{"id":78201,"date":"2026-03-26T16:48:21","date_gmt":"2026-03-26T16:48:21","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/26\/sokol-sadushi-drejtesia-perballe-polarizimit-pavaresia-pergjegjshmeria-dhe-besimi-publik\/"},"modified":"2026-03-26T16:48:21","modified_gmt":"2026-03-26T16:48:21","slug":"sokol-sadushi-drejtesia-perballe-polarizimit-pavaresia-pergjegjshmeria-dhe-besimi-publik","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/26\/sokol-sadushi-drejtesia-perballe-polarizimit-pavaresia-pergjegjshmeria-dhe-besimi-publik\/","title":{"rendered":"Sokol Sadushi: Drejt\u00ebsia p\u00ebrball\u00eb polarizimit, pavar\u00ebsia, p\u00ebrgjegjshm\u00ebria dhe besimi publik"},"content":{"rendered":"<p><em><strong>Nga Sokol Sadushi<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Jam k\u00ebtu p\u00ebrpara jush jo vet\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb detyr\u00ebs q\u00eb mbaj, por edhe me bindjen q\u00eb m\u00eb ka shoq\u00ebruar gjat\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebs, se e drejta nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb profesion, por nj\u00eb mision. Dhe ky mision nuk mjafton t\u00eb shpallet. Ai duhet t\u00eb provohet \u00e7do dit\u00eb, p\u00ebrmes karakterit, p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb dhe besnik\u00ebris\u00eb ndaj s\u00eb drejt\u00ebs.<\/p>\n<p>Tema q\u00eb kam zgjedhur t\u00eb trajtoj sot \u2013 pavar\u00ebsia e gjyqtar\u00ebve, p\u00ebrgjegjshm\u00ebria e tyre dhe besimi publik te drejt\u00ebsia \u2013 n\u00eb librat e s\u00eb drejt\u00ebs mund t\u00eb duket abstrakte, por n\u00eb jet\u00ebn e p\u00ebrditshme prek drejtp\u00ebrdrejt \u00e7do qytetar. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye do t\u00eb flas hapur, sepse sistemi yn\u00eb i drejt\u00ebsis\u00eb ka nevoj\u00eb p\u00ebr sinqeritet, jo p\u00ebr retorik\u00eb, p\u00ebr nj\u00eb gjuh\u00eb q\u00eb nuk i zbukuron problemet, por i pranon dhe i trajton me p\u00ebrgjegj\u00ebsi.<\/p>\n<p>Kjo ka r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, sidomos n\u00eb koh\u00ebt q\u00eb jetojm\u00eb, kur shoq\u00ebria jon\u00eb p\u00ebrballet me nj\u00eb klim\u00eb t\u00eb theksuar polarizimi. Pothuajse \u00e7do \u00e7\u00ebshtje e r\u00ebnd\u00ebsishme rrezikon t\u00eb lexohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ndar\u00eb, t\u00eb ngarkuar dhe t\u00eb politizuar. Kjo ndodh n\u00eb jet\u00ebn publike, n\u00eb debatet mediatike, n\u00eb gjuh\u00ebn politike, n\u00eb rrjetet sociale, por ndonj\u00ebher\u00eb edhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn si flitet p\u00ebr drejt\u00ebsin\u00eb n\u00eb mjediset akademike dhe profesionale.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb klim\u00eb t\u00eb till\u00eb, drejt\u00ebsia vihet vazhdimisht n\u00eb prov\u00eb, jo vet\u00ebm nga presioni i jasht\u00ebm, por edhe nga m\u00ebnyra si perceptohet nga shoq\u00ebria. Prandaj tema e sotme nuk \u00ebsht\u00eb thjesht juridike. Ajo \u00ebsht\u00eb edhe qytetare, edhe kulturore, edhe morale, sepse n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb polarizimi pavar\u00ebsia e drejt\u00ebsis\u00eb, p\u00ebrgjegjshm\u00ebria e saj dhe besimi publik b\u00ebhen m\u00eb t\u00eb brishta, por nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe m\u00eb t\u00eb domosdoshme.