{"id":78210,"date":"2026-03-26T17:48:30","date_gmt":"2026-03-26T17:48:30","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/26\/jakin-marena-pd-prone-e-berisheve-me-hipoteke-dhe-shakaja-salianji\/"},"modified":"2026-03-26T17:48:30","modified_gmt":"2026-03-26T17:48:30","slug":"jakin-marena-pd-prone-e-berisheve-me-hipoteke-dhe-shakaja-salianji","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/26\/jakin-marena-pd-prone-e-berisheve-me-hipoteke-dhe-shakaja-salianji\/","title":{"rendered":"Jakin Marena: PD, pron\u00eb e Berish\u00ebve me \u2018hipotek\u00eb\u2019 dhe shakaja Salianji"},"content":{"rendered":"<p>Ka disa koh\u00eb q\u00eb po emetohen n\u00eb media lajme q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me gar\u00ebn e mundshme p\u00ebr kreun e PD, q\u00eb do t\u00eb mbahet diku nga qershori! E quajn\u00eb me plot goj\u00ebn \u2018gar\u00eb\u2019, pa u b\u00ebr\u00eb t\u00ebrr syri!<\/p>\n<p>Madje ka net\u00eb t\u00eb zjarrta debati n\u00eb k\u00ebto panelet televizive, ku moderator\u00ebt dhe t\u00eb ftuarit k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb mbajn\u00eb t\u00eb ndezur \u2018kandilin\u2019p\u00ebr disa emra kandidat\u00ebsh, mes t\u00eb cil\u00ebve spikat Ervin Salianji, i cili e ka pranuar dhe vet\u00eb hipotetikisht se do t\u00eb garoj\u00eb p\u00ebrball\u00eb Berish\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb drejtimin e PD!<\/p>\n<p>Ka dhe emra t\u00eb tjer\u00eb, duke filluar nga shqiptarja rezidente n\u00eb SHBA, Evi Kokalari, e p\u00ebrfunduar tek demokratja \u2018rebele\u2019 e Elbasanit, Alesia Balliu, t\u00eb cil\u00ebt Berish\u00ebn e llogarisin si t\u00eb larguar nga kupola e PD, nd\u00ebrsa flasin p\u00ebr t\u00eb ardhmen e k\u00ebsaj partie, n\u00ebn drejtimin e tyre!<\/p>\n<p>Po flitet dhe p\u00ebr spastrime q\u00eb po ndodhin tek mb\u00ebshtet\u00ebsit e kandidat\u00ebve p\u00ebr kreun e PD-s\u00eb, m\u00eb sakt\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebsit e Salianjit n\u00ebp\u00ebr k\u00ebto foltoret n\u00ebp\u00ebr rrethe. ku p\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs mbledh m\u00eb shum\u00eb njer\u00ebz se Berisha. Si n\u00eb rastin e k\u00ebshilltar\u00ebve demokrat\u00eb t\u00eb Durr\u00ebsit dhe t\u00eb tjer\u00eb. Flitet se ka edhe \u2018filtrime\u2019 t\u00eb listave t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsis\u00eb s\u00eb PD, p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebt t\u00eb cil\u00ebt do t\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb kutit\u00eb e votimit dit\u00ebn e zgjedhjeve. \u00cbsht\u00eb k\u00ebrkuar ndihm\u00eb dhe nga KQZ p\u00ebr kuti votimi e p\u00ebr vula!