{"id":78077,"date":"2026-03-25T20:48:16","date_gmt":"2026-03-25T20:48:16","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/25\/kryetari-ne-hije-i-pd-eshte-shkelzeni-nese-behem-kryeministre-do-tia-ngrij-pasurite\/"},"modified":"2026-03-25T20:48:16","modified_gmt":"2026-03-25T20:48:16","slug":"kryetari-ne-hije-i-pd-eshte-shkelzeni-nese-behem-kryeministre-do-tia-ngrij-pasurite","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/25\/kryetari-ne-hije-i-pd-eshte-shkelzeni-nese-behem-kryeministre-do-tia-ngrij-pasurite\/","title":{"rendered":"Kryetari \u2018n\u00eb hije\u2019 i PD \u00ebsht\u00eb Shk\u00eblzeni, n\u00ebse b\u00ebhem kryeministre do t\u2019ia ngrij pasurit\u00eb \u2013"},"content":{"rendered":"<div>\n<p>N\u00eb nj\u00eb lidhje online nga SHBA, Kokalari tha n\u00eb Report TV se Berisha d\u00ebshtoi t\u00eb manipulonte shqiptar\u00ebt me pranin\u00ebn e Chris LaCivita-s, pasi votuesit e kuptuan q\u00eb ky i fundit ishte thjesht\u00eb nj\u00eb konsulent i kontraktuar dhe i paguar me miliona dollar\u00eb, dhe jo lidhje e kryedemokratit n\u00eb administrat\u00ebn Trump.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb e kam kontaktuar n\u00eb 2024 pasi Donald Trump fitoi zgjedhjet dhe i thash\u00eb q\u00eb t\u00eb dilte nga loja dhe t\u00eb futesha un\u00eb se kishte shum\u00eb shpresa q\u00eb do t\u2019ia merrja zgjedhjet Edi Ram\u00ebs sepse q\u00ebllimi i fundit dhe q\u00ebllimi kryesor duhet t\u00eb jet\u00eb marrja e stafet\u00ebs nga socialist\u00ebt dhe nga Edi Rama. Ai nuk donte ta b\u00ebnte, donte ta provonte dhe pastaj mori Chris LaCivita-n. Edhe duke pasur Chris LaCivita-prezent dhe duke dal\u00eb Chris LaCivita duke th\u00ebn\u00eb se kishte lidhje dhe ishte arkitekti i fushat\u00ebs s\u00eb Trump dhe s\u00ebrish nuk funksionoi. Jo vet\u00ebm nuk funksionoi, pro PD-ja humbi 35% y\u00eb votave q\u00eb kishin pasur n\u00eb 2021, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se populli shqiptar nuk \u00ebsht\u00eb budalla dhe nuk i ha k\u00ebto gj\u00ebra. Ata e kuptojn\u00eb kush \u00ebsht\u00eb konsulent dhe i paguar. Ata pan\u00eb t\u00eb gjith\u00eb loj\u00ebn\u201d,- tha Kokalari.<\/p>\n<p>Kokalari garanton se n\u00ebse ajo arrin t\u00eb b\u00ebhet kryetare e Partis\u00eb Demokratike, kjo e fundit do t\u00eb dal\u00eb p\u00ebrfundimisht nga izolimi nd\u00ebrkomb\u00ebtar q\u00eb po p\u00ebrjeton p\u00ebr shkak t\u00eb Berish\u00ebs, Gjithashtu, thekson se zgjedhje e saj n\u00eb krye t\u00eb PD-s\u00eb i jep autoritetin e duhur p\u00ebr t\u00eb denoncuar n\u00eb Kongresin amerikan \u00e7\u00ebshtjen e korrupsionit n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>\u201cKam siguri se di si ta prezantoj \u00e7\u00ebshtjen n\u00eb Uashinhgton. N\u00ebse un\u00eb do t\u00eb isha n\u00eb krye t\u00eb PD-s\u00eb, do shkoja n\u00eb Kongres dhe do t\u00eb flisja ndryshe. P\u00ebrderisa nuk kam nj\u00eb pozicion n\u00eb Kryesi, duhet ta kisha pranuar n\u00ebnkryetaren at\u00ebher\u00eb\u201d,- tha Kokalari.<\/p>\n<p>\u201cAsnj\u00eb nuk mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb pun\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr prezantimin e korrupsionit n\u00eb Shqip\u00ebri, se sa un\u00eb n\u00eb Uashington D.C.