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsia e gjyqtar\u00ebve<\/p>\n<p>Le t\u00eb fillojm\u00eb me nj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb themelore: pavar\u00ebsia e gjyq\u00ebsorit nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb privilegj q\u00eb i jepet gjyqtarit. Ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb garanci q\u00eb ekziston p\u00ebr hir t\u00eb qytetarit. Kur nj\u00eb gjyqtar gjykon i lir\u00eb nga presionet politike, ekonomike apo shoq\u00ebrore, ai nuk mbron veten; ai mbron t\u00eb drejt\u00ebn tuaj p\u00ebr nj\u00eb gjykim t\u00eb drejt\u00eb. N\u00eb fund t\u00eb dit\u00ebs, qytetari nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb gjyqtar q\u00eb kujdeset t\u00eb mos shqet\u00ebsoj\u00eb pushtetin; ai ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb gjyqtar q\u00eb kujdeset t\u00eb zbatoj\u00eb drejt ligjin.<\/p>\n<p>Kushtetuta e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb e sanksionon qart\u00eb parimin se gjyqtari gjykon vet\u00ebm n\u00eb baz\u00eb t\u00eb Kushtetut\u00ebs dhe ligjit. Pavar\u00ebsia nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb tekst normativ. Ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sjellje, nj\u00eb kultur\u00eb, nj\u00eb guxim i p\u00ebrditsh\u00ebm. Ajo shfaqet n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn si arsyetohet nj\u00eb vendim, si p\u00ebrballohet presioni dhe si refuzohet \u00e7do ndikim i paligjsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Le t\u00eb jemi t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb: pavar\u00ebsia sot k\u00ebrc\u00ebnohet jo vet\u00ebm nga presionet e jashtme, nga politika apo biznesi, por edhe nga nj\u00eb rrezik m\u00eb i heshtur \u2013 konformizmi. Ka gjyqtar\u00eb q\u00eb nuk jan\u00eb n\u00ebn presion nga askush, por q\u00eb gjithsesi zgjedhin rrug\u00ebn e leht\u00eb, zgjedhin vendimin q\u00eb nuk u krijon probleme, dhe jo vendimin q\u00eb \u00ebsht\u00eb i drejt\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb form\u00eb e heshtur e humbjes s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Ne kemi nevoj\u00eb p\u00ebr gjyqtar\u00eb q\u00eb nuk jan\u00eb konformist\u00eb, q\u00eb kan\u00eb guximin intelektual t\u00eb mbajn\u00eb nj\u00eb q\u00ebndrim t\u00eb pavarur kur ligji dhe drejt\u00ebsia e k\u00ebrkojn\u00eb, edhe kur mbeten n\u00eb pakic\u00eb brenda trupit gjykues. Gjyqtari i pavarur nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm ai q\u00eb nuk merr urdhra, por ai q\u00eb ruan gjykimin e vet edhe kur kjo k\u00ebrkon guxim.<\/p>\n<p>Sfidat e sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb sot<\/p>\n<p>Nuk mund t\u00eb flas p\u00ebr pavar\u00ebsin\u00eb dhe p\u00ebrgjegjshm\u00ebrin\u00eb pa i par\u00eb ato n\u00eb kontekstin e realitetit t\u00eb sot\u00ebm. Sistemi yn\u00eb i drejt\u00ebsis\u00eb ndodhet n\u00eb nj\u00eb faz\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb tranzicioni.<\/p>\n<p>Reforma n\u00eb drejt\u00ebsi, e nisur n\u00eb vitin 2016, ishte nj\u00eb hap historik. Procesi i vetingut pastroi sistemin nga gjyqtar\u00eb dhe prokuror\u00eb q\u00eb nuk i plot\u00ebsonin standardet e integritetit. Kjo ishte e nevojshme, por \u00e7do reform\u00eb e madhe ka edhe koston e saj. Ne duhet ta pranojm\u00eb k\u00ebt\u00eb kosto me ndershm\u00ebrin\u00eb q\u00eb publiku e meriton, jo duke fshehur pasojat e saj, por duke i par\u00eb ato n\u00eb sy dhe duke k\u00ebrkuar zgjidhje.