{"id":78055,"date":"2026-03-25T17:48:17","date_gmt":"2026-03-25T17:48:17","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/25\/liberalizimi-i-shpifjes-ja-si-standardet-e-be-se-pergenjeshtrojne-gonzaton\/"},"modified":"2026-03-25T17:48:17","modified_gmt":"2026-03-25T17:48:17","slug":"liberalizimi-i-shpifjes-ja-si-standardet-e-be-se-pergenjeshtrojne-gonzaton","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2026\/03\/25\/liberalizimi-i-shpifjes-ja-si-standardet-e-be-se-pergenjeshtrojne-gonzaton\/","title":{"rendered":"Liberalizimi i shpifjes? Ja si standardet e BE-s\u00eb p\u00ebrg\u00ebnjeshtrojn\u00eb Gonzaton"},"content":{"rendered":"<p><em><strong>Nga Carlo Bollino<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Parlamenti shqiptar ka miratuar pak jav\u00eb m\u00eb par\u00eb nj\u00eb ndryshim t\u00eb kodit penal q\u00eb parashikon dekriminalizimin e shpifjes p\u00ebr gazetar\u00ebt profesionist\u00eb. Megjithat\u00eb sot perfaqesuesi i Bashkimit Evropian n\u00eb Tiran\u00eb, Silvio Gonzato, e konsideron ende nj\u00eb porosi t\u00eb paplot\u00ebsuar t\u00eb Brukselit. \u201cNegociatat po ecin p\u00ebrpara, por ka ende pun\u00eb. Specifikisht n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e dekriminalizimit t\u00eb shpifjes, objektivi m\u00eb i lart\u00eb p\u00ebr BE mbetet dekriminalizimi i plot\u00eb n\u00eb linj\u00eb me standardet e BE\u201d, tha Gonzato nd\u00ebr t\u00eb tjera. Kutpohet k\u00ebshtu q\u00eb n\u00eb Bruksel nuk mjafton q\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri gazetar\u00ebt profesionist\u00eb t\u00eb jen\u00eb t\u00eb lir\u00eb t\u00eb shpifin, por duhet ta b\u00ebjn\u00eb k\u00ebt\u00eb edhe media-killer\u00ebt, politikan\u00ebt dhe qytetar\u00ebt e zakonsh\u00ebm. Midis t\u00eb gjitha emergjencave q\u00eb po p\u00ebrjetojm\u00eb, \u00ebsht\u00eb befasuese q\u00eb Gonzato vendos n\u00eb krye t\u00eb list\u00ebs pik\u00ebrisht liberalizimi i shpifjes, nj\u00eb produkt q\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri gjendet me boll\u00ebk p\u00ebrtej \u00e7do kufiri t\u00eb toleruesh\u00ebm. Nga m\u00ebngjesi deri n\u00eb dark\u00eb jemi t\u00eb rrethuar nga shpifjet dhe nuk kam dijeni p\u00ebr ask\u00ebnd (as gazetar, as politikan) q\u00eb t\u00eb jet\u00eb nd\u00ebshkuar seriozisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>Gonzato citon standardet e Bashkimit Evropian, por jan\u00eb pik\u00ebrisht k\u00ebto standarde q\u00eb e p\u00ebrg\u00ebnjeshtrojn\u00eb. Midis 27 vendeve an\u00ebtare t\u00eb Bashkimit Evropian, vet\u00ebm n\u00eb dy vendet shpifja \u00ebsht\u00eb dekriminalizuar plotesisht: Romania dhe Malta. \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb K\u00ebshilli i Evrop\u00ebs ka shtyr\u00eb prej vitesh drejt dekriminalizimit t\u00eb plot\u00eb, por fakti q\u00eb asnj\u00eb shtet nuk e ka b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb duhet t\u00eb thot\u00eb di\u00e7ka. Debati q\u00eb po zhvillohet n\u00eb shum\u00eb vende t\u00eb BE, ku edhe pse konsiderohet vep\u00ebr penale, asnj\u00eb gazetar nuk \u00ebsht\u00eb arrestuar ndonj\u00ebher\u00eb p\u00ebr shpifje, \u00ebsht\u00eb m\u00eb i thjesht\u00eb nga sa e paraqet Gonzato: Brukseli k\u00ebrkon t\u00eb mbroj\u00eb lirin\u00eb e shtypit, jo lirin\u00eb p\u00ebr t\u00eb shpifur. Dhe n\u00eb Shqip\u00ebri gazetar\u00ebt e v\u00ebrtet\u00eb tashm\u00eb jan\u00eb t\u00eb mbrojtur. K\u00ebmb\u00ebngulja e Gonzatos, q\u00eb imagjinojm\u00eb vjen si sugjerim i Brukselit, p\u00ebr t\u00eb nxitur anarkin\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e dezinformimit, duket e tepruar dhe jasht\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Shpifja n\u00eb vetvete konsiston n\u00eb p\u00ebrhapjen e nj\u00eb