{"id":78061,"date":"2026-03-25T18:48:13","date_gmt":"2026-03-25T18:48:13","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/25\/spak-kerkon-pushimin-e-procedimit-per-gjyqtaren-irena-gjoka-ndjekja-penale-ne-greqi-u-parashkrua\/"},"modified":"2026-03-25T18:48:13","modified_gmt":"2026-03-25T18:48:13","slug":"spak-kerkon-pushimin-e-procedimit-per-gjyqtaren-irena-gjoka-ndjekja-penale-ne-greqi-u-parashkrua","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/25\/spak-kerkon-pushimin-e-procedimit-per-gjyqtaren-irena-gjoka-ndjekja-penale-ne-greqi-u-parashkrua\/","title":{"rendered":"SPAK k\u00ebrkon pushimin e procedimit p\u00ebr gjyqtaren Irena Gjoka: Ndjekja penale n\u00eb Greqi u parashkrua"},"content":{"rendered":"<p>Prokuroria e Posa\u00e7me kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar ka d\u00ebrguar k\u00ebrkes\u00eb n\u00eb GJKKO p\u00ebr pushimin e procedimit ndaj gjyqtares Irena Gjoka p\u00ebr veprat penale \u201cFalsifikimi i vulave, i stampave ose i formular\u00ebve\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebrmes nj\u00eb njoftimi, SPAK b\u00ebn t\u00eb ditur se nga aktet e administruara, p\u00ebrfshir\u00eb dokumentacionin e p\u00ebrcjell\u00eb nga autoritetet e drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb Greqis\u00eb, evidentohet se ndaj Irena Gjok\u00ebs (alias Shpata; Maneku) ekziston nj\u00eb vendim i Gjykat\u00ebs s\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Janin\u00eb, p\u00ebrmes t\u00eb cilit ajo \u00ebsht\u00eb deklaruar fajtore p\u00ebr vepr\u00ebn penale t\u00eb parashikuar nga legjislacioni penal grek \u201cHyrja dhe q\u00ebndrimi i t\u00eb huajve n\u00eb Territorin Grek\u201d, e d\u00ebnuar me burgim dhe gjob\u00eb (konvertuar n\u00eb gjob\u00eb sipas dispozitivit t\u00eb vendimit).<\/p>\n<p>Por SPAK shton n\u00eb njoftim, se procesi ndaj saj n\u00eb Janin\u00eb \u00ebsht\u00eb zhvilluar n\u00eb munges\u00eb dhe se ajo nuk ka patur dijeni. Sipas SPAK, n\u00eb d\u00ebshmin\u00eb e penalitetit t\u00eb l\u00ebshuar nga autoritetet greke, nuk ka t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr d\u00ebnimin e saj n\u00eb vendin fqinj.<\/p>\n<p><strong>Njoftimi i SPAK:<\/strong><\/p>\n<p>SPAK k\u00ebrkon pushimin e procedimit penal nr. 130 t\u00eb vitit 2025<\/p>\n<p>Prokuroria e Posa\u00e7me Kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar ka paraqitur pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me t\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr pushim t\u00eb procedimit penal nr. 130 t\u00eb vitit 2025 ndaj t\u00eb kall\u00ebzuar\u00ebs Irena Gjoka, i regjistruar m\u00eb dat\u00eb 5.6.2025, p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cFalsifikimi i vulave, i stampave ose i formular\u00ebve\u201d, parashikuar nga neni 190 i Kodit Penal.<\/p>\n<p>Ky procedim penal \u00ebsht\u00eb regjistruar mbi baz\u00ebn e kall\u00ebzimit t\u00eb paraqitur nga shtetasja Adriana Kalaja, n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e kryetares s\u00eb Komisionit t\u00eb Apelimit dhe Vler\u00ebsimit t\u00eb Statutit n\u00eb Partin\u00eb Demokratike. Materiali kall\u00ebzues \u00ebsht\u00eb protokolluar n\u00eb Prokurorin\u00eb e Posa\u00e7me m\u00eb 20.5.2025 dhe p\u00ebrfshinte falsifikimin e dokumenteve, shp\u00ebrdorimin e detyr\u00ebs dhe ushtrimin e ndikimit t\u00eb paligjsh\u00ebm.