\u201d,- shtoi ajo.<\/p>\n<p>Kokalari deklaron me bindje se \u201cun\u00eb Sali Berish\u00ebn e mund n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb absolute, n\u00ebse nuk manipulon votat\u201d.<\/p>\n<p>\u201cAi \u00ebsht\u00eb institucioni. Ky \u00ebsht\u00eb problemi. Kryetari n\u00eb hij\u00eb i Partis\u00eb Demokratike \u00ebsht\u00eb Shk\u00eblzen Berisha dhe un\u00eb nuk kam nd\u00ebrmend t\u00eb mbyll goj\u00ebn dhe t\u00eb mos flas aty, se po fole do t\u00eb t\u00eb heq\u00eb Shk\u00eblzen Berisha\u201d,- tha Kokalari.<\/p>\n<p>Evi Kokalari thot\u00eb se p\u00ebr momentin ajo \u00ebsht\u00eb shpresa e vetme e Partis\u00eb Demokratike p\u00ebr t\u00eb rikuperuar marr\u00ebdh\u00ebniet me Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs dhe p\u00ebr t\u00eb ardhur n\u00eb pushtet.<\/p>\n<p>Kokalari, e cila k\u00ebrkon t\u00eb regjistrohet n\u00eb gar\u00ebn p\u00ebr kreun e PD-s\u00eb, thot\u00eb dy kandidat\u00ebt e tjer\u00eb, Ervin Salianji dhe Alesia Balliu, nuk kan\u00eb kapacitetet e nevojshme p\u00ebr t\u00eb rim\u00ebk\u00ebmbur partin\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe opozitare n\u00eb Shqip\u00ebri, pasi \u201cBerisha pagoi 10 milion\u00eb dollar\u00eb p\u00ebr t\u00eb hequr \u2018Non Grat\u00ebn\u2019 dhe LaCivita-n dhe nuk arriti t\u00eb b\u00ebj\u00eb gj\u00eb. Kur nuk arrin Berisha imagjinoji k\u00ebta t\u00eb tjer\u00ebt\u201d.<\/p>\n<p>Shk\u00eblzen Berisha p\u00ebrzgjodhi Belind K\u00eblli\u00e7in si kandidat p\u00ebr Bashkin\u00eb Tiran\u00eb, pasi ai \u00ebsht\u00eb i dob\u00ebt, dhe Erion Veliaj do t\u2019i jepte n\u00eb shk\u00ebmbim lejen p\u00ebr nd\u00ebrtimin e Kull\u00ebs s\u00eb \u2018Malit\u2019 n\u00eb kryeqytet.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu deklaroi k\u00ebt\u00eb t\u00eb m\u00ebrkur\u00eb n\u00eb \u201cFrontline\u201d Evi Kokalari, e cila synon t\u00eb garoj\u00eb p\u00ebr kryetare t\u00eb Partis\u00eb Demokratike.<\/p>\n<p>Kokalari u zotua se n\u00ebse nj\u00eb dit\u00eb zgjidhet kryeministre e Shqip\u00ebris\u00eb, ajo t\u00eb sekuestroj\u00eb pasurit\u00eb e familjes Berisha, t\u00eb cilat i quajti dhe t\u00eb vjedhura.<\/p>\n<p>\u201cJam censuruar nga televizionet e atyre sepse i kam th\u00ebn\u00eb privatisht se ju jeni n\u00eb pazar dhe e donin K\u00eblli\u00e7in, dhe kur e ekspozova ata e mbronin Belind K\u00eblli\u00e7in dhe nuk e kuptoja p\u00ebrse, por ju duhej p\u00ebr ta v\u00ebn\u00eb p\u00ebrball\u00eb Veliajt p\u00ebr marr\u00eb leje p\u00ebr \u2018Kull\u00ebn e Malit\u2019. Mendon realisht Shk\u00eblzen Berisha q\u00eb kur t\u00eb mbaroj Kulla e \u2018Malit\u2026 kur un\u00eb t\u00eb jem kryeministre ajo do t\u00eb ngrij\u00eb si aset. Ti nuk do marr\u00ebsh asnj\u00eb lek\u00eb nga ajo. Ai pallati do t\u00eb bllokohet pasi ti i ke hedhur lek\u00ebt e ke nd\u00ebrtuar. Un\u00eb do t\u00eb merren m\u00eb t\u00eb gjith\u00eb pronat q\u00eb keni vjedhur\u201d,- tha Kokalari.<\/p>\n<p>Aktivistja, e cila asokohe mb\u00ebshteti Berish\u00ebn pa rezerva, pretendon se Belind K\u00eblli\u00e7i ka nd\u00ebrhyr\u00eb n\u00eb procesin zgjedhor, p\u00ebr t\u00eb fituar nj\u00eb vend n\u00eb Kryesi.