akuze t\u00eb rreme ndaj dikujt dhe nuk kuptohet si kjo mund t\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb nj\u00eb vler\u00eb p\u00ebr t\u2019u mbrojtur. Problemi i v\u00ebrtet\u00eb lind kur nj\u00eb kall\u00ebzim p\u00ebr shpifje p\u00ebrdoret edhe kur shpifja nuk ekziston, dhe k\u00ebshtu ai kall\u00ebzim i rrem\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb instrument p\u00ebr t\u00eb penguar lirin\u00eb e shprehjes. Por sot emergjenca e v\u00ebrtet\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri jan\u00eb fushatat e balt\u00ebs, t\u00eb shnd\u00ebrruara n\u00eb nj\u00eb arm\u00eb brutale q\u00eb p\u00ebrdoret nga politika p\u00ebr t\u00eb intimiduar kund\u00ebrshtar\u00ebt, jo numeri i kallzimet kund\u00ebr shpifes.<\/p>\n<p>Ka di\u00e7ka kontradiktore dhe t\u00eb s\u00ebmur\u00eb n\u00eb pretendimet evropiane q\u00eb e konsiderojn\u00eb si shprehje t\u00eb liberalizmit instrument t\u00eb tmerrsh\u00ebm t\u00eb shpifjes, t\u00eb p\u00ebrdorur m\u00eb par\u00eb nga Stalini, Enver Hoxha dhe \u00e7do diktator tjet\u00ebr p\u00ebr t\u00eb legjitimuar persekutimet e tyre. \u00c7far\u00eb ka demokratike n\u00eb njollosjen me t\u00eb pav\u00ebrteta t\u00eb imazhit dhe integritetit t\u00eb nj\u00eb individi, dhe pse Brukseli synon t\u00eb mbroj\u00eb k\u00ebt\u00eb sjellje? Shpifje ketu ka sa t\u00eb duash, nuk ka nevoj\u00eb t\u00eb mbrohet edhe m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb Shqip\u00ebri mungojn\u00eb shum\u00eb gj\u00ebra q\u00eb n\u00eb Evrop\u00eb jan\u00eb me boll\u00ebk, por sigurisht nuk mungon shpifja, e cila k\u00ebtu qarkullon me tepri si n\u00eb pak vende t\u00eb tjera. N\u00eb televizione, n\u00eb mitingje politike, n\u00eb debatet parlamentare, n\u00eb rrjetet sociale dhe n\u00eb shtyp, populli shqiptar p\u00ebrmbytet nga shpifjet deri n\u00eb pik\u00ebn q\u00eb opinioni publik nuk arrin m\u00eb t\u00eb kuptoj\u00eb \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb dhe \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb e rreme, dhe ky \u00ebsht\u00eb k\u00ebrc\u00ebnimi i v\u00ebrtet\u00eb p\u00ebr q\u00ebndrueshm\u00ebrin\u00eb demokratike t\u00eb vendit. Gonzato shqet\u00ebsohet q\u00eb ky lum\u00eb balte t\u00eb lihet i lir\u00eb t\u00eb rrjedh\u00eb, por b\u00ebn dy gabime: gabimi i par\u00eb \u00ebsht\u00eb se, n\u00ebse synohet liberalizimi i shpifjes, duhet fillimisht t\u00eb rregullohet tregu i medias edhe online, duke bere trasparenca mbi pronaret dhe duke asgj\u00ebsuar killer\u00ebt, gjobaxhinjt\u00eb dhe t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb i financojn\u00eb, duke filluar nga politikan\u00ebt. Gabimi i dyt\u00eb \u00ebsht\u00eb se liberalizimi i shpifjes \u00ebsht\u00eb realizuar tashm\u00eb nga reforma e hartuar nga ekspert\u00ebt e Bashkimit Evropian, e cila u ka dh\u00ebn\u00eb superfuqi nj\u00eb Prokurorie speciale pa kontroll dhe ka zbrazur nga gjyqtar\u00eb e prokuror\u00eb gjykatat e zakonshme, duke i l\u00ebn\u00eb qytetar\u00ebt e thjesht\u00eb n\u00eb nj\u00eb vend pa Drejt\u00ebsi. N\u00ebse nj\u00eb qytetar q\u00eb ndihet i shpifur n\u00eb Shqip\u00ebri sot do t\u00eb donte t\u00eb padiste nj\u00eb politikan, nj\u00eb fqinj apo nj\u00eb gazetar, duhet t\u00eb p\u00ebrgatitet t\u00eb pres\u00eb vite p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb drejt\u00ebsi p\u00ebr shpifjen e p\u00ebsuar. Koha e pritjes p\u00ebr nj\u00eb vendim p\u00ebrfundimtar n\u00eb nj\u00eb proces penal \u00ebsht\u00eb mbi 5 vjet dhe p\u00ebr nj\u00eb proces civil mund t\u00eb arrij\u00eb edhe 8 ose 10 vjet. Nd\u00ebrkoh\u00eb shpif\u00ebsi ka gjith\u00eb koh\u00ebn p\u00ebr t\u2019u hakmarr\u00eb m\u00eb tjeter shpifje ndaj tij p\u00ebr faktin q\u00eb ka k\u00ebrkuar drejt\u00ebsi.