<\/p>\n<p>Vakancat e krijuara n\u00eb sistem nga largimi i nj\u00eb numri t\u00eb madh gjyqtar\u00ebsh ka l\u00ebn\u00eb gjykatat me ngarkes\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonshme. Vonesa n\u00eb drejt\u00ebsi \u00ebsht\u00eb sot nj\u00eb nga problemet m\u00eb t\u00eb mprehta q\u00eb has qytetari shqiptar. Ka \u00e7\u00ebshtje q\u00eb presin me vite p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje. Ka qytetar\u00eb q\u00eb kan\u00eb humbur besimin jo sepse vendimi ishte i padrejt\u00eb, por sepse u dha kaq von\u00eb, sa humbi vler\u00ebn q\u00eb duhet t\u00eb kishte p\u00ebr ta.<\/p>\n<p>K\u00ebsaj i shtohet nj\u00eb problem tjet\u00ebr \u2013 paq\u00ebndrueshm\u00ebria n\u00eb vendimmarrje. Kur gjykata t\u00eb ndryshme, apo edhe trupa t\u00eb ndryshme brenda s\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs gjykat\u00eb, japin vendime kontradiktore p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb ngjashme, qytetari humbet orientimin. Kjo d\u00ebmton r\u00ebnd\u00eb sigurin\u00eb juridike dhe dob\u00ebson besimin te shteti i s\u00eb drejt\u00ebs.<\/p>\n<p>Gjykata e Lart\u00eb ka nj\u00eb rol vendimtar n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebsuar praktik\u00ebn gjyq\u00ebsore. Megjithat\u00eb, nj\u00ebsimi nuk vjen vet\u00ebm nga lart. Ai vjen edhe nga cil\u00ebsia e gjyqtarit t\u00eb shkall\u00ebve m\u00eb t\u00eb ulta, nga serioziteti i arsyetimit dhe nga nj\u00eb kultur\u00eb gjyq\u00ebsore q\u00eb e kupton se vendimi nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm zgjidhje p\u00ebr pal\u00ebt, por edhe orientim p\u00ebr sistemin.<\/p>\n<p>N\u00eb thelb, reforma n\u00eb drejt\u00ebsi nuk p\u00ebrfundon me ndryshimin e ligjeve ose me z\u00ebvend\u00ebsimin e njer\u00ebzve. Reforma e v\u00ebrtet\u00eb p\u00ebrfundon kur ndryshon mend\u00ebsia, kur ndryshon kultura institucionale, kur gjyqtari i ri q\u00eb hyn n\u00eb sistem sjell me vete jo vet\u00ebm diplom\u00ebn, por edhe nd\u00ebrgjegjen dhe guximin profesional.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjegjshm\u00ebria<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht k\u00ebtu hyn p\u00ebrgjegjshm\u00ebria, si prova m\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb se pavar\u00ebsia nuk \u00ebsht\u00eb privilegj, por detyrim n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb publikut.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsia pa p\u00ebrgjegjshm\u00ebri \u00ebsht\u00eb e rrezikshme. Nj\u00eb gjyqtar q\u00eb k\u00ebrkon pavar\u00ebsi, por nuk jep llogari, rrezikon ta shk\u00ebpus\u00eb k\u00ebt\u00eb parim nga q\u00ebllimi i tij i v\u00ebrtet\u00eb. N\u00eb nj\u00eb demokraci, \u00e7do pushtet duhet t\u00eb ushtrohet me llogaridh\u00ebnie. Pavar\u00ebsia e v\u00ebrtet\u00eb nuk matet nga mungesa e kontrollit, por nga aft\u00ebsia p\u00ebr ta ushtruar pushtetin me ndershm\u00ebri, p\u00ebrmbajtje dhe vet\u00ebdije kushtetuese.