<\/p>\n<p>\u201cKam ruajtuar votat e K\u00ebshillit Komb\u00ebtar. Kam ruajtuar votat e Kryesis\u00eb, kur \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb Kryesia. Oerd Bylykbashi \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00ebnkryetar vet\u00ebm prej meje. At\u00eb dit\u00eb un\u00eb kam qen\u00eb n\u00eb Nju Jork dhe i kam d\u00ebrguar tekst \u00e7do kryetari dege t\u00eb Partis\u00eb Demokratike n\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb, dit\u00ebn e votimeve. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb vazhdoja i thoja Berish\u00ebs mos e fut K\u00eblli\u00e7in, se K\u00eblli\u00e7i ka manipuluar votat dhe Oerdi e dinte q\u00eb duke fuqizuar K\u00ebshillin, duke futur njer\u00ebzit e vet 40-50 veta, dhe prandaj doli m\u00eb i votuari meq\u00eb ra fjala, ne e dinim q\u00eb do merrte pozicionin e n\u00ebnkryetarit. Kam qen\u00eb un\u00eb kam th\u00ebn\u00eb kjo ka ndoidhur dhe ky \u00ebsht\u00eb Luli Basha num\u00ebr 2 dhe pas asaj ai m\u00eb hodhi n\u00eb gjyq\u201d,- tha Kokalari.<\/p>\n<p>Evi Kokalari thot\u00eb me bindje se nuk ndihet aspak e sfiduar nga Ervin Salianji dhe Alesia Balliu n\u00eb gar\u00ebn p\u00ebr kryetarin e Partis\u00eb Demokratike.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa theksoi se edhe Sali Berish\u00ebn do ta mund\u00eb n\u00ebse zgjedhjet brenda partis\u00eb nuk manipulohen, Kokalari deklaroi se g\u00ebzon mb\u00ebshtetje masove nga demokrat\u00ebt e Rithemelimit.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb te Rithemelimi kam shum\u00eb m\u00eb shum\u00eb mb\u00ebshtetje se \u00e7ka kandidati tjet\u00ebr, at\u00eb goc\u00ebn tjet\u00ebr nuk e konsideroj fare. As nuk e di fare pse ka hyr\u00eb, Por personi tjet\u00ebr n\u00ebse mendon se ka m\u00eb shum\u00eb mb\u00ebshtetje se un\u00eb n\u00eb Rithemelimin, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb budallik i madh sepse Rithemelimin e ngrita\u201d,- tha Kokalari.<\/p>\n<p>\u201cM\u00eb 8 janar hidhte gazin drejt demokrat\u00ebve t\u00eb Rithemelimit, ata nuk e kan\u00eb harruar. Personi q\u00eb do t\u00eb marr\u00eb PD-n\u00eb dilte me shkop bejsbolli. Nuk ka mb\u00ebshtetje, 100 veta n\u00eb Fer nuk jan\u00eb mb\u00ebhstetje\u201d,- shtoi m\u00eb tej ajo p\u00ebr Salianjin. \/Report TV<\/p>\n<p><!-- CONTENT END 2 --><\/p>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb nj\u00eb lidhje online nga SHBA, Kokalari tha n\u00eb Report TV se Berisha d\u00ebshtoi t\u00eb manipulonte shqiptar\u00ebt me pranin\u00ebn e Chris LaCivita-s, pasi votuesit e kuptuan q\u00eb ky i fundit ishte thjesht\u00eb nj\u00eb konsulent i kontraktuar dhe i paguar me miliona dollar\u00eb, dhe jo lidhje e kryedemokratit n\u00eb administrat\u00ebn Trump. \u201cUn\u00eb e kam kontaktuar n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-78077","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78077","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=78077"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78077\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=78077"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=78077"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=78077"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}