<\/p>\n<p>Ka dhe reagime nga ana e kupol\u00ebs s\u00eb PD, pra njer\u00ebzit af\u00ebr Berish\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt shprehen se Salianji \u00ebsht\u00eb i \u2018vet\u00ebp\u00ebrjashtuar\u2019, pra nuk \u00ebsht\u00eb an\u00ebtar i PD, nj\u00eb term t\u00ebr\u00ebsisht alla-PD, q\u00eb nuk z\u00eb vend n\u00eb asnj\u00eb fjalor politik as shqiptar dhe as bot\u00ebror, nd\u00ebrsa vet\u00eb Salianji b\u00ebrtet me t\u00eb madhe se \u00ebsht\u00eb an\u00ebtar PD, b\u00ebn takime n\u00eb em\u00ebr t\u00eb PD n\u00ebp\u00ebr rrethe p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar, sipas tij, PD-n\u00eb, merr pjes\u00eb n\u00eb protestat komb\u00ebtare me molotov\u00eb, anipse me 300 vet\u00eb, t\u00eb thirrura nga Berisha, e mbi t\u00eb gjitha nuk mungon n\u00eb asnj\u00eb mbledhje t\u00eb kryesis\u00eb s\u00eb PD!<\/p>\n<p>K\u00ebtu ka nj\u00eb absurd n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, pasi sipas \u2018kutit\u2019 t\u00eb Flamur Nok\u00ebs dhe drejtuesve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb PD af\u00ebr Berish\u00ebs, Salianji nuk lejohet t\u00eb kandidoj\u00eb pasi nuk \u00ebsht\u00eb an\u00ebtar i PD, nd\u00ebrsa merr pjes\u00eb n\u00eb  mbledhjet e kryesis\u00eb s\u00eb PD! Nuk e dim\u00eb n\u00ebse merr pjes\u00eb n\u00eb mbledhje me statusin e an\u00ebtarit t\u00eb kryesis\u00eb s\u00eb partis\u00eb, me statusin e v\u00ebzhguesit apo si gazetar, megjith\u00ebse gjithnj\u00eb, k\u00ebta t\u00eb fundit n\u00eb mbledhjet me dyer t\u00eb mbyllura, nxirren jasht\u00eb sall\u00ebs! Vet\u00ebm Berisha mund t\u2019i jap\u00eb \u2018maj\u00eb\u2019 k\u00ebsaj pune, p\u00ebr ta shpjeguar termin e \u2018vet\u00ebp\u00ebrjashtimit\u2019 t\u00eb Salianjit, por dhe t\u00eb marrjes pjes\u00eb n\u00eb mbledhjet e kryesis\u00eb si an\u00ebtar i saj, pa\u00e7ka se sipas Nok\u00ebs, ai nuk figuron si an\u00ebtar i thjesht\u00eb i PD! Sepse ka nj\u00eb shpjegim t\u00eb vetin Berisha, me at\u00eb realitetin e tij paralel, q\u00eb i bind pasuesit! Jo vet\u00ebm se Salianji \u00ebsht\u00eb vet\u00ebp\u00ebrjashtuar, por dhe se ka bashk\u00ebpunuar me krimin, akuz\u00eb sefte e re kjo e Berish\u00ebs p\u00ebr an\u00ebtarin e kryesis\u00eb, q\u00eb mendon se mund t\u00eb garoj\u00eb p\u00ebrball\u00eb Berish\u00ebs p\u00ebr kreun e PD!<\/p>\n<p>Na b\u00ebn \u00e7udi fakti q\u00eb n\u00ebp\u00ebr panelet televizive debati v\u00ebrtitet vet\u00ebm rreth masave t\u00eb Berish\u00ebs p\u00ebr t\u00eb \u2018pastruar\u2019 listat, p\u00ebr t\u00eb shmangur kandidat\u00ebt \u2018rebel\u00eb\u2019 nga gara p\u00ebr kreun e PD, dhe aspak nuk kemi nj\u00eb debat mir\u00ebfilli p\u00ebr gjendjen aktuale t\u00eb k\u00ebsaj partie, k\u00ebrc\u00ebnimin real q\u00eb t\u00eb mos fitoj\u00eb asnj\u00eb bashki n\u00eb zgjedhjet e p\u00ebrgjithshme p\u00ebr pushtetin vendor q\u00eb zhvillohen n\u00eb pranver\u00ebn e ardhshme, si dhe shkaqet pse PD n\u00eb \u00e7do pal\u00eb zgjedhje bie me nga 250-300 mij\u00eb vota t\u00eb djathta! Duke e garantuar q\u00ebndrimin dhe nj\u00eb dekad\u00eb tjet\u00ebr s\u00ebpaku, n\u00eb opozit\u00eb, n\u00eb pushtetin q\u00ebndror!