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjegjshm\u00ebria e gjyqtarit manifestohet n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e vendimeve, n\u00eb arsyetimin juridik, n\u00eb transparenc\u00ebn procedurale dhe n\u00eb sjelljen etike. Nj\u00eb vendim q\u00eb nuk arsyetohet mir\u00eb nuk e p\u00ebrmbush plot\u00ebsisht funksionin e drejt\u00ebsis\u00eb, sepse gjykata nuk bind vet\u00ebm duke vendosur, por duke shpjeguar pse vendos ashtu. Dhe sa m\u00eb i madh \u00ebsht\u00eb pushteti p\u00ebr t\u00eb vendosur, aq m\u00eb i lart\u00eb \u00ebsht\u00eb detyrimi p\u00ebr t\u00eb shpjeguar.<\/p>\n<p>Procesi i vetingut nxori n\u00eb pah nj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb themelore: sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb nuk mund t\u00eb funksionoj\u00eb pa mekanizma real\u00eb llogaridh\u00ebnieje. Ai na m\u00ebsoi edhe di\u00e7ka tjet\u00ebr: llogaridh\u00ebnia nuk duhet t\u00eb shfaqet vet\u00ebm n\u00eb momente krize; ajo duhet t\u00eb jet\u00eb pjes\u00eb e kultur\u00ebs s\u00eb p\u00ebrditshme t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, e standardit t\u00eb pun\u00ebs, e etik\u00ebs profesionale dhe e marr\u00ebdh\u00ebnies me publikun.<\/p>\n<p>Un\u00eb ju them sot, si pedagog dhe si Kryetar i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, se m\u00eb shum\u00eb se nga \u00e7do kontroll institucional, p\u00ebrgjegjshm\u00ebria fillon nga brenda. Fillon nga momenti kur gjyqtari e pyet veten: \u201cA do ta pranoja k\u00ebt\u00eb vendim si qytetar?\u201d N\u00ebse p\u00ebrgjigjja \u00ebsht\u00eb jo, at\u00ebher\u00eb di\u00e7ka nuk shkon.<\/p>\n<p>Besimi publik<\/p>\n<p>Dhe pik\u00ebrisht nga kjo marr\u00ebdh\u00ebnie midis pavar\u00ebsis\u00eb dhe p\u00ebrgjegjshm\u00ebris\u00eb lind ose humbet besimi publik te drejt\u00ebsia.<\/p>\n<p>Besimi publik \u00ebsht\u00eb kusht i domosdosh\u00ebm p\u00ebr funksionimin e drejt\u00ebsis\u00eb. Pa t\u00eb, vendimet e gjykatave humbasin forc\u00ebn bind\u00ebse, autoriteti i ligjit dob\u00ebsohet dhe qytetari largohet nga besimi te rruga institucionale e zgjidhjes s\u00eb mosmarr\u00ebveshjeve. Kur dob\u00ebsohet besimi te drejt\u00ebsia, dob\u00ebsohet edhe vet\u00eb rendi demokratik.<\/p>\n<p>Sot n\u00eb Shqip\u00ebri, besimi n\u00eb drejt\u00ebsi mbetet i ul\u00ebt. K\u00ebt\u00eb e dim\u00eb t\u00eb gjith\u00eb. Sidoqoft\u00eb, un\u00eb nuk erdha k\u00ebtu t\u00eb ankohem. Erdha t\u00eb them se ky realitet mund t\u00eb ndryshoj\u00eb, n\u00ebse ne q\u00eb jemi sot n\u00eb sistem dim\u00eb t\u2019i shohim me ndershm\u00ebri dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsi dob\u00ebsit\u00eb e tij, t\u2019i korrigjojm\u00eb ato, dhe n\u00ebse brezi q\u00eb vjen zgjedh t\u00eb mos pajtohet me to, por ta ngrej\u00eb sistemin m\u00eb lart.<\/p>\n<p>Besimi nd\u00ebrtohet p\u00ebrdit\u00eb, p\u00ebrmes vendimeve t\u00eb arsyetuara me kujdes, gjykimeve brenda nj\u00eb kohe t\u00eb arsyeshme, transparenc\u00ebs dhe dinjitetit institucional. Megjithat\u00eb, ai mund t\u00eb d\u00ebmtohet shpejt nga nj\u00eb vendim i paarsyetuar, nga nj\u00eb vones\u00eb e pajustifikuar apo nga nj\u00eb sjellje q\u00eb cenon respektin q\u00eb qytetari pret nga drejt\u00ebsia. Prandaj drejt\u00ebsia nuk matet vet\u00ebm me rezultatin p\u00ebrfundimtar, por edhe me m\u00ebnyr\u00ebn se si ajo e trajton qytetarin n\u00eb \u00e7do hap t\u00eb procesit.