<\/p>\n<p>N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb k\u00ebtij procedimi jan\u00eb administruar kall\u00ebzime shtes\u00eb, materiale referuese dhe dokumentacion nga institucione t\u00eb ndryshme, si dhe jan\u00eb kryer veprime t\u00eb shumta hetimore, p\u00ebrfshir\u00eb verifikime pran\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme, Ministris\u00eb s\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb dhe autoriteteve t\u00eb huaja, p\u00ebrmes mekanizmave t\u00eb bashk\u00ebpunimit juridik nd\u00ebrkomb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Nga aktet e administruara, p\u00ebrfshir\u00eb dokumentacionin e p\u00ebrcjell\u00eb nga autoritetet e drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Greqis\u00eb, evidentohet se ndaj shtetases Irena Gjoka (alias Shpata; Maneku) ekziston nj\u00eb vendim gjyq\u00ebsor penal i Gjykat\u00ebs s\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Janin\u00eb, me nr. 1447\/2005, p\u00ebrmes t\u00eb cilit ajo \u00ebsht\u00eb deklaruar fajtore p\u00ebr vepr\u00ebn penale t\u00eb parashikuar nga legjislacioni penal grek \u201cHyrja dhe q\u00ebndrimi i t\u00eb huajve n\u00eb Territorin Grek\u201d, e d\u00ebnuar me burgim dhe gjob\u00eb (konvertuar n\u00eb gjob\u00eb sipas dispozitivit t\u00eb vendimit)<\/p>\n<p>Materialet e administruara tregojn\u00eb se Irena Gjoka ka qen\u00eb subjekt i procedurave administrative dhe gjyq\u00ebsore n\u00eb Greqi, pas dy episodeve n\u00eb kufi, ku \u00ebsht\u00eb konstatuar p\u00ebrdorimi i dokumenteve t\u00eb parregullta dhe tentativa p\u00ebr hyrje me t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb ndryshme identifikuese. Si pasoj\u00eb, ndaj saj jan\u00eb marr\u00eb masa administrative, p\u00ebrfshir\u00eb d\u00ebbimin dhe ndalimin e hyrjes n\u00eb zon\u00ebn Schengen, t\u00eb cilat jan\u00eb kund\u00ebrshtuar prej saj n\u00eb gjykatat administrative greke.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, nga dokumentacioni i siguruar rezulton se ndaj saj \u00ebsht\u00eb zhvilluar edhe nj\u00eb proces penal n\u00eb Greqi, konkretisht me vendimin nr. 1447\/2005 t\u00eb Gjykat\u00ebs Penale t\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb n\u00eb Janin\u00eb, ku ajo \u00ebsht\u00eb shpallur fajtore dhe \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar p\u00ebr p\u00ebrdorim dokumentesh t\u00eb parregullta. Megjithat\u00eb, ky gjykim \u00ebsht\u00eb zhvilluar n\u00eb munges\u00eb t\u00eb saj, nd\u00ebrsa njoftimi \u00ebsht\u00eb realizuar sipas procedurave p\u00ebr persona me vendbanim t\u00eb panjohur. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr, nuk rezulton t\u00eb ket\u00eb dokumentacion q\u00eb provon se ajo \u00ebsht\u00eb njoftuar realisht dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb efektive as p\u00ebr zhvillimin e gjykimit dhe as p\u00ebr shpalljen e vendimit.<\/p>\n<p>Gjithashtu, nuk rezulton t\u00eb jet\u00eb administruar dokumentacion q\u00eb provon njoftimin e vendimit gjyq\u00ebsor ndaj saj, si dhe nuk evidentohet marrja dijeni n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb efektive p\u00ebr ekzistenc\u00ebn e k\u00ebtij vendimi n\u00eb koh\u00ebn e dh\u00ebnies s\u00eb tij.<\/p>\n<p>Autoritetet greke, n\u00eb vijim t\u00eb zbatimit t\u00eb legjislacionit p\u00ebrkat\u00ebs (ligji nr. 3346\/2005), kan\u00eb urdh\u00ebruar mosekzekutimin dhe arkivimin e vendimit penal, p\u00ebr shkak se ai nuk kishte marr\u00eb form\u00eb t\u00eb prer\u00eb dhe p\u00ebr shkak t\u00eb parashkrimit t\u00eb vepr\u00ebs penale.