<\/p>\n<p>N\u00ebse debati orientohet drejt faktit se Berisha merr po masa sepse ka frik\u00eb se Salianji e rrezikon n\u00eb gar\u00ebn p\u00ebr postin e kryetarit, at\u00ebher\u00eb ajo q\u00eb mund t\u00eb themi \u00ebsht\u00eb se, nuk \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb q\u00eb t\u00eb trajtohen shqiptar\u00ebt si qytetar\u00eb n\u00ebn nivelin normal t\u00eb arsyetimit dhe t\u00eb zhvillimit mendor! E themi k\u00ebt\u00eb sepse problemi real q\u00ebndron te mbart\u00ebsit e k\u00ebtij q\u00ebndrimi, pra se Berisha \u00ebsht\u00eb frik\u00ebsuar nga Salianji, t\u00eb cil\u00ebt mund t\u00eb cil\u00ebsohen ose pa njohuri p\u00ebr situat\u00ebn politike ose jan\u00eb \u2018ngarkuar me detyr\u00ebn\u2019 q\u00eb t\u00eb zhvendosin debatin n\u00eb \u00e7\u00ebshtje emrash p\u00ebr t\u00eb l\u00ebn\u00eb m\u00ebnjan\u00eb q\u00ebllimisht problemin e v\u00ebrtet\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb kriza n\u00eb PD, dhe ku shkaktari i kriz\u00ebs e ka emrin \u2018Sali Berisha\u2019!<\/p>\n<p>E themi k\u00ebt\u00eb sepse Berisha, kurdo q\u00eb t\u00eb garoj\u00eb, sot, nes\u00ebr, pas nj\u00eb muaji e pas nj\u00eb viti, n\u00eb 12-t\u00eb t\u00eb dit\u00ebs apo n\u00eb 12-t\u00eb t\u00eb nat\u00ebs, i fiton zgjedhjet brenda PD p\u00ebr kryetar me mbi 90 p\u00ebrqind t\u00eb votave! K\u00ebt\u00eb dominanc\u00eb n\u00eb PD e ka treguar me koh\u00eb dhe vakt! Ishte n\u00eb periudh\u00ebn m\u00eb t\u00eb keqe n\u00eb shtator t\u00eb vitit 2021, i p\u00ebrjashtuar nga grupi dhe nga vet\u00eb PD prej kreut t\u00eb asaj kohe, Lulzim Basha, menj\u00ebher\u00eb sapo u shpall \u2018non grata\u2019 nga SHBA, dhe Berisha arriti q\u00eb t\u00eb marr\u00eb drejtimin e partis\u00eb! Shpenzoi lek\u00eb pa fund me Kuvendet e foltoret e at\u00ebhershme, p\u00ebrfshir\u00eb lobimet e sulmin me qysqi dhe mjete rrethanore ndaj selis\u00eb s\u00eb PD buz\u00eb Lan\u00ebs m\u00eb 8 janar, por dhe m\u00eb pas, teksa shpenzoi shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb rimarr\u00eb edhe zyrtarisht logon e vul\u00ebn e PD. Tashm\u00eb s\u2019ka Zot q\u00eb ia merr m\u00eb partin\u00eb!<\/p>\n<p>Berisha jo vet\u00ebm q\u00eb mori zyrtarisht logon dhe vul\u00ebn e PD, me gjith\u00eb Bardhin, Gjekmarkajn e deri Salianjin, \u2018paket\u00eb\u2019 bashk\u00eb me t\u00eb, por tani k\u00ebrkon q\u00eb asnj\u00eb z\u00eb kund\u00ebr t\u00eb mos dal\u00eb p\u00ebrball\u00eb tij, p\u00ebr t\u00eb prishur \u2018uniformitetin\u2019 e partis\u00eb, jo p\u00ebrball\u00eb Edi Ram\u00ebs p\u00ebr ta rr\u00ebzuar nga pushteti, por p\u00ebrball\u00eb segmenteve t\u00eb caktuara t\u00eb opozit\u00ebs p\u00ebr t\u00eb q\u00ebn\u00eb gjithnj\u00eb pjes\u00eb e pushtetit si p\u00ebrfitues p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rol, tep\u00ebr komod dhe pa asnj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi! Sepse n\u00eb fund t\u00eb her\u00ebs, opozita \u00ebsht\u00eb pushtet, dhe Berisha k\u00ebrkon t\u00eb jet\u00eb \u2018maja\u2019 e opozit\u00ebs, pa asnj\u00eb rival rreth e rrotull! Ndaj i shuan z\u00ebrat kund\u00ebr, ndaj p\u00ebrpiqet q\u00eb t\u00eb zvog\u00ebloj\u00eb dhe rolin e atyre partive t\u00eb reja opozitare q\u00eb s\u2019jan\u00eb n\u00eb aleanc\u00eb me t\u00eb!