<\/p>\n<p>Drejt\u00ebsia nuk fillon n\u00eb sall\u00ebn e gjyqit<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, drejt\u00ebsia nuk fillon vet\u00ebm aty ku jepet nj\u00eb vendim; ajo merr form\u00eb shum\u00eb m\u00eb her\u00ebt, atje ku formohen bindjet, karakteri dhe nd\u00ebrgjegjja profesionale e juristit. Zanafilla e saj nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm salla e gjyqit, por edhe ky auditor, ku nis formimi i juristit.<\/p>\n<p>E drejta m\u00ebsohet n\u00eb fakultet, por ndjenja e drejt\u00ebsis\u00eb, kultura e debatit dhe respekti p\u00ebr mendimin ndryshe formohen n\u00eb jet\u00ebn e p\u00ebrditshme, n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn si debatoni, si reagoni kur dikush mendon ndryshe dhe si e trajtoni at\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb i dob\u00ebt se ju n\u00eb nj\u00eb diskutim. Juristi i mir\u00eb nuk dallohet vet\u00ebm nga ajo q\u00eb di, por edhe nga m\u00ebnyra si sillet me dijen, me argumentin dhe me kund\u00ebrshtimin.<\/p>\n<p>N\u00ebse sot, n\u00eb auditor, nuk pranoni t\u00eb d\u00ebgjoni mendimin e tjetrit, si do t\u00eb d\u00ebgjoni nes\u00ebr pal\u00ebt, qytetar\u00ebt apo koleg\u00ebt n\u00eb \u00e7do detyr\u00eb q\u00eb do t\u00eb ushtroni? N\u00ebse sot zgjidhni mosmarr\u00ebveshjet me z\u00eb t\u00eb lart\u00eb dhe jo me argument, si do t\u00eb arsyetoni nes\u00ebr nj\u00eb vendim, nj\u00eb q\u00ebndrim ligjor apo nj\u00eb akt q\u00eb prek t\u00eb drejtat e t\u00eb tjer\u00ebve? N\u00ebse sot ndiqni shumic\u00ebn pa e v\u00ebn\u00eb n\u00eb prov\u00eb me mendimin tuaj, si do t\u00eb keni nes\u00ebr guximin t\u00eb mbani nj\u00eb q\u00ebndrim t\u00eb pavarur kur e drejta ta k\u00ebrkoj\u00eb?<\/p>\n<p>Drejt\u00ebsia fillon n\u00eb shoq\u00ebri, n\u00eb familje, n\u00eb shkoll\u00eb, n\u00eb lagje dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn si ne komunikojm\u00eb me nj\u00ebri-tjetrin. Nj\u00eb shoq\u00ebri q\u00eb nuk respekton mendimin ndryshe nuk do t\u00eb formoj\u00eb jurist\u00eb me mendim t\u00eb pavarur. Nj\u00eb shoq\u00ebri q\u00eb zgjedh konfliktin p\u00ebrpara dialogut nuk mund t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb institucione drejt\u00ebsie q\u00eb funksionojn\u00eb me besueshm\u00ebri dhe autoritet.<\/p>\n<p>Ju jeni n\u00eb at\u00eb mosh\u00eb dhe n\u00eb at\u00eb moment kur m\u00ebnyra si po m\u00ebsoni t\u00eb mendoni, t\u00eb gjykoni dhe t\u00eb reagoni sot do t\u00eb form\u00ebsoj\u00eb nes\u00ebr karakterin tuaj profesional. N\u00ebse m\u00ebsoheni t\u00eb d\u00ebgjoni para se t\u00eb gjykoni, t\u00eb arsyetoni para se t\u00eb reagoni, t\u00eb mos pranoni gj\u00ebra vet\u00ebm sepse shumica i pranon, at\u00ebher\u00eb ju po b\u00ebheni gati p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb jo thjesht jurist\u00eb, por shtylla t\u00eb nj\u00eb shteti t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs.<\/p>\n<p>Antikonformizmi n\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn nuk do t\u00eb thot\u00eb rebelim. Do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb mendosh me kok\u00ebn t\u00ebnde, t\u00eb arsyetosh me nd\u00ebrgjegjen t\u00ebnde dhe t\u00eb mos lejosh q\u00eb rryma e shumic\u00ebs t\u00eb t\u00eb largoj\u00eb nga ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebta profesionist\u00eb ka nevoj\u00eb Shqip\u00ebria: jurist\u00eb me integritet, q\u00eb kan\u00eb guximin t\u00eb mbajn\u00eb nj\u00eb q\u00ebndrim t\u00eb pavarur edhe kur kjo i vendos p\u00ebrball\u00eb shumic\u00ebs.