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria duket se \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb laboratori p\u00ebr eksperimente sociale q\u00eb Bashkimi Evropian nuk arrin t\u2019i testoj\u00eb n\u00eb vendet e tij an\u00ebtare, si nj\u00eb landfill ku hidhen materiale misterioze q\u00eb askush tjet\u00ebr nuk i do.<\/p>\n<p>Un\u00eb jam gazetar dhe flas si viktim\u00eb e shpifjes, nj\u00eb vep\u00ebr q\u00eb e vuaj prej vitesh p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb partie politike q\u00eb, pasi m\u00eb ka p\u00ebrndjekur pa nd\u00ebrprerje q\u00eb nga viti 1994 p\u00ebr shkak t\u00eb profesionit tim, m\u00eb ka shpallur madje nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb par\u00eb \u201ckryemafiozi num\u00ebr 1 i mediave shqiptare\u201d. Drejt\u00ebsia, tek e cila kam b\u00ebr\u00eb vazhdimisht apel dhe q\u00eb vazhdoj ta p\u00ebrdor si mburoj\u00ebn e vetme p\u00ebr t\u2019u mbrojtur, nuk m\u00eb ka mbrojtur kurr\u00eb sa duhet. Shpif\u00ebsit, megjith\u00ebse nuk kan\u00eb mundur kurr\u00eb t\u00eb paraqesin prova p\u00ebr akuzat e tyre pik\u00ebrisht sepse jan\u00eb thjesht shpifje, vazhdojn\u00eb pa u shqet\u00ebsuar t\u00eb m\u00eb lin\u00e7ojn\u00eb. Cila \u00ebsht\u00eb pra urgjenca p\u00ebr t\u00eb dekriminalizuar nj\u00eb vep\u00ebr q\u00eb tashm\u00eb n\u00eb 95% t\u00eb rasteve mbetet pa nd\u00ebshkim?<\/p>\n<p>Ambasadori Silvio Gonzato \u00ebsht\u00eb nj\u00eb diplomat me fat, sepse ndryshe nga shum\u00eb koleg\u00eb t\u00eb tij nuk e ka provuar n\u00eb l\u00ebkur\u00ebn e vet nj\u00eb fushat\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb shpifjeje t\u00eb prodhuar n\u00eb Shqip\u00ebri. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb shpifje pa kufij, pa turp, e eg\u00ebr, e pandalshme, e vazhdueshme. I uroj t\u00eb mos e p\u00ebrjetoj\u00eb kurr\u00eb dhe, n\u00ebse nj\u00eb dit\u00eb do t\u2019i ndodh\u00eb, edhe ndoshta do t\u00eb ndiej\u00eb nevoj\u00ebn p\u00ebr t\u2019u mbrojtur nga Shteti. Por kur kjo nuk do t\u00eb mund t\u00eb ndodh\u00eb \u201csepse shpifja e p\u00ebsuar nuk p\u00ebrb\u00ebn m\u00eb vep\u00ebr penale\u201d, nuk do t\u00eb ket\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb protestoj\u00eb: duhet t\u00eb jet\u00eb i lumtur dhe t\u00eb fal\u00ebnderoj\u00eb q\u00eb jeton n\u00eb Shqip\u00ebri, e kthyer nd\u00ebrkoh\u00eb n\u00eb ishullin e lumtur t\u00eb shpif\u00ebsve, i vetmi vend n\u00eb bot\u00eb q\u00eb ka pranuar standardet m\u00eb t\u00eb mira t\u00eb Bashkimit Evropian. Si n\u00eb koh\u00ebn e Enverit, kur stalinist\u00ebt e huaj vizitonin Shqip\u00ebrin\u00eb e uritur dhe t\u00eb terrorizuar dhe duartrokisnin t\u00eb k\u00ebnaqur p\u00ebr sa i bukur ishte Njeriu i ri.\/Shqiptarja.com<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Carlo Bollino Parlamenti shqiptar ka miratuar pak jav\u00eb m\u00eb par\u00eb nj\u00eb ndryshim t\u00eb kodit penal q\u00eb parashikon dekriminalizimin e shpifjes p\u00ebr gazetar\u00ebt profesionist\u00eb. Megjithat\u00eb sot perfaqesuesi i Bashkimit Evropian n\u00eb Tiran\u00eb, Silvio Gonzato, e konsideron ende nj\u00eb porosi t\u00eb paplot\u00ebsuar t\u00eb Brukselit. \u201cNegociatat po ecin p\u00ebrpara, por ka ende pun\u00eb. Specifikisht n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-78055","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78055","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=78055"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/78055\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=78055"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=78055"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=78055"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}