<\/p>\n<p>Dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb loj\u00eb t\u00eb fort\u00eb pushteti n\u00eb opozit\u00eb, Berish\u00ebs jo vet\u00ebm q\u00eb nuk i rrezikohet posti i kreut t\u00eb PD e opozit\u00ebs n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi, nga Salianji apo t\u00eb ngjash\u00ebm me Salianjin, por ka luksin e madh q\u00eb edhe t\u00eb mos \u2018konsumohet\u2019 lart e posht\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje legjitimiteti, duke ia l\u00ebn\u00eb k\u00ebto pun\u00ebt e \u2018pista\u2019 n\u00eb parti, Flamur Nok\u00ebs, Bardhit dhe mb\u00ebshtet\u00ebsve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb tij, n\u00eb kupol\u00ebn drejtuese t\u00eb PD! Praktikisht, Noka merret me interpretimin e statutit, Bardhi me ndryshimin e statutit, pasi \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar n\u00eb krye t\u00eb komisionit partiak p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pun\u00eb, pra p\u00ebr t\u00eb hequr pa dhimbje nenin \u2018Basha\u2019 me nj\u00eb fjal\u00eb, nd\u00ebrsa Klevis Balliu merret me organizimin e partis\u00eb! Aq sa mund t\u00eb organizoj\u00eb ai! P\u00ebr pak harruam Gjekmarkajn, n\u00ebnkryetarin tjet\u00ebr t\u00eb PD, i cili i fut nj\u00eb opinion me humor, pak nga t\u00eb gjitha, as mish dhe as peshk dhe e kryen pun\u00ebn e detyr\u00ebn karshi Berish\u00ebs, m\u00eb s\u00eb miri!<\/p>\n<p>Berish\u00ebs i mbetet vet\u00ebm t\u00eb jap\u00eb direktiv\u00ebn e mbajtjes s\u00eb protestave nj\u00ebher\u00eb n\u00eb 10 dit\u00eb p\u00ebr t\u00eb \u2018rr\u00ebzuar Ram\u00ebn nga pushteti\u2019, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcaktuar se kur p\u00ebrfundon kilometri i fundit p\u00ebr \u2018narko-shtetin e Ram\u00ebs\u2019, p\u00ebr t\u00eb nxir\u00eb dhe marr\u00eb erzin Shqip\u00ebris\u00eb n\u00ebp\u00ebr kancelarit\u00eb per\u00ebndimore, pa\u00e7ka se n\u00eb t\u00eb shumt\u00ebn e her\u00ebs i mban fjalimet n\u00ebp\u00ebr korridore me \u2018kameramane\u2019 Albana Vokshin,  sepse nuk e afrojn\u00eb n\u00ebp\u00ebr podiume p\u00ebr t\u00eb folur! Dhe at\u00ebher\u00eb q\u00eb flet n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Alban\u00ebs, ia presin fjal\u00ebn n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb brutale t\u00eb mundshme n\u00eb mes t\u00eb Strasburgut, megjith\u00ebse Berisha as nuk skuqet dhe as nuk zverdhet nga turpi! Nuk b\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb at\u00eb \u2018lagje\u2019 ai!<\/p>\n<p>Berish\u00ebs i kan\u00eb mbetur k\u00ebto \u2018pun\u00ebt e r\u00ebnda\u2019, pasi n\u00eb lidhje me gar\u00ebn p\u00ebr kreun e PD nuk shqet\u00ebsohet! Kur nuk e l\u00ebvizi \u2018topi i Amerikanit dhe Inglizit, nuk do ta l\u00ebviz\u00eb as topi i Gjermanit\u2019, ka nisur t\u00eb qarkulloj\u00eb postulati m\u00eb i ri p\u00ebr Berish\u00ebn n\u00ebp\u00ebr koridoret e selis\u00eb buz\u00eb Lan\u00ebs, nga momenti kur ambasada gjermane nd\u00ebrhyri fort kund\u00ebr protestave t\u00eb dhunshme t\u00eb PD e mbi t\u00eb gjitha kur k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb mos p\u00ebrdoret flamuri i Gjermanis\u00eb n\u00ebp\u00ebr k\u00ebto sulmet me molotov dhe mjete t\u00eb tjera piroteknike, ndaj institucioneve t\u00eb shtetit, bizneseve dhe koshave t\u00eb plehrave an\u00ebs rrug\u00ebs! Duke ia \u2018ngrir\u00eb g\u00ebzimin n\u00eb buz\u00eb\u2019Berish\u00ebs, t\u00eb arritur pas hamend\u00ebsimeve se \u2018gjerman\u00ebt kan\u00eb marr\u00eb me sy t\u00eb keq Ram\u00ebn\u2019 dhe sipas PD, mund ta rr\u00ebzojn\u00eb nga pushteti!