb problem thelb\u00ebsor: hendeku mes ligjit dhe zbatimit nuk \u00ebsht\u00eb rast\u00ebsor, por struktural. Sipas saj, nj\u00eb pjes\u00eb e konsiderueshme e legjislacionit, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb fush\u00ebn e luft\u00ebs kund\u00ebr korrupsionit, hartohet p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur kritere formale t\u00eb procesit t\u00eb integrimit europian dhe jo p\u00ebr t\u00eb prodhuar rezultate konkrete n\u00eb praktik\u00eb.<\/p>\n<p>Ajo vuri n\u00eb dukje se, ndon\u00ebse kuadri ligjor shpesh \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me standardet e Bashkimit Europian n\u00eb let\u00ebr, mungesa e zbatimit real ka sjell\u00eb rezultate t\u00eb dob\u00ebta n\u00eb terren, duke minuar besimin tek reformat.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr problem madhor, sipas Tabakut, \u00ebsht\u00eb dob\u00ebsimi i funksionit mbik\u00ebqyr\u00ebs t\u00eb Parlamentit. Ajo theksoi se Kuvendi \u00ebsht\u00eb reduktuar n\u00eb nj\u00eb rol formal, shpesh duke funksionuar si nj\u00eb \u201cnoter\u201d i vendimmarrjeve t\u00eb qeveris\u00eb. Kjo reflektohet n\u00eb miratimin e ligjeve pa konsultim t\u00eb gjer\u00eb publik, p\u00ebrdorimin e procedurave t\u00eb p\u00ebrshpejtuara si norm\u00eb dhe jo si p\u00ebrjashtim, si dhe n\u00eb praktik\u00ebn e depozitimit t\u00eb projektligjeve nga deputet\u00eb t\u00eb shumic\u00ebs p\u00ebr t\u00eb shmangur filtrat institucional\u00eb.<\/p>\n<p>Procesi i integrimit europian, sipas Tabakut, \u00ebsht\u00eb thelb\u00ebsisht politik dhe k\u00ebrkon vullnet t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb p\u00ebr reforma, jo thjesht p\u00ebrmbushje formale kriteresh. Ajo theksoi se margjinalizimi i opozit\u00ebs, dob\u00ebsimi i rolit t\u00eb komisioneve parlamentare dhe anashkalimi i procedurave demokratike d\u00ebmtojn\u00eb besueshm\u00ebrin\u00eb e reformave dhe ushqejn\u00eb kriz\u00ebn e besimit ndaj avancimit real t\u00eb vendit drejt Bashkimit Europian.<\/p>\n<p>Duke u ndalur tek Kontrolli Post-Legjislativ, ajo ngriti nj\u00eb problem thelb\u00ebsor: efektiviteti i k\u00ebtij mekanizmi mbetet i kufizuar kur qeveria nuk reflekton ndaj gjetjeve dhe madje nd\u00ebrhyn n\u00eb kund\u00ebrshtim me to.<\/p>\n<p><em>\u201c\u00c7\u00ebshtja nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm ekzistenca e mekanizmave, por vullneti p\u00ebr t\u2019i zbatuar ato realisht,\u201d<\/em>\u00a0theksoi Tabaku, duke n\u00ebnvizuar se kjo problematik\u00eb nuk lidhet vet\u00ebm me ligje specifike, por me nj\u00eb gam\u00eb t\u00eb gjer\u00eb ligjesh q\u00eb prekin drejtp\u00ebrdrejt jet\u00ebn e qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>Ajo solli n\u00eb v\u00ebmendje edhe munges\u00ebn e analizave t\u00eb thelluara p\u00ebr kontratat e Partneritetit Publik-Privat dhe koncesionet, t\u00eb cilat kan\u00eb ndikim t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb n\u00eb financat publike. Sipas saj, Kontrolli Post-Legjislativ duhet t\u00eb shtrihet jo vet\u00ebm mbi zbatimin e ligjeve, por edhe mbi vet\u00eb procesin parlamentar: pse ligjet nuk funksionojn\u00eb q\u00eb n\u00eb shqyrtimin e par\u00eb dhe n\u00ebse Kuvendi ka reflektuar mbi k\u00ebto d\u00ebshtime.<\/p>\n<p><em>\u201cN\u00ebse Kuvendi vazhdon t\u00eb miratoj\u00eb ligje pa reflektim dhe pa analiz\u00eb, duke mos nxjerr\u00eb m\u00ebsime nga gabimet, at\u00ebher\u00eb rrezikon t\u00eb mbetet nj\u00eb institucion formal, pa rol real n\u00eb kontrollin e pushtetit,<\/em>\u201d u shpreh ajo.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, Tabaku theksoi se problemi kryesor nuk \u00ebsht\u00eb mungesa e ligjeve, por mungesa e vullnetit p\u00ebr zbatimin e tyre dhe p\u00ebr nd\u00ebrtimin e institucioneve q\u00eb garantojn\u00eb llogaridh\u00ebnie. Sipas saj, pa nj\u00eb Parlament q\u00eb ushtron realisht funksionin e tij mbik\u00ebqyr\u00ebs, lufta kund\u00ebr korrupsionit dhe procesi i integrimit europian mbeten t\u00eb paplota.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/shteti\/\">\u201cShteti ligjor n\u00eb kriz\u00eb\u201d, Tabaku: Kuvendi rrezikon t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb institucion pa rol real n\u00eb kontrollin e pushtetit<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deputetja demokrate Jorida Tabaku, n\u00eb nj\u00eb tryez\u00eb t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb t\u00eb organizuar nga Westminster Foundation p\u00ebr forcimin e qeverisjes demokratike dhe ndryshimeve transformuese, ngriti shqet\u00ebsime t\u00eb forta mbi efektivitetin e kontrollit t\u00eb ligjeve pas miratimit dhe rolin e Parlamentit n\u00eb garantimin e llogaridh\u00ebnies. Tabaku theksoi se p\u00ebrvoja n\u00eb Kuvend ka nxjerr\u00eb n\u00eb pah nj\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-78337","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78337","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=78337"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78337\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=78337"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=78337"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=78337"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}