<\/p>\n<p>Mesazh p\u00ebr ju, student\u00ebt e s\u00eb drejt\u00ebs<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, mesazhi q\u00eb dua t\u2019ju l\u00eb sot nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm t\u00eb studioni m\u00eb shum\u00eb, por t\u00eb formoheni m\u00eb thell\u00eb, si jurist\u00eb dhe si qytetar\u00eb. Ajo q\u00eb po ndaj me ju nuk buron vet\u00ebm nga librat, por edhe nga p\u00ebrvoja ime n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb, n\u00eb m\u00ebsimdh\u00ebnie dhe n\u00eb procesin e reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi.<\/p>\n<p>S\u00eb pari, m\u00ebsoni ligjin, por mos harroni njeriun. Pas \u00e7do \u00e7\u00ebshtjeje ka nj\u00eb njeri q\u00eb pret drejt\u00ebsi, nj\u00eb familje q\u00eb pret p\u00ebrgjigje, nj\u00eb qytetar q\u00eb pret t\u00eb d\u00ebgjohet. Asnj\u00ebher\u00eb mos e humbni k\u00ebt\u00eb perspektiv\u00eb, sepse ligji, kur shk\u00ebputet nga njeriu, rrezikon t\u00eb kthehet n\u00eb formul\u00eb. Drejt\u00ebsia nis pik\u00ebrisht aty ku juristi arrin t\u00eb shoh\u00eb p\u00ebrtej shkres\u00ebs edhe fatin njer\u00ebzor q\u00eb ajo p\u00ebrfaq\u00ebson.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti, guxoni t\u00eb jeni t\u00eb pavarur. N\u00eb karrier\u00ebn tuaj do t\u00eb hasni presione, nga politika, nga biznesi, nga miq\u00ebsit\u00eb, madje edhe nga vet\u00eb sistemi. Mos u l\u00ebkundni. Integriteti nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vler\u00eb abstrakte, por prova juaj e p\u00ebrditshme. Ai nuk matet me fjal\u00eb t\u00eb m\u00ebdha, por me refuzimet e vogla t\u00eb p\u00ebrditshme, me kompromiset q\u00eb nuk pranoni dhe me kufijt\u00eb q\u00eb nuk lejoni t\u00eb shkelen.<\/p>\n<p>S\u00eb treti, pranoni p\u00ebrgjegjshm\u00ebrin\u00eb si fuqi, jo si barr\u00eb. T\u00eb jap\u00ebsh llogari nuk do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb jesh i dob\u00ebt; do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb kesh guximin t\u00eb tregosh se nuk ke asgj\u00eb p\u00ebr t\u00eb fshehur. N\u00eb profesionet e drejt\u00ebsis\u00eb, llogaridh\u00ebnia nuk e zvog\u00eblon autoritetin; ajo e legjitimon at\u00eb.<\/p>\n<p>S\u00eb kat\u00ebrti, b\u00ebhuni z\u00ebri i atij qytetari q\u00eb nuk d\u00ebgjohet. Drejt\u00ebsia u p\u00ebrket t\u00eb gjith\u00ebve, por vlera e saj matet ve\u00e7an\u00ebrisht nga m\u00ebnyra se si ajo mbron ata q\u00eb jan\u00eb m\u00eb t\u00eb pambrojtur. Roli juaj si jurist\u00eb \u00ebsht\u00eb ta b\u00ebni ligjin nj\u00eb mburoj\u00eb p\u00ebr ata q\u00eb nuk kan\u00eb pushtet. Nj\u00eb sistem drejt\u00ebsie matet jo nga m\u00ebnyra si sillet me t\u00eb fuqishmit, por nga m\u00ebnyra si mbron m\u00eb t\u00eb pambrojturit.<\/p>\n<p>S\u00eb pesti, gjith\u00e7ka nis q\u00eb sot. Mos prisni sall\u00ebn e gjyqit, zyr\u00ebn e avokatit apo institucionin ku do t\u00eb sh\u00ebrbeni p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb t\u00eb drejt\u00eb. Jini t\u00eb drejt\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn si debatoni, si d\u00ebgjoni, si pranoni gabimin dhe si mbroni at\u00eb q\u00eb besoni. Drejt\u00ebsia nuk \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka q\u00eb do ta ushtroni vet\u00ebm nes\u00ebr. Ajo \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka q\u00eb mund ta praktikoni q\u00eb sot. Ajo \u00ebsht\u00eb kultur\u00eb, karakter dhe m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb jetuari, p\u00ebrpara se t\u00eb b\u00ebhet profesion.