<\/p>\n<p>Dhe n\u00eb fund t\u00eb her\u00ebs ajo q\u00eb duam t\u00eb rikujtojm\u00eb \u00ebsht\u00eb fakti, se k\u00ebto lajmet q\u00eb hidhen n\u00ebp\u00ebr media apo diskutohen n\u00ebp\u00ebr panelet televizive, sipas t\u00eb cilave Salianji apo t\u00eb tjer\u00ebt i rrezikojn\u00eb postin e kryetarit, Berish\u00ebs, duhet t\u00eb marrin fund nj\u00ebher\u00eb e mir\u00eb dhe t\u00eb mos z\u00ebn\u00eb koh\u00ebn televizive n\u00ebp\u00ebr panelet e dark\u00ebs e t\u00eb m\u00ebrzisin miletin!<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtja e postit t\u00eb kryetarit t\u00eb PD \u00ebsht\u00eb mbyllur me koh\u00eb dhe vakt. Ai do t\u00eb jet\u00eb Sali Berisha sa t\u00eb jet\u00eb gjall\u00eb, i urojm\u00eb v\u00ebrtet\u00eb jet\u00eb t\u00eb gjat\u00eb! PD \u00ebsht\u00eb pron\u00eb me \u2018hipotek\u00eb\u2019 e Berish\u00ebs, dhe n\u00ebse ia ka l\u00ebn\u00eb dikujt me \u2018testament\u2019 p\u00ebr momentin kur t\u00eb shkoj\u00eb pran\u00eb t\u00eb Plotfuqishmit, larg qoft\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb bindur se ua ka l\u00ebn\u00eb dy f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb tij, 50 me 50 p\u00ebrqind t\u00eb \u2018aksioneve\u2019! Si trash\u00ebgimi dhe nuk \u00ebsht\u00eb pak! Nj\u00ebri e financon dhe \u2018vjel\u2019 t\u00eb mirat financiare dhe politike prej PD, duke i shp\u00ebrndar\u00eb sipas p\u00ebrqindjes n\u00eb \u2018hipotek\u00eb\u2019, tjetri e drejton dhe zyrtarisht! Nuk do t\u00eb ket\u00eb em\u00ebr tjet\u00ebr, p\u00ebrpos Berisha n\u00eb krye t\u00eb PD! Ka marr\u00eb fund kjo pun\u00eb! S\u2019ka asnj\u00eb shpres\u00eb. Salianji kryetar \u00ebsht\u00eb thjesht\u00eb nj\u00eb shaka!<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ka disa koh\u00eb q\u00eb po emetohen n\u00eb media lajme q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me gar\u00ebn e mundshme p\u00ebr kreun e PD, q\u00eb do t\u00eb mbahet diku nga qershori! E quajn\u00eb me plot goj\u00ebn \u2018gar\u00eb\u2019, pa u b\u00ebr\u00eb t\u00ebrr syri! Madje ka net\u00eb t\u00eb zjarrta debati n\u00eb k\u00ebto panelet televizive, ku moderator\u00ebt dhe t\u00eb ftuarit k\u00ebrkojn\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-78210","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78210","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=78210"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78210\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=78210"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=78210"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=78210"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}