<\/p>\n<p>Po ashtu, nga verifikimet zyrtare t\u00eb kryera rezulton se n\u00eb d\u00ebshmit\u00eb e penalitetit t\u00eb l\u00ebshuara nga autoritetet greke nuk figurojn\u00eb t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr d\u00ebnim penal ndaj saj, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb edhe n\u00eb formularin e vet\u00ebdeklarimit ajo ka deklaruar se nuk \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar me vendim t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb.<\/p>\n<p>Nga analiza e m\u00ebtejshme e akteve rezulton se edhe sikur t\u00eb merrej e mir\u00ebqen\u00eb ekzistenca e k\u00ebtij vendimi penal, ndjekja penale lidhur me k\u00ebt\u00eb fakt rezulton e shuar p\u00ebr shkak t\u00eb parashkrimit, n\u00eb p\u00ebrputhje me legjislacionin p\u00ebrkat\u00ebs t\u00eb aplikuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Duke marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb munges\u00ebn e njoftimit t\u00eb rregullt, zhvillimin e gjykimit n\u00eb munges\u00eb, si dhe kalimin e afateve ligjore t\u00eb ndjekjes penale, konstatohet se nuk ekzistojn\u00eb kushtet ligjore p\u00ebr vijimin e m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb ndjekjes penale p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje dhe se nuk provohet q\u00eb magjistratja Irena Gjoka t\u00eb ket\u00eb kryer vepr\u00ebn penale.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto kushte, Prokuroria e Posa\u00e7me Kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar ka k\u00ebrkuar pushimin e \u00e7\u00ebshtjes, mb\u00ebshtetur n\u00eb nenet 28\/1, 75\/a dhe 328 pika 1, shkronja \u201cd\u201d dhe \u201cdh\u201d, si edhe 329, shkronja \u201ca\u201d t\u00eb Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale.<\/p>\n<p>Kjo k\u00ebrkes\u00eb i \u00ebsht\u00eb dor\u00ebzuar Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me t\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb p\u00ebr Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.<\/p>\n<p>Struktura e Posa\u00e7me kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00ebOrganizuar (SPAK) mbetet e angazhuar n\u00eb ushtrimin e detyrave t\u00eb saj kushtetuese dhe ligjore, duke garantuar hetim t\u00eb pavarur, t\u00eb paansh\u00ebm dhe t\u00eb bazuar n\u00eb ligj.<\/p>\n<p><strong>gijotina.com\/<\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/kallezimi\/\">SPAK k\u00ebrkon pushimin e procedimit p\u00ebr gjyqtaren Irena Gjoka: Ndjekja penale n\u00eb Greqi u parashkrua<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokuroria e Posa\u00e7me kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar ka d\u00ebrguar k\u00ebrkes\u00eb n\u00eb GJKKO p\u00ebr pushimin e procedimit ndaj gjyqtares Irena Gjoka p\u00ebr veprat penale \u201cFalsifikimi i vulave, i stampave ose i formular\u00ebve\u201d. P\u00ebrmes nj\u00eb njoftimi, SPAK b\u00ebn t\u00eb ditur se nga aktet e administruara, p\u00ebrfshir\u00eb dokumentacionin e p\u00ebrcjell\u00eb nga autoritetet e drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb Greqis\u00eb, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-78061","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78061","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=78061"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78061\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=78061"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=78061"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=78061"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}