<\/p>\n<p>Do t\u00eb p\u00ebrfundoj me nj\u00eb mendim q\u00eb m\u00eb ka shoq\u00ebruar gjat\u00eb gjith\u00eb karrier\u00ebs: Drejt\u00ebsia nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb destinacion. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb udh\u00ebtim i p\u00ebrditsh\u00ebm q\u00eb k\u00ebrkon durimin e dijetarit, guximin e luft\u00ebtarit dhe nd\u00ebrgjegjen e njeriut t\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p>Ne kemi nevoj\u00eb p\u00ebr gjyqtar\u00eb q\u00eb nuk tremben, p\u00ebr avokat\u00eb q\u00eb nuk shesin parimet, p\u00ebr prokuror\u00eb q\u00eb nuk b\u00ebjn\u00eb politik\u00eb dhe p\u00ebr jurist\u00eb q\u00eb e duan ligjin m\u00eb shum\u00eb se pushtetin q\u00eb ai jep. Kemi nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb brez jurist\u00ebsh q\u00eb ta kuptojn\u00eb se forca e s\u00eb drejt\u00ebs nuk q\u00ebndron te frika q\u00eb ajo krijon, por te besimi q\u00eb ajo ngjall.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb brez shpresojm\u00eb dhe besojme ta shohim tek ju. N\u00ebse ndonj\u00eb dit\u00eb, nj\u00ebri prej jush, n\u00eb ushtrimin e profesionit, do t\u00eb p\u00ebrballet me nj\u00eb moment kur duhet t\u00eb zgjedh\u00eb nd\u00ebrmjet t\u00eb leht\u00ebs dhe t\u00eb drejt\u00ebs, kujtoni se drejt\u00ebsia nuk fillon vet\u00ebm aty ku merret nj\u00eb vendim, por shum\u00eb m\u00eb her\u00ebt. Ajo fillon k\u00ebtu, n\u00eb k\u00ebt\u00eb auditor, n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn si formohet mendimi, karakteri dhe ndjenja e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb, sepse zgjedhja e drejt\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb gjithnj\u00eb e leht\u00eb, por \u00ebsht\u00eb gjithnj\u00eb e drejt\u00eb.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria ka nevoj\u00eb p\u00ebr ju, dhe po aq edhe drejt\u00ebsia.<\/p>\n<p>*Fjala e kryetarit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, Sokol Sadushi n\u00eb Universitetin e Shkodr\u00ebs<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Sokol Sadushi Jam k\u00ebtu p\u00ebrpara jush jo vet\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb detyr\u00ebs q\u00eb mbaj, por edhe me bindjen q\u00eb m\u00eb ka shoq\u00ebruar gjat\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebs, se e drejta nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb profesion, por nj\u00eb mision. Dhe ky mision nuk mjafton t\u00eb shpallet. Ai duhet t\u00eb provohet \u00e7do dit\u00eb, p\u00ebrmes karakterit, p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb dhe besnik\u00ebris\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-78201","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78201","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=78201"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78201\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=78201"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=78201"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=78201"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}